Shkruan Genc Burimi
Lajmi eshte sensacional ! Ndoshta unik ne historine e drejtesise se re shqiptare ! Mbi 30 persona ne arrest me burg dhe arrest shtepie ne kuadrin e mega skandalit te kontrabandes se mijera toneve mbetje te rrezikshme qe kompania Kurum i nisi nga porti i Durresit drejt Tajlandes me 2024.
Kush e lejoi nje çmenduri te tille? Afermendsh, ndermjet te arrestuareve ka jo vetem perfaqesues te firmes private Kurum, por edhe plot perfaqesues “shteterore”, shtate nga administrata e Portit te Durresit dhe shtate nga ajo e “Mjedisit”.
Te krijohet keshtu iluzioni se drejtesia s’te fal kushdo qe te jesh. Per me teper qe ndermjet te arrestuarave ka dhe gra nena femijsh te cilat perfundojne ne burg ose arrest shtepie pa gjyq. S’ka pse ankohet Prestigj Resort qe u rrafshua pa gjyq nje dite fund jave te paqshme me shume turista brenda. S’ka pse ankohet as Ilir Meta qe eshte ne biruce pa gjyq e aq me pak Erion Veliaj qe vete e ka duartrokitur me te dyja duart kete drejtesi popullore dhe mediatike perpara se kjo t’i binte dhe atij zverkut.
Por fakteqesisht , si ne çdo teater iluzionesh e gjitha kjo qe po ndodh me arrestimet ne kontrabanden e mbetjeve nga Porti i Durresit eshte sa per konsum publik .
Po t’i analizosh gjerat me nga afer, rezultojne dy fakte edhe me skandaloze se vete skandali qe po hetohet.
Ceshtja shume e rende, ndonese ne grup te organizuar per nga numri i larte i arrestimeve, eshte marre paradoksalisht nen hetim jo nga Spak por nga Prokuroria “normale” e Durresit e cila, nuk eshte sekret per askend, ka mjete dhe burime njerezore shume me te kufizuara se Spak. Sa serioze eshte ky vete-menjanim i Spak-ut?
Por situata behet edhe me cinike kur drejtesia e Durresit i tregon pameshirshem dhembet deri ne arrestim si drejtoreshes aktuale te Agjencisë Kombëtare të Mjedisit ashtu dhe ish-drejtoreshes se ketij insititucioni te larte shteteror. Nderkaq, vete ish-ministrja e Mjedisit ne momentin e kontrabandes me mbetjet e Kurum-it, znj. Mirela Kumbaro (sot Ministre e Arsimit) , jo vetem qe as nuk mund te imagjinohet qe te arrestohet si ish-varteset e saja, por kjo drejtesi as ne pyetje nuk guxon ta marre Kumbaron.
Sigurisht , eshte me kollaj per prokurorine te çoje prapa hekurave ose ne arrest shtepie , “peshq te vegjel” , dy zonja drejtuese ose ish-drejtuese dikasteri mjedisi si Marjeta Përlala apo Arta Dollani, plus shtatë zyrtarë të tjerë të kësaj agjencie , sesa ish-shefen e madhe, ish-ministren e tyre qe pa dyshim nuk ishte ne dijeni per asgje. Dallimi eshte se kete te fundit e mbron personalisht Edi Rama, ai qe kur nuk eshte i kenaqur nuk heziton te kercenoje drejtesine te ciles i ka ne dore mjetet e punes dhe rrogat..
E njejta situate edhe ne Portin e Durresit. Eshte me kollaj per prokurorine e Duresit te çoje prapa hekurave ose ne arrest shtepie , “peshq te vegjel” si dy inspektorë të Autoritetit Portual dhe nja pesë nëpunës të Doganës së Durrësit, sesa te marre ne pyetje ish-drejtorin e pergjithshem te Portit, Pirro Vengu (sot minister i Mbrojtjes), apo ministren qe e emeroi dhe qe e kishte nen varesi ne momentin e skandalit te mbetjeve te Kurumit, nje fare Belinda Balluku…
Asnjehere Lafonten, autori me i madh ne bote ne historine e fabulave s’ka qene me aktual sesa sot ne aktualitetin shqiptar : “sipas fuqise dhe pushtetit qe ke e qe gezon, drejtesia te le te lire ose te copeton…”








