Shkruan Zef Ndreka
Sot në një nga sallat e bibliotekës “Gjergj Fishta” të qytetit të Lezhës u promovua libri “Marija që përloti Papa Françeskun”, i autorit Frano Kulli.
Ky promovim u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë e dinjitoze, me pjesëmarrje të personaliteteve të njohura të kulturës, medias e komunitetit.
Libri, i botuar nga Botimet Fishta, sjell një histori prekëse dhe frymëzuese mbi figurën e motrës Marije, simbol i besimit, që me jetën e saj të përkushtuar preku zemrën e Papa Françeskut.
Parathënia është shkruar nga Imzot Simon Kulli, Ipeshkëv i Sapës, çka e bën këtë vepër edhe një dëshmi shpirtërore me peshë në historinë e kishës shqiptare.
“Marija që përloti Papa Françeskun”, nxiti miq të librit, klerikë, poet e shkrimtarë, studiues që ishin pjesëmarrës në këtë ngjarje.
Videomontazhi për motër Marijën i përpunuar nga Ardian Sinani ishte parapërgatitja më cilësore në hapjen e këtij aktiviteti kulturor e shpirtëror.
Pader Sokoli, moter Terezina, dom Emiliani, Marash Mirashi, Ernest Marku, Ndue Dedaj, Zef Përgega, Paulin Zefi, kumtuan me shumë dashuri e respekt për librin dhe si homazh për motër Marijën.
Urimet më të mira studiuesit dhe shkrimtarit Frano Kulli!








