Kreu Hapësirë Profesor. Milazim Krasniqi – “Sekretet që nuk i mori me vete Ibrahim...

Profesor. Milazim Krasniqi – “Sekretet që nuk i mori me vete Ibrahim Rugova” – Një portret më pranë realitetit njerëzor dhe politik të Presidentit Z. Ibrahim Rugova

0
9

Shkruan Av. Ilir Kuka

– Libri i Profesor. Milazim Krasniqit “Sekretet që nuk i mori me vete Ibrahim Rugova”, më tërhoqi vëmendjen për këndvështrimin e veçantë që sjell mbi jetën dhe veprimtarinë njerëzore e politike të Rugovës.
– Fakti se Profesor M. Krasniqi, ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova si dhe pjesëmarrës në zhvillimet politike e intelektuale të kohës, duke sjellë kujtime dhe dëshmi personale mbi Rugovën, krijimin e LDK-së dhe marrëdhëniet brenda saj përbën veçanërisht një nga vlerat e këtij libri.
– Rëndësia e këtij libri të Profesor M. Krasniqit qëndron pikërisht në përpjekjen për ta parë Ibrahim Rugovën përtej portretit të idealizuar, në kompleksitetin e vendimeve dhe të veprimtarisë së Tij politike. Këto vendime të vështira duhen vlerësuar jo vetëm përmes pasojave që patën, por edhe duke marrë parasysh rrethanat e jashtëzakonshme historike, kufizimet dhe alternativat që ekzistonin në kohën kur u morën.
– Patjetër të përpiqesh të kuptosh këto rrethana nuk do të thotë detyrimisht të justifikosh çdo vendim, ashtu siç edhe të vësh në dukje dhe të evidentosh gabimet nuk do të thotë të mohosh kontributin historik të Ibrahim Rugovës.
– Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për Profesor Milazim Krasniqin, i cili pati mirësinë të ma dërgojë personalisht këtë libër duke më dhënë mundësinë të njihem me dëshmitë dhe këndvështrimin e Tij mbi një periudhë dhe figurë të rëndësishme të historisë politike të Kosovës, Presidentin Z. Ibrahim Rugova.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu