Shansi i fundit. Në pragun e një beteje të ashpër politike
Zgjedhjet janë në prag. Megjithëse ende politika po përpëlitet mes deklaratave, diskutimeve, detyrimeve kushtetuese dhe politike, për përcaktimin e saktë të datës së zgjedhjeve, ato janë fare afër. Përcaktimi i piketave kryesore të përfaqësimit në zonat më të nxehta, dëshmojnë se klasa politike shqiptare e ndjen pragun e ditës së votimit si një prag që duhet mbërritur me të gjithë motorrët ndezur. Politika shqiptare është përfshirë tashmë kryesisht nga ethet e përcaktimit të kandidaturave. Ndërsa PS ka përcaktuar disa kritere të reja, PD është pothuajse në përfundim të mbulimit të të gjitha zonave zgjedhore më kandidatët për deputetë për parlamentin e ardhshëm. Nëse në PS duket se do të ketë shumë emra të rinj, PD nuk ka vendosur të devijojë dhe aq nga paneli tashmë i njohur i emrave që do të përfaqësojnë këtë parti në betejën e ardhsme zgjedhore, me disa përjashtime që janë dhe surpriza e kësaj përballje zgjedhore. E papritura e këtyre zgjedhjeve është se dy partitë pretendente për mazhorancën parlamentare do të hynë në këtë kacafytje zgjedhore me konsulencë të huaja. Partia Demokratike ka qënë e para që ka prezantuar një grup amerikan, deri tani i njohur për rezultate positive, ku ata kanë dhënë ndihmesën e tyre në zgjedhje. Menjëherë nga pas i vjen Partia Socialiste, e cila ka kërkuar një gjë të tillë partnerëve të tyre britanik, ndonëse ende pa një përgjigje konkrete. Veç kësaj edhe emra nga dy kampet përbëjnë një lloj të papriture. PD vjen me emra të themeluesve të saj. Po kështu edhe PS i është rikthyer diku diku emrave të vjetër, si p.sh. Rexhep Meidani, të cilit i është bërë një kërkesë e mundshme për të kandiduar në Berat me siglën e PS. Gjithsesi ajo që premton më shumë të papritura është PD, ajo dita-ditës po sjell gjithnjë e të tjera të papritura. Ajo e ditëve të fundit është tratativa e saj me Pollon për 8 zona të lira elektorale. Ora-orës partia e Berishës bjen të tjera elemente që duket se po e vënë gjithnjë e më në siklet kundërshtaren e saj të përbetuar, Partinë Socialiste. Kjo dëshmohet se deri më tash, gjithçka që ka ofruar PD në këtë prag fushatë, pak ditë më vonë kanë qënë synime edhe të PS. Në pamje të parë të duket si një lloj imitimi i taktikës politike për këto zgjedhje. Por thellë ajo mbetet një kundërpërgjigje që ajo i ben PD, si kundrapeshë, si mbulim i të gjithë sektorëve, si stimulim i çdo elementi të filozofisë, me të cilën PD vjen në këto përballje të vështirë elektorale. E përgjithshmja mbetet se këto zgjedhje do të jenë më shumë se një betejë elektorale, një luftë politike, përleshje taktikash dhe ideshë. Rezultati do të jetë i paparashikueshëm. Natyrisht të gjithë hynë në këtë betejë për të fituar.
A meritojmë më shumë Eshtë tepër e lehtë për të dalluar ndryshimin mes dy ngjyrave, asaj të bardhës dhe të zezës. Aspak më e vështirë nuk mbetet dallimi se a meritojmë një Shqipëri ndryshe, apo këtë që kemi. Këtë Shqipëri ku plaga sociale ka degraduar familjen shqiptare deri në buzë të një shpërbërje të plotë të saj, duke shkwrmoqur kwshtu mitin e familjes sw shenjtw, me tw cilewn me tw drejtw mburreshim. Këtë Shqiperi që papunësia po bëhet një tokë gjithnjë e më e dashur për kultivimin e kriminalitetit dhe gjithë nënprodukteve të tij. Këtë Shqipëri që përfaqësohet në botë me prostitucion, me trafikun e narkotikëve dhe tregëtinë e fateve njerëzore. Do të ishte fatale të mendohet se fatet e këtij vendi të vazhdojnë të jenë pazare politike, mundësi për monopole të tjera biznesi, një garanci për vendosjen e mafias në drejtimin e shtetit. Do të ishte e pafalshme që tek një votues i thjeshtë deri tek lideri i një partie politike të tolerohet vijimsia e kësaj katrahure. Lubia gllabëruese e ketyre përbindshave duhet ndalur me çdo çmim. Tashmë e keqja nuk do të kursejë si demokratin më të lëkundur, ashtu edhe socialistin më fanatik, si partizanin e radhëve të para, ashtu edhe indiferentin me skeptik. Një mosnevojë për ndryshime sot, do të jetë një domosdoshmeri për diçka më fatale nesër. Ne duhet të vendosim për ndryshim. Sot ka pak rëndësi se kush do të duhet të marrë frerët e këtij vendi, që çuditërisht ka shumë vitë që ecen vetë në rrugën pa krye ky është degdisur. Djalli vetë të vijë e ta marrë, le ta themi këtu troq. As ai vetë nuk do të mund të përdreqoste më keq këtë vend. Si, nuk jeni të bindur?! Natyrisht se mosbindja lind në radhët e fanatikëve dhe të trutharëve. Zoti mos ua bëftë hise atë të keqe që kalojnë mijëra e mijëra familje shqiptare. Fundja sejcili ka një votë dhe me votën e tij sejcili di vetë se çfarë bën. Së paku tani duket se diçka po merr për mirë. Presioni ndërkombëtar duket se i ka privuar PS idenë për të vazhduar ende me mekanizmta e zgjedhje-vjedhjeve të tjera. Tani ajo po punon dhe po mendon për strategji të reja. Kjo garanci vote ngroh në një farë mënyre masën e madhe të atyre që besojnë se vota është ajo që përcakton fatet tona për të ardhmen.
Berisha mes imazhit të ri dhe dëbimit nga humbja Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përbën tashmë një imazh krejt tjetër politik. Nuk është më ai Berisha i përfolur si tejet i konsumuar, si Berisha që përfaqëson kastën e vjetër të politikës dhe domosdo duhet të largohet se nuk ka se çfarë të ofrojë për vijimsinë politike të PD, nuk është më ai Berisha që flitej e përflitej ngado, mbarë e mbrapshtë nga populli ynë fjalëdashës. Berisha tashmë ka një imazh të ri. Ai ka mundur të bëjë shumë pak, nga ajo që duhet me pamëdyshje të realizojë deri në ndryshimin e madh për të cilin ka nevojë jo vetëm ky vend, por gjithçka që përcjell në vetvete realitetin shqiptar. Berisha me hapjen e PD, me mundësinë e rikthimit të themeluesve të PD në përfaqësimin politik të kësaj partie, me ofrimin e vizioneve dhe frymëmarrjeve të reja Brenda asaj të ashtuquajture parti hermetike, parti ku sundon autoritarizmi i NJE-shit. Berisha tashmë është temë e ditës, kjo edhe për faktin se ai ka demonstruar ndoshta për së pari herë nuhatjen e një politikani. Ka ditur se cfarë të bëjë, e padyshim ka gjetur dhe momentin e duhur për të prezantuar pjesë nga strategjia e tij politike për të rikthyer pushtetin opozitës. Nuk përjashtohet mundësia se ai ka ende mjete për të prezantuar si rrema që do t’I rrisin shpejtësinë varkës së PD për të mbërritur prej këtyre zgjedhjeve në një 22 mars të dytë. Ndërkohë që kundërshtari i tij historik, Fatos Nano po përpëlitet në një parti të dërmuar. Dhe jo vetëm kaq, Berisha nuk ka nguruar të deklarojë atë për të cilën ishte shprehur disa kohë më parë Fatos Nano. Eshtë fjala për një largim të mundshëm të kreut historik të PD, Berisha, në rast humbjeje në zgjedhje. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të japë dorëheqjen nëse partia që ai drejton do të humbasë në zgjedhjet parlamentare të 2005-s. Këtë e ka konfirmuar vetë lideri demokrat gjatë një interviste dhënë në “Top Channel”, ku deklaroi se do të pranojë çdo vendim që do të dalë nga vota e lire e zgjedhjeve. “Çdo shqiptar është i bindur se fitorja e Partisë Demokratike është e thellë dhe me i bindur se kushdo tjetër është Fatos Nano që ja mbathi nga Kalivaci. Ne menyre absolute, në një zgjedhje të lirë dhe të ndershme Sali Berisha do te pranoje me gjakftohtesi verdiktin e sovranit pa asnje medyshjeje. Ne perputhje me verdiktin, si të jetë vendimi i sovranit, do te jetë dhe vendimi im”, mësohet të jetë shprehur Berisha. Por pavaresisht kësaj, duket se kreu i selisë blu është i bindur për fitoren e partisë që drejton. Tashmë është bërë publike se me fitoren e Partisë Demokratike, kreu i saj, Sali Berisha, do te jete ne postin e kryeministrit te vendit.
Tjeter PD për këto zgjedhje Partia Demokratike në tubimin përmbyllës të “Ditët e Shresës” është prezantuar me një fytyrë tjetër. Shumëkush ka mbetur gojëhapur. Kishte dhe nga ata që shpërthyer në palemika dhe llomotitjeve i dhanë një dimension të ri. Por kishte edhe shumë të tjerë që pas kësaj paraqitje panë një tjëtër PD në skenën politike. Eshtë fjala për rikthimin në panelin e përfaqësueve të lartë të kësaj partie të themelueve të saj. Ndonëse më 20 mars, kur dhe Berisha mbylli në Tiranë “Ditët e Shpresës”, në podium u dukën vetëm Gramoz Pashko dhe Genc Ruli, të tjerë emra, si Arben Imami janë tashmë ato që kanë pranuar ftesën e PD duke ju bashkangjitur asaj në këtë betejë finale. Të tjerë ndjehen pjesë e kësaj partie. Të tjerë sedra politike po vazhdon t’I mbajë ende me ftesë në dorë, ende pa ndonjë përgjigje konkrete. Ata janë PD, brenda ose jashtë saj. Kjo ska dyshim. Ka dhe syresh, të cilët ndjehen jo fort të akomoduar, nëse pas PO-së së tyre, ata nuk do të jenë po kaq të rëndësishëm sa ata e ndjejnë veten, pasi PD i ka ftuar.
Rikthimi i themeluesve Pamja e re, ose imazhi me të cilin Partia Demokratike përgatitet të hyjë në këtë fazë të re politike është premtuese. Hapja e saj dëshmon se asaj nuk i kanë mbëtur të tjerë shanse për të gatitur një përbadhje sfiduese për zgjedhjet e ardhwshme parlamentare. Berisha hedh këtë hap duke treguar se di të korigjojë disa gjëra që duhet, dhe se nuk ka pse ta vuaj këtë, kur është fjala për një çmontim të pushtetit të Nanos, që kërkon të rimandatohet për të tretën herë në qeverisjen e vendit. Rikthimi i themeluesve të Partia Demokratike, pas një kohe relativisht të gjatë divorci, dhe një pelegrinazhi politik nëpër grupime të qëndrës apo të djathtës, është një plus dhe njw pusi politike qw I bwhet PS, e cila kwt element nuk ka nguruarb ta etiketojw dhe me tw tw gatisw shume servirje helmatiswse politike pwr opinionin. Ata nuk rikthehen për të bërë mrekulli. Ata nuk pretendojnë se me ardhjen e tyre Partia Demokratike do të shpëtojë. Në rastin më të mirë, PD do t’i ketë të garantuar zgjedhjet. Sikurse asnjëri prej tyre nuk mund të marrë përgjegjësitë e humbjes në një rast të mundshëm, as lavdinë në rast fitoreje. Ardhja e tyre më shumë se një kredo, në atmoferën e konsumimit politik për të cilën paragjykohet PD, është një rikthim i besimit të elektoratit të kësaj partie, tek ky formacion. Kur dihet tashmë se nuk është vetëm Partia Socialiste, ajo që i ka të tronditura themelet e bazamentin electoral. Shifrat, sipas vetë PD tregojnë se ajo ka rritje, por kjo jo e krahasuar me 22 marsin, moment kur pas kësaj partie shqiptarët panë dhe gjetën atë Shqipëri të ndaluar, atë vetëvete të arratisur, atë të ardhme që priste në portat e endrrave që po zgjoheshin. Me rikthimin e themeluesve në radhët e PD, shqiptarët, natyrisht pjesa që mendon se Partia Demokratike është ajo që do t’i ndryshojë të sotmen dhe do t’i japë rrugëtim të ardhmes, janë më të sigurt, mendojnë më lëhtë dhe vendosin më shpejt.
Rikthimi i besimit Të nesërmen e asaj dite kur Partia Demokratike tregoi se di të ndreq gabimet e saj, di të kërkojë falje, duke besuar se gabimet janë njërëzore, se di të ringihet mbi mendësitë dhe meskinitetet, shumë të zhgënjyer nga vargani i njëpasnjëshëm i humbjeve u ndjenë më të sigurt. Mosbesimi i tyre u hoq si me magji. Forca dhe energjia që ata fshehin, e drejta për të vendosur me votën e tyre do të jetë tashmë një sfidë që do të përcaktojë vijimsinë, pas atij imapsi politik. Jemi koshient se Partia Demokratike gjatë këtyre viteve, pas një swr humbjesh, nëse mund të quhen edhe marrja e pushtetit nëpërmjet makinacioneve të cenimit të vullnetit të sovranit, ka pësuar një lëkundje serioze. Goditjet e marra në zgjedhje. Lodhja që e karakterizoi atë gjatë një të qëni gjatë në opozitë, u karakterisua nga një ftohje që po e pushtonte atë të tëren. Mitingjet e shumta, fjalët në erë, mpinë në një farë mënyre elektoratin. Tashmë kur shumë gjëra kanë mbëtur prapa. Tani kur për shumë gabime të bëra që i kushtuan dorwzimin e pushtetit, Partia Demokratike dhe përsonalisht Berisha, ky i fundit ka ditur t’i pranojë dhe të kërkojë falje, shumëçka do të jetë ndryshe. Ndryshe fondamentalisht. Kjo edhe për faktin se gjithçka duhet ndryshojë në këtë vend. Tamam si në vitin 1992, kur Shqipëria erdhi në pushtet si një shans i shqiptarëve për rilindje.
Partia Demokratike tani Parti Demokratike Partia Demokratike po bëhet gati seriozisht për zgjedhjet e verës së këtij viti. Shumë faktorë i garantojnë asaj një mundësi për t’u rikthyer në pushtet. Lëvizjet politike, të porpozuara nga Berisha me krjimin e Komitetit të Orjentimit të Politikave, dhe tani hapjen e dyerve për të larguarit, tregon se Partia Demokratike tani është “de jure” dhe “de facto” Parti Demokratike. Demokracia dhe hapja që i ka dhënë kësaj partie lideri i saj Sali Berisha kanë shkriftuar këtë të ashtuquajtur bunker politik. Tashmë miti i NJE-shit mësohet të jetë një përmendore e thërmuar. Kjo dëshmon se askush nuk do të frigohet më, se kjo parti do të orjentohet nga mendësi autoritariste, ku një flet dhe të tjerët duhet të aporovjnë. Nuk do të ketë më një klimë të tillë brenda asaj partie, që pretendohej të jetë e të gjithëve dhe mund të jetë e tillë. Nga hapat e hedhura kohet e fundit, Partia Demokratike ka treguar se ajo ka forcë rigjenerimi brenda vetes. Veç kësaj ajo i ka hapur shteg mendimit politik dhe e ka vënë programin e saj për të ardhmen qeverisëse përballë disa domosdoshmërishë sociale, tw cilat janw pritur mjaft mirw si nga komuniteti I biznesit, ashtu dhe nga grupime qw merren me monitorimin e parametrave sociale nw vend. Ky është një tregues shumë pozitiv, në kushtet kur standartet ekonomike në vend sa vijnë dhe tejkalojnë çdo limit të lejuar nga organizmat ndërkombëtare.
Domosdoshmëria për ndryshime Klasa politike shqiptare e djathtë po bën përpjekjet e saja maksimale që të përfaqësohet në këto zgjedhje me një mundësi të pashmangshme për fitore. Kjo, pikë së pari, për faktin se riciklimi i PS në qeverisjen e vendit do të ishte një rrezik i madh që do të kanoste proceset e integrimit dhe zhvillimit. Nevoja për ndryshime nuk duhet dhe nuk mund të jetë kurrsesi një arsye thjeshtë politike, por një imperativ për këdo që i do të mirën këtij vend. Deri më tash, PS ka dëshmuar se vetëm qeverisje nuk di të bëjë. Sado që ajo ka mundur të mbahet në pushtet me pilulat anti-Berishë. Tashti nuk ka më efekt asnjë kundërshti ndaj Berishës apo opozitës, si paterica për të kaluar edhe këtë provë. Aq vite sa PS është në pushtet, dëshmoi se vetë faji i gjithçkaje për të cilën u akuzua pushteti i Berishës është vetë PS. Koha në pushtet ishte më se e mjaftueshme që akuzat elektorale t’i kthente në akuza konkrete dhe të mbushte burgjet me mëkatarët demokratë, që hapën depot, që vodhën paratë e firmave piramidale, që shkatërruan shtetin, e çmos tjetër. Tashmë çdo qytetar shqiptar ka mundur të marrë për sejcilin “mëkat” të pushtetit të Berishës, një përgjigje, që tek depot e armëve, tek firmat piramidale, e deri tek shkatërrimi i shtetit. Veç këtyre, si domosdoshmëri për ndryshime është edhe shmangia e montimit të pushtetit diktatorial postkomunist, tashmë më një fytyrë tjetër dhe me një filozofi ndryshe nga ajo që ati i tyre Enver Hoxha e la amanet.
Flet kreu I grupit konsultativ amerikan që do të drejtojë zgjedhjet e PD Kompania amerikane BG&R çoi drejt fitores, Gjukanoviçin, Trajkovskin, Tadiçin dhe Mesiçin Lanny Griffith: Shumica e shqiptarëve duan ndryshimin “Ka disa arsye për të besuar në fitoren e Partisë Demokratike. Në radhë të parë, pasi mendojmë se kemi udhëheqjen e duhur. Doktor Berisha është një udhëheqës i besueshëm, i cili ka qenë i suksesshëm vite më parë, një udhëheqës tek i cili kam besim. Së dyti, sepse shumica e shqiptarëve tashmë duan ndryshim” Drejtori Ekzekutiv i kompanisë amerikane që do të organizojë dhe drejtojë fushatën elektorale të Partisë Demokratike në Shqipëri, tregoi dje gjatë një interviste për TV “Klan” eksperiencën e kësaj kompanie në shtete të ndryshme të botës, si dhe mënyrën se si do të menaxhojë fushatën në vendin tonë. Lanny Griffith u shpreh për pjesëmarrjen e tij në fushatat elektorale të disa presidentëve fitues të vendeve të Ballkanit. “Në lidhje me fushatat që kemi organizuar në rajon e që kemi punuar, mund të përmendim fushatën e Gjukanoviçit në Malin e Zi, të Presidentit maqedonas Trajkovski në Maqedoni, të Presidentit Tadiç në Serbi dhe Presidentit Mesiç në Kroaci”, tha Lanny Griffith. Drejtori Ekzekutiv i Barbour, Griffith&Rogers LLC sjell gjithashtu përvojën e tij në disa fushata elektorale që ai ka organizuar dhe menaxhuar në SHBA. “Personalisht kam punuar në fushata prej fillimeve të viteve ’70. Kam ndihmuar partnerin tim aktual në biznes, zotin Barbour, në fillim për garën senatoriale kur u zgjodh senator dhe para dy vjetësh, në garën për guvernator të shtetit të Misisipit, që gjithashtu u kurorëzua me sukses”, tha Lanny Griffith. Ndërkohë, përsa u përket fushatave presidenciale, ai pohoi se ka punuar në disa të tilla, ku ka qenë drejtor strategjik i fushatës për shtetet jugore të SHBA në fushatën ’87-’88 të Presidentit Bush, si dhe ka patur disa detyra të ndryshme në fushatat 2000 dhe 2004 të Presidentit Xhorxh Ë. Bush. Lidhur me suksesin e padiskutueshëm në fushatën e ardhshme elektorale të PD-së, Lanny Grifith shprehet se ka disa arsye, ku ndër më kryesoret është lidershipi aktual. “Ka disa arsye për të besuar në fitoren e Partisë Demokratike. Në radhë të parë, pasi mendojmë se kemi udhëheqjen e duhur. Doktor Berisha është një udhëheqës i besueshëm, i cili ka qenë i suksesshëm vite më parë, një udhëheqës tek i cili kam besim. Së dyti, sepse shumica e shqiptarëve tashmë duan ndryshim”, u shpreh Drejtori Ekzekutiv i Barbour, Griffith&Rogers LLC. Më tej, në përgjigje të pyetjes për konceptimin e fushatës si një përballje mes dy më të mëdhenjve, kryeministrit aktual Fatos Nano dhe kryetarit të PD-së, Sali Berisha, Griffith tha se në një farë mase, çdo fushatë është e personalizuar, është një fushatë midis individëve. “Sigurisht që edhe këtu do të ketë një dimension të tillë. Kryesisht do të jetë një fushatë për çështje që kanë të bëjnë me natyrën e korruptuar të regjimit socialist të Fatos Nanos dhe do të ndihmojmë”, tha Drejtori Ekzekutiv i Barbour, Griffith&Rogers LLC. Ndërkohë, edhe pse termat e kontratës me PD-në janë konfidenciale, Griffith u shpreh se kjo fushatë është pjesërisht çështje biznesi. “Mund t’ju them se vitet e fundit unë jam marrë me Europën Lindore në sensin e biznesit. Por kjo ka të bëjë edhe pasionin tim për të ndihmuar demokracinë, ekonominë e tregut të lirë”, përfundon Drejtori Ekzekutiv i Barbour, Griffith&Rogers LLC intervistën e tij për TV “Klan”.
Berisha: Fitore për shqiptarët Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një intervistë televizive dhënë për ALSAT, ka sqaruar para dy ditësh se, i mbetet strikt filozofisë së ripërtëritjes së PD-së, përfshirë këtu grupin parlamentar të kësaj partie dhe pjesën e deputetëve që përbëjnë këtë trupë politike. Ai ka konfirmuar se, në zgjedhjet e ardhshme, disa prej deputetëve aktualë nuk do të kandidojnë dhe ata do të zëvendësohen me figurat e shoqërisë civile dhe anëtarët e rinj të KOP-it. Gjithsesi, Berisha dëshmoi në intervistën e tij se, Fatos Nano do të ketë përballë një kandidaturë të fortë nga ana e PD-së, e cila po përzgjedh një prej kandidaturave të ofruara që, sipas Berishës, janë të shumta, për të sfiduar kreun socialist në zonën elektorale, të vetmen në Shqipri me 25% më pak votues, sipas dëshirës së Nanos që, për të arritur këtë avantazh, ka bllokuar ndarjen e zonave për shumë javë. Megjithatë, sipas Berishës, detyra parësore është lufta ndaj korrupsionit dhe mbrojtja e xhepave të qytetarëve të varfër, në një përpjekje titanike për të rikthyer besimin dhe ëndrrën e vrarë të njerëzve për progres dhe mirëqenie. Përsa i përket përballjes në Tiranë, mes kandidaturave të PD-së e PS-së, karakteristike ishte dhënia e detajeve se si Harasani dërgon mesazhe tek Shaban Memia për ta marrë shtruar punën e kandidimit, ndërsa Anastas Angjeli i dërgon gazetarët Berishës, për ta pyetur se ku e ka gjetur një kandidaturë si Pango, në përballjen elektorale. Berisha u shpreh i sigurtë në fitore, ashtu siç edhe në të kundërt, në bazë të pranimit të standardeve për zgjedhjet dhe demokracinë pohoi se, nëse zgjedhjet do të jenë të lira e të ndershme, atëherë do të pranonte verdiktin e popullit. -Cilët do të jenë kualitetet e PD-së që do të kandidojnë? Do të kandidoj themeluesit e PD-së e anëtarët e KOP-it, do të përpiqem të bëj një koalicion sa më të plotë. Mendoj se do të jetë lista më e mirë që PD ka paraqitur ndonjëherë, që nga themelimi i saj. -Do ketë nga deputetët aktualë që nuk do të kandidojnë? Do ketë që nuk do të kandidojnë, ashtu siç do të ketë një pjesë të mirë të tyre, që do të kandidojnë. Kjo është normale. -A ka një analizë të grupit aktual parlamentar? E vërteta është se ky grup ka një kontribut të madh. Në fakt, në një takim që kam patur me disa nga opinionistët (pasi e vërteta është se i ndjek me vëmendje gazetarët që kanë një pikë të përbashkët me politikanët, ndjeshmërinë ndaj publikut, madje në disa raste, kjo ndjesi është me e madhe se sa e politikanëve) u shtrova pyetjen: pse ju gazetarët nuk keni vlerësuar komisionet hetimore parlamentare, duke u përpjekur të argumentoj se kanë qenë absolutisht jo të dështuara?! Ka qenë një përpjekje shumë e fuqishme për të denoncuar korrupsionin, mirëpo fatkeqësisht nuk është arritur t’u serviret me mënyrën e duhur mediave, që ato t’ia përcjellin publikut këto përpjekje. Gjithashtu, mund të marrim morinë e fundme të interpelancave dhe debateve, pavarësisht se më vjen keq që janë eklipsuar nga disa momente temperaturash të larta në Kuvend që, për hir të së vërtetës, është kthyer në qendër të debatit politik në vend, siç e tregon edhe një raport ndërkombëtar. Natyrisht që ripërtëritja është ligj i PD-së. -A do ta ndryshoni ju zonën tuaj të kandidimit, Kavajën? Jo, as e kam ndërruar dhe as do ta ndërroj. S’më ka shkuar kurrë në mendje ta ndërroj. Fakti që krytari i PS-së u largua me panik nga Tepelena, është një ogur, është një lajm i sigurtë i disfatës së tyre të plotë. Që të ikë kryetari i forcës kryesore qeveritare nga zgjedhësit e tij, do të thotë se ka bërë mëkate të mëdha, do të thotë se nuk e ndjen më veten kund, të sigurtë. Kjo është e paprecedent në historinë politike të partive të Europës. Nuk e lëshon kryetari pozicionin, sepse është si ajo poezia e Viktor Hygoit “nuk ndjej më, as komandë, as flamurtar”. Nuk ka dyshim se, ata janë në një rrokullisje. E njëjta gjë po ndodh me Gramoz Ruçin. E çoi në Tepelenë dhe ky bëri testin në Salari, ku i thanë se “më mirë të mos i ishim këta djem, se na i mashtrove e na i le rrugës”. Pra, këto zgjedhje do të kenë risi të mëdha. Kryetari do të pësojë fatin e Ramiz Alisë, i cili, në vitin ’91, iku nga Skrapari dhe erdhi në zonën e shokut Enver dhe votuesit ia hoqën mandatin dhe e nxorën në pension. Edhe Nano shkon tashmë në Sarandë dhe u thotë “Më shpëtoni!”. Eshtë i pashpresë. -Kandidimi i zotiti Nano në Sarandë, a e ka bërë PD-në të mendojë dhe të llogarisë se, cilin kandidat do i vërë përballë? A është menduar strategjia që do të sfidojë kreun e PS-së? Me shumë vëmendje po përcaktojmë strategjinë që do ndjekim në këtë rast. Ai ka fobi nga zgjedhësit. E vetmja zonë në Shqipëri është me 25% më pak zgjedhës, është zona e tij. Me shifra flasim për një zonë me 17 mijë zgjedhës, nga më shumë se 21 mijë që kanë të tjerat. Por unë, u thashë këshilltarëve të mi se, jo me 17, por edhe me 7 mijë ta ketë, ai do të humbasë, se është i pashpresë. -Kush është kandidati i PD-së përballë kryeministrit Nano? Janë disa, në fakt, por po studiohet kandidatura më e përshtatshme, pasi vullnet kanë shprehur shumë, nga të gjitha kampet, nga ai politik, jo politik, nga kampi lokal, qendror. Ka një dëshirë shumë të madhe dhe Nanos i ka hyrë lepuri në bark e të gjithë po i vërsulen. -Si i shikoni kandidaturat e Tiranës që ka PS? Ata janë të përgatitur të gjithë për në opozitë. Edhe parelinjtë, çdo ditë po marrin në telefon rivalët e tyre, që janë kandidatët e PD-së. Harasani është manjak, i dërgon Shaban Memisë, i cili do të marrë mandatin në atë zonë ku kandidon përballë atij, mesazhe të shumta. Kërkon të konvertojë paratë e vjedhura, në mandat politk. Ai lufton për para, ndërsa Shabani për politikë. Anastas Angjeli kap gazetarët dhe u thotë “i thoni Berishës, ku e gjeti këtë Pangon?! Por i thoni se nuk jam i trembur” dhe tani po përpiqet të blejë vendin në listë e i thotë Nanos, ta caktojë në një vend të sigurtë në listë, që të marrësh kaq. Edhe ne i monitorojmë ata. Realisht, kandidaturat e reja të Nanos janë kandidatura të disfatës, sepse Nano po kandidon korrupsionin. A e pa ndokush të marrë e të kandidojë pedagogët e universitetit? Kë gjeti pastaj, Igli Toskën! Gjeti këtë grup që janë bërë simbole të korrupsionit. Nuk them se nuk ka në kampin socialist, njerëz të pakorruptuar, por këta janë më afër meje, se kryetarit të PS-së. -Çfarë do i kërkonit Fatos Nanos? Të dalë në pension të parakohshëm. Mos të luajë në kazino me paratë e shqiptarëve! Mos të luajë bixhoz me paratë e shqiptarëve! Të pushojë me paratë e tij, por jo me ato të shqiptarëve, të taksapaguesve, pasi të gjithë e dimë se, të marrësh një kruazjerë, të shëtitesh nëpër det e të pushosh, minimalisht çmimi është 300 mijë dollarë. Këtë e marrin vetëm sheikët, por asnjë nga politikanët europianë. -Çdo të ndodhë me aleancat dhe aleatët, përveç shoqërisë civile dhe të tjerëve, që ju i keni përfshirë tashmë, në planet tuaja? Do të ketë negociata me ta. Ne jemi të hapur, por kërkojmë të mbizotërojë sensi i realizimit. Ne nuk kemi paragjykime për aleatët dhe aleancat, sigurisht, me një sens realizmi. -A është i sigurtë koalicioni me PR-në? Ky koalicion është i çmuar për PD-në. PR është një aleat i çmuar për ne dhe për kundërshtitë që kemi, kemi edhe mirëkuptim. -Do ta pranoni rezultatin, në rast humbjeje? Në rast se zgjedhjet do të jenë të lira e të ndershme, nga gjykatësit ndërkombëtarë, do e pranojmë rezultatin e tyre. -A i qëndroni deklaratës së disa javëve me parë se, në rast të ardhjes në pushtet, do të jeni kryeministër? Unë jam një ish-president dhe, për shumë arsye, jam presidenti i parë i zgjedhur me votën e lirë të shqiptarëve, që së bashku me një grup intelektualësh dhe studentësh, u angazhuam për të shembur një diktaturë. Kam patur një shans të procedoj me ekipin tim, me reformat më të thella që vendi ka njohur ndonjëherë. Nëse do të kisha punuar një ditë për historinë, duhet t’i kisha thënë “mirupafshim!” politikës, por unë jam një njeri që ka kaluar 24 vjet në shërbim të njeriut dhe do ta quaja një shërbim thelbësor, sepse vetë shëndetësia është e tillë. Një njeri që, edhe kur u angazhua në politikë, së bashku me të tjerët, e bëri për të qenë i lirë dhe së bashku me të tjerët për të dalë nga mbretëria e frikës, për të dalë në liri. Nje njeri që drejtoi vendin në kursin më të thellë të reformave, pa llogaritur koston e tij si politikan. Pra nuk është pushteti dhe s’mund të jetë ai pasioni im. Pasioni im i vërtetë është që unë të mund t’u shërbej qytetarëve të mi. Ne e kemi një armik dhe quhet varfëri. Kjo e ka një shkak dhe ky shkak është korrupsioni. Po të pyesësh nëse e kam ndjerë ndonjëherë veten më të fortë në ndonjë fushë se ajo në të cilën unë jam, atëherë unë do të them: absolutisht në asnjë! Kam qenë kardiolog i apasionuar, por ky profesion ka qenë shumë i vështirë dhe unë rrija me mëdyshjen, nëse bëja ndonja gabim që natyrisht kushtonte. Kam qenë një opozitar shumë i vendosur, por prapë se prapë, nuk mund të them se kisha sigurinë totale. Asgjë s’kam më të sigurtë në përpjekjen time se, sa përballjen me këtë kancer që po rrënon shqiptarët dhe shoqërinë tonë. Nuk ka dyshim se unë do të jem drejtues i qeverisë së ardhshme dhe do ta godas, do ta ndëshkoj korrupsionin, me forcën më të madhe të ligjit. Do të përpiqem të mbroj xhepat e qytetarëve të varfër.
Demokratët përzgjedhin pjesën më të madhe të emrave, ndër kandidaturat edhe biznesmenë Zgjedhjet, PD zgjedh 70 emrat e parë Kandidatët
Bamir Topi Tiranë Besnik Mustafaj Tiranë Majlinda Bregu Tiranë Edi Paloka Tiranë Ylli Pango Tiranë Elida Reçi Tirane Spartak Ngjela Tiranë Bujar Nishani Tiranë Lulzim Basha Tiranë Shaban Memia Tirane Genc Ruli Gjirokastër Bardhyl Londo Gjirokastër Besnik Aliaj Gjirokastër ose Lushnjë Arben Imami i papërcaktuar Gramoz Pashko Korçë Selami Xhepa Bulqizë Sali Shehu Dibër Ali Koçeku, ose Shemsi Prençi Dibër Gani Hoxha Mat Avni Shehu Mat Jozefina Topalli Shkodër Aldo Bumçi Shkodër Valentin Palaj Shkodër Pjetër Arbnori Shkodër Zef Gjoka Laç Preç Zogaj Lezhë Xhovalin Prenga Mirditë Pal Dajçi Mamurras Ilir Bano Lushnjë Marjeta Zaçe Lushnjë Fatos Harizaj Skrapar Hasan Halili Fier Fatmir Mediu Fier, aleat Gjergj Pentovini Korçë Ridvan Bode Korçë Edmond Spaho Korçë Fredi Olli Devoll Besnik Jaçelli Mokër-Buçim Uran Butka Korçë Genc Juka Durrës Esat Teliti Durrës Sami Gjergji Durrës Ilir Rusmajli Vorë Liri Dibra Durrës Besnik Aliaj Gjirokastër ose Lushnjë Sali Berisha Kavajë Jemin Gjana Kamëz Kujtim Hashorva i papërcaktuar Armando Bora Vlorë Fatos Beja Vlorë Bujar Leskaj Vlorë Flamur Shehu Përrenjas ose Tiranë Aurel Bylykbashi Elbasan Omer Stringa Elbasan Aleksandër Sallabanda Berat Maksim Çikuli Berat Mitro Çela Përmet Blerim Çela Gramsh Muhamet Ukperaj Has Hyqmet Salja ose Skënder Çota Librazhd Dhimitraq Lapa Himarë Nestor Tereska Berat Njazi Kosovrasti Krujë Bahri Shehu Ndroq Leonard Demi Paskuqan Zone e lirë për PDR Dajt Luan Malltezi Peqin Ibrahim Bruka Kukës Edmond Leka i papërcaktuar Teuta Baleta i papërcaktuar Florian Mima i papërcaktuar Albert Vataj, Sokol Pepushaj
Vizioni i ekonomistit Paulin Radovani në Shkodër Po të analizohen rrethanat në të cilat ka lindur e është rritur pak biznesi në Shkodër, do shohim komplementaritet që ekziston mes dy qëllimeve, spekullimit dhe anës së mirë. Ne kësaj here do qëndrojmë tek shembulli i mirë. Mekanizmi i rritjes së efekteve ekonomike, duke zbutur shumë gjendjen e vështirë që po kalon kryeqendra e veriut shqiptar, Shkodra, ka kaluar përmes një hartimi dhe zbatimi rigoroz, të përshëndetshëm, të një biznesi të pastër nga firma italo-shqiptare “Bertoni”, me bashkëpronar ekonomistin e njohur e të respektuar shqiptar Paulin Radovani. Ekonomisti Radovani ka dhënë një kontribut të madh duke menduar e punuar në vazhdimësi për rritjen e ekonomisë. E rëndësishme, madje primare ka qenë edhe është funksionimi për biznesmenin Radovani, se sa të kënaqur janë punëtorët. Ai, ndryshe nga bizneset e tjera nuk ka diferencuar punësimin e të djathtëve apo të majtëve, nuk ka shikuar besimin, nuk ka shfrytëzuar situatat që ka kaluar shoqëria shqiptare, por ka zbatuar rregullat e një tregtie të bashkëpunimit institucional në shërbim të interesave të tërë komunitetit të Shkodrës dhe të shlyerjes së detyrimeve si një taksapagues i rregullt, sipas ligjeve, duke merituar fjalët më të mira. Ne ishim në drejtorinë e KESH-it dhe vërtet të duket e pazakontë që një biznes në Shkodër paguan aq shumë para, deri në 15 milion lekë të vjetra në muaj për konsum të energjisë elektrike. Edhe ai pra, ka mundësi spekullimi, por jo. Paratë i merr ndërmarrja elektrike dhe për drejtorin Nikë Ndoci do ishte fat i madh nëse tërë bizneset ngrihen në nivelin e ndërgjegjes dhe korrektesës së firmës “Bertoni”. Por këtu del një pyetje: Po ky KESH, a ka detyrime ndaj kësaj firme që paratë i merr deri në qindarka? Normalisht që po, pasi prodhimi dëmtohet nëse mungon energjia, pasi edhe punëtorët pastaj do të ndjejnë pasojat. Dhe drejtori i KESH-it për Shkodrën në të vërtetë ka punuar me përkushtim brenda mundësive. Por shembulli i ekonomistit Radovani është vërtet për fjalë të mira në këtë kohë vërtet të keqe. Ai u është përgjigjur të gjitha kushteve doganore, ka përballuar edhe vështirësitë e tregut, por edhe ka arritur që punëtorët t’i paguajë mesatarisht sa dy rroga mësuesish. Dhe të mos harrojmë, mësuesit kanë përfunduar universitet. Ky sukses i Radovanit, normalisht ka zbutur edhe problemet sociale që po kalon Shkodra, si ngatërresat, ndarjet e çifteve, madje ka ndikuar shumë edhe në mundësimin e rritjes dhe edukimit të fëmijëve, pasi çdo gjë është e lidhur pazgjidhshmërisht me ekonominë. Pra ai ka zgjidhur hallet e të tjerëve, pavarësisht ngarkesave të veta. Vëmendje meriton edhe një aspekt tjetër, në pamje të jashtme i padukshëm. Pavarësisht çrregullimit të tregut të këpucëve, pra rritjes së kostos së punës, çka do të thotë rritje e kostos së prodhimit, Radovani ka arritur të ndikojë edhe tek bashkëpronarët për të mos ulur pagat e bashkëqytetarëve të tijj. Do dëshironte e meritonte Shkodra edhe biznese të tjera të tilla. Sokol Pepushaj
Skandal i policisë shqiptare në Rinas: Arrestohet një amerikan i pafajshëm Në kohën e mbretërisë shqiptare, ndërsa Shqipëria kalonte një krizë të thellë, deri edhe në mungesë të ushqimit kryesor, bukës, në Parlamentin e asaj kohe u propozua një zgjidhje mjaft interesante. Një deputet verior (më duket mirditor) dha propozimin e tij, madje me një logjikë shumë të ftohtë: Propozoj t’i shpallim luftë Amerikës. Ajo është një superfuqi botërore. Do ta fitojë luftën me ne, do të na pushtojë. Për një komb me rreth 200 milion banorë (në atë kohë) nuk do të jetë shumë problem të mbajë me bukë edhe rreth 800 mijë të tjerë, – tha deputeti mirditor. Në këtë moment e gjithë salla e Parlamentit shqiptar ushtoi nga duartrokitjet dhe propozimi i “zgjuar” dhe që zgjidhte situatën e asaj kohe do të kalohej në votim. Në këtë kohë, një deputet tjetër nga jugu (më duket se ishte nga Gjirokastra) ngriti një dyshim, i çuditshëm, por matematikisht i mundur: Jam dakord t’i shpallim luftë Amerikës, siç thotë kolegu. Por në luftë nuk ekziston vetëm humbja. Nëse e fitojmë luftën ne dhe e pushtojmë Amerikën, me se do t’i mbajmë edhe 200 milion amerikanë, ndërsa nuk mund të mbajmë 800 mijë shqiptarë, – tha deputeti gjirokastrit. Është ndoshta e vërtetë, ndoshta e sajuar, por morali i saj është i qartë: Kemi qenë, jemi dhe do të jemi vendi i paradokseve. Historia që do t’ju rrëfejmë më poshtë ka lidhje sigurisht me Amerikën (SHBA), me Shqipërinë, por në qendër është një amerikano-shqiptar (më shumë amerikan dhe aspak shqiptar, pasi ka vetëm pasaportë amerikane që nga viti 1996). Quhet Sokol Nikoll Nikaj. Ka lindur më 5 korrik 1970. Është pinjoll i një familjeje të persekutuar, me të afërm të pushkatuar dhe të dënuar politik gjatë viteve të diktaturës. Si shumë të tjerë, në gushtin e vitit 1990, ndërsa në Shqipëri ishte në “lulëzim” diktatura komuniste, Sokoli arratiset duke kaluar në kufirin e vendit tonë me Jugosllavinë. Vendi i tij i ëndrrave, si edhe i shumë shqiptarëve të tjerë sot e kësaj dite, ishte Amerika, bastioni universal i lirive dhe i të drejtave të njeriut. Pas përpjekjeve dhe kërkesave i aprovohet azili politik nga shteti amerikan. Udhëton për atje dhe që në vitin 1991, pajiset me leje-qëndrimi të përhershme, ose Green Card amerikan. Më 1996, Sokoli merr edhe nënshtetësinë amerikane, duke u pajisur si çdo qytetar tjetër i këtij vendi edhe me pasaportën e SHBA-së. Që nga ajo kohë, i djegur nga malli për të afërmit dhe vendin e tij, ai ka vizituar 5 herë Shqipërinë si qytetar amerikan. Asnjëherë gjatë ekzistencës së tij ai nuk është pajisur me një pasaportë shqiptare, për vetë rrethanat e jetës së tij. Aventura e pakëndëshme dhe e çuditshme e Sokol Nilaj fillon më 4 mars 2005. Edhe këtë herë nga Amerika ai është nisur drejt vendlindjes, si qytetar amerikan, për të shuar mallin e takuar të afërmit. Avioni ulet në Rinas, në aeroportin me emrin më të bukur në botë, atë të Nënë Terezës, Shenjtores shqiptare. Pa i dhënë asnjë shpjegim, Sokolin e ndalojnë shërbimet e policisë së rendit në këtë aeroport. Për tre orë rresht mbahet në dhomat e izolimit të Komisariatit të Policisë së Rinasit. Ndërkohë, pritet të vijnë nga Malësia e Madhe, mikrobuzet e policisë së atjeshme. Uniformat blu të Malësisë arrijnë, e prangosin dhe e dërgojnë në qelitë e paraburgimit të Komisariatit të Koplikut. Më në fund i tregojnë se për çfarë është ndaluar. Arsyeja është e thjeshtë, e shkurtër, e çuditshme dhe aspak logjike: Sokol, nuk ke kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Me pasaportë amerikane prej rreth 9 vitesh dhe pa marrë asnjëherë një pasaportë shqiptare në zotëri, Sokoli u thotë se është nënshtetas i SHBA-së. Gjithsesi deri më 11 mars 2005, nënshtetasi amerikan Sokol Nilaj, shijon kushtet “komode” të paraburgimit shqiptar. Më shumë për të mos hapur probleme me shtetin amerikan, me vendimin 19 të Gjykatës së Shkodrës, lirohet për plotësim afati dhe dy muaj burg, të cilat i thuhet se do t’i konvertojë në gjobë financiare “për mosparaqitje pranë Degës Ushtarake në Malësi të Madhe”. Fillimisht duhet të pohojmë se në Shqipëri, mosha maksimale për t’u thirrur rekrut me detyrim në ushtri është 27 vjeç. Në rastin kur ka shmangie nga ky detyrim, në lojë duhet të hyjë Gjykata Ushtarake, pas denoncimit që Dega e Mobilizimit duhet të bëjë pranë Prokurorisë Ushtarake. Në rastin e parë amerikano-shqiptari Sokol Nilaj, i datëlindjes 5 korrik 1970 është sot afro 35 vjeç. Në rastin e dytë, atij duhej t’i paraqitej një urdhër prokurorie për ndalimin e tij, ose një vendim gjykate për dënim në mungesë. Asnjëherë atij nuk iu paraqit një dokument i tillë. Gabimi flagrant i policisë apo edhe i drejtësisë shqiptare është ndalimi i një shtetasi amerikan, qoftë edhe me kombësi shqiptare, por që është qytetar me të gjitha të drejtat, i pajisur me pasaportë të SHBA-së. Sipas procedurave dhe konventave ndërkombëtare, në momentin e ndalimit, autoritetet shqiptare duhe të njoftonin Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, ose Sokol Nilajt t’i krijonin mundësinë e komunikimit me këtë institucion. Kjo është një e drejtë ndërkombëtare e njohur. Jemi të bindur se ndalimi i Nilajt ka patur tjetër synim. Atë e kanë njohur mirë se ka jetuar 15 vite në SHBA, është i pajisur me pasaportë amerikane. Më shkurt, e kanë ditur se mund t’i zhvasin, siç edhe i kanë zhvatur, mjaft para. Në një vend si Shqipëria, i cili mund të thuhet se është “han pa porta”, ku kanë hyrë, hyjnë e do të hyjnë edhe terroristë të kërkuar nga e gjithë bota, ndalohet pikërisht një amerikan, pjestar i një kombi që çdo ditë po derdh gjak për mbrojtjen e vlerave më të mira të demokracisë dhe lirisë në botë. Deri më sot, asnjë strukturë e shtetit shqiptar nuk është kujtuar të paktën sa për sy e faqe, t’i kërkojë ndjesë Sokol Nilajt. Ky i fundit, nënshtetas amerikan me banim në Florida, është i vendosur të vërë në vend drejtësinë dhe dinjitetin e tij. Sapo të kthehet në Amerikë, ai do të hedhë në gjyq shtetin shqiptar që e terrorizoi padrejtësisht, duke e trajtuar njësoj si një terrorist i Al-Kaedas, të cilët këto kohë në Shqipëri hyjnë pa doganë fare. Ai nuk ka zotëruar asnjëherë pasaportë shqiptare, edhe pse me të Ministria e Mbrojtjes ka dashur të plotësojë planin e rekrutëve, ndërsa Ministria e Rendit apo edhe policë të thjeshtë, kanë dashur të plotësojnë planin e të ardhurave të jashtëligjshme. Për fat të keq të tilla raste ka shumë, por Sokol Nilaj është i vendosur t’i shkojë deri në fund gjetjes të së drejtës, vendosjes në vend të dinjitetit, aq më shumë se atij i kanë marrë shumë para me procedurat për të rifituar lirinë. Me të tillë ministra, komisarë apo edhe policë të thjeshtë, shumë mirë Shqipëria mund t’i hapë luftë edhe SHBA-së. Këtë herë lufta do të jetë për ta pushtuar Amerikën me të vërtetë. Vetëm kështu amerikanët do të shpëtojnë nga “rënia e dollarit”, duke u bashkuar nën mbretërinë e “lekut shqiptar” të pamposhtur. Blerti Delija
Jak Gjergji në shënjestër të terrorizmit Një trishtim tepër të madh ka provuar Jak Gjergji dhe familja e tij në fshatin Beltojë të Shkodrës. Sipas Partisë Demokratike, Jak Gjergji ka investuar shumë në instalimin e demokracisë shqiptare, ku që nga krijimi i kësaj partie, në fillim të viteve 1990, ka qenë kryetar i Partisë Demokratike të seksionit Beltojë, fshat ky rreth pesë kilometër larg qytetit verior të Shkodrës. Gjithashtu, Jak Gjergji është zgjedhur me votën e popullit këshilltar i Komunës Beltojë dhe ka punuar me përkushtim e ndershmëri, saqë është respektuar nga banorët. Por grupet terroriste e kanë vënë në shënjestër për ta eliminuar fizikisht. Më 27.06.2001, tre ditë pas zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, të 24 qershorit 2001, i kanë gjuajtur me armë zjarri shtëpinë. Jak Gjergji, ish vënë në shënjestër të terrorizmit, pasi si komisioner i PD-së nuk kish pranuar të manipulohej vota e popullit. Por edhe ditët e fundit, pikërisht më 15.03.2005 shtëpia e tij është bërë objekt i plumbave, por Jak Gjergji tashmë është i larguar nga Shqipëria, ndoshta për të mos u rikthyer kurrë më. Kështu pra, liria është e vrarë, njerëzit dhe jeta e tyre në mëshirë të terrorizmit, të vdekjes. Albert Vataj
Shteti i krimit Na ndajnë veç rreth tre muaj nga dita që shqiptarët do u drejtohen kutive të votimit. Situata politike është tejet e nxehtë. Baronët e krimit, siç i ka quajtur kohët e fundit Ambasada Amerikane ata që sollën një situatë të tillë, po bëjnë gjithë përpjekjet për të krijuar një klimë ku vota e popullit të vidhet, sikundër tash tetë vjet radhazi. Demokratët ndihen të kërcënuar edhe fizikisht. Ja, ky djalosh që shihni në fotografi, quhet Albert Balto Simoni, lindur më 02.11.1985. Duke qenë se rrjedh nga një familje e persekutuar nga regjimi diktatorial komunist, nga një familje që është përfshirë që në fillim të proceseve demokratike në Shqipëri në angazhimet për një Shqipëri të lirë, pa dhunë, pa korrupsion e padrejtësi, duke u aktivizuar edhe vetë si veprimtar në demonstratat në Shkodër kundër errësirës, papunësisë, korrupsionit, më datën 17 shkurt 2004 keqtrajtohet egërsisht nga policia për pjesëmarrje në këto demonstrata. Sipas burimeve nga selia e PD-së, edhe djali tjetër i Balto Simonit, Altin Simoni, është përndjekur e dhunuar disa herë. Berdica e Madhe e Shkodrës njihet si vendi më antikomunist, por edhe që është viktimizuar çnjerëzisht. Kështu, viktimë e një dhune të tillë, ku jeta i është rrezikuar shumë herë është edhe Albert Simoni dhe familja e tij. Është ky produkti i këtij shteti kriminal që po përpiqet me çdo çmim, edhe duke vrarë njerëz, kundërshtarë politik, të mbajë karriget e pushtetit. Vasel Gilaj
Deputetë, gëzuar festën tuaj, 1 Prillin Kombi shqiptar fatkeqësisht as edhe njëherë përgjatë tërë historisë së vet nuk qe në gjendje të ndryshojë parimet. Gjithherë iu përshtat drejtimit të bajraktarizmit. Gjithherë u gënjye, gjithherë anormalen e pranoi si natyrshmëri. E, meqenëse edhe përgjatë këtyre 15 viteve të të ashtuquajturës demokraci u zhgënjye, të paktën të urojë deputetët: Gëzuar 1 Prillin. Më thoni të paktën në veriun e Shqipërisë a ka një deputet të besueshëm, përjashto Nikollë Lesin, Pjetër Arbnorin e ndonjë tjetër?! Në të vërtetë, si populli, si indiferenti ndaj votës, si militanti i kangjellave e dinë që është koha të mos u jepet kurrë më vota hajdutëve, mashtruesve, përfituesve të tenderave, atyre që kanë ngritur biznese, vila, atyre që premtojnë thasë me para për fushatën kur dihet që vetëm me postera harxhojnë më shumë se rroga e katër viteve në parlament. Në veriun e Shqipërisë, që tashti kanë nisur luftërat e prapaskenat. Dinastitë bëjnë lista edhe me nga 30 kandidatë për zonë. Deputetët aktual janë pakëz më të fortë. Nëse nuk më kandidon subjekti, hidhem i pavarur, bërtet secili që ndjen erë spostimi. Ja, ky është parimi i tyre, prandaj ti votues nuk duhet t’i besosh më. Duke qenë të bindur se votuesit do i dëgjojnë edhe kësaj here si fëmijët, kur t’u thonë: “Dyqani ishte mbyllur, kësaj here do të blej karamele”, ata, pra kandidatët për deputetë, kanë nisur të përzgjedhin edhe zonat elektorale, ku shumica do ndërrohen, duke i thënë njëri-tjetrit: ti hajde tek unë, e unë po vij tek ti, çka don të thotë : ty s’të besojnë të tutë e mua s’më besojnë të mitë. Pra, po bëhen gjithnjë përpjekjet për të mashtruar edhe njëherë, duke penguar një kohë të mundshme për një pamje tjetër të së ardhmes. Ne kësaj here s’po zgjatemi më shumë, por po u urojmë sinqerisht deputetëve aktualë, gëzuar festën e tyre, 1 Prillin! Sokol Pepushaj
Shamata për emrat, lufta e askush dikushit për t’u bërë gjithkushi Mbasi po kalojmë një moment jo të këndshëm edhe kur ta thotë dikush një fjalë të mirë matesh e mendohesh. Ku don me dalë ky që po më lavdëron? Apo si i themi ne nga Shkodra, s’ka turp ma të madh se kur legenat arrijnë të fusin në film. Por sinqerisht kam arritur në gjykimin tim t’ju jap një përshëndetje ju si gazetë që i keni hapur faqet për një qëllim fisnik: mendimit perëndimor shqiptar në luftë me të keqen. Prandaj me plot gojën e them se po vazhduat kështu, shumë shpejt do shpërbleheni me një pasuri që të gjithë kanë nevojë për të, si të pasur e të varfër. E kjo është komplimenti, prandaj ju e ajo pjesë e medias që është rreshtuar kundër banditizmit, pa frikë meritoni të quheni kalorësi i mendimit të lirë, meritoni komplimente. Bravo. Atëherë i lëmë komplimentet e merituara plotësisht dhe hyjmë direkt në temë. Flasim për lëvizjet e fundit të qeveritarëve, ku më në fund janë bindur se çka do të thotë vota. Deri tani të shkretët kishin harruar që janë askushi në këtë botë po të mos emërohen apo votohen. Ua kishim kujtuar por nuk merrnin vesh. E çka kishin harruar?! Kishin harruar atë që shqiptarët apo një pjesë e mirë e tyre kanë arritur në përfundimin ekzak se pikërisht ata që ishin askushi nga të gjitha pikëpamjet, janë sot fatkeqësisht dikushi por jo gjithkushi si i rren mendja. Atëherë del ekzaktësisht ajo që thashë më lart, askush dikushi kërkon të bëhet me zor gjithkushi. E pse ndodh kjo gjamë? Kjo ndodh sepse shqiptarët nuk e dinë sa të rëndësishëm janë, e po ta dinin do shihnin e përjetonin atë çka meritojnë, pra përbuzjen ndaj fëlliqësirave e respekt për atë që e meriton. Shqiptari është rraskapitur aq shumë nga fallxhorët, fuksat, kodoshët, piskavicat, thepet, ngatërrestarët, burracakët, grindavecët, kulimat etj., etj., e për çështje etike s’po vazhdojmë. Më erdhi të shkruaj nga ajo ç’po shoh e po dëgjoj nga ato tipa që s’ia kanë idenë ç’do të thotë njerzillëk apo moral. Pikërisht këta tipa e përdorin fjalën moral si pa asgjë të keqe, e u duket si çamçakiq 5-lekësh, që përdoret për të pastruar dhëmbët, për të qetësuar nervat ose kur je duke lënë duhanin. Për çka thashë më lart e kam fjalën për qeveritarët, pra nga askushi u bënë dikushi, vetëm për faktin e fatin tonë të keq, se votohen nga një pjesë e shqiptarëve që udhëhiqen nga shpirti marksist, që për to është e domosdoshme të jenë ushtar e shërbëtor i kujtdo kjoftë, apo zhumile qeveri. Ah, për pak harrova, për këto zgjedhje duken më cilësore se na zhumile mazhorancë, premtojnë ta kthejnë, rolet në parlament. Shqip, parlament e qeveri bixhozi, e po ndodhi ajo që s’duhet të ndodhë, pra të jenë përsëri fitues edhe këtë radhë, me plot gojën e them, për hajër na kjoftë, mirupafshim pra e bingo horllëk, e lum kush të ja rrojë qeveritarëve. Ciao, e hangshi krenat tuaj, pa të keqen tonë. Leonardo Shkodra
Shqipëria drejt Europës me… sulltan! Pak muaj përpara ditës së bardhë e të “lumnueshme” të zgjedhjeve parlamentare, njëri nga dy udhëheqësit tanë shpirtëror, njëri nga “monarkët” e dy partive që pjellin e ushqejnë pushtetin, njëri prej tyre do të jetë “veziri” i ardhshëm i Shqipërisë. Në qoftë se Nano kalëron më i pangopur se kurrë, ai të paktën është treguar vërtet i sinqertë, pasi asnjëherë nuk ka deklaruar se do t’i lëshojë apo do t’ia dhurojë ndokujt tjetër frerët e pushtetit, por përkundrazi plot guxim e trimëri ka rrahur e vazhdon të rrahë gjoksin. Unë deri sa të jem njeriu më i votuar do të mbretëroj me pallë. Edhe sfidanti i tij, Berisha, pas shumë vitesh fshehjeje e maskimi pas frazash demagogjike, në fund u rrëfye sinqerisht, se në rast se fiton zgjedhjet do të mbajë përpara shqiptarëve përgjegjësitë e premtimeve elektorale. Shkurt llafi, ai dhe vetëm ai do të jetë në krye të ekzekutivit shqiptar në rast fitoreje të zgjedhjeve nga e djathta në maratonën e ardhshme elektorale. Për të artikuluar këtë fjali, zotit Berisha iu deshën plot 8 vjet të mbushura me tensione, probleme, konflikte, rrëmujë, dështime dhe ringjallje shpresash për ringritje triumfuese. Në një shoqëri me hapësirë demokratike konkuruese, parimi është ky: Personi me mbështetje politike më të madhe në krye të partisë që fiton zgjedhjet është personi që ka enkas postin më të rëndësishëm ekzekutiv. Logjika është shumë e thjeshtë, ai që ka udhëhequr drejt fitores është njeriu që ka meritën më të madhe dhe për pasojë ka përgjegjësinë më të madhe nga gjithë ekipi tjetër i lidershipit për të mbajtur premtimet përpara elektoratit në qeverisjen e nesërme. E njëjta logjikë duhet të aplikohet në rast humbjeje, shefi i partisë më së pari ka përgjegjësinë më të madhe të humbjes dhe në këtë mënyrë ai është i detyruar të japë dorëheqjen ose t’i nënshtrohet votëbesimit të partisë së tij për të vazhduar më tej. Të gjitha format e tjera janë mashtrim i elektoratit nga pikëpamja e legjitimitetit, “tjetërsim i vullnetit të elektoratit”. Jashtë orbitës së kësaj skeme legjitime demokratike kanë devijuar të dy liderët historikë të partive tona primare. Pas 14 shtatorit 1998 u pa e qartë, Nano nuk mund ta mbante dot pushtetin, prandaj në krye të qeverisë erdhi “shpëtimtari” Majko; e njëjta gjë vazhdoi edhe me të fortin Meta edhe në 2001 në vazhdën e kësaj linje PS vazhdoi fushatën me kapiten ekipi Nanon dhe kryeministrin e quajtur më të suksesshëm socialist, Meta. Anomalia në gjirin e kampit “monolit” socialist u zgjodh me përfundimin e fushatës triumfatore për Katharsis të ndërmarrë nga Nano kundër rivalit në potencial Meta. Akti i rikthimit të Nanos kryeministër ka qenë në të njëjtën kohë një korigjim i vonuar i një anomalie të zgjatur në sistemin tonë politik të drejtimit. Gjatë luftës së “çuditshme” Nano-Meta u pa qartë se komuniteti ndërkombëtar mbështeti të riun Meta, duke iu kundërvënë katharsisit dhelpërak të veteranit të zgjuar Nano. Por ligjet e politikës fituan mbi modifikimet dashamirëse të ndërkombëtarëve që deshën t’i bënin mekanizmit demokratik dhe ligjit të tij të hekurt. Në demokraci hierarkia politike përcaktohet përmes votës dhe anasjelltas kush nuk votohet nuk mund të mbahet me zor në pushtet. Kapsllëku në të majtën socialiste u zgjodh kurse vetë zoti Meta duke manifestuar intuitë politike profesionale dha dorëheqje e më pas doli nga zgjoi i vet. Ndërsa fenomeni Rama ndodhet në të njëjtën pozitë si Meta dikur, por koha do ta vërtetojë se si ky do të arrijë të zërë vendin që i takon apo do të pësojë fatin e hidhur të Metës. Në anën tjetër të medaljes ngërçi i PD-së ka qenë i një forme tjetër. Faktorë të ndryshëm ndërkombëtarë dhe lokalë janë përpjekur të shmangin Berishën nga timoni i PD-së. Prirjet e tij autokratike, dështimet e njëpasnjëshme kanë nxitur faktorët e jashtëm të mbështesin disidencën brenda PD-së, duke filluar me Selamin e vazhduar deri tek Pollo e kompani, të cilët u detyruan të ndërmarrin akte të guximshme duke dalë me bajrakun e tyre përpara elektoratit për të kërkuar rriskun e vet të vënë në rrezik. Në pamundësi për t’i hequr Berishës timonin e PD-së dhe kësaj të fundit të qenit parti kryesore e opozitës është gjetur zgjidhja për të mbajtur PD-në jashtë pushtetit, kjo ka qenë shkaku i mbajtjes së njërit sy mbyllur nga faktori ndërkombëtar përballë shpërdorimit skandaloz të pushtetit nga borgjezia e madhe socialiste. Prandaj, në qoftë se ka ndonjë person që është ndier i lumtur pas deklarimit të zotit Berisha se ai mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, më i lumtur se çdokush tjetër është ndier vetëm zoti Nano i cili që me kohë i ka kujtuar Berishës se ekzistenca e tij në politikë është avantazhi numër një për të. Ajo që është pozitive për momentin është se të paktën për herë të parë në këto 15 vjet rivalët pranojnë të marrin përsipër përgjegjësitë e ngadhnjimit dhe të dështimit njëkohësisht, por duhet të lusim Zotin fort të mos përsëritet historia e shkuar kur i humburi për të shpëtuar kokën e vet ulërin e nuk pranon zgjedhjet sido që të jenë ato. E dhimbshme është për votuesit zgjedhja alternative mes dy të këqiave të detyrueshme që u imponohet edhe sot shqiptarëve pas 15 vitesh pluralizëm politik. E keqja më së shumti është një kategori subjektive, vështirësisht e krahasueshme për më shumë kur krahasimi shtrohet për diskutim për dy protagonistë kryesorë të së keqes (Cila do të jetë zgjedhja më e mirë për ne e ujkut apo e dhelprës, ndërkohë kur për zgjedhje të mesme nuk kemi asnjë shans, P.M. nënvizimi im). Dy partitë tona të mëdha kanë devijuar me përmasa alarmuese nga parimet demokratike të organizimit. 15 vjet pas krijimit, organizimit apo reformimit të tyre në krye të këtyre partive shohim të njëjtin “monark” po të njëjtët njerëz, po të njëjtat fytyra. Pavarësisht se këto parti kanë udhëhequr në mënyrë të shkëlqyer dështimet spektakolare si në opozitë ashtu edhe në pozitë, pavarësisht se Shqipëria vazhdon të jetë shteti me tranzicion më të dështuar në Lindje, ndërkohë Nano e Berisha kanë mundur të mbijetojnë pa u tundur aspak gjithnjë karizmatikë, gjithnjë të plotfuqishëm, gjithmonë kampionë absolutë brenda llojit të vet, gjithnjë të duartrokitur e të hyjnizuar si profetë nga ithtarët e tyre dhe të pështyrë si djajtë nga kundërshtarët e vet. Është dhimbje dhe frikë e madhe të shohësh se si shumë njerëz sot në Shqipëri vazhdojnë ta perceptojnë e ta gjykojnë si diçka normale faktin që kryetari i një partie tamam si dje në komunizëm apo në mesjetë të mbetet për vite të tëra në krye. Është e shëmtuar të shohësh të tjerë njerëz që me një servilizëm të turpshëm përpiqen ta paraqesin këtë paralizë politike, këtë shpërfytyrim të pushtetit të individit si diçka normale apo shpëtimtare për fatin e partisë nënë. Mosndërrimi i liderve është një fatkeqësi e radhën për këtë popull të sunduar gjithmonë nga lider të papërgjegjshëm. Ky fenomen është një ngecje në llumin e traditave autoritariste dhe autokratike dhe nuk mund të shërbejë si maskë për ta mbuluar këtë fenomen as demokracia, as vota e “lirë”, as aftësitë e “jashtëzakonshme” që i bën liderët tanë të pazëvendësueshëm. Asnjë lider nuk dëshiron të largohet vullnetarisht dhe kanë qenë të paktë ata që janë larguar vetë nga drejtimi, por kanë qenë e janë të zgjuar dhe pragmatistë ata që e kanë kuptuar dhe e kuptojnë situatën që bie ndesh me idealin e tyre të demokracisë, ndaj kanë preferuar të largohen dhe prandaj të tillë lider respektohen dhe mbeten në kujtesë për mirë edhe pas perëndimit të karrierës së tyre. Xhorxh Uashingtoni mbetet top-model i demokracisë amerikane, ndoshta jo për aq sa bëri si president por për faktin që refuzoi një mandat të tretë presidencial, duke bërë kështu një investim të paçmuar me vlera kapitale për demokracinë amerikane. Në qoftë se flasim për demokraci si antitezë e diktaturës, duhet pranuar se vjen një moment që demokracisë i shërbehet duke u larguar. Këtë gjë nuk e dinë as s’duan t’ia dinë as Nano, as Berisha, as xhuxhomanët e tipit Gjinushi, Ceka e kompani, të cilët pushtetin kanë të vetmen dashuri e qëllim të jetës së tyre. Çdo ditë dëgjojmë ankesa, sharje, mallkime e lutje në adresë të Berishës e Nanos të cilët pothuajse në unison shihen si gogoli e sinonimi i së keqes në politikën shqiptare. Ata kanë të drejtë të ndjehen “triumfatorë” se kanë fituar çdo betejë në partitë e tyre dhe janë të përgatitur për çdo fitore deri sa të plaken në krye të fronit si baca Enver. Partitë e vërteta demokratike, të majta e të djathta, jo pa dhimbje e sakrifica të mundimshme kanë vendosur rregulla konçize statutore ku përcaktohet numri i mandateve të liderit politik në krye të partisë. Është vërtetë e trishtueshme kur të kujtosh se në fillimet e pluralizmit akoma pa u divorcuar mirë me komunizmin, partitë që lindën, krahas entuzjazmit romantik për një demokraci europiane, ato kishin fiksuar në statutet e tyre pikërisht kohën e kufizimit që lideri të mos qëndronte më shumë se dy vjet tek ndonjë parti e dy mandate tek ndonjë tjetër. Me të ardhur në pushtet, gjërat ndryshuan, “oreksi vjen duke ngrënë”, partitë tona janë vërtet barëngrënëse të pangishme në pushtet, kështu që statutet e vjetra u hodhën në koshin e mbeturinave dhe u përpiluan statute të reja, ku hoqën pikat kufizuese dhe ndërtuan kodakë të rinj, të përshtatur sipas nevojave personale për ta bërë liderin sa më jetëgjatë. E thënë troç kjo ishte një tradhëti e padukshme e parimeve të demokracisë të një partie të hapur, tradhëti e cila ka ndodhur në të dy kampet e politikës me të njëjtin stil duke e çuar politikën tonë në gjendje konfliktuale, klanore dhe të mjeruar që është sot. Deri më sot liderit tanë i kanë bërë partitë e tyre t’u binden verbërisht, kur ndërkohë duhet të kishte ndodhur e kundërta, liderët kur kanë dështuar duhet t’u ishin bindur anëtarësisë dhe anëtarësia duhej t’i kishte zbritur nga kali. Kur liderët tanë politikë nuk do ta ndjejnë veten të përjashtuar në krye të partive të veta? Kur ata nuk do ta konsiderojnë më partinë si çiflig apo akoma më keq, si mushkë veç sa për t’i hipur vetë? Kësaj pyetjeje nuk mund t’i përgjigjet njeri, as më optimisti, pasi në horizont akoma nuk duhet kërkund një zbirilatje e tillë. Prelë Milani
Urti pas kuvendit Kohët e fundit po dëgjojmë vendosmëri e jo retorikë si duan ta paraqesin disa dëshirën e ish-“pagëzuesve” të Partisë Demokratike për t’u kthyer kokëulur si djem plangprishës në gjirin e saj. Pasi e pështynë, e përbaltën dhe u bashkuan me socialistët, alias komunistët, “të penduarit” e mbetur jetimë që s’kanë kurrfarë ideali, veç ndjenjës së tyre të etjes për pushtet, po duan të mbushin “karburatorin” e PD-së. Ta themi hapur që në fillim, ata s’duan gjë tjetër veç ndonjë copë llokmë në pushtet tashti që ua ka ndjerë prapanica lagështirën, sepse stani socialist është kalbur e “pikon” gjithandej… Një sentencë latine thotë se miku i armikut tim, është armiku im. Ndoshta kjo sentencë nuk ka vend këtu, meqë jemi në politikë e sipas Gëbels: “Në politikë nuk ka moral, as ligj, as besim”. Tash po dëgjojmë se jo vetëm imamët, shehët e rulët po duan të kthehen në PD, por po duket “i lëkundur” edhe Ceka që për të paktën dhjetë vjet e kusur, s’ka mejte duke “gërmuar” në vjetërsinë e mplakjen e PD-së e liderit të saj, a thua se nuk kanë lindur së bashku! Të kishin vepruar si Eduard Selami, Aleksandër Meksi e ndonjë tjetër, do ta hante populli sapunin për djathë, se ata nuk vazhduan të merreshin me politikë, por Ceka, Imami & Co., i kanë treguar dhëmbët liderit të demokracisë, zotit Sali Berisha. PDR-ja mori ato vende në parlament vetëm se njerëzit ngatërruan siglën se do ta thohin b… e maces në këto zgjedhje, ashtu siç do ta shohë edhe LSI-ja e Ilir Metës. A thua se Iliri nuk qe kryeministër dhe e pengoi njeri të bënte ato mrekullira që premton kur “të nusërojë” edhe njëherë. Nuk e kuptojmë pse dr. Berisha po i pret kahëhapur ato bukëshkalë që duan të lajnë duart si Pilati për bëmat që i sollën partisë së tij në ditët më të vështira, a thua se vetëm Presidenti ishte e ëma e të “zezave” që kurdisën xhaferët, qerxhalinjtë, kamberët e “populli”! Montalembert thotë: “Populli falë ato që e mundojnë, por s’ka për të falur kurrë ata që e rrejnë” (gënjejnë, thonë toskët). Me ju ishin edhe Preç Zogaj, Dashamir Shehu e ndonjë sheh tjetër, por e ruajtën veten se “nuk i dihet, – thanë – kthehet moti për së mbari…”. S’bën si ju, zotërinj, që: “Atëherë filluan ta pështyjnë në fytyrë, t’i bien grushta e disa tjerë flakaresha dhe i thoshin: “Na trego, o Krisht, kush të ra?! (Bibla, 1994, fq. 1423). Në qoftë se PD-ja, kryesia e saj me drejtues, z.Sali Berisha kanë për të ofruar pranë asaj partie njerëz që u ka dalë boja e s’u ka mbetur kurrfarë yndyre pas shkatërrimeve të ’97-ës, ta dinë se në zgjedhjet e këtij viti, 2005, do të “përcëllohen”, jo nga vapa e korrikut, por nga braktisja e elektoratit. Demokratët e vërtetë, që nuk janë kameleonë, si disa “krerë” nuk do të paraqiten në kutitë e votimit, gjë të cilën e duan socialistët në pushtet që po mbyten në korrupsionin e tyre e duan të kapen për shkumë. Në qoftë se zgjedhje e ardhëshme do të zhvillohen “të drejta e të ndershme”, vërtet që do të përsëritet ’92-shi, edhe pa ngritjen në “piedestal” të atyre që e formuan PD-në. “Anarshia vjen gjithmonë nga lart e jo nga masat”, thotë Martin Luteri. Populli nuk ka për të votuar “profetët e rrejshëm”, që luajnë syrin sa në të djathtë e në të majtë. Ata lloj njerëzish, populli i quan “shakshi”, një fjalë e plakur shqipe që nocionin e saj nuk e shpjegon as Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe, por që ka ardhur koha t’ua kujtojmë… Broz Simoni
Agim Dakën e pushkatoi shteti në zyrë të policisë. Oficeri që e vrau, i lirë Duke iu referuar Kushtetutës, lëvizja e njerëzve brenda territorit është e lirë dhe e lirshme. Po në Kushtetutë për cënimin e lirisë së personit ka ligje ndëshkimi që privon lëvizjen e njerëzve. Kjo lëvizje privohet vetëm kur ndaj personit ka filluar një procedim penal, pra kur dyshohet se ka kryer një vepër penale. Duke iu referuar ligjeve të lartpërmendura, shtetasi Agim Daka konfirmojmë se deri në ekzekutimin e tij të mistershëm nuk ka patur asnjë precedent penal, pra ka qenë i lirë si të gjithë shtetasit e tjerë dhe konkretisht: -Nuk ka qenë person i shpallur në kërkim. -Nuk ka qenë me masë sigurimi apo ndjekje penale, prokurori, polici, gjykatë. Pyesim Si funksionoi lidhja e mistershme e ndalimit të Agim Dakës në Vorë, i cili po udhëtonte me furgon në linjën Shkodër-Tiranë si të gjithë pasagjerët e tjerë. Gjithashtu përdorimi i dhunës në ambjente publike dhe shoqërimi i tij në postën e policisë në Vorë me komandant poste z.Bujar Laze prej ku është dorëzuar në komisariatin Nr.4 të Tiranës tek xhelati Artan Cuku, shef i policisë kriminale në duart e të cilit Agimi gjeti vdekjen. Në këto rrethana me të drejtë na lindin këto pyetje që kërkojnë përgjigje dhe analizë hetimore: 1. Përse Agim Daka u ndalua dhe u keqtrajtua në Vorë dhe në ambjentet e policisë? 2. Përse u dërgua në komisariatin Nr.4 tek xhelati Artan Cuku që i mungonte vetëm trekëmbëshi? 3. Përse Adim Daka duhej të vriste veten në zyrat e vrasësit në Tiranë, mos vallë nuk kishte vend tjetër apo mungesë armësh që të vetëvritej në Shkodër, e pse në Tiranë? 4. Çfarë iu ka gjetë Agim Dakës me vete përveç letrave që do të paraqiste në Ambasadën Greke për një jetë më të mirë (e si pasojë kujtoni 9 janarin)? 5. Çfarë kërkonte Artan Cuku më tepër nga Agim Daka më tepër se iu kërkua në Vorë? 6. Dëmtimet e pashembullta dhe evidente në trupin e Agim Dakës kush i bëri dhe përse u bënë, mos vallë edhe këto ia bëri vetes? 7. Cili është hetimi tjetër që kërkonte Shkodra për Agimin në telefon? 8. Këto dëmtime Agimit iu dhanë para apo pas ekzekutimit me vdekje? 9. Ku e mbështet Policia e Tiranës versionin zyrtar se Agim Daka kohët e fundit ka qenë me leje dhe banim në Tiranë, kur ai është me leje dhe banim në lagjen “Ndoc Mazi” në Shkodër? 10. Mbi çfarë baze informacioni mjeko-ligjor (media gazeta “Shekulli”,d atë 26.01.2005, thuhet se kohët e fundit Agim Daka ka shfaqur shenja të depresionit) apo jeni mësuar që të vrisni njerëz dhe pastaj të thoni se ishte i çmendur dhe prandaj vrau veten? 11. Mbas të gjithë atyre goditjeve që ka marrë trupi dhe koka e Agim Dakës gjithnjë duke iu referuar logjikës, si është e mundur që Agimi të çarmatosë një shef krimesh i përgatitur fizikisht dhe me eksperiencë krimesh, apo t’i besohet palës ekzistuese dhe ekzekutuesit Artan Cuku? 12. Mbasi Agimi u ekzekutua në zyrat e shtetit, ku si rregull duhej të ishte më i sigurtë se askund tjetër, a është e moralshme nëse i ka mbetur këtij shteti një fije morali se çfarë i ka ndodhur djalit tuaj në duart tona qoftë edhe mashtrim? 13. Kur një zyrtar i shtetit ekzekuton qytetarin e pafajshëm në zyrën e vet përse vrasësi hetohet në gjendje të lirë apo pritet një dekoratë trimërie si në sigurimin e shtetit diktatorial? Ju lutem përgjigjuni moralisht dhe juridikisht ju që kryet këtë vepër makabër çnjerëzore dhe të pashembullt! Ju pyesim: a- A e nderuat veten, institucionin që ju ka punësuar (Ministrinë e Rendit), Qeverinë dhe imazhin e Shqipërisë në arenën kombëtare e ndërkombëtare, apo e fëlliqët atë duke ia grisur biletën drejt Evropës që nuk do ta shohë kurrë me njerëz dhe me administratë të tillë si ju. b- Pyetjes së fundit ç’besim ka më populli shqiptar tek ju, po i përgjigjemi ne: Të gjithë shqiptarët janë të pasigurtë me kryeplak Fatos Nanon dhe me brigadierin dhe specialistin e krimit Igli Toskën. Le të jetë ky një denoncim para Zotit nga familja Daka dhe daja i Agimit. Babai i Agimit – Prel Daka Dëshmitar i Agimit – Zoti Daja i Agimit – Mëhill Çuni
Arben Luke Gjuraj – demokrati shkodran që respektohet shumë… Shqipëria po shkatërrohet prej emigracionit të detyruar, veçanërisht pas vitit 1997, kur në pushtet u rikthyen ish-komunistët. Me politikat e tyre të represionit dhe kërcënimit për jetën ndaj demokratëve, qeveria socialiste ka detyruar të rinj e të reja aktiviste dhe mbështetës të Partisë Demokratike ta lënë Shqipërinë, në drejtim të vendeve perëndimore dhe SHBA-së. Është e tmerrshme të braktisësh atdheun dhe familjen për të mos u kthyer më kurrë! Një prej këtyre të rinjve është edhe Arben Luke Gjuraj, i cili u detyrua të braktisë vendin dhe nënën e tij pas zgjedhjeve të vitit 2001, i kërcënuar dhe i keqtrajtuar nga strukturat e fshehta të sigurimit të shtetit që komandohet nga Partia Socialiste në pushtet. Arbenin e kujtojnë çdo ditë shokët dhe miqtë e tij demokratë, anëtarë dhe drejtues të PD-së, nëna dhe njerëzit e afërt, pasi u bë një kohë e gjatë që gjendet larg Shkodrës, qytetit të dashur që e donte aq shumë. Pjesëmarrës aktiv i të gjitha protestave antikomuniste në Shkodër, një prej iniciatorëve të rihapjes së Kishës Katolike në këtë qytet, drejtues i zoti i disa fushatave të kandidatëve të PD-së, Arben Gjuraj nderohet me respekt për gjithë këtë kontribut të pazëvendësueshëm për proceset demokratike në Shqipëri. Nuk mungon dëshira e Arbenit për t’u rikthyer në Shkodër, por egërsia e qeverisë socialiste nuk ka të ndaluar. Vazhdimisht nëna dhe njerëzit e afërt të tij provokohen dhe kërcënohen gjithnjë e më shumë, pasi këtë vit zhvillohen edhe zgjedhjet politike në Shqipëri. Ish-komunistët e kanë tmerr Arbenin, pasi kanë njohur shumë mirë rolin e tij në mbështetje të PD-së dhe aftësinë e tij për t’i sfiduar ata. Kohët e fundit shumë seksione dhe dega e PD-së në Shkodër kanë festuar përvjetorin e themelimit të Partisë Demokratike dhe emri i Arben Luke Gjurajt, si një ndër themeluesit e saj, ka qenë i pranishëm kudo në këto festime. Është folur për të me respekt dhe mirënjohje të thellë për rolin dhe kontributin e tij. E, në fakt, kur përmendet emri i Arbenit me të drejtë mund të pyetet se si në vitin 2005, në një vend europian vazhdojnë kërcënime të tipit fashist, dhunohen liritë dhe të drejtat njerëzore, shtohet emigracioni i detyruar. Dhe qeverisja antihumane socialiste vazhdon… Edlira Kuka
Shqipëria: dhunë, terror, frikë, pasiguri për jetën Dhuna, terrori, instalimi i frikës, pasiguria për jetën, vrasjet mafioze si në mesditë, si në mesnatë, si në qytete të vogla, ashtu edhe të mëdha, janë disa nga kërcënimet permanente të këtij shteti qysh se erdhi në pushtet përmes grykës së pushkës më 29 qershor 1997. Shefi i opozitës shqiptare, prof.dr.Sali Berisha në këtë prag zgjedhjesh përditë po e akuzon me fakte këtë pushtet që po e çon popullin shqiptar drejt greminës. “Ditët e Shpresës” të opozitës shqiptare, pra slogani i këtyre zgjedhjeve që presim po ua nxjerr në shesh para tërë shqiptarëve mbrapshtitë këtyre shtetarëve që punojnë vetëm për veten e tyre, klanet mafioze dhe linjat e terrorizmit. Gjithsesi, opozita shqiptare sot ndjen nevojën e shumë veprimtarëve të saj, pasi dhuna shtazarake shumë të tillë i ka detyruar të braktisin Shqipërinë, vetëm për të shpëtuar jetën e tyre e të fëmijëve. Kështu është detyruar të veprojë edhe Geg Pal Jakini, i cili nuk jeton në Shqipëri familjarisht, megjithëse jetën e kishte të lidhur me shpresat dhe përpjekjet për një Shqipëri demokratike, ku jeta e liritë themelore të njeriut, të respektohen. Geg Jakini njihet në Shqipëri si njëri ndër personat që mori pjesë në rrëzimin e bustit të Stalinit më 14 janar 1990, në varrimin e të parit dëshmor të demokracisë shqiptare Pëllumb Pëllumbit më 16 qershor 1990 dhe ku u dhunua nga policia e ish-presidentit komunist Ramiz Alia, si pjesëmarrës aktiv në shembjen e shtatores së Enver Hoxhës më 13 dhjetor 1990, si demonstrues kundër votëvjedhjes më 2 prill 1991 para ish-godinës së Komitetit të Partisë së Punës në Shkodër, dhe ku u pushkatuan katër vetë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu e Besnik Ceka, ku u plagosën rëndë 163 shkodranë, ku u dhunuan shumë të tjerë, mes tyre edhe Gega, si njëri ndër ata që në varrimin e deputetit demokrat Azem Hajdari më 14 shtator 1998, ku policia bëri kërdinë mbi kortezhin, u rrah keqas. Vala e arrestimeve për ngjarjet e 14 shtatorit e detyroi të largohet për në Greqi, në qytetin Nausa, për pesë muaj e gjysëm. Sapo vjen në Shqipëri përballet sërishmi me presione, me terror, me dhunë. Më shumë bën një jetë ilegale. Dhe vjen 17 tetori 2000, ora 900. Atentat për ta vrarë në ambjentet e Bashkisë së Vaut të Dejës. Autor i atentatit janë policët e shtetit! Atentati ka qëllim vrasjen e Geg Jakinit, anëtar i Këshillit Bashkiak, i zgjedhur me votën e popullit dhe vëllain e tij Fran Jakini, Kryetar i Partisë Demokratike për Vaun e Dejës. Pak orë më vonë, në orën 1430 të datës 17 tetor, arrestohet Gega dhe vëllai i tij Frani. Ky i fundit si person në kërkim! A ka absurditet më të madh, kryetari i PD-së, person në kërkim?! Po kryemafiozi Fatos Nano, siç e ka quajtur botërisht Sali Berisha, madje edhe bashkëpunëtorët e vet, pra ministrat socialkomunistë shumë herë kishte probleme me Bashkinë e Vaut të Dejës. Manipulimi i zgjedhjeve të 1 tetorit 2000 për pushtetin vendor, kishte bërë që Bashkia e Vaut të Dejës të mos funksiononte fare. Pra, kishte patur manipulim të madh në qendrën e votimit nr.11 të Naraçit. Forcat e djathta të politikës shqiptare ishin ankuar me fakte të gjalla dhe një vendim gjyqësor i Gjykatës së Lartë urdhëronte përsëritjen e votimeve në Naraç. Megjithatë, shteti hajdut e kriminel, nuk pranonte zbatimin e vendimit të formës së prerë! Asokohe Geg Jakini, pas arrestimit, qëndron tre ditë në paraburgim, nën dhunë e tortura. Pritej pafajësi, por në sallë të gjyqit jepet arrest shtëpie. Në një vendim të mëvonshëm Prokuroria e Rrethit Shkodër pushon çështjen ndaj Gegës, duke i thënë, si herë të tjera, “Na fal”! Por çështja me kryetarin e PD-së, Fran Jakini vazhdon. Ai edhe u dënua me gjobë. Po nejse, meqë nuk po zbatohej vendimi i Gjykatës së Lartë për përsëritje votimesh, trembëdhjetë këshilltarë, përfaqësues të PD-së, më datën 20 shkurt 2001, ngujohen në grevë urie, për të vdekur për drejtësi, për zbatimin e një vendimi të Gjykatës së Lartë Shqiptare, që ky shtet i çuditshëm nuk pyeste për gjyqësorin e vet. Si bëhej pastaj me nivelet e tjera të gjykimit?! Greva nisi në ambjentet e Prefekturës Shkodër, në zyrën e Shoqatës Politike Antikomuniste “13 Dhjetori 1990” dhe të Shoqatës së ish të Persekutuarve Politikë, ku kryetari i antikomunistëve shqiptarë Luigj Curri, i cili është edhe anëtar i stafit të gazetës sonë, asokohe mori guximin që mund t’i sillte pasoja për jetën, duke u siguruar ambjentet e grevës. Në këtë grevë urie ishte edhe Geg Jakini, kryetar i grevës, i cili organizonte shokët dhe përpiqej t’u ngrejë lart moralin për drejtësi. Greva, siç ka folur tërë shtypi shqiptar, madje edhe mediat e huaja, pati shumë pasoja. Pesë grevistë u shtruan në spital, një grevist urie vdiq. Ishte pikërisht Mark Gjini, i cili nga pasojat e grevës vdiq pak ditë pas përfundimit të saj. Ajo grevë kishte si fund datën 28 shkurt 2001, ku socialkomunistët u detyruan të plotësojnë kërkesën e grevistëve, duke caktuar si ditë zgjedhjesh për qendrën e votimit nr.11 të Naraçit, datën 18 mars 2001. Ato zgjedhje vërtetuan manipulimin, pasi më 28 mars u fituan nga Partia Demokratike. Më 27 mars 2001, kandidati i PD-së Rrok Lorja, tashmë Kryetar Bashkie, merr detyrën nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë. Por ish-kryetari nuk pranonte të hapte derën, të jepte çelësat e Bashkisë, le më pastaj të niste procedurat për dorëzimin e dokumentacionit. Dhe Geg Jakini, nënkryetar i Këshillit Bashkiak dhe anëtar i Këshillit të Qarkut të Shkodrës, pas konstituimit, merr një vendim të drejtë por të rrezikshëm për jetën. Ndërton një komision nga administrata e Bashkisë, ku në prezencë të Kryetarit të Këshillit Bashkiak Myftar Baba dhe shumë aktivistëve të tjerë demokratë, në orën 1500 të datës 27 mars 2001, hap me forcë derën e Kryetarit të Bashkisë, duke i uruar të zgjedhurit me votat e popullit, detyrën. Si rrjedhojë e kësaj fitoreje të ligjshme, nisi hakmarrja e paligjshme, madje shtazarake. Pas 12 orësh, më datën 28 mars, në orën 0300 regjistrohet akt terrorist në shtëpinë dhe lokalin e nënkryetarit të Këshillit Bashkiak dhe anëtarit të Këshillit të Qarkut Geg Jakinit. Lokali ishte bazë e Partisë Demokratike, ku zhvilloheshin takime, mbledhje, merreshin vendime. Lënda plasëse, shumë e fuqishme, shkatërroi banesën, lokalin, madje edhe objekte të tjera përreth. Zoti kish bërë mrekullinë e vet të mos ketë viktima. Kështu pra, njëri ndër njerëzit që ka investuar kaq shumë për demokracinë shqiptare, njëri ndër ata që ka paguar shumë dhe jetën e ka patur gjithëherë tepër të rrezikuar, sot nuk ndodhet në Shqipëri. Është ky një denoncim për politikën që po përmason përditë e më shumë konfliktet, hakmarrjet mesjetare, dhunën, terrorin. Sokol Pepushaj
Jeta e Bledar Çluajt e rrezikuar Është një djalosh i ri i quajtur Bledar Bashkim Çulaj, i cili e ka jetën shumë të rrezikuar në Shqipëri. Fenomeni i gjakmarrjes e ka detyruar të largohet nga vendi i vet. Babai i tij, Bashkim Muç Çulaj, qysh më datën 10.04.1998, kur shtetasi I.Xh. në ambjentet e Spitalit Pediatrik të Shkodrës, plagosi me armë zjarri mjekun Kadri Çulaj, xhaxhain e Bashkimit, ka patur shumë probleme me jetën e vet dhe të familjes së vet. I.Xh., i cili qëlloi në ambjentet e spitalit, ka patur të shtruar vajzën e tij, e cila pat vdekur si rrjedhojë e humbjes së gjakut. Por babai i vajzës qëlloi me shtatë plumba mjekun, duke hapur një konflikt në gjithë fisin Çulaj. Bledar Çulaj largohet nga Shqipëria, i ati, Bashkimi ka kaluar në skizofreni, familja sot i jeton pra në Mal të Zi, motra Nadina që ka kryer studimet e mesme dhe pret të vazhdojë juridikun në Universitetin e Lundit në Suedi, jeton në ankth për fatin e të afërmve që i pret plumbi i hakmarrjes mesjetare, motra tjetër, Arjeta ka një vit e gjysëm me trauma psiqike dhe nuk është e aftë as të flasë. Është kjo pra një tragjedi e një familjeje shqiptare, e cila është më afër vdekjes se sa jetës, ndërkohë që shteti është mposhtur nga Kanuni. Zog Hysenaj
Vizion i bukur i poetit Nikolla Spathari Shënime për vëllimin poetik “Përtej shiut” Më ka ndodhur shpesh herë të kem njohur autorë vëllimesh të ndryshëm poetik dhe me keqardhje kam konstatuar që poezia, të cilën e shkruajnë ata, të mos ketë asgjë të përbashkët me portretet e vërtetë shpirtërore të tyre. Kjo diskordancë mes ADN-së së poetëve dhe të ashtuquajturave vepra artistike të tyre, s’ka shpjegim tjetër veç asa që këto krijesa të mbjella dhe të pjekura me zor, s’janë veçse një dështim i paralajmëruar i pseudokrijimtarisë së tyre. Kur më ra në dorë libri poetik i Nikolla Spatharit “Përtej shiut”, fillimisht më frikësoi një parandjesi e tillë. Por duke shfletuar fletë pas flete këtë libër simpatik, tek unë dhe jo vetëm tek unë, u kristalizua mendimi se Nikolla Spathari, i cili është edhe një tregimtar, romancier dhe publicist i njohur, e paskërka kapur dashin e poezisë për brirësh dhe flet me të si t’ia dojë e bardha zemër. Ajo që është më tepër prezente në konstruktin e poezisë së Nikollës, krahas sinqeritetit dhe prirjes për t’u vetërrëfyer poetikisht, është toni i fuqishëm autoritar i tij. Është ky tipar, i cili duke u përcjellë tek lexuesi nëpërmjet përthyerjeve emocionale dhe nuancave artistike, e bën unin poetik bashkëshoqërues të tij në çdo varg. Poezia e N.Spatharit, krahas frymës lirike, është në vetvete një materie e padukshme e ndërtuar me plazmë shqetësimesh që nuk shihen me sy, por që ndjehen nga larg. Kjo ndodh sepse porta ku troket dhe vetërrëfehet poeti janë ato porta shqetësimesh dhe brengash që ne i hapim dhe i mbyllim në çdo çast. Duke e ndërthurur rrëfenjëzën, poezia e tij s’tingëllon më si tentativë por kthehet në reminishencën artistike. Kështu, në poezinë e ndjerë kushtuar nënës, poeti shkruan: Ikën të gjitha: Shtëpia e djegur në një buzëmbrëmje vjeshte, Vrasja e babait një të diel në perëndim… Ditët u kthyen në dhimbje, Netët u bënë trishtim… Natyrshmëria me të cilën autori i kap motivet dhe aftësia e tij për të krijuar me to pasqyra refleksioni, dëshmon se ai nuk niset vetëm nga një ngacmim spontan dhe aq. Atë e tërheq motivi, por nuk e udhëheq atë. Është autori ai që e çon në hullirat e dëshiruara prej tij. Poeti nuk dëshiron vetëm të gërvishtë në qiellin e përfjetur të imagjinatës së lexuesit, por të krijojë me të sinonime mendimi, duke ndërtuar me ta ura bashkëbisedimi dhe tentativa të përhershme për ndryshueshmëri gjer në përsosje.. më e dukshme kjo në poezitë: “Një botë e re”, “Në kryqëzim”, “Kërkohet Migjeni”, “Në vendlindje”, “50-vjetori i fitores mbi fashizmin”, “1997”, etj. Do të kisha dashur Të çvendos kohën, t’ndryshoj t’vërtetën, Në kopësht biblik, të gjendem unë Adam i vetëm. Jo të mbretëroj Këta njerëz pa skrupull, këtë botë të vjetër, Për të lindur, po qe e mundur, Krejtësisht një tjetër. Kjo poezi, e cila ngjason me frymën e një poezie revolte të Migjenit, “Të lindet një njeri” mbart në vetvete një ridimensionim më të përparuar e më modern, bashkëkohor të heroit, i cili nuk dëshiron të pajtohet me këtë realitet, por ta ndryshojë sa të jetë e mundur këtë. Poezia e Nikolla Spatharit me tendencën e saj të vazhdueshme për t’i thënë gjërat troç, por bukur, ndërtohet kryesisht mbi shumëllojshmërinë e figurave dhe gjetjeve të spikatura. Shpesh autori për të arritur tek e përgjithshmja dhe konkretja, niset nga vetvetja. Kjo s’është prirje individualiste, por ravijëzim i asaj që kemi thënë, se poeti është barometri më i saktë i kohës ku jeton. Duke bërë që ai, jo vetëm të prezantojë denjësisht shqetësimin e vet poetik, por dhe ta shpërfaqë atë në brendinë e thellësinë e tij të admirueshme. Le të sjellim imazhet e gjetura tek “Shiu i verës”, ku nëpërmjet lojës së bukur me objektet, zogj, çadra dhe kështjella fëmijësh, lexuesi përjeton emocione të bukura poetike: U ulën retë mbi kulmet e çative, Një vetëtimë kaloi Pasi preku xhamin e dritares sime,… apo në poezinë tjetër, “Lulet”: Gjithë jetën lule Me ngjyra të shumta, me pamje përrallore, Të jetë dashuria kjo, Apo hipokrizia njerëzore!? Poeti ka një ndjeshmëri dhe tejdukshmëri të theksuar për njeriun dhe objektin e tij poetik. Kjo ndodh pasi ai nuk e sheh atë si një poster demagogjik, apo një trup fizik për të deklamuar ditirambe fallco. Përkundrazi, objekti njeri, për konceptin filozofik të Nikolla Spatharit, është diçka më shumë se thellësia e një oqeani. Tek objekti njeri autori sheh të ngjizen dramat e dashuritë e pafundme të jetës dhe të vazhdimësisë. Ai është planeti ku poeti vendos kokën e tij dhe nxjerr prej andej mrekullitë dhe lëndën e parë për këngët e tij të jetës. Jo rrallë autori përdor një satirë të hidhur, e cila i shkon aq për shtat problemit që trajton. Tek poezia “Humba një shok”, ndonëse autori bën prezent një fenomen jo fort të rrallë për shoqërinë tonë, siç është ai i degradimit dhe rrudhjes shpirtërore të njeriut, përshkrimi artistik është aq i goditur, sa të duket se brenda tetë vargjeve të poezisë vegjeton një histori e tërë njerëzore: Mbrëmja më gjeti të pikëlluar, Se humba papritmas një shok,… …Jo, jo, e humba fare thjeshtë: U bë deputet… Tek Nikolla poet, kur shkruan për fatin e heronjve të tij lirikë, ndihet një fill i padukshëm, me të cilin lidhen dhe identifikohen kohërat dhe influenca e saj tek ata. Shpesh herë poezia e Nikollës ndërtohet mbi bazë marrëdhëniesh të heshtura midis objektit dhe heroit lirik që është një alter ego e autorit. Më e dukshme kjo në poezitë: “Epitaf mbi varrin tim”, “Humba një shok”, etj. Nikolla Spathari është një krijues që sillet butësisht dhe e merr me të mirë vargun e poezisë së tij. Poezia e tij, që në shumë raste krijon ndjesinë e një koncerti me vegla tingëllimash shpirtërore, ka një unitet e harmoni artistike të pranueshme. Duke kërkuar vija paralele për të bërë krahasime të mundshme artistike, mund të themi se poezia e Nikollës, herë-herë të kujton natyrën meditative të Gjetjes, e veçantë në formën e saj, por s’mbetet aspak poshtë frymës polemizuese dhe tendencën filozofike të Rudolf Markut, poetë këta që i bëjnë nder poezisë sonë moderne shqipe. Kjo na shtyn që, duke lexuar vëllimin poetik të Nikolla Spatharit, të marrë kuptim shumëdimensional thënia e mençur e Gabriel Garsia Markez: “Aftësia e krijuesit është të tregojë gjëra të mbinatyrshme në mënyrë të natyrshme”. Shumica e krijimeve të këtij autori nuk priret nga bume metaforash e këngë majekrahu, që i ka me shumicë poezia e trevave transalpine nga ai zbret. Nëse në këtë rast poezia e Nikollës ka humbur diçka nga vetja, ajo e ka zëvendësuar atë më pas me diçka tjetër më të bukur, me rezonimet e përvojës më të mirë shqiptare e asaj botërore. Tek krijimet e tij mbisundon kërkesa për të shkruar me frymën që kërkon poezia jonë e re moderne (jo moderniste). Edhe në lirikë, poezia e Nikollës rreket nga përkufizimi i konkretes dhe i shpirtërores. Kjo lloj poezie e ndjen së largu frymëmarrjen magjike të së bukurës dhe i zë prita çapkëne asaj. Por me këtë kategori estetike, siç na është bërë zakon shpesh, poeti nuk kupton vetëm figurën e së dashurës, apo atë që ia bën zemrën t’i dridhet. Vizioni i tij është shumë më i gjerë se kaq. Shpirti i ngazëllyer i poetit rend me të njëjtin përkushtim si mbas fytyrës engjëllore të vajzës përtej shiut, ashtu edhe në hapësirat e blerta të mugulluara nga lulet dhe bari transalpin. Kjo thyerje dimensionesh dhe ndryshueshmëri sfondesh i japin krijimit poetik një tjetër kumbim në shpirtërat e lexuesve. Ndaj sërish nuk ka se si të mos na vijë ndërmend thënia e bukur e Franc Kafkës, që i shkon aq shumë pohimit tonë: “Poeti shpirtëzon botën që njeh aq mirë dhe depërton në lirinë e saj, duke u nisur nga ajo që lexuesi duket të ndryshojë lirinë e tij”. Dhe të ndryshosh për disa orë lirinë tënde, për të lexuar krijime të tilla me vlera të larta artistike, pa dyshim që ia vlen. Agim Bajrami, Durrës
Intervistë me studiuesin Lekë Rrotani -Na tregoni për fëmijërinë dhe rininë tuaj? -Fëmijëria ime ka qenë e vështirë, kryesisht për arsye ekonomike. Mendoj se të gjithë shqiptarët kanë pasur vështirësi ekonomike, sepse ishte koha e atillë. Por edhe unë si fëmijë kam pasur ëndrrat dhe dëshirat e mia. Më vonë këto ëndrra dhe dëshira vazhduan edhe në rininë time, e cila mund të them se edhe ajo ka qenë në përgjithësi e vështirë. -Por, me gjithë këtë, vështirësitë nuk ju penguan që këto ëndrra rinore t’i realizonit me aq sa të mundnit? -Po, kam dëshiruar gjithmonë të shkruaj poezi, të pikturoj etj. E në të vërtetë këto dy talente të mia u bënë pjesë e pandashme e jetës sime. -Ju po më thoni se piktura është një ndër dëshirat tuaja që tani është kthyer në profesionin tuaj. Fillimet tuaja në këtë fushë dhe aktivitetet që keni bërë? -I pari që ka ndikuar tek unë në këtë fushë ka qenë mësuesi im i vizatimit, Pjerin Sheldija. Ekspozita ime e parë ka qenë më 1962 nën shkallët e konviktit (Kisha e Murgeshave sot). Kur emigrova në Zvicër kam punuar me piktorin e shquar kosovar Jetulla Haliti (Eti). Gjithashtu nuk kanë munduar ekspozitat e ndryshme në Zvicër, përkatësisht në qytetet Zyrih, Bazel, Solothurn, në Paris, Luksemburg e Bruksel. Në përgjithësi pikturat e mia të vona kanë stilin e ri të postmodernes. -Cila është piktura që keni më shumë për zemër, nëse mund ta veçoni ndonjërën? -Do të veçoja portretin e mikut tim Eti, dhe gjithashtu Katedralen e Solothurnit, e cila është e ekspozuar në Selinë e Arqipeshkvisë së atij qyteti. Më pas isha anëtar i Akademisë së Arteve të Europës, duke marrë titullin Akademik e në 2003 fitova çmimin e parë dhe mora medaljen e artë në Bruksel. -Ju, përveç suksesit që keni korrur në Zvicër në fushën e pikturës, edhe në Itali besoj keni pasqyruar talentin tuaj. Na thoni diçka, ju lutem? -Edhe në Itali kam bashkëpunuar me piktorë të ndryshëm. Mund të përmend piktorin e madh shqiptar Ibrahim Kodra. -Le ta lëmë pak pikturën, për të folur për poezinë. Një tjetër pasion i juaji, i cili falë punës suaj ndër vite ka dhënë dhe frytet e tij. Ç’keni për të na thënë për fillimet tuaja si poet? -Në të vërtetë, poezinë e kam trashëguar nga prindërit e mi. Mbaj mend kur babai im, netëve të ftohta të dimrit, recitonte përmendësh vargjet e At Gjergj Fishtës dhe këngë të ndryshme kreshnikësh. Më pas poezia lindi tek unë ashtu si tek çdo i ri që e ndjen diçka për ta kthyer në vargje. Gjithashtu kujtoj që të gjitha letërkëmbimet e mia me një xhaxha timin, ishin me poezi. Këto do t’i quaja si trokitjet e para në derën e familjes së letrave. -Ndonjë poezi të botuar në gazetat e asaj kohe apo… -Kam provuar disa herë të botoj në gazetën “Zëri i rinisë”, gazetë e asaj kohe, por asnjëherë nuk më janë botuar, për një arsye që sot nuk ka asnjë vlerë: mungesë partishmërie… -Edhe pse nuk u botuan poezitë tuaja të rinisë, vazhduat të shkruanit, apo jo? -Po, kam vazhduar të shkruaj sepse poezia të jep kënaqësi të veçantë shpirtërore. -Diçka rreth karakterit të poezive tuaja, në përgjithësi. -Që në fillimet e mia, e deri tek vitet 1990, poezitë e mia kanë pasur karakter lirik. I janë përkushtuar tërësisht natyrës, dashurisë, shoqërisë etj. E në të vërtetë, këto poezi mbeten edhe sot pas kaq vitesh në dorëshkrim, por besoj se në një të ardhme jo shumë të largët do të botohen. Pastaj poezitë e tjera që u shkruan pas vitit 1990 u shkruan në mërgim dhe përgjithësisht kanë karakter atdhetar e politik. Ndërkohë këto poezi janë botuar në tre vëllime, përkatësisht “Zemër e trazueme” më 2002, “Unë dhe koha” më 2003 dhe “Fletëhyrje për në ferr” më 2004. Mund të përmend se këto libra i promovova rreth një muaj më parë, i rrethuar nga ngrohtësia e shokëve, e miqve dhe e kolegëve… -Përveç poezisë a keni provuar të shkruani prozë? -Kam në dorëshkrim dramën “O vdekje, o liri!”, kushtuar luftës së Kosovës, si dhe një përmbledhje me tregime titulluar “Jetimja e Prizrenit”, të cilët do të botohen së shpejti. -Po shkëputemi nga poezia për të kaluar në një tjetër pasion tuajin dhe pikërisht tek arkeologjia. Si lindi ky pasion dhe si u shndërrua në profesion? -Pasioni im për arkeologjinë ishte spontan. Territori i Kelmendit, gjetjet e rastit më shtynë t’i hyj seriozisht arkeologjisë. Pastaj bashkëpunimi me Institutin e Arkeologjisë në Tiranë, dhe afrimi me profesorët e nderuar Skënder Anamali, Frano Prendi, Bep Jubani, Gëzim Hoxha, Bashkim Lahi etj., bënë që unë të bindesha për t’i hyrë më thellë kësaj rruge. Pastaj u mora me kërkime në fushën e paleontologjisë dhe speleologjisë me profesor Anton Fistani dhe me të pasionuarin Gëzim Uruçi. -Dhe cilat ishin konkretisht arritjet tuaja në këtë fushë? -Si rezultat i kësaj pune, u zbulua vendbanimi i lashtë i Vuklit, vendbanimi i Buzëgjarpnit, varrezat antike të Plezhës, një skulpturë antike bronxi në Trush, shpellat e Kelmendit me fosile etj. Të gjitha këto janë pasqyruar në formë artikujsh në revista e në gazeta të ndryshme. -Në qoftë se do të krahasonim pikturën me poezinë, më thoni ndryshimin dhe ngjashmërinë ndërmjet tyre? -Mendoj se ata janë të pandashëm për mua, megjithëse do të veçoja pikturën. Megjithatë të dyja bashkë plotësojnë karakterin tim artistik. -Cilët janë, sipas jush, faktorët kryesorë që ndikojnë në krijimin e imazhit të artistit në përgjithësi? -Artisti lind. Mendoj se për të pasur jetëgjatësi në art, duhet mjedis i përshtatshëm. Për veten time në këtë mjedis unë përmend Etin, Ndue Sinishten, qëndrimi me Vaçe Zelën e Ibrahim Kodrën etj. Kanë qenë këto artistë që, në njëfarë mënyre kanë qenë frymëzimi im për të ecur… -Cilat janë qëllimet për të cilat jeni kthyer në Shqipëri? -Kam ndërmend të qëndroj përgjithmonë këtu. Për mua atdheu është gjëja më e shtrenjtë. Kam dëshirë të rri përgjithmonë në vendlindje dhe t’i përkushtohem arkeologjisë, poezisë dhe pikturës. -Çfarë keni ndërmend t’i jepni në planet më të afërta? -Në fakt, kur isha në Zvicër, kam zhvilluar disa kurse kualifikimi për ngritjen intelektuale dhe mendoj se, n.q.s. shkaqet për të emigruar ishin ngaqë dola në pension të parakohshëm, arsyet ekonomike dhe dëshira për të njohur perëndimin, kam ëndërruar gjithmonë që Shqipëria të bëhet si Zvicra dhe tani jam më i bindur se kurrë se Shqipëria mund të ecë përpara dhe për këtë nuk mungojnë elementet. Për këtë pikëqëllimin e kam nisur nga vetja. -Ndonjë të fshehtë tjetër që mund të na zbuloni nga karakteri juaj artistik? -Jam marrë edhe me gjurmime folklorike si, p.sh. me mbledhjen e gojëdhënave. Mbresa të forta më kanë lënë tregimet për luftërat heroike që kanë bërë ndër shekuj, jo vetëm malësorët e Kelmendit, por edhe gratë malësore. Këto gojëdhëna tregohen nga pleqtë me një krenari të ligjshme. Për mua Kelmendi është vendi i burrave të mëdhenj dhe grave të mëdha. Mjafton të përmend se në Kelmend gjendet vendi i quajtur Greçë, ku Luigj Gurakuqi, Dedë Gjo Luli e patriotë të tjerë morën vendimin për mëvetësimin e Shqipërisë. Emiranda Lukaj Nga libri, Përqafun me klithmën, I Albert Vataj
Lirikë dashunie Në krahnor si zog i tulatun Zemra jote rrah tan gulçim Asht tretun n’dëshira tansia S’ka cak tërbimi i kurmit tem
Ti kridhesh n’llavën e epshit Drit’hijet e trupit t’Iingjyn ma i zjarmti perëndim ndër gishta më kullotin t’tana lulet e prillit pjalmi i kundërmimit tan i deh me amshmim
Ofshamë të thella t’yshtin kredhjen Epem qiejve t’apogjeut S’prajmë n’langzime tuj u tret Fundi kap fillin e na lidh n’përjetsi
E përgjithmonshmja Asht caku i fundmë qi e veshim Kur lakuriq tallazohen T’tamëltat çaste të mishit Amen
Ambëlsisht Pendë pëllumbash kanë mjegullat Në luginën e prarume t’horizontit Zërat mbi bar rrëshqahen tanë angullimë Balluket u prekun dufin e turreve
Si rrapi, ngulun jam njiktu Kurrizin e përthyem të dritës kundroj Okra e njati dielli shpuzitës ngjyn gjithçka Edhe heshtjen piklluse të nji vashe
Terratisja Rrethrrotullia tash asht nji kokrriz rane E zotnimi jon nji pamundsi e kahmotshme Epena naltsive t’ma t’athtave horizonte Tuj dash me gjet terratisjen ton prej Hyu
Koha ka ndalur U sosën netët Netët që u dërdhën trajtave tona
Muret prap kundërmojnë myshk Baltën e pudrosin pëshpërimat
Endemi në pritjen e kahershme Ka ka ndalun
Tonat janë ata qi kena Përmi gjithçka asht Nji
Zjarri Purteku yt prej mjelme Çukit tana dëshirat e krijimit Si rrufeja gjokset e kaperthimeve t’nalta
Kalërue kena që në Eden Shfrimet që uturijnë në kurm I’u dhamë shkulmimit të ëndjeve E pupluam klithmat Përfundjen e një dëshire gri Hetuam në behjne tonë shitane
Dimën në mish Tansish të ksaj dëshire zhgrrythem Për t’ken vërshim
Tehu i njati pragu Ndër shkreptima sysh mprehet
Kurrnji tingull s’mrrin Deri te gulçima e ktij krahnori
Qielli, vetëm qielli si bisk N’mshirën e duhisë viket
Strehëve, shiu teposhtet tan dëshpërim Nervin e nji statuje përgjoj n’murosjen teme
Buzët m’shpuziten n’kujtesën e puthje së largët
Urrejtja më vesh në këtë stinë cergësh E prap kam ftohtë.
Qyteti ku u mëkova me përvujtninë Fytyra t’ndrydhuna shpalohen Rruginave që kundërmojnë lagështi e myshk Dielli përthyhet maleve që e fillërojnë Kumbanjelave e minareve Zashëm nadja derdhet.
Rozafati kaluem asht kaher e mot Mbi kurrizin e lakuem të legjendës Drini e Buena degzohen Në nyjen që marrin frymë vriket e bujtsve Tuj rrugtue masanej amëlsisht Përmes zoritjes s’peshkatarëve e t’hijeranit Tarabosh
Tamli rigon nër vjolishte E gazmendi piklon si gji Në terratinë që shakadan skamja.
Nër kujtime lulebore qi harlisen oborreve Shtaton ashiknia e zotnillëku Vajznia perpushet nër zjarme dashnish Dashtunish qi din veç ata me i nez.
Mortesh palohen t’tana mramjet e qytetit tem E dillei qivureve shkokrrohet Qielli rrin nalt kesaj mahije Njaq nalt sa shpirtnat e ksaj robnie
Nsofër buka shtrohet e amël Ani se pa t’njom diku-diku Kangtë e lulet jesin gjallë n’kët zapti vaji e kuje S’ka mort me e xan, s’ka shpirt me e dhan
Vark jam ni në syt e tyne prej Buene E kam shkue larg për me met aty Aty ku njihem si kurrkush kurrkun Iki dhe kthehem deng me mall Tuj metun askurrkun ma shejtnisht se njaty.
Nata s’asht korb Nkrahnuer m’ka dhimt shikimi jot i pervujtun Zvarr jam hek pamundsive t’mija Ani çka me gjimue nuk ka mujt S’pari kam pranu sfidën e arsyes Mishin plumb t’ran n’vedi e kam ni
Zotin ishte von me e pranue Po rri me njikyt kismet Tuj shtërngu grushtin deri ndhimb E gjoksin kam nigju tek s’po munet as me gjimu
Ani, gajlen po ja di veç vedit E njasaj pëshpërime t’molisun të shpresë Qi shqipton tan poterë: Nata sasht korb
Më syt e shpirtit Mushtin e buzve tuja kam pi Edita jam shujt krejt Si kjo kashore naltsie që sysh asht shterr Krahnori jot valzon n’mu Bardhësinë e tamëlt t’tana breroreve Shejtnimin kam mrrit tërbimeve t’gjakut S’ka lule aromën tane Bukurinë kurrnji passion s’ka mujt me e përjetue E megjithatë Toksore ke metun Në duhinë e pamatë të përjetimit. Ky asht mallkim
Kanga XXIII Gjama e Skenderbeut 1 Gjamë e vaj n’at Lezhë sot Për Shqiptarë, per Kastriot! Gjama e vaji kan marrë dhen: Kjanë Shqipnia Skanderben! 2 N’log t’qytetit kan shtri “burrin”, Mbi krye t’Tij kan varë flamurin, Përkrenarja mbi ballë t’gjanë Madhni fornit i kan dhanë! 3 Shumë nishanat n’at krahnur, Mbulue shtatin me flamur, Me flamurin kuq e zi, Shpat’n e randë njeshun per i! 4 Roja e nderit n’armë mbërthyet, Zoja e djali i rrinë te kryet, Për rreth Vigut gra n’e zi, Ndejë nder shkamba: miq, pari! 5 Logut rreth: popull, ushtri, Kambsori e kalori, … e rruga vlojnë Shqiptarë, Rrajnë n’at mort princa e bujarë! 6 Rrajnë n’at mort princa e bujarë, Paranikë edhe brimtarë, Nder brimtarë ma i pari prini Princi i madh Lek Dukagjini! 7 Leka Vigut dalë kundruellë Perkrenaren n’tokë e huellë, Synoj Vigun vrant, per mnerë Thekt i thirri per tri herë! 8 I mjeri un per ty, Skenderbe I mjeri un per ty e per kumt t’zi, I mjeri un per ty e per Shqipni, I mjeri un n’ket ditë të sotit I mjeri un per derë t’Kastriotit 9 I mjeri un per ty, Skenderbe, I mjeri un shtylla e llogorit, I mjeri un zana e mizorit, I mjeri un o ndera e mikut I mjeri un o mnera e anmikut!
XXIII Shqipëria nën Turk, përpjekjet e saja Mbrendë e jashtë për liri e pavarësi Gjon Gjergj Kastrioti këthehet nga mergimi Në Shqipëri, ku kryeson kombin në luftë për liri. 1 Me dorzim t’kalasë Shkodrane, Shqiptaria ilirjane, Ra nen zgiedhen otomane! Ra nen Turk Toka balkane! 2 Shqiptaria u da n’Sanxhaqe, Nder timare, nder bajraqe, Tak’s, xhelep edhe travinë, Shqiptarinë e banë robinë! 3 Shtinë dasinë e mbodhen m’ninë, Vend me vend, krahinë n’krahinë! Por s’na e shkim i huej’ kombsinë N’gjak e kemë atdhedashninë!
XXII Dorzimi i Kalasë së Shkodres dhe emigrimi i Shkodranve në Republiken e Venedikut. 1 N’at Stambollë u ba ’i trathti: Venediku me Turki Na kan lidhë nji t’zezë tregti: Dyshë m’e da t’mjeren Shqipri! 2 Venediku n’tri qytete: Durrs, Ulqin, Butrint per vete! Tri qytete nen Turki: Shkodra, Drishti, Lezhja mb’Dri! 3 N’Kala t’Shkodres kndon firmani: “Venediku edhe Sulltani,” “Shkoder trime, heroike,” “Na u banë sot dy shtete mike”! 4 “Shkoder trime, heroike,” “Paqa Turko-Venedike,” “N’at Stambollë sot u nenshkru,” “Paqa muer vendim per ju”!… 5 “Shkodranë, t’lirë jeni m’e lshue,” “Arm’t e brezit pa i dorzue;” “Jetë e nder janë sugurue:” “Venediku a dorzanue!” 6 Ushtrit Turko-Venedike, N’kurriz t’Shkodres, bamunë mike: N’ballë t’Ur’s Buen’s, e n’derë t’Kalasë, Gardh n’t’dy anat rrug’s janë qasë! 7 Ra buria, krisi lodra: N’derë t’Kalasë, Vaj, doli Shkodra! Nji mij vetë: fmi, burra e gra, Tri mij t’dekunë fli n’Kala!… 8 Ushtrit Turko-Venedike, Para Shkodres heroike: “Drejtqendrim, gatishmeri” N’kalim t’Shkodres: “turp” janë ngri!… 9 Burra e gra, luftarë Shkodranë, Shpatë, tagana njeshë per anë Vuejtë, uri e varrë: nishanë, Kalasë ulen hijerandë!… 10 Prijnë ma t’vjetrit, per pleqni, Vinë mbas tyne, plot urti: Dora-doras, gra e fmi, Burra e djelm plot krenari!… 11 Vjen Barleti me dorë n’gji: Palë Flamurin Kuq e Zi… N’zemer t’Ti dy histori: “Skenderbeu” dhe “Shkodra” e Ti! 12 N’at Urë-Buene kur kan mbrri, N’barkë me vela t’mjert kan hi, N’ato brak’t e Venedikut, Rrjell’s teposhtë, Adriatikut! 13 Per mergim u nis karvani: “Buen’e Dri, pse po na bani?” Syë fatosa, pse po kjani? “Oh, sa i ambel a Vatani!” 14 N’at Kala kurban kemë lanë:” …, kunorë, vlla, babë, ja nanë!” Rreziku na ka zanë,” Jasht’atdheut jeten m’e lanë!… 15 “Jasht’atdheut jeten m’e shkri,” “Me u djegë malit per Shqipri…” “Per Shqipri, per Shkodër e shpi,…” “Per gjindi e per vllazni!…” 16 “Lam-tu-mirë, oj, nana Shkodër!” “Lam-tu-mirë, fushë, mal e kodër!” “Lam-tu-mirë, kala, shtëpi!” “Lam-tu-mirë, heroj ra fli§!” 17 “Lam-tu-mirë, oj Buenë e Dri!” “Lam-tu-mirë, atdhe-Shqipri!” “Lam-tu-mirë, dhe, gur e ujë!” “Mjer kush bahet per dhe t’huej!…” 18 “Larg prej teje, Nanë-Shqipri,” “Do t’ruejmë gjuhë e histori,” “Do t’punojmë na per liri,” “T’gzojnë dikur brezat e ri!…” 19 “Skenderbegu n’at dhe t’zi,” “Per ty u shkri o brezi i ri;” “Per ty u shkrine Shkodra e Krueja,” “Namin atmes, Rini, rueja! Dom Zef Gilaj Botohen për herë të parë nga dorëshkrimi origjinal
Haberet e akshamit në gazetën “Shqipëria Etnike” Dade humb bastin me Nanon dhe nervozon Europën Gjatë ditëve të fundit të muajit shkurt, zonja Arta Dade kishte qenë në krye të delegacionit parlamentar shqiptar, i cili do të merrte pjesë në një seancë të parlamentarëve europianë që do të zhvillohej në Vjenë. Në përbërje të delegacionit bënte pjesë edhe deputeti dhe shefi i opozitës Sali Berisha. Para nisjes, shefi i pozitës Fatos Nano kishte takuar zonjën Dade dhe me humor thumbues i kishte thënë: “… Znj.Dade, këto ditë që je në Vjenë me Sali Berishën, Partia (Socialiste) do të ngarkojë me një mision të posaçëm që ti me joshjet e hiret e tua mund ta zbutësh doktorin siç e di ti vetë…”. Mirëpo këto fjalë duket se e kishin ofenduar vejushën e bukur, e cila si me ironi ia kishte kthyer shef Nanos duke i thënë, se nëse e zbus Sali Berishën kënaqësia do të jetë e imja pasi do të provoj energji të pashtershme origjinale, e jo si të tuat, Fatos, që janë energji të marra “borxh” tek doktor Ferid Murati. Nano i zënë ngusht, sfidon znj.Dade duke i thënë se nëse arrin të joshë doktor Berishën, unë me ty vë bast se do të ndaj Xhoanën e të marr ty… Dade tërë mllef pranon sfidën, të cilën mundohet ta përgatisë sapo mbërrin në Vjenë. Me gjithë joshjet dhe nurin e kryetares së delegacionit, doktor Maloku, siç ia ngjiti znj.Arta, nuk u josh, përkundrazi e nervozoi, gjë që bëri të humbë bastin me Nanon dhe qetësinë në fjalën e saj para parlamentarëve. Znj.Arta Dade, e cila me hiret e saj edhe prej vejushe nuk ishte mësuar të refuzohet shpesh. Pas këtij incidenti, mediat kundër e pro Dades e Nanos dhanë shumë habere, por vetëm për Berishën nuk dhanë më kryesori, duke mos hamendësuar (sqaruar) se këtë refuzim Berishës demokratët ia morën si ndershmëri të tejskajshme, apo si impotencë të moshës…
Kryeprokurori Sollaku, një sollak i vërtetë Është interesant se si Kryeprokurori i Shqipërisë (me origjinë nga Jugu) ka mbiemrin Sollaku, siç i themi ne nga Veriu një njeriu të majtë nga gjymtyrët, por është më interesant se si këtë Sollak e pranuan dhe votuan jo sollakët, pra të djathtët. Për atë kohë kur u kalua në parlament për miratim ky prokuror, askush nuk e mendonte këtë koinçidencë mbiemri (i majti) me veprimet politike të majta të këtij hierarku të lartë shtetëror. Mirëpo kohët kaluan dhe Kryeprokurori Theodhori Sollaku në të gjitha veprimet e tij që duhej të ishin të mbështetura në kushtetutë e ligje, i ka mbështetur tek politika e majtë e shefit të Qeverisë Fatos Nano. Shembujt janë të shumtë, por më të spikaturit janë lirimi nga akuzat për krime të rënda të organizatës terroristo-komuniste me emrin “Hakmarrja për drejtësi”, kujtojmë këtu Altin Arapin dhe Orik Shytin, madje i pari i akuzuar direkt për vrasjen e shoferit të vetë Kryeprokurorit; si edhe kërkesën politike të Prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetit, kryetarit të PDK dhe botuesit Nikoll Lesi, i cili zbuloi në Parlament lidhje kriminale të Fatos Nanos dhe Fehmi Abdiut me trafikun e armëve e tjerë, ku Prokuroria në vend që të hetonte “kriminelët”, heton e kërkon të burgosë “zbuluesin”. E vetëm pas këtyre veprimeve parlamentarët e djathtë kanë filluar të kujtohen se Kryeprokurori Sollaku qenka një sollak i vërtetë, por tashmë ky është i pandreqshëm. Si për t’i ngushëlluar të djathtët në përgjithësi një hokatar i afërt me PD-në kishte filluar të bërtiste: të gjithë të zgjedhurit me konsensusin e votat e PD-së në parlament janë sollakë, pasi sollak është me dorë edhe vetë Berisha që i ka votuar… dhe për këtë jepte shumë emra, por më të spikaturit ishin Kryeprokurori Sollaku dhe Presidenti Alfred Moisiu…
PS-ja nuk miraton krijimin e shoqatës së spiunëve të shtetit komunist Ndërsa pritej të miratohej projekt-ligji për hapjen e dosjeve të spiunëve të Sigurimit të Shtetit komunist, një grup spiunësh nismëtarë kishin bërë gati dokumentacionin përkatës për krijimin e shoqatës jo-opozitare (pro-qeveritare) të spiunëve, me qëllim që të mbroheshin nga abuzimet me hapjen e dosjeve. Gjithsesi kjo shoqatë thuhej se do të kishte shumë të mira, pasi të paktën do të punësonte, ose më saktë do të dypunësonte mjaft nga spiunët nga qendra në bazë, si dhe do t’i ngarkonte pa frikë në jetën politike apo shoqërore haptas (se fshehtas ata janë). Mirëpo kjo, siç dukej nuk paska qenë e shkruar. Grupi nismëtar në fjalë sapo mori vesh dështimin (na vjen haberi) i paskan kërkuar takim Gramoz Ruçit, ish-shefit të tyre në kohët e lavdishme të spiunimit. Në këtë takim të realizuar, ky grup i paska kërkuar hesap se pse nuk e kishin miratuar projekt-ligjin e hapjes së dosjeve. Ruçi i befasuar me këtë kërkesë të spiunëve të tij, mendoi t’u bëjë si në parlament, njëherë O…O…O… e pastaj U…U…U…, por menjëherë u kujtua se këto pseudonime ua kishte dhënë vetë ai në ditët që po vinte pluralizmi, prandaj përdori një taktikë tjetër, duke u thënë se ju spiunët e keni shoqatën (organizatën) ku mund të anëtarësoheni. Dhe kjo organizatë është ajo e veteranëve (komunistë) të luftës “nac.-çl.”. Spiunët, disi të pakënaqur u ankuan se nuk kishin luftuar për t’u pranuar në këtë organizatë, pasi një pjesë nuk kishin as moshën. Mirëpo shef Gramozi e kishte menduar edhe përgjigjen, ku u tha se në këtë organizatë nuk ka luftëtarë të vërtetë, o derëzi, pasi veteranët e vërtetë kanë vdekur ose i ka bërë partia të vdesin me kohë, por në këtë organizatë ka luftëtarë të tjerë, por ama luftëtarë të luftës së klasave, që ju në këtë fron keni qenë të parët. E ndërsa emërtimet do t’i keni të vjetrit Veteranë e të rinjtë Mëkëmbës… Pra e gëzofshi shoqatën apo organizatën, quajeni si të doni, se partia ka nevojë për ju, por edhe ju për partinë… Interesant se kur dolën nga zyra e Ruçit këta spiunë-veteranë filluan t’i thërrisnin njëri-tjetrit jo me emra të vjetër apo zyrtarë, por me ato që u tha shefi si Veteran, Mëkëmbës, Shoqatë, Organizatë, Luftëtarë e tjerë e tjerë…
A ka deputet të opozitës që në fund të mandatit po bëjnë tregti me mandatet? Kësaj pyetjeje shpesh herë i është dhënë përgjigje me hamendje, që sado të vërteta të kenë pasur, përsëri mbetej vetëm hamendje. Ndërsa në seancën e datës 24 shkurt kjo pyetje ka marrë një përgjigje pa hamendje. E themi pa hamendje se në sallën e parlamentit ndodheshin 100 deputetë, ku ndër këta 22 deputetë ishin të P.Demokratike plus të partive të tjera të djathta, dhe të tjerët deputetë të majtë. E ndërsa në këtë seancë kërkohej të votohej kandidatura për anëtarë të Gjykatës së Lartë e “propozuar” nga Nano e firmosur nga Presidenti, çfarë do të thoshte që Drejtësisë së përfolur shqiptare t’i shtohej edhe një djall i kuq më shumë. Kandidatura kishte emrin Besnik Imeraj, dhe siç dihet vinte nga vatha socialiste. Me gjithë disa kundërshtime të vogla për kandidaturën dhe mënyrën e propozuar nga Presidenti, kur u votua, Besnik Imeraj fitoi në parlament plot 90 vota, ku vetëm 9 deputetë votuan kundër dhe 1 abstenoi. Gjithsesi në bazë të “inventarit” rezulton se 12 deputetë të Partisë Demokratike e të tjerë të djathtë kanë votuar me kënaqësi socialistin e orëve të para Besnik Imerajn për anëtar të Gjykatës së Lartë… Mirëpo ne si gazetë për këtë eveniment që nuk është i pari, por më i dukshmi kërkuam ndonjë haber domethënës. Mjerisht ne i gjetëm dy, por nuk e di a do të na i besojnë lexuesit. Haberi i parë është bërë me qëllim që ta mbushin deri në grykë drejtësinë socialiste me djaj të kuq, e kështu i tejmbushur thesi i dreqësisë do të zbrazet keq e më keq, për të mos u mbushur kurrë me socialistë. Ndërsa haberi i dytë që na u duk më i besueshëm na “lajmëron” se ka shumë deputetë të PD-së e të djathtë që kurrë më nuk do të kenë mandatin e deputetit, pasi me ardhjen pranë PD-së të KOP-it këta do të bëhen të Shkop-it (siç edhe ishin në fakt), prandaj këtë fund-mandati janë gati ta fusin në ekonominë e tregut, ku tregtarja aktuale mjaft rentabël është pozitarja P.Socialiste… Pas këtyre habereve ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të urojmë palët, PS-ja gëzoftë votat, deputetët paratë, ndërsa votuesit hëngshin hajgaret.
Dhjetë kushtet për t’u pranuar në PASOK-un grek Këto ditë të para marsi udhëheqësi i lavdishëm i socialistëve Fatos Thanas Nano bëri një vizitë në vendin e tij Greqi (pasi kishte marrë pushimet dimërore nga vendi ku punon përkohësisht si kryeministër). Në këtë vizitë, ku si qëllim kishte “vëllazërimin” e dy popujve, arriti një marrëveshje të suksesshme për dy-anëtarësinë e shqiptarëve, së pari të jenë anëtarë të PASOK-ut, partia socialiste greke, dhe pastaj edhe anëtarë të Partisë Socialiste Shqiptare. Mirëpo për të arritur dy-anëtarësinë (në dy parti) Papandreu i dorëzoi Nanos 10 kushtet që duhet të plotësojë një socialist shqiptar për t’u anëtarësuar në PASOK-un grek. Për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve që e dëshirojnë dy-anëtarësinë në partisë socialiste, ne pasi siguruam 10 kushtet (që ende janë sekret) vendosëm t’i botojmë si më poshtë: 1. Ai që kërkon të jetë anëtar i PASOK-ut të ketë marrë pjesë me armë në dorë, për shkatërrimin e shtetit demokratik shqiptar në vitin 1997 (vërtetim nga PSSH). 2. Vërtetim që gjithmonë ka votuar për PS dhe Fatos Nanon (vërtetim nga Celibashi-Subashi). 3. Të jetë vetëm i besimit ortodoks (vërtetim nga Janullatosi). 4. Të ndërrojë emrat shqiptarë me ata grekë (vërtetim nga zyrat e gjendjes civile). 5. Deklaratë personale që është me kombësi Vorio-Epiriot, edhe nëse është nga Malësia e Madhe (kjo deklaratë të legalizohet vetëm nga noterët e liçensuar nga socialistët). 6. Të ketë qenë agjent i Sigurimit të Shtetit komunisto-socialist (vërtetim nga sekretari i PS, Gramoz Ruçi). 7. Të urrejë për vdekje malokët e Berishës (vërtetim nga Frrok Çupi). 8. Të pranojë punëdhënësit grekë, por edhe grekët e tjerë si padronë absolut, që bëjnë çfarë të duan me shqiptarët dhe nuk do të ankohen askund. 9. Në votimet parlamentare të këtij viti të votojnë për vete dhe për një socialist grek, vetëm për PS dhe Skënder Gjinushin… pra me dopio-votë. 10. Në rast humbjeje në këto zgjedhje të PS, të jetë i gatshëm për të rrokur armët kundër P.Demokratike e Sali Berishës, si gjithnjë nën komandën e andarteve grek… Pra, siç shihet Papandreu kërkon fare pak dhe Nano miraton pa merak. I mblodhi këto habere me ndihmën e sollakëve të majtë e të djathtë, Ndue Bacaj
Kushtuar Mark Sadikut e fisit të tij, Pecajt e Shalës ku ka lindur urtësia, burrëria, trimëria, falja e fisnikëria Mark Sadiku ka kenë i mercur në Pecajt e Shalës Pat drejtu dhe djelmni Bënte ligjet në kohën e tij Në fis të Mark Sadikut pan studju akademit Në dyert e botës pan studjue Historit i paten msue Shqiprin nalt donin me çue Pan studju teologjit dhe Shqiprin nelt doni me e ngjit Ndryshe biblat pan studjue Fisi fisin me nderue Veprat kultit mos me i rezue Fet kultur Zotit me i qendrue E si motra mir me shkue Njifshin mir kufit e Arbris edhe tokat e Iliris Dhe kufit e gjith Gegris edhe urat e Dalmacis Dinin mir kufit e Vorioepirit edhe tokat e Çamërisë Por një dit akademik kur dhuna revolucionare filloj me u rrit Dyert e bots kërkon me i lypë Në dyert e bots fillun me kërkue Shqiprin kurr s’donin me lëshue Veç kur jeta u vu n’rrezik O nga Shqipria u vendos me ik Në kurbet me hije të rana Morën rrugën gjithkun në kam Dhe u ulën me pushue ball për ball me lisin paln Nji shkim lisit ja lëshuan nga i pik lotit fillun Kishin bes me shejten n’at an Ket lajm shejtnit e kishin nigjue Orët e Shalës done m’u largue Të gjith shejtnit pran lisit ishin afrue kokën ulur tuj nigjue Bashk me shejtnit edhe lisat ishin afrue Në an të lumit u nigjue i za Fillun shejtnit veç me qa O, o, përsri lumi një za të rrall Kurr në kte ven nuk kthehena të gjall Shejtnit e lisat filun të qajn Pse po qajn lisat e Planës Po largohen orët e Shalës Pak me frikë rrugën vazhduen A drejt Thethit duhet udhtue a Bjeshkt e Nëmuna duhet mej kalue Rrug të vështira i mendojn veç kafsht e egra anej kalojn Noj çoban jo i bekuar Munet rrugës noj gur me jau lshue Për fat Zoti i pat nimue Edhe në bot të huj ata ku shkun lisin Plan kur s’e harrun Edhe emrin ja pagëzuen Sokol Ndue Vuksani – Lindur në Gimaj të Dukagjinit, emigrant në Itali
Lisat e bekuar të Planës Lisat e Planës qofshi bekuar Gjithmon kalimtarët pran jush kan kaluar Ndonjiherë edhe kan pushuar Dhe rrugë të gjata në kam kanë përshkuar Në kurbet me hije t’ran edhe s’jan kthye kurr në kte an Shum herë besë me ty lis kanë lanë Thellë rrajtë tua në tokë kanë hi Në të gjith bot fara të kanë mbi Në Mal të Zi e në Dalmaci, në Serbi deri te carat në Rusi e përtej në Siberi Në Amerikë, në Australi e në Kinë e në Arabi E deri tek mretëresha në Angli O nga kohnat e Iliris kanë shumë shekuj lisat që kanë mbi Thonë që ke vite me mija Dhe në të gjith bot faret e lisave ku kanë mbi Rraj të forta në tokë kanë shtri Të gjitha farat ty lisave ku të kan shkue gjuht e botës kanë përqafue Se kështu krajlat i patën detyrue Gjuhën lisave me jau ndërrue Nga farët e lisave që kanë ikë Janë rritë shkencëtarë akademikë Lisi i Planës o i bekuar Kush s’ka lind prej trojeve të votërs Guvernatora në dyert e botës Dhe gjith botës i kanë dhanë marë Lisi i Planës qofsh i bekuar Kur kulçedrat lëshojnë stuhi Dhe prurjet në lum të Shalës duke u shtua pa nda Rriten prurjet pa u nda Shkama, lisa në lum tuj ra Eruzione me të shkatrru Gjam e vetimë si të tërbume Sa në dritë të vetimës mundesh me lexu Sa dhe lisat vinë tuj u mlue Kto kulçedra të egërsume e të çmendura e të tërbume Vijn drejt lisave për me i rrëzue Edhe digat me i shkatërrue Dhe vorret e shejta me i rrënue At’herë çohen dragojt në kamë Troboin e Drenicë, Konispol e Aleksandri Gjithmonë besë me dragojt e Shalës për me i rujtë lisat e Planës Lisat e Planës qofshi bekue Gjenerala ju kanë nderue Po të gjith donë me u harrue Besa e të shejtëve s’ka me ju lëshue E gjithë bota në sy ka me ju shikue Monument kanë me ju pagëzue Guvernatorat e botës kanë me ju shikue Se ju jeni lisat e bekuar Se nuk jeni vetëm lisat e Planës Por jeni lisat e tanë Shalës S’jeni veç të Shalës por të gjith Shqipërisë Se keni rrajtë mbi Koçekt (shkami) e Iliris Sokol Ndue Vuksani – Lindur në Gimaj të Dukagjinit, emigrant në Itali
Kushtuar princeshës Ledi Diana origjinë shqyptare Pecaj të Shalës Në çdo anë shejtnit më ishin afru Orët e natës nuk kishin kalue, edhe lotët m’i patën vazhdue Princeshë Diana më njef mue E dikush jetën ma ka shkatrru E kam gjakun gjak shqyptarë fise të lartësue (Pecaj Shalë) O, je fise Pecaj princeshë Dian Të nderon bota fisin tan Djemët e Shalës duhet mendue Me kenë vllezër të nderue Kudo në botë me kenë të bashkuar Unë një thirrje si motër jam tuj ju ba Me mbledhë fiset në gjithë Shqypëri Ku i kanë rrajët në kta shkami Troboin deri në Serbi Te Prek Calët deri te carët në Rusi Në fiset e Hotit Aleksandri Në Kurbin në fiset të Fanit e Dibrës në atë anë Në Drenicë, Konispol e Sarandë Në fiset të Vlorës e te Çamrit në atë anë Kudo në botë çdo fis shqiptar E me ba pajtim komtar Gjithë shqyptarët që emrin ma kan të ndigjue Ku kanë lindur të parët e mi Mehmet Shpendi e Mark Sadiku me o Djelmni Ku ka lindur Cunik e Marash Deli Ku kanë lindur burra në Shalë, Deli Pjetra me krah të bardhë Ku lindur trima e burra Avdi Kola e Mark Lula Moj princeshë, o shejtnesh këtu kanë lindur dragoj e zana Këtu kanë lindur gra burrnesha ktu i kanë rrajtë nanat shejtnesha E prej shumë shekujsh rrajt mbretnesha, te Të gjitha fiset që emrin ma kan ndigjue Princesh e Tomi Bleri me i kërkue Kan një shpirt të mrekullue, vrasësit e mi me u dënue Unë nuk thom për me hakmarrë Orët e Shalës nuk kan mej falë, princesh Dian Çdo gja në botë ka për t’u pa kurr, mretnia s’ka per me ra Pecaj e në Shal kohët munden me ndryshue Por, fisnikria kurr nuk ka për t’u shue Orët e Shalës kan për mendue Në Pecaj të Shalës qytet me të ndërtue Kurrë Shqypëria s’ka për të harrue Sokol Ndue Vuksani – Lindur në Gimaj të Dukagjinit, emigrant në Itali
Festohet me madheshti dy vjetori i krijimit te UGPV-se Nikolle LESI, President Nderi I Unionit te Gazetareve Profesioniste te Veriut Antari i Nderit, Prof.Dr. Hamit BORICI: Eshte nderimi i pare qe me behet dhe me vjen mire qe e ka bere qyteti ku une kam lindur.
Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut (UGPV) me qender ne qytetin e Shkodres, ka festuar 2 vjetorin e krijimit te tij. Ne mjediset e Hotel Koloseo, eshte zhvilluar nje ceremoni madheshtore ne prani te personaliteteve te larta te pushtetit vendor ne rang Veriu, te diplomateve te huaj, personaliteteve dhe drejtuesve te mediave etj. Nder te me spikaturit vecojme konsullin italian Roberto Orlando, shefin e OSBE-se Antuan Rozes, drejtorin e Radio Tirana Gezim Podgorica. Personalitete te spikatura te gazetarise shqiptare ishin prof.dr. Hamit Borici, pedagog i Gazetarise dhe krijuesi i medias se pare te pavarur ne Shqiperi, botuesi i “Koha Jone” Nikolle Lesi. Prefekti Hasanaj, Kryetari i Qarkut Luka, Nenkryetarja e Bashkise Ademi, drejtues te institucioneve vendore, kane plotesuar auditorin e zgjedhur te ketij takimi. Hapja e ceremonise, eshte bere nga Drejtori Ekzekutiv i shoqates, Gasper Marku, i cili pas fjaleve te mireseardhjes, i ka dhene fjalen Presidentit te UGPV-se, Blerti Delija. Pas nje panorame te shkurter te aktivitetit te Unionit gjate dy viteve jete, kryesisht per mbrojtjen e gazetareve dhe njerezve te medias nga presidenti, eshte vijuar me shperndarjen e disa diplomave per emra te njohur te gazetarise ne Veriun e vendit. Keshtu, Shkelqim Dracini, pas vdekjes, eshte vleresuar me cmimin “Mirenjohje” i pari i ketij lloji per kete pioner te gazetarise profesionale te pas viteve 90. Ne vazhdim, prof. Dr. Hamit Borici eshte shpallur “Antar Nderi” i Unionit te Gazetareve Profesioniste te Veriut. Borici eshte nje nga pedagoget e pare, me me pervoje dhe me te afte ne gazetarine shqiptare, botues i shume librave per median, pende e fuqishme prej disa dekadash ne shtypin shqiptar. Me pas, gazetari i njohur sportiv, statisticieni, analisti dhe komentatori Ymer Striniqi, eshte vleresuar me cmimin “Mirenjohje”, fryt i nje pune prej disa dekadash ne media te ndryshme, te shkruara dhe elektronike. Nje surprize e vecante, ishte edhe shpallja “President Nderi” i Unionit te Gazetareve Profesioniste te Veriut, e botuesit Nikolle LESI, cmim i cili iu dorezua nga presidenti i shoqates Blerti Delija. Pjesa zyrtare e ceremonise ka vazhduar me shperndarjen e disa diplomave “Falenderim” per autoritete lokale si Prefekti i Qarkut Shkoder, Ramadan Hasanaj; kryetari i Qarkut Shkoder Lorenc Luka (njekohesisht dhe kryetar i PD-se), kryetarit te Bashkise Shkoder Artan Haxhi. Diploma kane marre edhe disa drejtues te institucioneve vendore, miq te gazetareve dhe te shoqates si Pellumb Dani, Ndreke Rukaj, Engjell Gjondrekaj, Nik Ndoci, Engjell Radohina, sponsor gjeneral i aktivitetit. Pjese e fundit e ceremonive te kesaj feste, ishte dhe nje koktej i pergatitur nga Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut, gjate te cilit per vete pjesmarrjen e gjere te politikaneve, pushtetareve, deputeteve dhe gazetareve, nuk munguan edhe “thumbimet” apo “romuzet”.
Cmimet Nikolle Lesi, President Nderi, Motivacioni: “Ideator, krijues dhe ndertues i medias se pare te pavarur ne Shqiperine post- komuniste. Ai dhe media e tij “Koha Jone” ishin Fakulteti i Pare i Gazetarise Shqiptare, duke zbuluar e pergatitur nje numer rekord gazetaresh cilesore ne median tone. Simbol i gazetarise profesionale, investiguese dhe te paanshme ne Shqiperi.”
Prof.dr. Hamit Borici, Antar Nderi, Motivacioni: Si Pedagogu i pare i Fakultetit te Gazetarise ne Tirane. Profesionist i mirefillte ne median e shkruar. Autor i dhjetera botimeve te ndryshme per Fakultetin e Gazetarise. Figure e nderuar, i palodhur si ndertues i nje imazhi te ri te shkolles teorike te Gazetarise Shqiptare te pas viteve 90. Perfaqesues i denje i Shkodres dhe i Veriut te Shqiperise ne sferen e tij profesionale.
Shkelqim Dracini, Mirenjohje (pas vdekjes), Motivacioni: “Si pioner i shtypit te pavarur te pas viteve 90 ne Shkoder. Si drejtues dhe menaxhues i afte e profesional i Gazetes se Shkodres. Nje emer i njohur i gazetarise ne Shkoder dhe ne Veriun e Shqiperise”
Ymer Striniqi, Mirenjohje, Motivacioni: “Per kontributin e dhene, si nje nga emrat me te njohur aktualisht ne Gazetarine Shqiptare, vecanarisht ne ate Sportive. Per shume dekada ka ushtruar dhe vijon te ushtroje profesionin e Gazetarit Sportiv, Komentatorit dhe Analistit ne media te ndryshme, te shkruara dhe elektronike duke qene nje shembull i qarte i pasionit dhe perkushtimit ne kete detyre sa fisnike, aq te veshtire dhe impenjative.”
Presidenca e Unionit te Gazetareve Profesioniste te Veriut (UGPV) 1. Blerti Delija, President, Kryeredaktor i TV Rozafa Shkoder 2. Taulant Kopliku, Sek. I Pergj., Kryeredaktor i Shkodra TV1 Shkoder 3. Sokol Pepushaj, Zv.President, drejtor i “Shqiperia Etnike” 4. Ardian Hoti, zv. President, TV Vizion Plus 5. Anila Dushi, Financiere, “Shekulli” 6. Vasel Gilaj, Antar, Kryeredaktor TV Kopliku M.Madhe 7. Fatime Kulli, Antare, Radio Tirana Drejtor Ekzekutiv, Gasper Marku, TV Alsat
Cilet jane personat qe UGPV I ka vleresuar me tituj nderi President Nderi – Nikolle LESI, pioner i gazetarise se pavarur shqiptare, botues i gazetes se pare te pavarur “Koha Jone”.
Antar Nderi – Hamit BORICI, pedagogu i pare i Gazetarise Shqiptare, emer i madh i teorise se gazetarise. – Pjeter ARBNORI, ish- Kryetar i Kuvendit te Shqiperise, figure e njohur e letrave shqipe, publicist dhe shkrimtar i shquar – Alban KRAJA, pioner i gazetarise se pavarur ne Shkoder dhe Veriun e Shqiperise, bashkethemelues dhe Drejtor i gazetes “Lajmetari” i Shkodres.
Mirenjohje – Roberto ORLANDO, konsull i Italise ne Shkoder – Shkelqim DRACINI (pas vdekjes), pioner i gazetarise se pavarur ne Shkoder, drejtues i gazetes “Shkodra” – Ymer STRINIQI, figure e gazetarise sportive shqiptare – Asllan DOGJANI, ish- drejtor i Policise se Qarkut Shkoder – Luiz EJLLI, Mbret i Etheve 2
Falenderim – Gjergj LEQEJZA, zv.minister i Energjitikes – Ramadan HASANAJ, prefekt i Qarkut Shkoder – Lorenc LUKA, kryetar i Qarkut Shkoder – Artan HAXHI, kryetar I Bashkise Shkoder – Ormir RUSI, ish- kryetar I Bashkise Shkoder – Engjell GJONDREKAJ, drejtor Ujesjelles- Kanalizime Qytet Shkoder – Nik NDOCI, drejtor I KESH-it Shkoder – Engjell RADOHINA, bisnesmen – Pellumb DANI, shef I Emergjencave Civile, Prefektura Shkoder – Ndreke RUKAJ, drejtor i Albtelekom Shkoder
Presidenti i Nderit Nikolle LESI dhe Presidenti i UGPV-se Blerti DELIJA Antari i Nderit Hamit Borici, Drejtori Ekzekutiv Gasper Marku dhe Financiere Anila Dushi Prof. Borici, Antarja e Presidences Fatime Kulli dhe bashkethemeluesja e UGPV-se, Esmeralda Delija Presidenca e UGPVS-se, gjate nje takimi te zhvilluar me liderin e opozites shqiptare, prof.dr. Sali Berisha, Shkoder 2005 Zyra e Shtypit e UGPV-se
Antari i Nderit Hamit Borici, Drejtori Ekzekutiv Gasper Marku dhe Financiere Anila Dushi, Unioni I Gazetareve Profesioniste te Veriut I propozon Moisiut Prof. Dr. Hamit BORICI “Mjeshter i Madh” Burime nga Presidenca pohojne se Presidenti I Republikes e vlereson pozitivisht propozimin e UGPV-se. Prof. Dr. Hamit Borici, Antar Nderi i Unionit te Gazetareve Profesioniste te Veriut (UGPV) eshte padyshim nje nga emrat me te medhenj te gazetarise teorike shqiptare. Prof. Borici eshte pedagogu i pare i Fakultetit te Gazetarise Shqip-tare. Kontributi i tij eshte unikal ne botimin e dhjetera librave profesionale per gazetarine, duke krijuar ne vetvete nje shkolle shqiptare ne kete fushe, pse jo edhe me emrin e eksperien-cen e tij personale. Nuk duhet lene ne harrese edhe kontributi publicistik i Prof. Boricit gjate shume dekadave ne organe te ndryshme te shtypit shqiptar. Per te gjitha keto, Unioni i Gazetareve Profesio-niste te Veriut, me qender ne Shkoder, e vetmja shoqata aktive e ketij lloji ne veriun e Shqiperise, i ka propozuar zyrtarisht Presidentit te Republikes Alfred Moisiu, qe ti akordoje Prof. Hamit Boricit urdherin mese te merituar “Mjeshter i Madh”. Per kete qellim, Presidenca e UGPV-se ka depozituar shkresen-propozuese zyrtare ne Presidence, duke i kerkuar mbeshtetje edhe dy shoqatave te tjera homologe si Lidhja e Gazetareve Profesioniste me kryetar Ylli Rakipi dhe Shoqata e Gazetareve Profesioniste me kryetar Armand Shkullaku. Burime nga Presidenca, bejne me dije se presidenti Moisiu e ka vleresuar propozimin e UGPV-se dhe eshte shprehur pozitivisht. Tashme mbetet qe formalisht, te behet edhe akordimi i titullit per Prof. Boricin. Per te gjithe ata qe duan te njohin personalitetin e Prof.Dr Hamit Borici, po percjellim CV-ne e tij.
Curriculum Vitae e Profesor Dr. Hamit Boriçi Publicist, pedagog, studiues, historian i gazetarisë Adresa: Rruga: “Komuna e Parisit”; Pallati 142, hyrja I, ap. 7; Tirane Tel. (H) +355 4228178; Tel. (M) +355 69 21 32 783 E-mail: hamitborici@yahoo.com
Të dhëna personale Datëlindja: 20.03.1930 Vendlindja: Shkodër – Shqipëri Vendbanimi: Tiranë Kombësia: shqiptare Gjendja familjare i martuar
Shkollimi · Shkollën fillore e kreu në qytetin e Shkodrës · Mësimet e mesme i kreu në Shkollën Pedagogjike “Shejnaze Juka” në Shkodër. · studioi për gazetari në Universitetin “Llomonosov” në Moskë –Rusi. · U diplomua për gjuhë e letërsi shqipe në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës. · Studimet pasuniversitare dhe i kreu gjatë viteve 1974-1978 në Universitetin e Tiranës i profiluar për letërsinë publicistike. Kualifikimi shkencor a. Grada shkencore · Në mars të vitit 1981 kam mbrojtur gradën shkencore “KANDIDAT I SHKENCAVE” (Vendim i Komisionit të Lartë të Atestimit, nr. 39 datë 17.06. 1981) · Në maj të vitit 1988 kam mbrojtur gradën shkencore “DOKTOR I SHKENCAVE” (Vendim i Komisionit të Lartë të Atestimit, Nr.178, date 09.07.1988) · Më është dhënë edhe një DIPLOMË (Shtojcë) me gradën shkencore “DOKTOR” (Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 351, date 30.06.1993., nr. i regjistrit 611) b. Tituj shkencorë: · “BASHKËPUNËTOR I VJETËR SHKENCOR” (Docent), Vendim i Komisionit të Lartë të Atestimit, Nr. 93, date 22.02.1984) · “DREJTUES SHKENCOR” (Profesor), Vendimi i Komisioit të Kualifikimit Shkencor pranë Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, Nr. 30, date 31.01.2000. Përvoja gazetareske · Korrespondent i gazetës “Zëri i rinisë” për rajonin e Shkodrës (1954-1958) · Gazetar, redaktor dhe përgjegjës redaksie në gazetën e përditshme “Bashkimi” në Tiranë (1963-1974). · Kryeredaktor gazetës së përditshme “Bashkimi” në Tiranë (1978-1990). Përvoja pedagogjike · Një nga themeluesit i të së pares Degë-Katedër të Gazetarisë (1964) · Për më shumë se 40 vjet ligjërues, titullar i lëndëve: Teoria dhe praktika e gazetarisë dhe “Mjeshtëria (Format e pasqyrimit publicistik), ligjërues edhe i lëndës Historia e Gazetarisë dhe Etika profesionale e gazetarisë · Vijoj pedagog i jashtëm i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës dhe ligjërues në Fakultetin e Gazetarisë “Faik Konica” në Prishtinë (Kosovë). Veprimtaria pedagogjike e shkencore në forumet drejtuese · Shef i Katedrës së Gazetarisë në UT (1986-1991) · Anëtar i Këshillit Shkencor të Institutit Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave (1980-1985) · Anëtar i Këshillit Shkencor të Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike (gazetari) të Universitetit të Tiranës (1986-1989) · Anëtar i Këshillit Drejtues të Fakultetit Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës (2001-2003) BOTIMET
I. TEKSTE UNIVERSITARE 1. Teoria dhe praktika e shtypit (- cikël ligjeratash, mbajtur në degën e gazetarisë, Tiranë 1972) 2. Llojet e shkrimeve informative dhe analitike të gazetarisë (1985) 3. Redaksia dhe puna e gazetarit (1986) 4. Një shekull e gjysmë publicistikë shqiptare (1848-1997) 5. Doracak i gazetarit (2000) 6. Gazetaria -1 (2000, ribotim 2003) 7. Gazetaria -2 (2002, ribotim 2004)
II. MONOGRAFI 1. Mbi disa probleme e gjini të publicistikës (1973) 2. Publicistika letrare (1982) 3. Gazetaria dhe Publicistika (1990)
III. PUBLICISTIKË 1. Kosovë…Në jetësim të lirisë” (Udhëpërshkrime, artikuj, ese, Prishtinë 2001)
DEKORIME: Për veprimtarii publicistike, pedagogjike e shkencore është dekoruar edhe me: 1. Me Urdhërin “PËR SHËRBIME TË SHQUARA SHTETËRORE DHE SHOQËRORE” TË KLASIT I. dekreti nr. 6193, dt. 29.5.1980) 2. Me Urdhërin “FLAMURI I KUQ I PUNËS”. (Dekreti nr. 7205. Dt. 5.3.1988)
Zyra e Shtypit e UGPV-se
Fati i keq i Liliana Halilit nga Peja Shumë shqiptarë të Kosovës janë bërë viktima të dhunës dhe raprezaljeve serbe. Por, fati i vajzave ka qenë shumë më i keq. E tillë është edhe kjo vajzë që po publikojmë edhe me fotografi. Quhet Liliana Halili, lindur më 5 maj 1975 në Pejë të Kosovës. Kësaj vajze para katër vjetëve serbët i dogjën shtëpinë dhe i vranë babën Zef Halili dhe nënën Marije Petrash. Nuk mjaftoi vrasja e prindërve, por edhe e u përdhunua nga disa serbë. Nga një vajzë e mirë kosovare, me dëshira e aspirata për jetën, ajo tashmë traumatizohet dhe rrjedha e jetës i merr së prapthi. Mbetet e vetme, në mes të rrugës, pasi Kosova nuk ka organizma që merren me rehabilitimin e viktimave të tilla. Liliana Halili gjen një mundësi dhe niset për Maqedoni. Por, sipas burimeve të gazetës sonë që nuk duan të konfirmohen, pasi mendojnë se do të kenë pasoja me jetën, kjo vajzë, duke qenë e vetme në Maqedoni, duke qenë e stresuar, duke qenë në vëmendjen e grupeve mafioze që merren me trafikimin e vajzave, duke qenë se ishte rritur e edukuar në Kosovë me ndjenja morali, bën si bën dhe ikën edhe nga Maqedonia. Merr rrugët e Perëndimit. Fati i saj sot nuk dihet, por është mjaft i zi, si edhe i shumë vajzave të tjera kosovare, viktima të përdhunimit. Është edhe kjo një plagë shumë e rëndë për jetën kosovare. Korresp. i “Shqipëria Etnike” |