Kreu Hapësirë Komploti McGonigal

Komploti McGonigal

0
11

Nga përçarja politike te konkurrenca letrare: demokratët botojnë McGonigalin në dy versione
Charles McGonigal ka frymëzuar edhe letërsinë politike shqiptare. Ish-zyrtari i lartë i FBI-së është personazhi kryesor i dy librave, autorët e të cilëve vijnë nga dy anët e konfliktit brenda demokratëve.
Alfred Lela, këshilltari i Sali Berishës, promovoi këtë të mërkurë librin “McGonigal – Historia e agjentit të FBI-së në Tiranë”. Në promovim ishte parashikuar pjesëmarrja e vetë kryetarit të Partisë Demokratike. Madje, ftesa për promovimin e librit mbante edhe logon e PD-së.
Ndërkohë, gazetari Lavdrim Lita, i konsideruar i afërt me Lulzim Bashën, ka zgjedhur titullin “Komploti McGonigal”.
Dy autorë, dy libra dhe i njëjti personazh, për të cilin demokratët kanë pasur jo pak përplasje edhe mes tyre.
Pa i lexuar të dy librat, është e vështirë të thuhet se ku përputhen dhe ku ndahen versionet e autorëve. Por do të ishte interesante që Lela dhe Lita të organizonin një promovim të përbashkët, ku të ftuar të ishin edhe Sali Berisha e Lulzim Basha.
McGonigali, me sa duket, e ka pasur më të lehtë të lidhë Tiranën me Uashingtonin sesa të bashkojë demokratët e Tiranës.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu