Meta e Kryemadhi zyrtarisht të pandehur nga SPAK, avokati: Kreu i PL-së ka grabitur pasuritë e Shqipërisë, ja sa vite burg rrezikojnë

0

Avokati Idajet Beqiri thotë se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka grabitur pasuritë e Shqipërisë dhe ia ka shpërndarë njerëzve të tij të afërt.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se Meta ka bërë korrupsion të jashtëzakonshëm.

Ndër të tjera, Beqiri shtoi se avokati i Metës, Kujtim Cakrani nuk ka diplomë të shkollës së mesme dhe se e ka falsifikuar.

Sipas tij, Meta dhe Kryemadhi rrezikojnë minimalisht 12 vite burg.

“Problemi është që Ilir Meta, ndryshe nga Sali Berisha, pasuritë që i ka grabitur Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe korrupsioni që ka bërë, ky më shumë i ka në duar të të tjerëve.

Të kesh mbi 40 asete, hotele, restorante, bare, vila, apartamente, pasuritë e Ilir Metës, nuk janë thjesht në duar e Ilir Metës.

Korrupsionin e ka bërë të jashtëzakonshëm, të madh. Vajza e shoferit të Ilir Metës ka restorat në New York. Është jashtëzakonisht e vështirë të bësh hetim të tillë, do kapacitete, do guxim, do ndershmëri.

Po mjafton SPAK vetëm me një gjë, me bujën. Korrupsioni në CEZ-DIA, për lobimin, apo edhe pastrimin e parave me operacione estetike, këto, janë vepra penale që kanë kryer këta”, theksoi ai.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu