Erion Veliaj, propagandë me Festat e Nëntorit/ Qytetarët “e masakrojnë” me komente

0

Shqiptarët po festojnë Festat e Nëntorit dhe ashtu si në çdo gëzim tjetër kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë show.

Propaganda e Veliajt arriti deri në përdorimin e fëmijëve. Ai ka publikuar në rrjetet sociale video duke përqafuar fëmijët që kishin dalë të festonin për 28 dhe 29 Nëntor.

Por kryebashkiakut të Tiranës, që është në telashe me drejtësinë, i është kthyer propaganda si boomerang.

Qytetarë të shumtë kanë komentuar në postimin e tij në “Instagram”, ku kanë “masakrurar” Veliajn për show-n me fëmijët.

Disa komentues e quajnë Veliajn egoist, disa të tjerë kriminel, ndërsa i vënë në dukje se propaganda e tij është e shëmtuar.

Kjo tregon se Veliaj dështoi edhe njëherë me tentativën për të hequr vëmendjen nga skandalet, të cilat qytetarët ia kanë përmendur në komente./ CNA

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu