SPAK kërkon verifikim të pasurisë së Belinda Ballukut nëpër banka

0

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka thelluar hetimet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, në kuadër të procedimeve që lidhen me tenderin e Tunelit të Llogarasë dhe lotet e Unazës së Madhe.

Sipas burimeve pranë organit të akuzës, prokurorët kanë kërkuar informacion të detajuar mbi llogaritë bankare dhe pasuritë e saj në disa banka të nivelit të dytë. Kërkesa përfshin verifikimin e transaksioneve financiare, depozitave, kredive, si dhe çdo lëvizje të dyshimtë që mund të lidhet me hetimet në vijim.

Veprimet e fundit hetimore vijnë në një moment kur SPAK ka zgjeruar fokusin jo vetëm tek procedurat e prokurimit, por edhe tek aspekti pasuror i zyrtarëve të përfshirë. Burime konfirmojnë se po analizohen dokumente financiare dhe deklarime pasurie për të evidentuar nëse ka mospërputhje apo indicie për përfitime të paligjshme.

Hetimet ndaj Ballukut lidhen me dyshime për shkelje në procedurat e tenderimit dhe menaxhimin e fondeve publike në projekte me vlerë të konsiderueshme. Aktualisht çështja ndodhet në fazën e hetimeve paraprake dhe pritet që në vijim të ketë zhvillime të reja lidhur me masat që mund të ndërmerren.

Nga ana e saj, Balluku ka mohuar akuzat, duke i cilësuar si të pabazuara dhe ka deklaruar se do të përballet me drejtësinë për të provuar pafajësinë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu