Shkruan Mehdi Manç Bushati
Ne shqiptarët njihemi prej shumë kujtë si komb i zgjuar,trim dhe.për mikpritjen proverbiale,aq sa thuhet:
“Shtëpia e shqiptarit,e mikut dhe e shtegtarit! Jo pa qellim, e rreshtova urtinë (zgjuarësinë), të paren, sepse
“mendja, eshtë udhëheqsja e trupit”. Ndaj,edhe thonë:”Ma .miirë mend se dhen”. Tregojnë në mënyrë hipotetike se mendja,mori një udhëtim imagjinar që nga Malësitë e Veriut, kaloi nëpër Shkoder dhe mbeti “e knaqur”, se njerzit me humor janë edhe inteligjent. Pastaj kaloi nga Mirdita. Ju duken trima dhe të zgjuar. Por thonë se mendja, u ndaloi të pushojë në Diber. Dhe aty ndenji pak gjatë. Dhe tha me vete: “Këtu të jepkan ujë me bisht luge”. Por kur shkeli thuajse, të gjitha trojet shqiptare, përsëriti të njëjtin vlerësim. Me provu një domixhan, mjafton një filxhan, ndaj, po tregoj.-një si “store”!
Një mirditor shkon mik tek një shkodran, dhe ky e priti me”bukë e kripë e zemër”, dhe shtoi një tas me ullinj. Mirditori, pak i uritur nga rruga, po merrte, çdo radhë nga dy kokrra ullinj. Shkodrani (i zoti i shtëpisë), po i thot mikut qesh e ngjesh; Or mik,
kur ju vdes kush në Mirditë, a i futni një nga një në dhe’, apo dy nga dy?
M.irditori, pa e prishë terezinë, i thotë:
“Kur janë të vegjël,vedhe nga dy”.
Mikpritja dhe humori, janë miq të mirë, ndaj edhe qeshen të dy.