Kryeministri Albin Kurti ditë me parë paralajmëroi se në Serbi po bëhen plane për të kryer sulme të reja kundrejt Kosovës. Sipas tij, prapa këtij plani qëndron Milan Radojeçiq.
Rreth këtyre paralajmërimeve, analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka thënë se Albin Kurti mund të jetë dashamiri me i madh i luftës, por sipas tij, ai nuk mund të nxisë luftë.
“Nëse do të këtë luftë, do të këtë vetëm nëse të dy palët janë të interesuar, pra amerikanët dhe Vuçiçi. Në të kundërt do të kemi marrëveshje të paqes përmes planit franko-gjerman”, ka thënë Spahiu, në emisionin ‘Politiko.
Sipas tij, problemi qëndron nëse Serbi nuk pranon të zbatojë marrëveshjen që tashmë është pranuar e që ka të bëjë me planin franko-gjerman.