Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve!
Prokuroria e Posaçme ka lexuar konkluzionet perfundimtare p duke kërkuar dënimin e 7 zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës në kuadër të “Dosjes 5D” që u gjykua me procedurë të zakonshme.
SPAK kërkoi dënimin e 3 drejtorëve të Bashkisë së Tiranës dhe 4 të pandehurve të tjerë, përfaqësues të Bashkisë dhe kompanisë “5D”.
Redi Molla 11 vjet burg, dënim potësues ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite.
Mariglen Qato 9 vjet burg, dënim plotësues ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite.
Taulant Tusha, 4 vjet burg, dënim plotësues ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite.
Albano Janku, 2 vite, dënim plotësues ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite.
Enton Punavija, 3 vjet burg, dënim plotësues ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite.
Julian Zanaj, 3 vjet burg, dënim plotësues ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite.
Nestor Muhametllari, 7 vjet burg, dënim plotësues ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite.
I vetmi që ndodhet në burg nga emrat e mësipërm është Mariglen Qato.
Ata akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Redi Molla dhe Mariglen Qato thotë SPAK, kanë qenë pronarët “de facto” të shoqërisë 5D Konstruksion sh.p.k, duke përdorur pronarë fiktivë, ndërsa vetëm në këtë dosje të dërguar për gjykim kanë marrë 12 tendera duke përfituar rreth 2 milionë euro në periudhën 2016-2020.
Më herët, Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor duke dënuar katër prej të pandehurve që u gjykuan në proces të ndarë për dosjen “5D”, por që nuk do të bëjnë asnjë ditë burg.
Drejtoresha e klubit shumësportësh, Deborah Keçi, me tre anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave,Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Renaldo Gjerazi u dënuan me shërbim prove për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera.
Sipas SPAK, ata krijuan kushte dhe privilegjuan kompaninë “5D” të drejtorëve të Bashkisë së Tiranës në mënyrë që të shpallej fituese në procedura tenderash.








