Shkruan Gjovalin Progni
Po, z. KM, ju e shkruat historinë tuaj dhe të qeverisjes tuaj në krye të vendit, por fatkeqsisht shkruat atë pjesë të historisë e cila duhet harruar sa më parë.
Historia ka dy anë z.KM,
e ndritura dhe e errëta, fatkeqsisht ju shkruat këtë të dytën, një faqe ndër më të errëtat në historinë e këtij vendi halleshumë.
Ju e humbët mundësinë që ua dhanë, z. KM.
E humbët por fatkeqsisht me një kosto shumë të lartë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Modeli juaj, z. KM, duhet t’i përkasë asaj të shkuare që duhet dënuar për të mos mbetur peng i saj dhe duhet kujtuar për të mos u përsëritur më.
Prandaj, shqiptarët duhet ta prishin patjeter kontratën me ju, për qeverisjen e vendit.
Ky popull kërkon të QEVERISET si gjithë popujt e qytetëruar të Europës.
Ndaj, duhet të vazhdojm të protestojmë, të gjithë së bashku, të tregojmë se:
Meritojme PROSPERITETIN, jo SKLLAVËRINË,
Meritojmë DINJITETIN, jo NËPËRKËMBJEN.
Meritojmë LIRINË, jo DHUNIMIN.
Meritojmë të jetojmë në DHÉUN TONE që Zoti na e bekoi dhe që amanet e kemi prej t’parëve, jo në DHÉUN e HUAJ.
Meritojmë një vend të ZHVILLUAR, sipas parametrave Ligjorë e Kushtetues, jo të SHKATËRRUAR, të VJEDHUR e të SHITUR.
Meritojmë një Parlament në të cilin shqiptarët të përfaqësohen nga ELITA INTELEKTUALE e vendit, i cili të jetë me të vërtet TEMPULLI I DIJES, jo një Parlament, STREHË e të PADITURVE, e KRIMIT dhe e KORRUPSIONIT.
Koha është tani!
Edvin, largohu sa më parë!







