Kreu Aktualitet “Shefja” zbarkon në Fier! Belinda Balluku, e akuzuar për grup kriminal nga...

“Shefja” zbarkon në Fier! Belinda Balluku, e akuzuar për grup kriminal nga SPAK-u bën paradë force në Ditën e Pavarësisë

0
10

Belinda Balluku është shfaqur në ceremoninë zyrtare të nderimeve me rastin e Ditës së Pavarësisë në Fier, duke tërhequr vëmendjen me pozicionin qendror që mbajti në aktivitet, mes deputetëve të zonës dhe autoriteteve publike.

Edhe pse aktualisht statusi i saj në Kuvend është ai i deputetes, ndërsa ndaj saj zhvillohet një proces gjyqësor lidhur me akuza për abuzime dhe korrupsion, Balluku u shfaq në ceremoni me flamurin kuqezi dhe në një rol që la në hije pjesën tjetër të përfaqësuesve vendorë.

Por ajo që ra në sy ishte mungesa e kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashi, në skenën e ceremonisë zyrtare. Një mungesë që vjen në një moment kur raportet mes tij dhe Ballukut janë komentuar gjerësisht në skenën politike lokale.

Ndërkohë, në krah të Ballukut qëndronin Erjo Mile dhe Ermion Kurti, dy emra që po përmenden në diskutimet për të ardhmen politike të drejtimit të Bashkisë Fier.

Prania e tyre pranë Ballukut ka nxitur edhe interpretime mbi një skenar të mundshëm për kandidaturën e ardhshme të Partisë Socialiste për kryetar bashkie në zgjedhjet e 9 majit. Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar se cili prej tyre mund të jetë kandidati.

Kështu, ceremonia e Pavarësisë në Fier, përtej protokollit dhe nderimeve zyrtare, u shoqërua edhe me pikëpyetje politike: kush do të jetë pasuesi i Subashit dhe cili do të jetë roli i Ballukut në përcaktimin e emrit të ardhshëm për Bashkinë Fier?

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu