Veliaj sulmon SPAK-un si Berisha dhe Meta/ Duan të më ndalin të bëj fushatë, por nuk do arrijnë…

0

Kryebashkiaku i Tiranës ende në detyrë, Erion Veliaj, i cili po hetohet për katër akuza penale nga SPAK-u, dje më në fund ka shfaqur tezën e tij të re.

Në fakt ne do të kemi shumë teza në ditët në vijim, siç i kemi parë në muajt e kaluar, s’ka hetim ndaj Erion Veliajt, tha nuk po hetohem unë, po gruaja, një nga deklaratat më të turpshme të thëna ndonjëherë publikisht.

Më pas ua faturoi nënës dhe vëllait, më pas tha ka hetim, por janë disa gjëra që do të zgjidhen, ndërsa më pas u tregon tigra, u dërgon mesazh prokurorëve duke i kërcënuar, duke përdorur mediat e tij dhe në fund e pranoi që ndaj tij ka një hetim.

Ditën e djeshme doli me një tezë të re. Hetimi ndaj tij po bëhet që ta ndalojë në fushatën e socialistëve.

Në fakt nuk kishte se çfarë të thoshte tjetër, ka të njëjtën frikë siç e pati Ilir Meta, i cili në momentet që po e hetonin tha se po e bënin për luftën ndaj opozitës. Kështu tha edhe doktori, se fajin e kishte SPAK-u që po i binte opozitës dhe po hynte në zgjedhje dhe sipas disa “mendjendriturve” SPAK-u s’duhet të hetojë një ose dy vite para zgjedhjeve dhe hajdutët le të vazhdojnë të vjedhin.

SPAK-u s’duhet të hetonte dosjen “5D” para dy vitesh se do vinin zgjedhjet, drejtorët duhet të vidhnin që të bliheshin vota, drejtorët hajdutë të organizatës kriminale të Erion Veliajt. Nuk duhet të hetohej Erion veliaj që një vit më parë, se po afroheshin sivjet zgjedhjet, ka zgjedhje për 5 muaj dhe duhej lënë hajduti në detyrë. Në fakt hajduti kapet dhe çohet te vendi, me vendim gjykate, pasi hetohet dhe nuk ka rëndësi se në cilën kohë, është para apo pas zgjedhjeve, çfarëdolloj ngjyre apo forme të hajdutit.

Ndaj dhe teza e re e Erion Veliajt vjen pas sulmeve që shpesh i ka bërë ish-kryeministrit Sali Berisha duke e akuzuar këtë të fundit për qëndrimet që ka mbajtur ndaj tij.

Në fakt Erion Veliajn nuk e heton Sali Berisha dhe nuk ka se çfarë i bën ai, as Ilir Meta në qeli. Por, Veliaj kërkonte që të tërhiqte vëmendjen e socialistëve pasi ai e di shumë mirë që në sondazhet e fundit asnjë nuk e do atë.

Në PS rëndësia e tij është një zero me bisht, përkundrazi më shumë dëm u bën socialistëve në fushatë dhe Edi Ramës, duke qenë në detyrë sesa duke qenë jashtë. Për këtë arsye, për të rritur mbështetjen e socialistëve, ai sulmoi Saliun dhe dje doli me tezën e re se duan ta ndalin të bëjë fushatë për PS-në apo për Edi Ramën.

Në fakt, Erion Veliaj po vjen vërdallë siç përfundoi Ilir Meta maleve e kodrave nga hetimet e SPAK-ut, ndërsa zdromsi ka marrë fushat, ia ka marrë vrapit për t’u mbushur mendjen socialistëve që ai është i ndershëm dhe do punojë për ta e fajin ia kanë disa prokurorë që po i hetojnë familjen, prokurorët që gjetën një thes me para në zyrën e bashkëshortes së tij, prokurorët që kanë gjetur dokumente pa fund për klientët korruptivë të biznesit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, dhe përfitimet që shkojnë te familjarët e tij.

Erion Veliaj po hetohet për shpërdorim detyre, për fshehje pasurie, për korrupsion, për pastrim të produkteve të veprës penale, 4 akuza mjaft të rënda.

Shkon apo jo në zgjedhje, ka apo jo zgjedhje Erion Veliaj duhet të përgjigjet para drejtësisë si çdo qytetar i thjeshtë dhe PS njëherë e më parë duhet të çlirohet nga makthi i një zdromsi që thjesht dhe vetëm do t’i lërë një faturë të pashembullt elektorale./CNA

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu