Gazetari Basir Çollaku në një postim në llogarinë e tij në Facebook shkruan se Ardian Çapja është shprehur në gjyq se në përgjimet e dosjes, dosja e marrë nga avokati i vrarë Ravik Gurraj dilte një politikan i lartë Taulant.
Më tej gazetari shkruan se në atë periudhë Taulant Balla ka qenë numri 2 i Partisë Socialiste.
A është Taulanti i përgjimeve të dosjes, Taulanti numër 2 i Partisë Socialiste?! pyet gazetari në postimin e tij.
Statusi i plotë i Basir Çollakut
Ardian Çapja thotë në gjyq, se në përgjimet e dosjes, dosje e marrë me avokatin e vrarë Ravik Gurraj, dilte politikani i lartë Taulant..
A dinë gjë në Partinë Socialiste se kush është Taulanti politikani i lartë i tyre në Elbasan.
Në atë periudhë drejtuesi Taulant Balla ka qene numër 2 i Partisë Socialiste.
A është Taulanti i përgjimeve të dosjes, Taulanti numër 2 i Partisë Socialiste?
Madje Çapja pohon në dëshminë e tij, se Taulanti e kish telefonuar edhe atë për t’i ofruar ndihmë.
Emrat janë në dosje.
Prokurorë dhe gjyqtarë kane kryer veprime dhe mosveprime.
Vettingu ka shpërblyer, ndëshkuar, kursyer dhe bujaruar sipas porosisë së partisë.
Prokurorë, drejtues policie dhe Gjyqtarë të përfshirë në vendime asgjësimi duhet të hetohen! Nëse duart e tyre kanë fshehur dhe mbuluar.
Ka dhe një Taulant tjetër që i ngjan këtij të kallzuar nga Çapja në sallën e gjyqit sërish në përgjime
Emiljano Nuhu, oficeri infiltruar në disa operacione të Krimeve të Rënda denonconte një tjetër Taulant, politikan të lartë të PS.
Nuhu kallëzoi publikisht Taulant Ballën si i pranishëm në Fushe-Krujë kur i vunë Rrajat koburen në kokë në zyrën e tij.
Më pas ai ka deklaruar se njeriu Taulant, kishte telefonatë me persona të botës së paligjshmërisë.
Këto kanë qenë përgjime paraprake, ku një Taulant fliste me këto personazhe dhe i kërkohej të hiqte qafe policët e bezdisshëm të cilët nuk po linin bandën rehat.
Në të kundërt ata i thonin njeriut Taulant të kthente pas 3 milionë eurot e investuara për të fituar zgjedhjet.
Më pas njeriu i përgjimeve Taulant reagoi me veprime përmbushëse.
Natyrisht në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, dikush u kujdes për të rehatuat përgjimet e njeriut Taulant, me njerëzit rrugës.
Mbase në PS janë duke bërë apelin se cili Taulant paska qenë në Elbasan dërguar nga partia.
Se në 22 prill në zgjedhjet e 2022 dihet se Taulant Balla kryesonte ekipin e punës në Elbasan ku dhe ndodhi përplasja me armë me mbështetës të PD, me pasojë një humbje jete dhe plagosje.
Amerikanët e dinë se njerëzit Edvin, Damian, Arben, Taulant, Beqje, Agaçi, Veliaj, Subash, Sako, Dako, Tahir, Fatmir, janë njerëz politikë përgjimesh, për vepra të rënda penale.
Por, por, pak SPAK na mungon, për ti shkuar në fund ndonjë përgjimi…