Raporti i Eurostat, PD: Shqipëria, e fundit në rajon për mesataren e të ardhurave

0

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo është shprehur me kritika ndaj të dhënave të publikuara nga Eurostat për të ardhurat për frymë për shtetet në Europë, ku Shqipëria renditet në vendet e fundit.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Bozdo shkruan se qeveria Rama vazhdon të thyejë rekorde në vend-numëro. Sipas Bozdos,  për të plotësuar “Kriteret e Kopenhagenit” të konvergjencës ekonomike, kusht për anëtarësim në Bashkimin Europian, Shqipërisë i duhet një shekull.

“Qeveria Rama vazhdon të thyejë rekorde në vend-numëro dhe mbrapa-ecje. Eurostat, në një klasifikim të fundit, e rendit vendin tonë në bisht të Europës në të ardhurat për frymë për vitin 2021.  Që do të thotë se mesatarja e të ardhurave të një shqiptari është sa 32 përqind e një qytetari europian. Çka do të thotë: më shumë se tri herë më pak. Shqipëria renditet më poshtë se të gjitha vendet e rajonit duke ndjekur madje edhe vende të pastabilizuara politikisht si Bosnje Hercegovina. Maqedonia është 10 pikë përqindje më lart se Shqipëria.  Serbia 12 pikë më lart. Mali i Zi kryeson rajonin, duke shënuar thuajse gjysmën e të ardhurave për frymë të mesatares së BE. Për të plotësuar “Kriteret e Kopenhagenit” të konvergjencës ekonomike, kusht për antarësim në Bashkimin Europian, Shqipërisë i duhet plot një Shekull.  Edhe në konsumin individual për frymë, që tregon fuqinë blerëse të qytetarëve dhe mirëqenien e një vendi Shqipëria është e fundit. Jemi të parët vetëm në numrin e atyre që braktisin atdheun dhe në propagandën qeveritare. Pra, siç shihet “qentë lehin, por karvani NUK bën përpara”.  Shifrat e Eurostat-it e bëjnë me dije fort mirë se kush janë qentë”, u shpreh Bozdo.

 

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu