Shkruan Dr. Ndoj Mhilli
Dihet që që nga lashtësia se dhuratat shpesh herë përdoreshin si miklim dhe pusi ndaj palës kundërshtare apo një vendi që ishte në plan të pushtohej shumë shpejtë, me qëllim krijimin e iluzionit se ishin vende apo partner të besueshëm dhe miqësor. Kësisoj nëpërmjet dhuratave përftohej e pa pritura, habia, pabesia, kurthi dhe komploti. Rasti konkret dhe më i njohur në histori është Kali i Trojës.
Pyetja që lind vetiu është a perdoret feja për pushtet dhe lojera politike në Shqipëri dhe gjetkë?
Përgjigja është e thjeshtë: po, të gjitha. Siç dihet për shekuj me radhë deri në ditët e sotme u përdor feja ortodokse nga grekët dhe sllavët për asimilimin dhe zhdukejn e popullit dhe kombit shqiptarë. Ndërsa për të njëjtat qëllime, që nga perandoria osmane e deri në ditët e sotme përdoret islami për intersat turko-arabo-sllave. Dikush do thotë po pse nuk e përmend katolicizmin?
Gjegja është e thjeshtë fare: sepse ne ishim të krishterë para Romës, ne ishim katolik apostolik, siç dëshomhet fatmirësisht në Bibël, se në të kundërt edhe këtë të vërtetë do ta kishin zhdukur; dhe sepse ne e shpërndamë krishtërimin në gjithë gadishullin ilirik dhe atë italik, e më vonë te sllavët nëpëmjet dy vëllezërve peshkop katolik ilirë Ciriliku dhe Metodi, të cilët shpikën edhe shkrimin cirilik që përdorë sot bota sllave. Mos ndoshta mbi bazën e shkrimeve etruske dhe fenikase? Për këtë do duhej një studim krahasimorë mes alfabeteve për të vërtetuar këtë tezë. Gjë që mbase akademikët tanë mund ta bëjnë në të ardhmen. Madje ishte po Shën Jeronimi, iliri që përktheu Biblën në Latinisht. Mos ndoshta në etruskisht?? Sidoqoftë latinishta është bijë e pëllazgo-ilior-etruskishto-shqipes. Kjo sepse shumë fjalë të sajë janë të të njëjtit burimë–gjuhë.
Erdogan para pak kohe erdhi gjoja të inagurojë një institucion fetarë, mirëpo pyetja që lind është: ç’punë ka një politikan me një institucion fetarë?!! Nga ana tjetër mos vallë këta mendojnë akoma se janë në kohën e perandorisë Osmane, kur po këta mysliman, pra shqiptarët, i linte pa shkollë, pa dije dhe pa zhvillim si asnjë popull tjetër të asaj perandorie famëkeqe dhe ndër më barbaret dhe gjakëderdhëset që ka njohur historia e njerëzimit.
Siç dihet Perandoria Osmane gjuhën shqipe si asnjë gjuhë tjetër të asaj perandorie e pati “dënuar” me vdekje. Sigurisht me qëllim prapambetjen dhe zhbirjen e shqiptarëve. Sigurisht, ndoshta kjo si pjesë e një komploti më të madhë dhe të heshtur botërorë kundër Iliro-shqiptarëve, i cili gjykoj se i ka rrënjët që te Perandoria Romake, dhe më herët, rënia e Trojës. Nga sa u tha deri më tani, na rezulton se nuk paskërkan qenë kaq dashamirës ndaj myslimanve shqipëtarë, të cilët për t’i përdorë politikisht i quan si pjesë të botës së tij neo-otomane, paçka se i keqtrajtoj, skllavëroj, masakroj, varfëroj dhe i la në errësirë dhe prapambetje si asnjë popull tjetër të asaj perandorie gjakatare.
Nga ana tjetër pala turke dokërkan imam nga Turqia? Pse ? Për sherbime fetare apo politike? Sigurisht për shërbesa politike. Këtë e kupton kushdo që di shkrim e këndim.
Mjaftë i çudishëm është edhe fakti se pikërisht ky që po ju inaguroka xhamitë shqiptarëve, u nisë direkt për Serbi dhe Rusi, te një nga genociduesit e medhënje të shqiptarëve ndër shekuj. Mjerisht për këtë detaj nuk foli askush në këto mediat tona që i shërbejnë sistemit, rrënimit dhe të keqes që ka mbërthyer për fyti këtë popull. Këaisoj kjo vizitë na la përshtypjen se shkoj t’u japë lajmin e gëzueshëm serbëve dhe rusëve se ua plotësova dhe një dëshirë të kahmotshme: shpalljen si shtet islamik të Shqipërisë. Në këtë kontekst më bëri shumë përshypje se si ka mundësi që asnjë analistë nuk e përmendi këtë fakt, mos vallë të gjithë janë blerë e shitë në pazarin ballkanik?!.
Ndërkaq, jo pak shqiptarë të besimit mysliman heshtën, madje nuk e kuptoj se përse e pranojnë këtë përdorim politik dhe kundër-shqiptarë, i cili është në thelb në dëm të tyre dhe të çdo shqiptari pavarsisht etiketës fetare që mbartin. Më saktë që të tjerët iu kanë vendosur dhunshëm, me qëllim dhe premisë përfundimtare që të na zhdukin si komb?!!!! Mjerisht ne jemi vendi i çudirave. Nisur nga kjo është e qartë se dy genociduesit më të mëdhenjë të shqipove: otomanët dhe serbët do kalojnë nga Shqiperia dhe do të përqafohen, puthen e përkëdhelen në Beograd, si Romeo dhe Zhuljeta. Sigurisht kjo në vijim të traditës së tyre të gjatë bashkëpunuese dhe miqësore, e cila në thelb i ka dëmtuar dhe rrënuar për shekuj me radhë interest e faktorit shqiptarë në Gadishullin Ilirik, të qujatur sot nga bota me të padrejtë Ballkanë.
Gjithashtu, duhet theksohet se atë xhami e kanë ndërtuar shqiptarët dhe kanë po aq kontribut sa ato donacione turke. Sidoqoftë, fatkeqësisht e vërteta si qelibarë mbetet se fetë në Shqipëri shpesh herë janë përdorur dhe përdoren për lojra politike ndërkombëtare që në thelb janë kundër interesave kombëtare shqiptare. Gjë që e kanë jetësuar për shekuj me radhë otomanët, sllavët dhe grekët në dëm të faktorit shqiptarë në Ballkanë. Mirëpo si për çudi mjerisht faktori shqiptarë dhe politikanët tanë kanë heshtur dhe heshtin në shërbim të këtyre agjendav, duke bëre në thelb tradhëti kombëtare për shekuj me radhë. Kësioj, Rama më ngjau në këtë takim me një dordolec të politikave të interesave neo-otomane, që në thelb janë kundër interesave shqiptare. Megjithatë për hirë të së vërtetës të dyja palët luajtën në zaret e tyre, në thelb duke i bërë presion Evropës. Kësisoj lojrat e diplomatike të të dy palëve në vetvete janë si një mjet presion kundrejtë Europës e cila na ka lënë në harresë dhe nën genocidin otomano-sllavo-grekë për shekuj me radhë. Megjithatë kjo lojë gjeopolitike mbartë edhe risqe të mëdha, sidomos për më të dobtin që në këtë rast, mjerisht jemi ne shqiptarët.
Në ligjërimin, predikimin e imamit turk më ngjau dhe njëherë se “ripushtimi” filloj, në fakt ka filluar para 6 shekujsh, dhe fatkeqësisht ende vazhdon. Në mënyrë fyese dhe hegjemonike ai kumtoj ndër të tjera: “Zot lartësoj shpirtrat e gjyshërve tanë që dhanë jetën për të sjellë islamin në këtë vend, etj,”. Pra, ky imam neo-otoman guxon të lutet në tokat e shqiptarëve për shpirtin e atyre që masakruan për V-së shekuj shqiptarët, duke bërë genocide nga më të pashembulltat në këtë rajon, të ngjashëm vetëm me atë ndaj armenëve. Mjerisht, nuk pati asnjë zë kundërshtie nga të pranishmit. Gjë që dëshmon qartë se qëllim nuk qenkërka besimi, por hegjemonia dhe pushtimi gjeopilitik, nëpërmjet një islami politik. Pra politika përdorë fenë si një mjet për të shtrirë hegjemoninë dhe ndikimin e saj në territore të tjera. Sidoqoftë, si padashje imami na bëri një nderë të madh, sepse iu tha të gjithë shqiptarëve, madje dhe akademikëve tanë, dhe strukturës universitare se ne kemi luftuar, vdekur, vrarë e masakruar shqiptarët ndër shekuj, për të sjellë hegjemoninë dhe islamin nga azia në trojet tuaja. Nga kjo dhe sidomos faktet historike na rezulton se nuk paskëkran ardhur në këto troje as si vëllezër e as si miq, por si pushtues, më saktë genocidues.
Kësisoj argatët që flasin shqip do ta kenë të vështirë ta mohojnë rrënimin e qyteteve dhe masakrimin e popullsisë civile kur ushtria osmane sulej me rrebesh mbi këto troje, duke na rrëzuar dhe një tezë të argatëve të tyre, se gjoja osmanët nuk paskërkan shkaktuar masakra dhe genocide mbi shqiptarët gjatë sudimit të tyre nga më barbarët që kanë njohur këto troje.
Mjerisht shteti shqiptarë, si kurdoherë për gjatë historisë sonë fatkeqe, ra dhe u dorzua në këmbët e “sulltanit të andollit”. Në çdo vend normal kaq do të mjaftonte që një qeveri të “:kapej në dru” nga populli, sepse asaj ngjarje nuk mund t’i gjejmë emërtim tjetër përveçse, pa pjekuri, lojë e rrezikshme si formë presioni ndaj BE, bjerrje të interesave kombëtare dhe dorëzim pa kushte ndaj “sulltanit të anadollit”. Megjithëse, që t’i japim Cezarit atë që i takon Cezarit një të vërtetë duhet ta themi dhe pranojmë: Rama e ka rritur si kurrë më parë fuqinë e faktorit shqiptarë në ballkan dhe në arenën ndërkombëtare.
Sidoqoftë meritojnë të lavdërohen e përgëzohen ata shqiptarë të besimit mysliman që nuk morën fare pjesë në këtë farsë politike donkishoteske, të turpshme dhe të neveritshme, të cilës shqiptarët kam frikë dhe uroj të jemi i gabuar, rrezikojnë t’ia shohin pasojat në arenën ndërkombëtare, sikurse ja patën pa edhe pritjes me festa madhështore, lule, këngë e valle Sulltan Mehmetit të V, kur vizitoj Dardaninë në vitin 1911, në një moment kur perandoria e tij po shkërmoçej. Ai erdhi, u përpoq të qetësonte, të lazdronte e përkëlleltë shqiptarët, duke iu ofruar 300 lira për një shkollë në Ferizaj, duke iu premtuar 30 mijë lira për familjet e rëna në gjak, si dhe duke amnistuar 107 shqiptarë dhe 134 bullgarë. Ai e bëri lojën e tij diplomatike në favor të interesave të veta politike, mirëpo në thelb thellësisht kundër interesave të shqiptarëve. Kjo edhe për faktin se kjo vizitë dhe pritje madhështore, siç edhe u kujdesën ta paraqisinin Osmanët dhe sllavët, qe përdorë me mjeshtri nga sllavët për të na paraqitë si otoman në sytë dhe dyertë e Evropës – arenën diplomatike. Mjerisht historian na mëson dhe dëshmon se patën patur sukses.
Nga ana tjetër po t’i referohemi ligjërimit më ngjau se Erdogan shpalli si donkishoti “kalifatin islamik” nga Shqipëria, duke përmendur me dhjetra herë fjalën Ballkan, në Gadishullin Ilirik të mohuar dhe deformuar nga Perandoria Otomane dhe më pas bota perëndimore. Kjo sigurisht për të dëshmuar prara perëndimit se ai ka ndikim të madh politiko-fetar në këtë rajon. Thënë me fjalë të tjera po kërcënonte perëndimin se ai luanë “levat e Arkimedit” të ndezjejs së zjarreve të luftrave në ballkan. Gjë që shumë shpejtë si për çudi dha shenja, sepse një ditë pas vizitës së tij në Beograd, ushtria serbe në mënyë kërcënues iu afrua kufinjëve të Kosovës. Nga sa u tha kuptohet qartë se Turqia ka ndikim të madh në Ballkan – Gadishullin Pëllazgo-Iliro-Shqiptarë, sidomos në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Bosnje Hercegovinë dhe Serbi.
Ndërkaq, Erdogan ne na bëri medemek dhuratë një xhami, por që në të vërtetë më ngjan më shumë me një dhuratë Kalë Troje se sa një veprim bujarë, si dhe na solli dhe disa dronë për t’u vetëvrarë, sepse mjerisht ne si shtet me brenavekë nëpër këmbë nuk jemi të zotët të sulmojmë njeri përveç vetëvetes. Gjë të cilën turpësisht jemi mjeshtra për ta bërë, e që mjerisht na e dëshmon edhe historia jonë e kalvarit shekullorë. Mirëpo në Serbi shkoj, si gjithmonë, për të bërë marrëveshje të mëdha tregtare dhe ekonomike. Më ngjau tamam me marrëveshjen e Ramës me Melonin, të cilët te ne binin emigrantët e gjorë të afrikës, ndërsa në Serbi, ajo çonte kompaninë e prodhimit të makinave, Fiatin. Pra zhvillimin ekonomik dhe punësimin, në thelb gjeo-ekonominë – pushtetin. Nga kjo shqiptarët duhet ta kuptojne se kë ka miq ky shtet: ne që nuk na sjellë asgjë, përpos islamit politik, më saktë përdorimit të fesë, fshehjes pas petkave fetare për interesa politike, hegjemonike, apo atij që i çonë marrëveshjet tregëtare, paratë dhe fuqinë ekonomike. Konkluzion që vlenë edhe në rastin e italisë. Sidoqoftë në aspektin human Rama nuk do duhej ta kishte ofruar një marrëveshje të tillë. Ata janë njerez si të gjithë ne dhe vinë në Evropë sepse duan një jetë më të mirë. Në thelb po ikin që të shpëtojnë nga ferri ku jetojnë. Për këtë përderisa Evropa ka faj për gjendjen e vendeve prej nga ata vinë ka detyrimin moral që minimalisht t’u japë një shans, një mundësi për një jetë më të mirë. Perendimi ka dështuar të ngre atje shtete demokratike dhe të begata. Kësioj e ka detyrim human kujdesin ndaj tyre. Ndaj atyre që e duan jetën dhe zhvillimin. Ndërsa për ata që nuk e duan jetën, zhvillimin dhe të mirën, le të kthehen në vendet e origjinës. Për më tepër perëndimi e ka detyrim, sepse i ka shfrytezuar ato vende si koloni, duke i lënë pas ikjes së tyre të zhyteshin në diktatura të korruptuara satanike dhe antinjerezore. Sidoqoftë le të kthehemi te tema që po trajtojmë.
Nga ana tjetër për mua dhe këdo që ka dy pika mend në krye të vijë një përfaqësusë i një shtetit që na ka rrënuar më shumë se askush në histori dhe të bëj deklarata të tilla, përveçse është e neveritshme, është edhe tmerrësisht fyese për gjakun e çdo shqiptari të rënë në luftrat shekullore kundër mësymjeve shfarosëse të këtyre barbarëve të neveritshëm të azisë. Sigurisht edhe të masakrimit të katragjyshëve të shqiptarëve të besimit mysliman, pavarsisht etiketës fetare që iu vendosën dhunshëm të tjerët. Sigurisht nëse ndokush nuk i ka harruar katragjyshrit e vetë. Mjerisht ka nga ata shqiptarë që nën indroktinime arabo-aziatike dhe greko-sllave i kanë harruar, madje dhe mohuar.
Sqaroj këtu se nuk e përmend Perandorinë Romake dhe genocidet e tyre mbi shqiptarë, meqenëse ajo perandori është themeluar dhe udhehequr nga Ilirët dhe familjet më të fuqishme pëllazgo-iliro-etruske. Gjë që e dëshmon përdorimi i etruskishtes e cila kuptohet dhe shpjegohet vetëm nëpërmjet gjuhës shqipe. Pra në thelb ishte luftë mes fiseve pëllazgo-ilire sikurse ajo e Trojës së lashtë.
Nuk duhet të lihet pa u përmendur fakti se, po të guxonte ta bënte një deklaratë të tillë në Serbi, të cilën e kishte mike dhe vasale për V shekuj, në dëm të shqiptarëve, me shumë gjasa kam frikë se, populli serbë do t’i ngrehte zvarrë, atë dhe Vuçiçin. Mirëpo me jo pak shqipo që turpësisht kanë dëshmuar përgjatë historisë se nuk kanë një dinjitet të mbrujtur kombëtarë dhe e shesin atë për pesë pare, mund të thuash e bësh çafrë të duash.
Një pyetje tjetër që lind vetiu është se përse nuk morën pjesë në hapjen e xhamisë së Namazgjasë përfaqësuesit e komuniteteve të tjera fetare, cili ishte mesazhi që u përçua nga kjo, si dhe a ka si qëllim në vetvete nxitjen e përçarjes dhe përplasien mes komuniteteve fetare, duke rrëzuar kësisoj unitetin e kombit shqiptarë dhe vetë thelbin e ekzistencës mbi të cilën ai u themelua: bashkëjetesën dhe harmonin fetare. Nëpërmjet manovrave politike, rrjeteve sociale dhe klerikëve, mos vallë segmente, klane të caktuara në Turqi dhe disa vende Arabe, si dhe Serbi, Greqi, Rusi, nëpërmjet islamit politik, kanë si qëllim të nxisë përplasjen fetare dhe rrënimin e traditës së ngritur nga rilindasit tanë si, Pashko Vasa, i cili në vargjet e tij poetike shprehej se feja e shqiptarit është shqiptaria? Nga analiza rezulton se disa segmente të huaja arabo-aziatike, në hije si dorë e pabesë, shoh këtu vegueshëm Serbinë dhe Rusinë, godasin me apo pa dashje, shtyllën kryesore dhe parakushtin e ekzistencës së kombit tonë: bashkëjetesën dhe harmoninë mes komuniteteve të ndryshme fetare.
Në këtë hulli mendimi një pyetje tjetër që shtrohet vetiu ndaj të gjithë atyre që zemren e kanë te dauleti, Turqia-Arabia, bythën në Shqipëri dhe mendjen/vizionin dhe xhepat në perëndim, të cilët si Haxhi Qamili, dredhisht vartësinë e tyre ndaj interesave jokombëtare e justifikojnë me devizën se Turqia na ka mbrojtur dhe mbronë nga Serbia dhe Greqia. Në këtë kontekstë pyetja që do shtruar për analizë është a e mbron dot Turqia, vendin tonë nëse nesër sulmohet nga një vënd si Serbia? Përgjigjia është e thjeshtë jo, edhe sikurë të dojë. Sëpari për shak të interesave të saj gjeopolitike me Serbinë dhe Rusinë por edhe si pasojë e kontureve ndërkombëtare. Një argument tjetër që vlenë të përmendet në këtë hulli mendimi është a e mbrojti Turqia Palestinën, apo armë nga Turqia, siç thuhet u shitën edhe në Izrael, duke çjerrë dhe maskën e hipokrizisë politike turke. Pra na rezulton se në të vërtet nuk i ndihmoj. Madje nuk i ndihmuan as vendet arabe. Konkluzioni është i qartë si drita e diellit se aq sa ç’mbrojti Turqia Palestinën aq na mbronë edhe ne. Loja gjeopolitike është e thjeshtë Turqia lufton dhe mbronë, sikursë çdo vend normal, thjeshtë interest e veta gjeopolitike. Këtë duhet të kuptojmë ne si kombë. Askush s’ka asgjë me Turqinë, ama ajo duhet të rri në vendin e vetë dhe të mos na trajtojë e shoh si një vend vasal të Perandorisë Otomane, të cilën mund të përdorë si vegël për interesatr e saj gjeopolitike. Gjë që po e bën për interest e veta gjeopolitike kudo me faktorin shqiptarë në Ballkan, sidomos me ata të mbetur jashtë kufinjëve të Shqipërisë, të cilët janë lënë mjerisht në mëshirë të fatit nga atdheu i mjerë dhe i vorfër amë.
Në këtë kontekst historia është kokëfortë, kësisoj le t’u bëjmë me dije të gjithë atyre që dredhisht fshehin tradhëtinë kombëtare pas postulatit se Turqia na mbron, na do e është miku ynë i madh etj., se historia dëshmon se ajo nuk na ka mbrojtur, madje me marrëveshje me Serbinë një shqiptarë i Drardanisë shkëmbehej me një kalë të Turqisë. Pra për shpopullimin e trevave shqiptare që i pretendoj Serbia, që nga lufta e parë Ballkanike dhe kur shqiptarët masakroheshin nga kjo e fundit, me një genocide të pa shoq, ndihmoj edhe Turqia. Pra nuk i mbrojti dot, por përkundrazi i shkëmbej me një kalë. Fakt është që Turqia, Qemal Ataturku në vitet 1930 nënshkroj marrëveshje me Greqinë për shkëmbimin e myslimanëve që ndodheshin në Greqi, ku në të vërtet u spastruan shqiptarët mysliman dhe jo vetëm – të krishterët që nuk u nënshtruan devizës së kishës ortodokse. Ndërsa në vitin 1930 Turqia nënshkruan po ashtu një marrëveshje me Serbinë për shkëmbimin e popullsisë myslimane mes tyre. Gjë që në të vërtetë shërbej për spastrimin etnik të shqiptarëve nga trevat tona që u lanë padrejtësisht nën zgjedhën serbe, pas Konferencës së Paqës. Konferencë e cila në të vërtet meriton të quhet konferenca e zezë e masakrimit dhe genocidit mbi shqiptarët. Mjerisht në vitin 1950 u ribë një marrëveshje mes Titos, Serbisë dhe Turqisë, ku 50 mijë shqiptarë mysliman u spastruan nga Maqedonia. Të gjithë këta ishin mysliman dhe jo të krishterë. Shumë syresh mjerisht vdiqën nga uria dhe torturat sllavo-otomane rrugës, pa mbërritur kurrë në Turqi. Po ashtu nuk duhet të lihet pa përmendur spastrimin e shqiptarëve dhe hebrenjëve nga Selaniku, si dhe rrëmbimin e pasurive të tyre. Nga kjo kuptohet qartë se sa shumë na ka mbrojtur Turqia për këdo që ka gjak shqiptari dhe ende nuk është shitur e blerë në qenefet otomane, neo-otomane dhe sllave. Sidoqoftë për hirë të së vërtetës dhe paraardhësit e Erdoganit, ikën nga trevat shqiptare si pasojë e këtyre marrëveshjeve kundër shqiptare. Këtë as ai vetë nuk do duhej ta kishte harruar kurrë, sepse dhimbja dhe historia e tmerrshme e atyre spastrimeve të shiptarëve me siguri është përcjellë nga paraardhësit e tij deri tek ai.
II Shqiptarët nën skllavërinë e sindromës së Stokholmit
Më ka çuditiur, më ka befasuar, më ka ngjallur neverinë dhe më ka dhembë shumë fakti që nga sondazhet e Barometrit në Euronës diku para një viti tre vende na dalin si mike të mëdha: Italia, Gjermania dhe Turqia, të cilat në të vërtetë janë vende me aktivitet jo të vogël kundër shqiptarë në shumatore të trea së bashku rrumbullakosin 600 vjet. Sigurisht që në sherbim të interesave të tyre jo se kane lindë gjenetikisht antishqiptare. Megjithëse janë faktorët më rrënues të këtij vendi për 600 vjet rrjesht.
Në këtë kontekst Gjermania mbanë mbi vete Kongresin e Berlinit dhe 20-30 vite të kohëve të sotme me veprime anti shqiptare, në total diku te dy-tre shekuj, që kur Bavaria vendosi të fallcifikojë historinë, të shpallë çdo gjë greke dhe të greqizojë së bashku dhe nën udhëheqjen e sajë me kishën ortodokse të Rusisë, arvanitasit. Heronjtë shqiptarë të revolucionit grekë u përdoqën, burgosën, vranë dhe masakraun nga po ajo kishë, paçka se ishin arvanitasit në shumicë dominuese të popullsisë, që sot quhet Greqi, ata që nxitën, udhëhoqën revolucionin grek dhe që i dhanë lirinë. Tragjedi dhe skllavëri do ta quaja këtë rezultat absurd. Me pak fjalë shqiptarët janë nën pushtetin e sindromës së Stokholmit.
Le ta dinë shqiptarët se këto tre vende së bashku me Serbinë, Greqinë, Rusinë dhe Francën në të vërtetë nuk janë mike të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Këto vende që sapo përmendëm për 34 vite kanë rrenuar jetën e çdo shqiptari me veprimet konkrete dhe bashkëpunimin e tyre me sllavët në funksion të interesave të tyre me Serbinë, Greqinë, Rusinë dhe Turqinë. Pikërisht këto vende ju kanë rjepur, vjedhur, vrarë dhe rrënuar edhe gjatë këtyre 34 viteve. Pra keto vende kanë luajtur rolin kryesore në rrënimin e jetëve tuaja dhe të çdo shqiptari gjatë këtyre 34 viteve nëpermjet kukullave të tyre politike, ekonomike dhe institucionale që flasin shqip. Sigurisht dhe nëprmjet mediave, gazetarëve, portaleve, bandave, krimit të organizuar kombëtar dhe ndërkombëtarë.
Shqiptarë të dashur nëse ju pëlqejnë këto 34 vite demokrazie, atëherë ndiqni, duajini ato, spijujt dhe kukullat e tyre, mirëpo nëse nuk jeni në sinkronë me këtë rrënim total, atëhere duhet minimalisht t’i përbuzni ato, veglat, argatët dhe spijujt e tyre. Këtu nuk po flasim për popujt por për politikat, spijujt, veglat dhe argatët e tyre që në shumicën e herës flasin shqip.
E vërteta është se këto 34 vite kanë sjellë, varfëri, emigrim masiv, shpopullim, krime monstruoze, korrupsion të tmerrshëm, kulturën e korrupsionit, hajdutit, gangsterit dhe gangsterëve, shitje të interesave kombëtare, shitje të çdo pasurie kombëtare, vjedhjen masive të Shqiperisë dhe shqiptarëve nga kasta politike dhe çdo funksionar i këtij vendi, si dhe zhvatjen masive nga këto vende të pasurive të shqiptarëve. Gjithashtu, ato ju kanë lënë pa shtet dhe pa demokraci e mbi të gjitha kanë përdorë në shërbim të interesave të tyre të gjitha strukturat shtetërore. Pikërisht ata së bashku me kastën politike argatë dhe spijuj të tyre, ju kanë lënë pa arsim, pa kulturë, pa shëndetësi, pa bujqësi, pa industri, pa polici, pa drejtësi, e mbi të gjitha ju kanë porllosë në menyrë çnjerëzore dhe satanike dinjitetin tuaj, duke ju shndrruar në skllevër të tyre. Ata kanë zhvatur nga ju qindra triliona dollarë në 34 vite, pa shkuar më përtej historisë sonë tragjike, sepse po të shkojmë më thellë shuma do të ishte marramendëse. Kësisoj, fatkeqësisht, shqiptarët më ngjajnë me atë prostituten që dashurohet me tutorin e saj.
Ndërkohë, mendoni ju se po të kishin dashtë këto vende sidomos Franca dhe Gjermania dhe Evropa në tërësi do të ishim katandisur në këto 34 vite në këtë gjendje? Sigurisht që jo. Pikërisht interest e tyre në favor të Serbisë dhe Greqisë na kanë lënë në një gjendje amullie, krimi dhe korrupsioni. Janë pikërisht Gjermania dhe Franca nën ndikimin e interesvae greko-serbo-ruso-turke, ato që na kanë sjellë deri në këtë moment rrënmimi dhe degradimi total të shoqërisë sonë. Rritja e Shqipërisë për to përben kërcënim të interesvae të tyre për kafshimin e më tejshëm të tokave shqiptare në Ballkanë. Evropa i ka pas të gjithë mekanizamt që veglat e tyre politike në Shqipëri t’i arrestonte, dënonte dhe largonte nga jeta politike për asrye dhe krime nga më të rëndat dhe banalet. Mirëpo e vërteta është se deri më sot nuk e ka bërë, madje përkudrazi ka bashkëpunuar ngusht me ta. Ndërsa SHBA jo pak raste ka heshtë. Mjerisht shumë anti shqiptar, vegla greko-sllave, turke dhe arabe, janë pajisë me viza e green card, madje dhe pasaporta amerikane. Jo pak herë paraja e këtyre të favorizuarve amerikanë ka influencuar parti dhe politikanë kundë shqiptarë në Shqipëri dhe gjetkë. Për çudi SHBA nuk e di këtë! Mjerisht ata janë të pushtuar për vete dhe nën ndikimin e shumë interesvave ani amerikane dhe anti perëndimore, aq sa ngjajnë me një anarki e jo me një demokraci të vërtet dhe të mirëfilltë.
E dini ju o shqiptarë të mjerë se nivelet me të larta të shtetit shqiptarë kanë punuar dhe punojnë me organizata të BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Shihni CV-të e tyre dhe do ta vërtetoni këtë që po kumtoj. E çuditshme apo jo?!. Pyetja që shtrohet vetiu është ata i kanë mësuar të korruptohen dhe rrënojnë vendin e tyre? Sigurisht që dhe ata përveç egos së tyre për pasurim dhe pushtet. Në të të kundërt meqenëse i kanë patur nënpunës të organizatave të tyre minimalisht pse nuk i kanë penguar dhe edukuar që të mos korruptohen sëpaku të mos punojnë kundër vendit të tyre?! Po kështu media dhe gazetarë janë vegla të tyre dhe të fuqive kundër shqiptare. Këto fuqi të huaja kundër shqiptare janë të lidhur ngusht me politikanë, krimin e organizuar, gjyqtarë, prokuror, hetues, polici, administrate – gjithë strukturën shtetërore, publike dhe civile shqiptare etj. Mos vallë edhe kjo ju duket rastësore? Sigurisht që nuk janë rastësore ato janë të mirëderigjuara që ky vend të rrënohet plotëisht dhe në të gjithë jetën e ti politiko-ekonomiko-kulturore. Nisur nga kjo të krijohet imazhi i jetësimit të plotë dhe të qartë të tezave gjakatare të Serbisë ndër shekuj. Në këtë kontekst më ndërmendet artikulimi i një zyrtari të lartë amerikan, Richard Holbrooke, i cil shprehet se “e kemi ditur që ju shqiptarëve në Kosovë të ju mbrojmë nga kriminelët sebrë, por nuk e kemi paramenduar se duhet t’iu mbrojmë nga vetë-vetja, shqiptarin nga shqiptari”.
Në këto rrethana të papranueshme dhe fyese nuk rri dot pa shtruar disa pyetje të tilla si: Këta vende janë pasuruar në kurrizin e mjerimit tuaj dhe na qenkan miq?! Ata kanë rrënuar jetën tuaj dhe të fëmijëve tuaj dhe na qenkan miq?! Ato kanë rrënuar strukturën tonë kombëtare dhe na qenkan miq ???!!!! Ata na kanë lënë 500 vjet si asnjë popull tjetër pa shkolla dhe arsim dhe na qenkan miq??? Ata kanë ndaluar gjuhën shqipe me qëllim zhdukjen e çdo gjëje shqiptare dhe na qenkan miq???!!! Ata na kanë deformuar fizinominë identitare dhe kulturore dhe vjedhur historinë dhe na qenkan miq?! Ata na kanë vrarë e përdhunuar gratë, nënat dhe motrat tona për 600 vjet dhe na qenkan miq?????!!!! Disa prej tyre skanë lënë gjë të zezë pa bërë mbi ne për 5 shekuj, tamam si djaj të dalë nga ferri dhe na qenkan miq???
Ky mjerim mund të ngjasi vetëm me shqiptarë spijuj dhe bij spijujsh ndër breza se nuk ndodhë në asnjë vend tjetër nën qiell. Ne s’po themi t’i bëjmë armiq por as miq nuk mund t’i quajm dot, përvesçe në rastet e një mjerimi të madh intelektual e shpirtëror të një kombi të verbër.
Nuk mund të lë këtu pa permend faktin se ai sondazh për mua dëshmon se sa popull dele, spiju dhe argat kemi. Me pak fjalë një popull pa dinjitet, që shpreh pëlqim habitës filiacioni, absurd, neveritës edhe për një pushtues 500 vjeçarë që ka kryer sikurse Serbia genocid të tmerrshëm mbi shqiptarë. Një popull pa palcë dhe dinjitet, sinqerisht dhe mjerisht më ngjallë fatëkeqësisht neverinë. Në këto kushte absurd intelktuale më ndërmenden fjalët e Anne-Marie Lzin e cila shprehet se “Edhe sikurë ajri i pastër të vinte vetëm nga Serbia” unë me të drejtë do të shtoja dhe Turqia e Greqia, “ dhe jeta ime të ishte e varur prej tij, të isha shqiptare nuk do ta blija. Do të më dukej përbuzje ndaj të gjitha viktimave” dhe në të vërtet është një përbuzje e pashoqe nën këtë diell, që ne shqiptarët e bëjmë kundrejtë paraardhësve tanë të çdo besimi fetarë.
Mirëpo nga vjen dhe si lind ky opinion miqësor? Sigurisht nga spijunlleku, argatëria, politika anti shqiptare që flet shqip, mediat, prostitutat politikomediatike/opinionistët, gaztarët, agjendat e këtyre vendeve dhe rrjetet sociale. Me pak fjalë nga një shitje dhe kapje e tanesishme e shoqërisë shqiptare nga falangat agjenturore të këtyre vendeve dhe jo vetëm.
Një tezë tjetër që shtrohet kur tradhëtohen interest kombëtare është se i jemi borxhlinjë Turqisë dhe Italisë. Mirëpo e verteta është se ne nuk kemi kurrfarë borxhi ndaj tyre. Madje krejtë e kundërta është e vërtetë, të dyja kanë borxhe të mëdha shekullore, historike ndaj nesh.
E vërteta është se Italia nuk ka bërë kurrë gjë madhore dhe vendimtare për të na shpëtuar nga padrejtësia historike në si komb, përveçse ka sjellë rrënim, coptim të trojeve tona në marrëveshje me Serbinë, Greqinë, Rusinë, Turqinë, Gjermanin, Francën dhe Anglinë. Sigurisht në funksion të interesave të saj gjeopolitike.
Ishte pikerisht kjo Itali që tradhëtoj dhe la në baltë Austrinë kur kjo e fundit perpiqej të na mbronte si komb. Po kjo Itali ka sjellë rrënime si Serbia, Greqia, Turqia, Gjermania, Franca dhe Anglia, megjithese, për hirë të së vërtetës këto dy të fundit më pak se të tjerat, në momentet më fatkeqe të kombit tonë. Gjithashtu, ishte po kjo Itali që na shpartalloj dhe masakrojë qindra fise Ilire, sipas Paul Emilit, i cili raportoj në Senatin Romak 72 qytete të shkatrrruara Ilire, paçka se për mua dhe siç është e vërteta ishte luftë mes fiseve pëllazgo-ilire sikurse ajo e Trojës. Mjerisht ne shqiptarët jemi mjeshtra në masakrimin e njëri-tjetrit dhe miq besnik ndaj të huajve.
Ndërkohë, ishte po kjo Itali, sidomos Vendeikasit, rracë e flliqtë shqiptare e venetëve të lashtë ilirë, që sulmoj Gjergj Kastriotin disa herë mbas shpine si në rastin e Danjës, tradhëtoj dhe shiti Shkodrën osmanve më 1479, duke i dhënë goditjen më fatale dhe në thelb duke i dhënë fund kombit tonë me vendosjen nën genocid 500 vjeçarë Osman. Ndërkaq, ishte po Venecia që me shumë gjasa helmoj dhe bëri të mundur që trashigimtari i Gjergj Kastriotit të mos ishte kurrë pasues i shtetit të Arbrit të krijuar nga i jati. Më së paku ata dhe perëndimorë të tjerë nuk e ndihmuan kurrë në këtë drejtim. E zeza s’ka fund, sepse ishin po venecianët që bashkëpunuanë me osmanët, të cilët së bashku bënë çdo gjë që princat shqiptarë të përqahen dhe të dalin nga Beslidhja e Pirncave para dhe pas vdekjes së Gjergj Kastriotit. Ata ishin njëri nga faktorët që mundësoj që mbas vdekjes së Gjergj Kastriotit princat të përqahen dhe njëkohesisht kombi shqiptarë të rrënohej. Ishin pikërisht mosmarrëveshjet e tyre ato që çuan në rënien nën pushtimin 500 vjeçar të Perandorisë Osmane.
Nga ana tjeter ishin po këta italian dhe vende të tjera të Europës që lanë në baltë dhe tradhëtuan, nëpërmejt venecianëve Pjeter Budin, i cili u vra në pabesi nga një shqipo. Ai pati hartuar një plan konkret për shpëtimin e Arberisë nga zgjedha Osmane, me ndihmën edhe të shqiptarëve të besimit mysliman.
Këtu nuk duhet të lihet pa përmendur marrëveshja e Italisë me Greqinë, ku njëra merrte Vlorën me rrethina dhe tjetra Gjirokastrën me rrethina dhe thuajse gjithë jugun e Shqipërisë. Sigurisht që dhe kjo marrëveshje mes tyre është bërë si shenjë miqësie të pashoqe ndaj popullit shqiptarë…
Sëfundi ishin po këta italian që në vitin 1992 mbytën anijen me 90 shqiptarë që po iknin për të shpëtuar nga ferri shqiptarë i lejuar nga perëndimi, për të mikluar Rusinë dhe Serbinë, që lejoj që shqipëria të binte nën diktaturën fashisto-komuniste. Ndërkaq ishin po këta që quanin këdo që fliste shqip, kriminel dhe bandit, derisa ndërhyri SHBA dhe iu kujtoj se si ishin dhe si silleshin ata kur shkuan si emigrant në Amerikë.
Ne nuk i kemi asgjë borxh Italisë, përkudnrazi ajo na ka borxhe të mëdha shekullore, madje na detyrohet për vetë ekzistencën e saj si shtet, sikurse Greqia. Në ktët hulli mendimi duhet t’u kujtojmë italianëve dhe Italisë se ata që mbështëtën si askush tjetër Garlibaldin dhe luftuan deri në krijimin e shtetit Italian, ishin arbrëshët dhe jo italianët. Krahu i djathtë i tij ishin dhe mbetën arbrëshët, të cilët ishin gjeneza e lëvizjeve për liri në Italinë e asaj kohe. Me gjakun e tyre sot ato gëzojnë atë shtetë që kanë. Jo më kotë Garibaldi, i cili me shumë gjasa ishte arbëresh, deklaroj: po të kisha dy jetë njërën do ta jepja për Arbërinë/Shqipërinë. Sidoqoftë, me sa duket për mirënohje italia ata arbëresh i la nëpër fshatra, në geto dhe varfëri, aq sa u detyruan që për mbijetesë të delegdiseshin në Argjentinë, Kil, SHBA etj. Po kështu De Rada vdiq i harruar dhe në mjerim të plotë, madje njëri nga djemt e tij vdiq i helmuar, pra i vrarë. Këtë e dinë shumë mirë arbëreshët, sepse jeta e tyre si emigrant në itali nuk qe fare e lehtë.
Me pak fjalë ne ju kemi pa për 2000 vite sherrë e në asnjë moment dobi apo mbështetje madhore. Pra ata kanë mbijeturar për shekuj me radhë mbi gjakun e shqiptarëve, të cilët iu kanë shërbyer si një mburoj e pa kalueshme nga sulmet që vinin nga azia dhe popujt sllavë. Ndërkaq, lind nevoja të ua kujtojmë se ishim ne që ua shpëtuam bythen nga osmanët dhe jo e kundërta, madje ata na lanë në baltë dhe tradhëtuan duke bashkëpunuar ngushtë me Osmanët.
Historia dëshmon se ne vetëm dy vende na kanë dalë për zot: Austria dhe SHBA, si dhe izraelitët sipas rilindasve, gjegjësisht Hasan Prishtinës. Gjë që dëshmohet edhe në luftën e Kosovës, sepse ishin pikërisht lobet e tyre ata që shpëtuan Kosovën nga genocidi serbo madh. Mirëpo të tjerët historia dëshmon se na e kanë rrasur sa kanë mundur në të gjithë historinë tonë fatkeqe.
Historia na dëshmon se Gjergj Kastrioti në një farë mënyre sakrifikoj Arbërinë për me mbrojtë Evropen, mirëpo Evropa kurdoherë si me Budin etj., na braktisi dhe tradhëtoj. Pra gjykoj se sikur Gjergj Kastrioti të kishte pranu vasalitetin Osman, Shqipëria do të kishte dalë nga zgjedha osmane siç dolën serbët të bashkuar dhe të fuqishëm dhe sot shqipëria do të ishte e bashkuar në të gjithë territoret e saj pëllazgo-ilire. Mirëpo, ai zgjodhi të mbronte njëkohësisht Evropën dhe Arbërinë, mjerisht nuk zgjodhi të mbronte vetëm njërën por të dyja, duke menduar se Evropa dhe sidomos Vatikani nuk do ta braktisnin. Mirëpo e vërteta është se ai u la në baltë nga të gjithë, pavarësisht se ai dhe shqipëtarët qenë në atë kohë mburoja e pakalueshme e azisë në Europë. Madje shpëtimi i vetëm i tyre.
Pra nëse Gjergj Kastrioti ka bërë një gafë politike në të gjithë jetën e tij politiko-ushtarake ishte ndoshta pikërisht mos pranimi i vasalitetit, duke mbrojtur kësisoj më shumë Europën se sa vetveten. Gabim i cili gjykoj se iu ka kushtuar shqiptarëve shtrenjtë dhe ju kushton edhe sot, mjerisht do të ju kushtojë dhe në të ardhmen. Deri në momentin që shqiptarët do të zgjedhin vetveten dhe traditat e të parëve, para lindjes primitive që na rrënoj dhe perëndimit të pabesë që lejoj të shkërrmoçemi dhe sakatohemi si komb. Ne shqiptarët duhet të kthehemi në identitetin tonë pëllazgo-lire-arbëror ose gjithë jetën do të mbetemi skllevër të lindjes dhe perëndimit. Vetëm të verbrit, spijujtë dhe argatët shqiptarë të otomanëve, sllavëve, grekëve dhe disa perëndimoreve armiq të shqiptarëve nuk e kuptojnë dhe pranojnë këtë të vërtetë të hillur dhe masakruese ndër shekuj. Në fakt bëjnë sikur nuk e kuptojnë dhe i hedhin hi syve popullit që t’i kenë si skllevër në vathën e tyre për me i perdorë për qëllimet e tyre kundër shqiptare se e dinë më mirë se unë dhe shumë si unë këtë të vërtetë buçitëse që ushtonë dhe rrënon çdo ditë jetën e secilit shqiptarë të ndershëm, që nuk është në shërbim të kundër shqiptarëve.
Për të gjithë ata të paditur, vegla, spijuj dhe argatë që mendojnë se Italia na ka mbrojtur ndonjëherë në shtigjet e historisë gabojnë rëndë. Për hirë të së vërtetës ata na kanë përdorur për interest e tyre politike si mish për top kur i thyem hundët perandorisë ndër më barbaret dhe të prapambeturat që ka njohur historia: Perandorisë Osmane. Politikisht ata janë korrekt, sepse ato thjeshtë kamë mbrojtur interest e veta. Kësisoj dhe ne duhet të mësojmë si popull për të luajtur për interest tona jetike. Ekzaktësiht ky është mësimi që duhet të nxjerrim një orë e më parë ne si komb. Ndërkaq, në zvoglimin dhe bëdarjen tonë si komb i shtrirë që nga Turqia, Dradanelet, në të gjithë gadishullin ilirik dhe atë italik, është fakti që ne si popull që nga lashtësia, Aleksandri Madh dhe Roma, ne kurrë nuk kemi mbrujtur nacinalizmin e pa fre, apo nuk i kemi qujatur të tjerët barbarë, përkundrazi kemi krijuar perandori shumë etnike dhe shumë kulturore, dukuri që sot emërohet globalizëm. Pra ne nuk kemi asimiluar të tjerët duke krijuar perandori shumë etnike. Kjo dukuri ka ndihmuar edhe në mashtrimet historike në dëm të shqiptarëve, si dhe në përpjekjen për zhdukjen e bijave të shqipes – rrënjëve të gjuhëve që flasin shqip si etruskishtja, hitishtja, latinishtja etj., Gjë që ka çuar në shkrirjen me të tjerët dhe zvogëlimin tonë si komb. Këtë veti e ruajmë çuditërisht dhe sot ne shqiptarët. Shqiptarët kudo nëpër botë janë të gatshëm të përshtaten dhe përshtaten shumë shpejtë me vendet dhe etnitë e vendeve ku ato shkojnë. Kësisoj është momenti që ne shqiptarët të krijojmë një nacionalizëm të fortë si të gjithë kombet e tjerë, nësë nuk duam të bëdaremi dhe firojmë më tej. Me pak fjalë faji më i madh është në ne dhe duhet ta gjemë te vetvetja.
Sa i takon argumentit se na pritën në vitet 90 emigrantët tanë: na pritën por edhe na mbytën në detë, dy anije me qindra njerëz apo jo? Në lidhje me emigratët ata na janë borxhlinjë në, sepse kanë punuar dhe kontribuar si asnjë komunitet tjetër i huaj në Itali.
Turqia ka borxhe të mëdha ndaj nesh për djegiet e qyteteve, zhdukjen e dy Universiteteve nga më të vjetrit në Evropë, kalave, vrasjet e popullsisë civile, përdhunimet, genocidet shekullore nga më të pashembulltat, për prapambetjen shekullore, për djegien dhe zhdukjen e çdo gjëje që fliste shqip, gjë për të cilën shpeshëherë i erdhën në ndihmë venedikasit, grekët dhe sllavët, për dënimin me vdekje të gjuhës shqipe, për ndalimin e saj si të asnjë gjuhe tjetër të asaj perandorie. Sigurisht kjo edhe në shërbim të interesave greko-sllave, zhdukjen e gjuhës shqipe dhe shqiptarëve. Gjë e cila në fakt e ka origjinën që me zhdukjen nga skena te etruskishtes në perandorinë Romake dhe zevendësimit të saj hileqarë me latinishten. Pra me mashtrimet dhe fallcifikimet historike në dëm të shqiptarëve. Sidoqoftë, otomanët me dënimin me vdekje të gjuhës shqipe, mundësuan që shqiptarët të dilnin vendi më i prapambetur nga zgjedha genociduese shekullore aziatike dhe kësisoj të shëndrroheshin në pre për grabitqarët ballkanik si Serbia dhe Greqia – interest Ruse, por edhe për ata perëndimorë që i lejuan – Europa.
Ndërkaq, ne shqiptarët nuk duhet të harrojmë se në luftrat epike të shqiptarëve për mbrojtjen e Hotit, Grudës, Plavës, Gucisë dhe Ulqinit, kur ne ishim të rrethuar nga ushtritë sllave nga toka dhe të bombarduar nga anijet luftarake të 6 fuqive të mëdha nga deti, në pamundësi për ta fituar atë betejë epike të Ulqinit sllavët dhe fuqitë e mëdha, ishte pikërisht mësymja otomane pas shpine e shqiptarëve që përcaktoj fatet e luftës, pra humbjen e përgjakshme të shqiptarëve të cilët luftuan për hirë të së vërtetës mysliman e të krishterë si spartanët në Termopile, duke iu dhënë fitoren serbo-malazezëve. Ishte pikërisht dora otomane që iu mundësoj fitoren sllavëve dhe europianeve mbi gjakun e mijëra dhe miljonave shqiptarëve që pësuan një genocid të pashoq në ato treva shqiptare që nga Molla e Kuqe deri në Korfuz, Epir/Çamëri etj.
Ju shqiptarë gjakëprishur që fshiheni pas gishtit me togëfjalshin akuzues se ju jeni antimysliman dhe antiorthodoks e antikristian et., etj., kur rrekeni të fshihni argatërinë tuaj ndaj armiqëve të shqipërisë – interesave kundër shqiptare, se që nga Molla e Kuqe, Hoti, Gruda, Plava, Gucia, Ulqini, Tivari, Presheva, Bujanovci dhe e gjithë Drardania në shumicë banoheshin nga shqiptarë mysliman. Armiqtë tanë shekullorë nuk duan fetë tona, shumica e të cilave erdhën me dhunë siç përherë të parë e pohoj dhe vetë imami i ardhur nga Turqia, ata duan territoret tona dhe gjithë këtë pasuri të jashtëzakonshme ekonomike që ato zotërojnë.
Para pak ditësh një një televizon kombëtar si Top Chanal pash një kryeprokuror që ishte i dashuruar me Turqinë, gjë që nuk më çuditi, mirëpo më tmerroj fakti se ky sojë robi dashuronte po aq shumë edhe Italinë dhe Greqinë, madje shtoj edhe se konflikti mediatik Kosovë-Serbi, është thjesht një shfaqje. Gjë për të cilën mjerisht ka të drejtë. Gjithashtu, ai theksoj se ja kemi borxh italisë hapje e kampeve të refugjatëve në Lezhë. Mirëpo e vërteta është se ne nuk kemi asnjë borxh ndaj Italisë. Përkundrazi ajo na ka borxhe shekullore që nga perandoria Romake e deri më sot. Megjithatë, kësisoj kuptohet qartë pakti mes interesave të huaja kundër shqiptare Serbe, Greke, Arabe, Turke, Italiane, Franceze dhe Gjërmane dhe argatëve të tyre që flasin shqip dhe janë të shtrirë kudo në jetën e kombit tonë. Megjithëse për hirë të së vërtetës këto katër të fundit, sot nuk kanë ndonjë qëndrim aq mizor ndaj nesh sa dy të parat. Sidoqoftë ata luajnë në favor të interesave të tyre dhe jo në favor të interesave tona kombëtare. Pra, politikisht janë korrekt, sepse luajnë në favor të vetes. Mirëpo çuditërisht ne shqiptarët në këtë lojë gjeoplitike, luajmë në dëm të vetvetes. Për më zi kjo jo pavetëdije, por në mënyrë të qëllimshme, sepse mjerisht vesi i tradhëtisë ndër ne shqiptarët është po aq profesion i lashtë sa aji i prostitutës.
Në këtë vazhdë analize pyetja që ndërmendet vetiu është çfarë i bashkon këto segmente dhe klane që nisur nga feja janë krejtë të kundërta? Mos vallë i bashkonë tradhëtia kombëtare dhe loja e lashtë okulte Turqi, Serbi, Venedikt, Rusi??!! Aleancë nga e cila shqiptarët janë rrënuar që nga koha e Perandorisë Otomane deri më sot. Mos vallë është thjesht vijimësia e komplotit të madh ndaj shqiptarëve, etruskëve, ilirëve, kur disa familje të mëdha eturske/ilire u detyruan të braktisnin romën nga po një familje etruske/ilire. Tradita na mëson se që nga Troja e lashtë ne shqiptarët jemi e keqja e vetvetes. Mjerisht ne jemi shkatërruesit dhe armiqt më të mëdhenjë të këtij vendi, sepse pa spijujt, argatët dhe tradhëtarët tanë, ata nuk do të ja kishin dalë dot kurrë kundër nesh. Kësisoj edhe fajin edhe zgjidhjen duhet ta gjemë te vetvetja: bashkimi rrethë një qëllimi kombëtar. Kjo ngjanë me dënimin biblik të Moisiut dhe hebrenjëve, i cili së bashku me hebrenjët do të silleshin 40 vite nëpër shkretirën e Sinajt deri sa të mbërrinin në tokën e premtuar. Sigurisht që edhe kjo e ka një të vërtetë brënda, sepse jo më kot e jo rastësisht Fishta shkruan: “qysh se u matme me dredhë të djallit asnji punë s’na shkon për s’mbrit”. Legjendë dhe rrëfim që ka ekzistuar edhe në mendësinë dhe folklorin tonë popullorë. Pa të pusthuar e keqja dhe pa e lejuar ligjet e drejtësisë së Zotit, asgjë e keqe nuk mund të nodhë. Megjithatë një gjë mjaft e çuditshme është fakti se çfarë i bashkon veglat, spijujt e këtyre lobeve, shteteve si, Serbi, Greqi, Turqi, Arabi, Rusi, Itali, Gjermani, Francë me interesat kundër shqiptare. Mos vallë është një emrues i përbashkët i interesave të tyre gjeopolitike, apo mos vallë janë pikërisht interest e tyre diplomatike ndaj Serbisë dhe Greqisë ato që i bashkojnë. Kuptohet se Europa, Italia, Franca dhe Gjermania si lokomativa e BE, kanë inters shumë më të mëdha ndaj Serbisë se sa ndaj Shqipëriaë së varfër pa kurrfarë fuqie ushtarake dhe ekonomike. Këtë e dëshmojnë katërcipërisht investimet e tyre në Serbi. Apo mos vallë ato ende na shohin si një pre me premisën për të na coptuar e shpërndarë mes tyre, sikurëse në Luftën e Parë Ballkanike dhe në Luftën e Parë Botërore?! Me siguri emruesi i përbashkët janë po ato interesa gjeopolitike, që në fakt nuk përputhen me interest tona kombëtare – gjeopolitike. Në të kundërt atë që ndërtuan Rilindasit me mundë, me sakrifica e me gjakun e tyre e të shqiptarëve të ndershëm do ta shihni të masakrohet e të zhbëhet në heshtje, siç ka ndodhur këto 112 vite shtet shqiptarë. Sidomos në një kohë kur kampet dhe aleancat e luftës në heshtje po formësohen. Pra boshti Rusi-Kinë-Kore-Iranë dhe me gjasa Turqi-Serbi, me atë perëndimorë të udhëhequr nga SHBA. Luftërat në kohët modern bëhen me hegjemoni ekonomiko-politike dhe jo me ushtri. Kur të shihni të shfaqen në skenë ushtritë, dy janë shkaqet ose nuk ja kanë dal me mjetet e tjera – diplomatike dhe agjenturore ose të gjitha mjetet e tjera janë përdorë më herët dhe tani ka mbetur vetem pushtimi fizik – i dukshëm për sytë e të paaftëve.
Shqiptarë ne nuk duhet të harrojmë se ishin pikërisht venedikasit (venetët e lashtë ilirë) që tradhëtuan arbërorët dhe çuan në rënien e Klasë së Shkodrës në vitin 1479 në duart e osmanëve, sepse sikur të mos binte Shkodra, ajo vetiu do të ishte shëndërruar në një Krujë të dytë të qëndresës së Arbërisë ndaj pushtuesve barbarë otoman. Kësisoj, fatet e Arbërisë dhe Shqipërisë do të kishin qenë komplet ndryshe. Më së paku Shqipëria do të kishte dalë nga zgjedha Otomane ashtu siç doli Serbia e fuqishme dhe e unifikuar, ndërsa ne dolëm të shkapërndarë në treqind interesa që shkonin sa nga Turqia, te Greqia, Serbia, Italia dhe dreqi e i biri.
Pikërisht prej këtyre çudirash shqiptare të pa shoqe mbi dhê Fishta revoltohet dhe me nota të forta ironie dhe sarkazmë therëse ai shprehet: un’ mbâs sodit nuk jam shqiptar’. Mjerisht po kështu dhe Konica thotë më mirë të shesë mut njeriu se sa të merrem me çështjen shqiptare. Sigurisht që ata korifej të kombit tonë i kanë ditur këto punë e këto problematika alla shqiptare pa shoqe nën qiell shumë më mirë se unë.
O popull i gjorë dhe i mjerë të moçmit tanë na mësojnë se mjerë ajo shpî që mbetë në dorë të shokëve/fqinjëve se i kanë bî ferrat te dera. Në të vërtetë na kanë mbi dhe ne si kombë e popull pa dinjitet, pa Zot, pa fe.
Nga sa u tha rezulton se, Shqiperinë duhet dhe do ta bëjmë ne e jo të tjerët. Kushdo qofshin ato. Nëse prisni t’ua bëjnë ata, të huajtë shtëpinë tuaj, dijeni se ajo është shembur me kohë e me vaktë.
Ptu shqiptarë gjakëprishur spijuj, vegla dhe argatë! turp, turp, turp!