Shkruan Gjergj Jozef Kola
Eksperimenti i gjuhës shqipe.
Diktatura komuniste mori pemën e shëndoshë të gjuhës shqipe dhe e shkuli me gjithë rrânjë në vitin 1972 dhe i preu thuajse krejt rrânjët e gegnishtes e gjysmën e rrânjës së toskërishtes. E mbolli përsëri, por rrânja ishte e pafuqishme me ushqye degët e shëndosha të shtrime në kunorë.
Frutat që lindën në degën e gjuhës standarde ishin pa shije e pa lang, ndërsa frutat e gegnishtes qenë krejt të rralla nëpër degë. Degët e toskërishtes nuk dhanë ma asnji frut.
Gjuha shqipe – nji Kasandër e përvëlueme?
Si Kasandra e miteve të vjetra, gjuha shqipe duket sikur e ndien plagën e saj dhe e paralajmëron fatin e vet. Por fjala e saj shpesh mbetet e padëgjueme. Rrânjët e prera nuk shërohen lehtë; megjithatë, nën tokë ato vazhdojnë me marrë frymë dhe me pritë ditën kur pema do të rigjejë fuqinë me dhanë përsëri fruta të plota e me lang.








