Ndërkombëtarët duan kokën e Edi Ramës, Belinda Balluku i dha tenderin dhëndrit të vet! Arbër Abazit iu kontrolluan banesa dhe zyra

0

Zv/kryeministrja e shkarkuar, pezulluar dhe e pandehur nga SPAK dhe GJKKO, Belinda Balluku, i ka dhënë tenderë të paracaktuar dhëndrit të vetë, biznesmenit Arbër Abazi, të cilit pas kontrollit të zyrës dhe banesës iu gjetën edhe dokumente që shërbejnë si prova për hetimin.

Kështu u shpreh sot në studion e “News 24”, gazetari Almer Toska, duke folur rreth detajeve të reja hetimore për dosjen “balluku”.

Ai tha se SPAK ka thelluar hetimet dhe ka prova të reja për çështjen, ndërsa vuri në dukje se kryeministri Edi Rama po vijon të mos e lëshojë vartësen e tij dhe kjo do i kushtojë edhe qeverisjen së shpejti, pasi “ndërkombëtarët do kërkojnë kokën e tij”.

“Biznesmeni Arbër Abazi është përfitues tenderësh direkt nga Balluku. Atij i është bërë kontroll në banesë dhe zyrë, i janë gjetur edhe dokumente të rëndësishme, hetime edhe nëpërmjet kontakteve e komunikimeve të Evis Berberit nga SPAK. Belinda Balluku i ka paracaktuar tenderin dhëndrit të saj, çfarë duhet të presë më drejtësia, çfarë duhet të presë SPAK?”, u shpreh gazetari.

Më tej ai shpjegoi edhe tenderin në të cilin biznesmeni sipas hetimeve dhe përgjimeve del përfitues, edhe pse në konflikt interesi për shkak të lidhjes me ish-ministren e pandehur. Dhe sipas Toskës nuk është i vetmi biznesmen, pasi një tjetër sipërmarrës i implikuar është edhe Bashkim Ulaj.

“Sipas hetimeve të SPAK, Belinda Balluku ka paracaktuar tenderin e Lotit të 7-të për t’ia dhënë Arbër Abazit. Ai u fut në garë i vetëm, nuk ka pasur konkurrent tjetër. Çfarë i duhet më shumë Ramës për ta lëshuar këtë Ballukun? Aty del Bashkim Ulaj i përfshirë në të gjithë tenderët e rëndësishëm, e Balluku thotë i kam dhënë tenderin e jetës. Janë të përfshirë njerëz të afërt të Ballukut, madje Arbër Abazaj, ky njeri, ka marrë mbesën e Belinda Ballukut. Mos t’i kthehemi rezymesë së tuneleve”, vijoi ai.

Duke komentuar edhe situatën politike në kuadër të aktualitetit penal, Toska tha se ka prova që edhe kryeministri është i implikuar, nga tenderët e rrugëve e tuneleve, deri te Porto Romano. Madje shtoi se “balluku po e mban peng Ramën” dhe se kryeministri “po rrezikon integrimin e vendit në BE”.

“Ka prova se Balluku është e përfshirë në këto afera bashkë me Ramën, sepse ajo thotë se ka shkuar në Turqi me urdhër të Ramës. Edhe te Porto Romano është e implikuar ajo, kryeministri Rama dhe vëllai i tij, Olsi Rama. Balluku po e mban peng Ramën dhe vendi rrezikon zgjedhje të parakohshme në vjeshtë. Nëse Rama nuk e lëshon Ballukun, vendi rrezikon integrimin në BE, do na bllokohet integrimi i Shqipërisë”, vijoi ai.

Sipas gazetarit, “së shpejti ndërkombëtarët do kërkojnë edhe kokën e Ramës”:

“Ndërkombëtarët do kërkojnë së shpejti edhe kokën e Ramës. Rama është në dëlir dhe në pozicion të vështirë politik. Kjo qeverisje po pengon të ardhmen e Shqipërisë, nuk duhet të jetë më në drejtim të vendit. Shqipëria ndodhet në pozita të vështira. Qeverisja është zhytur në korrupsion”.

Në fund, Toska kritikoi edhe dinamikën politike të opozitës dhe rizgjedhjen e mundshme të Sali Berishës në krye të PD-së.

Ai e cilësoi si “lajm të keq” që Berisha të vijonte të ishte kryetar i opozitës, pasi e penalizonte rotacionin dhe ndryshimin, duke kujtuar shprehjen e ish-ambasadores Yuri Kim, se “opozita do hajë bar”.

“Edhe zgjedhja e Sali Berishës në krye të PD-së është një lajm i keq për Shqipërinë. Dalim te shprehja që ka thënë Yuri Kim, ish-ambasadorja e SHBA, se sa të jetë Berisha, opozita do hajë bar. Duhet ndryshim edhe te opozita, hapje dhe riformatim i PD që nesër të jetë forcë kryesuese dhe qeverisëse, sepse për forcë numër dy për çfarë e duam”, përfundoi Toska.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu