Nesër vendoset fati i Belinda Ballukut, SPAK kërkon ta arrestojë, Këshilli i Mandateve nën presion të Edi Ramës për ta mbrojtur politikisht

0

Pas dy muajsh Këshilli i Mandateve do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi nga detyra numrin dy të qeverisë, Kuvendi do të shqyrtojë nëse do t’i hiqet apo jo imuniteti që gëzon nga mandati i deputetes.

Mbledhja do të nisë në orën 10:00 ndërsa mbeten për t’u parë qëndrimet e palëve, teksa tashmë anëtarët janë njohur edhe me provat e dhëna nga Prokuroria e Posaçme.

Kjo është mbledhja e dytë pas asaj të 19 dhjetorit, e cila u shty pa afat. Do të jenë anëtarët e këshillit që do të vendosin nëse do të shkojnë me raport të përbashkët ose të ndarë në seancë.

Megjithatë fjalën e fundit do ta ketë Kuvendi ku deputetët do të votojnë pro ose kundër kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu