Dardha mbushet me borë dhe vizitorë

0

Bora, e cila prej disa ditësh është shtruar në zonat malore në vend, gjallëroi turizmin dimëror. Fshati turistik i Dardhës në Korçë, një nga pikat më të vizituara gjatë dimrit në Shqipëri, tërhoqi këtë fundjavë një numër të lartë qytetarësh.

Të mbërritur nga Tirana, por jo vetëm, me familjen apo miqtë, ata shijuan pamjen piktoreske që fshati tashmë i mbuluar nga dëbora ofron. Bardhësinë e të cilës, qytetarët kanë mundësi ta shijojnë me anë të një udhëtimi me teleferik, apo duke bërë ski.

Sporti i skive mund të eksplorohet edhe nga fëmijët, kjo për shkak të kodrave të ëmbla, ku edhe janë vendosur bizneset që ofrojnë pajisjet e duhura.

Dardha ndodhet 19 km larg qytetit të Korçës dhe për shkak të relievit dhe të shkuarës historike, ofron një fundjavë të bukur.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu