Big Brother-at e Monikës

0

Shkruan Zef Ndreka

Deklarata e Monika Kryemadhi për “Big Brother-in e drejtësisë”, është tipike për një strategji politike mbrojtëse, pikërisht kur përballesh me akuza serioze dhe ajo përpiqet ta zhvendosë fokusin nga vetëvetja tek sistemi. Sigurisht, në këtë rast, ajo tenton si gjithmonë ta paraqesë drejtësinë si një spektakël survejimi dhe nuk heziton aspak duke e krahasuar me Big Brother VIP Albania, për të krijojuar idenë e një procesi të politizuar dhe publikisht të ekspozuar.

Por ka një kontradiktë të madhe dhe të qartë në këtë rast. Nga njëra anë, Monika Kryemadhi pozicionohet si viktimë e një “show”-u, ndërsa nga ana tjetër ajo del vetë në publik me deklarata të forta, duke e ushqyer pikërisht atë spektakël që kritikon.
Kjo është ajo që shpesh ndodh në politikën shqiptare, kalimi i shpejtë nga i akuzuar në akuzues, si mënyrë për të ruajtur kapitalin politik dhe për të mobilizuar mbështetësit.
Në këtë rast, çështja nuk shtrohet që drejtësia është apo jo “Big Brother”, por nëse ajo funksionon mbi prova dhe ligj. Nqs akuzat e prokurorisë janë të bazuara, retorika politike e Monika Kryemadhit nuk i zhbën dot ato, çfardo që të thotë. Nqs akuzat nuk janë të bazuara, atëherë sistemi i drejtësisë, pra gjykata, duhet ta provojë pafajësinë e saj.
Kështu, deklarata e Monikës mbetet shumë shumë një show, një akt politik ordiner sesa një argument juridik. Shihet qartë se është një përpjekje e humbur, për të fituar betejën e opinionit publik paralelisht me atë në gjykatë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu