Shkruan Paulin Marku
U bënë shumë vite dhe mjaft raste që nga ne si popull ,nuk dihet se cilat janë interesat tona kombetare , të cilat politika shqiptare duhet ti ketë në qendër të vemendjes e ti zbatojë me perpikmëri, pasi ato janë dhe interesat e gjëra të popullit që zgjedh politikën ,që të mbrojë dhe perfaqësojë interesat thelbësore kombetare.
Interesat kombetare janë:
1.Siguria e vendit.
2.Mirëqenia ekonomike.
3.Mbështetja e vlerave demokratike dhe kombetare.
A. Siguria përfshin mbrojtjen e popullatës brenda dhe jashtë vendit,sistemin e infrastrukturës, energjia elektrike, sistemi bankar finaciar, komunikacionet, sistemet ujore, rrjetet kompjuterike,liria e lëvizjes lirê, sherbimet që duhet të kryhen nga istitucionet shtetêrore.
Me të drejtë çdo shqiptari i lind pyetja?
A ka konsomuar shumë siguri për shqiptarët ne këto vite politika shqiptare me gjithë instrumentat e saj shtetërore?
B. Mirëqenia ekonomike si element i sigurisë kombëtare përfshin mbështetjen e ekonomisë tregut, tregtinë e lirë,
investimet e brendshme dhe të huaja, zgjerimin e tregjeve të lira dhe globalizmin e tregut, shendetin për qytetarët, pensionet, pagat, ndihmën e familjeve në nevojë.
C. Vlerat demokratike janë vlerat atdhetare, ruajtja e identiteti kombetar, gjuhës ,zakoneve, simboleve, heronjtë , veshjet, figurat historike dhe kombëtare, rregullat demokratike te funksionuarit dhe ndarjes së pushteteve.
Secili nga ne është në gjendje të percaktojë atë që ne si popull dhe spektri i politikës shqiptare kanë bërë me interesat kombetare.
Duhet një analizë dhe kërkesë qytetare se sa janë konsumuar këto interesa dhe cilat janë rrugët e përmiresimit .
A njihen nga politikanët tanë me interesat kombetare, dhe cilat janë rapotet me fqinjët tanë.
Qe një shtet të ketë standarte duhet të ketë të sigurtë mbrojtjen e vendit,rritjen e ekonomisë ,mbrojtjen e vlerave demokratike dhe rend të favorshëm botëror.
Politika dhe politikanët e sotëm kanë zevendësuar interesat kombëtare me ato personale dhe ky është një rrezik historik.







