Prokuroria e Përgjithshme përfundon hetimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka, “fati” i saj do të…

0

Pas dy vitesh, Prokuroria e Përgjithshme ka mbyllur verifikimin për gjyqtaren e posaçme Irena Gjoka dhe rezulton se ajo ka qenë e dënuar në Greqi në vitin 2005 për falsifikim vize, dënim të cilin nuk e deklaroi në formularin e dekriminalizimit.
Ky është përfundimi i Prokurorisë së Përgjithshme e cila vetëm një ditë më parë ia ka kaluar rezultatin e verifikimit KLGJ-së.

Tashmë do të jetë Këshilli i Lartë Gjyqësor që do të vendosë mbi “fatin” e Irena Gjokës, si organi që duhet të vlerësojë nëse ajo është ose jo në kushtet e ndalimit si gjyqtare, sipas parashikimeve të ligjit të dekriminalizimit.

Prokuroria e Përgjithshme i ka kaluar KLGJ-së vendimin autentik të dënimit të Gjokës, bashkë me të edhe vendimin e autoriteteve greke për arkivimin e dënimit për shkak të mos ekzekutimit. Vendimi i arkivimit është marrë nga prokurori grek për shkak të mos ekzekutimit të dënimit të dhënë ndaj Gjokës.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu