Kreu Analizë Deklarata e Erdoğan dhe kufiri që politika nuk duhet të kalojë në...

Deklarata e Erdoğan dhe kufiri që politika nuk duhet të kalojë në emër të Zotit

0

Zoti nuk është armë lufte

Shkruan Matilda Kurti

Kur Zoti përdoret për të justifikuar luftën, ku viktimat e radhës, janë miljona e miljona jetë të pafajshme që bëhen kurban në këmbim të lakmisë, për zgjerim pushteti tokësor, duke përdorur emrin e atij që I krijoi këto viktima si jetë për të jetuar sipas vullnetit të tij, jo sipas babëzisë për autoritet, jo vetëm që nuk të japin mbështetje hyjnore, por përkundrazi. Ai të përgjigjet. Kush je ti që bën gjykim në emrin tim?
Deklarata e Recep Tayyip Erdoğan, ku në kulmin e një tensioni të fortë ndaj Izraeli ai shprehet “Ai, i Gjithëpushtetshmi, e shkatërroftë Izraelin”, është më shumë se një reagim politik. Është një shembull i rrezikshëm i kapërcimit të një vije që nuk duhet kaluar kurrë: përdorimi i emrit të Zotit për të legjitimuar konfliktin.
Autoriteti absolut i përket vetëm Zotit. Në çdo traditë të madhe fetare – qoftë në Islami apo në Krishterimi – gjykimi përfundimtar është hyjnor, jo politik. Asnjë lider, sado i fuqishëm apo i ndjekur, nuk ka të drejtë të shpallë gjykimin dhe fatin e një populli në emër të Tij.
Kur politika fillon të flasë si profeci, ajo nuk forcohet – ajo deformohet por jo vetëm, futet në kufij të cilët i perkasin vetëm të gjithëpushtetëshmit. Cilido qoftë ai lider tokësor, aq më tepër ndokush i përfshirë në konflikte ku armët vrasin njerëz përdor emrin e Zotit mos harrojë: ka prekur hapësirën që si takon.
Luftërat e sotme, përtej situatës së ndezur, kanë në thelb interesa të qarta: territor, ndikim, burime, pushtet. Janë produkte të ambicies njerëzore dhe shpesh të lakmisë. Dhe megjithatë, në vend që të pranohen si të tilla, ato maskohen me gjuhë fetare për t’u dhënë një legjitimitet moral që nuk e kanë.
Të thuash “Zoti e shkatërroftë…” në një kontekst lufte nuk është akt besimi. Është një akt politik që kërkon të shndërrojë konfliktin njerëzor në vendim hyjnor.
Por Zoti nuk është në shërbim të asnjë axhende. Ai nuk është mjet politik lakmie, për të fituar simpati, për të ndezur turmat apo për të justifikuar përplasjet. Përkundrazi, në tekstet e shenjta si Bibla, theksohet drejtësia, mëshira dhe përgjegjësia personale – jo mallkimi kolektiv i popujve.
Ironia tragjike është kjo: në emër të Zotit, njerëzit nxisin luftëra që shkatërrojnë pikërisht ato kombe që, sipas besimit, janë krijuar nga Ai vetë.
Kjo nuk është devocion. Është papërgjegjshmëri.
Sepse në momentin që emri i Zotit përdoret për të bekuar luftën apo për të mallkuar një popull, humbet jo vetëm kufiri mes fesë dhe politikës, por edhe vetë kuptimi i drejtësisë.
Dhe kur drejtësia zëvendësohet nga lakmia, humbja është gjithmonë njerëzore.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu