Nr. 74 i gazetës në print

0
Gjon Pali i II – Papa më i rëndësishëm i Vatikanit

Papa u zgjodh në krye të Vatikanit në vitin 1978, edhe pse ishte një kardinal polak pak i njohur. Gjatë drejtimit të tij, Vatikani bëri fushatë ndaj të gjithë teologëve që mendonin ndryshe për kishën. “Kisha nuk mund të jetë një shoqatë e mendimtarëve të lirë”,- ka thënë papa në 1981. Ai mbikëqyri rishikimin e katekizmit katolik (përmbledhjes së besimit fetar) pas 462 vitesh. Dokumenti i 1992-shit riafirmoi doktrinën bazë katolike dhe përfshiu të gjitha ndryshimet e botës moderne, si qëndrimet ndaj inseminimit artificial etj.

Pope John Paul II prays before the relics of Saint Remy in the Saint Remy Basilica in Reims, in this file photograph taken on September 22, 1996. Pope John Paul II, 84, who headed the Roman Catholic Church for 26 years and played a key role in the fall of communism in Europe, died on April 2, 2005, 1937 GMT, the Vatican said in a statement. The news was immediately announced to around 60,000 gathered in Saint Peter’s Square and was met with a long applause, an Italian sign of respect. Bells tolled and many people wept openly. REUTERS/Paul Hanna

Shenjtëria e jetës

Papa qortoi atë që qe quajti “kultura e vdekjes”, duke dënuar ashpër abortin dhe eutanazinë. Aborti – shkruante ai – gjithnjë përbën një çrregullim të rëndë moral, përderisa flitet për vrasjen e një qenie të pafajshme njerëzore. Ai, gjithashtu, kundërshtoi dënimin me vdekje.

Morali seksual

Papa ka afirmuar qëndrimet e kishës kundër kontrollit të lindjeve artificiale, inseminimit artificial, divorcit, seksit jashtë martese dhe marrëdhënieve homoseksuale, pavarësisht se ka bërë thirrje për tolerancë ndaj homoseksualëve.

Priftërimi

Papa nuk ka lejuar që gratë të caktohen në urdhër, pasi kisha duhet të ndjekë shembullin e Jezusit, që zgjodhi vetëm burrat për të qenë apostujt e tij. Ai, gjithashtu, nuk ka pranuar që të këmbëngulte në kërkesën e kishës që priftërinjtë të mbeteshin të pamartuar.

Antikomunizmi

Papa ishte kundër komunizmit, duke ndihmuar edhe në rënien e shpejtë të Bashkimit Sovjetik dhe aleatëve të tij në Evropën Lindore. Vizita e parë e tij në vendin e lindjes në Poloni në 1979, tërhoqi turma prej miliona njerëzish, dhe ata u bënë edhe kundërshtarët e qeverive të tyre. Papa ka ndërhyrë edhe në shumë mosmarrëveshje ndërkombëtare. Ndërmjetësimi i tij në konfliktin mes Argjentinës dhe Kilit ndihmoi në shmangien e luftës në fillim të viteve 80.

Kristianizmi

Papa Gjon Pali i II është përpjekur të përmirësojë marrëdhëniet me kishat lindore ortodokse dhe anglikane. Vendimi i kishës së Anglisë në 1992, për caktuar “nën urdhër” gratë dhe për zgjedhjen në krye të kishës episkopale amerikane në 2003 të një peshkopi homoseksual, u hodhën poshtë dhe u arrit të shuheshin mosmarrëveshjet. Shumë liderë fetarë u kritikuan në një dokument të Vatikanit në 2000-shin, që pohonte dhe primacinë e Kishë katolike Romane.

Judaizmi

Papa në shumë raste ka kërkuar publikisht faljen në emër të Zotit për persekutimin e hebrejve. Por disa liderë hebrej e shohin këtë falje si një pranim të kishës për rolin e papa Piut XII, i cili nuk bëri aq sa duhej për të luftuar nazizmin dhe holokaustin. Papa Gjon Pali i II ka qenë mbështetës i Piut XII, figura e të cilit po shqyrtohet për t’u lumturuar- një hap ky para shenjtërimit.

Jeta

Karol Ëojtyla ka lindur në 18 maj 1920 në Ëadoëice, Poloni. I ati ishte një oficer në ushtrinë polake dhe nëna e tij vdiq më 1929 kur ai ishte 8 vjeç. Më 1938 ai nisi të studionte filozodi dhe letërsi në universitetin Krakoë, të cilin nazistët e mbyllën kur e pushtuan më 1939. Për t’i shpëtuar vdekjes apo dëbimit, Ëojtyla punoi në një gurrore dhe më vonë zuri një punë zyre. Më 1941, i ati i tij, pjesëtari i fundit i familjes së tij, vdiq. Pasi vendosi të bëhej prift, Ëojtyla vazhdoi të punonte në gurrore çdo ditë, por studionte fshehtas në mbrëmje me kardinalin e Krakoë-t, pasi nazistët i kishin mbyllur seminaret. Ëojtyla u bashkua nën urdhër më 1946 në moshën 26 vjeç dhe shkoi në Romë për studime të mëtejshme. Më 1948 ai u kthye në Poloni. Ai u bë peshkoi më i ri i Polonisë në moshën 38 vjeçare, dhe u caktua kryepeshkop në Krakoë në 1964, si dhe u bë kardinalë tre vite më vonë nga papa Pauli VI. Në tetor 1978 ai u zgjodh i pari Papë jo italian në 455 vite. Ai ishte dhe Papa më i ri (58 vjeç) në më shumë se një shekull.

 

Disa herë buzë vdekjes

Në maj 1981, ai u qëllua në bark në sheshin e “Shën Pjetrit” nga një turk me emrin Mehmet Ali Agca.

Në korrik 1992 bëri një operacion për heqjen e një tumori beninj nga zorrët.

Në prill 1994, ai bëri një operacion në legen, pasi theu këmbën, duke u rrëzuar në tualetin e tij.

Në tetor 1996 ka vuajtur nga apendektomia.

Prej shumë vitesh nga vuajtur nga sëmundja e parkinsonit dhe ka qenë i ulur në karrige me rrota.

Që nga muaji shkurt ’05, papa pati probleme me frymëmarrjen dhe dy ditë më parë pësoi një infeksion të rëndë urinar dhe një atak në zemër, që e futën në një gjendje të pashpresë.

 

Papa Gjon Pali II, nje jete prane Zotit

Papa Gjon Pali i II ka vdekur ne oren 21:37 (ora lokale) te dites se djele. E gjithe Bota katolike, por edhe ajo e besimeve te tjera ka nderuar njeriun, qe kontribuoi direkt per Paqen ne Bote dhe per shembjen e Komunizmit. Krahas shume te tjereve, nje nderim i vecante, atij i eshte atribuar edhe nga Shteti Shqiptar, per te cilin ai ka kontribuar direkt me besimin e tij.

“Ati yne i Shenjte Gjon Pali II u kthye ne shtepine e Atit”, – ka lajmeruar zyrtarisht vdekjen e Papes Kryepeshkopi Leonardo Sandri.

Papa Gjon Pali II, i cili mbreteroi per 26 vjet ne Seline e Shenjte dhe qe u respektua sa ishte gjalle, si nje lider karizmatik i Botes katolike ka nderrruar jete diten e djele ne moshen 84 vjecare. Ai arriti te vizitonte gjate jetes se tij, plot 129 vende, ku dha mesazhin e tij te paqes dhe te jetes nen udheheqjen e Atit, Birit dhe shpirtit te shenjte. Ndermjet shume vendeve, me 25 Prill te vitit 1993, ai zgjodhi dhe Shqiperine per te cilen ka kontribuar ne menyre te vecante per problemet shqiptare.

Papa, i njohur per energjine, intelektualizmin dhe aktivizmin e tij ne momentin e fundit ka dhene shpirt ne apartamentin e tij ne Vatikan. Shendeti i tij eshte perkeqesuar gradualisht dhe ai ka luftuar me semundjen e parkinsonit dhe artritin, semundje qe i ishin keqesuar dhe bere e pa-shmangeshme shume ne vitet e fundit.

Zedhenesi i Vatikanit Joaquin Navarro-Valls ka thene se megjithe shkaqet e semundjeve te tij, Papa kishte vendosur qe te qendronte ne residencen e tij ne Vatikan, sesa te kthehej ne Spitalin Gemelli ne Rome, ku ai eshte shtruar dy here gjate muajit shkurt. Atij i eshte dhene sakramenti i dorezimit, qe njihet edhe si riti i fundit apo veprim i fundit, qe naten e te enjtes.

Nderkohe, qe pelegrine, turiste dhe shume italiane kane mbushur Sheshin e Shen Pjetrit, Kardinali Sandri ka dhene lajmin e dhimbshem per grigjen katolike, qe ka mbushur siperfaqen e madhe te Sheshit.

Po ashtu, qe naten e te premtes, mijera njerez jane mbledhur ne Krakov te Polonise, ku Gjon Pali i II ka sherbyer si Peshkop perpara se te behej pape. Ata erdhen ne residencen e peshkopit te qytetit, duke ndezur qirinj dhe duke qare. Njerezit ne turme jane lutur per te dhe kane kenduar per bashkeatdhetarin e tyre polak.

 

Si u be Pape

I ngritur nga nje i panjohur ne Polonine e kohes se Luftes se Dyte Boterore, ai eshte nje nga njerezit qe ka udhetuar me shume ne histori dhe ka qene i pari qe ka vizituar Shtepine e Bardhe, nje sinagoge dhe Kuben Komuniste, por edhe Shqiperine e vogel ballkanike. Vetem dy nga 263 paraardhesit e tij, kane sherbyer pak me shume se ai-Shen Pjetri, papa i pare dhe Piu i IX ne Shekullin e XIX.

Mbeshtetesit dhe kritiket jane dakord ne nje pike me njeri-tjetrin per te, qe papati i tij ka lene shume gjurme. Ai ka luajtur nje rol te madh ne permbysjen e komunizmit dhe ka derguar mesazhin katolik tek nje numer imadh njerezish. E tille ishte dhe vizita e tij ne Shqiperi, me 25 prill te vitit 1993- kur ai ka terhequr nje numer te madh jo vetem besimtaresh, por edhe njerezish te besimeve te tjera. Por, ai terhiqte turma te medha njerezish ne daljet e tij publike kudo qe shkonte dhe eshte i njohur per kurajon dhe integritetin e tij. Nje lider konservativ i vendosur, ai ka riafirmuar shume nga hapat e kishes ne ceshtje te tilla te rendesishme si aborti, homoseksualizmi dhe roli i grave ne kishe. Megjithe kritikat, ai mbeti i palekundur ne qendrimet e tij per problemet kryesore, ku perfshihej preferenca per autoritetin qendror brenda kishes, ne te cilen shume kane pare dhe fshehjen e levizjes se tij drejt nje kishe me demokratike.

 

Semundjet e tij

Papa ka vuajtur nga disa probleme te kockave te gjurit dhe legenit si edhe semundja e Parkinsonit, qe i kane sjelle cregullime neurologjike progresive dhe qe e kane bere te marre fryme dhe te pertypet me veshtiresi, kohet e fundit. Me 24 shkurt, doktoret i kane kryer nje trakeotomi per te ndihmuar ate te marre fryme, ndersa ka luftuar gjate edhe nga nje gripi rende, qe e kishte goditur. Te merkuren e kesaj jave, i eshte vendosur nje tub ushqimi ne hunde per t’i siguruar procesin e ushqimit. Tubi i ushqimit i eshte vendosur, pasi ka bere audiencen e rregullt te javes, ku ai edhe ka dale ne dritaren e studios se tij per kater minuta. Pamundur te flase, ai ka perdorur gjeste me duar per te bekuar mijera njerez, qe ishin mbledhur per ta pare. Gjate Pashkeve, Papa eshte munduar t’u fliste turmave, por nuk ka mundur me fjale. Semundja e ka detyruar ate qe te humbiste disa nga evenimentet e zakonshme te Javes se Shenjte te Pashkeve.

 

Mandati i Papes

Gjon Pali ishte lindur me emrin Karol Jozef Wojtyla ne 18 Maj te vitit 1920 ne Wadowice te Polonise. Pasi eshte dorezuar prift ne nentor te vitit 1946, ai filloi pak nga pak te ngjitej ne hierarkine e kishes, duke arritur qe te jete peshkop i Krakovit me 1964. Ai eshte zgjedhur kardinal fshehtas ne Koncistor -keshillin e kardinaleve me 1968, ndersa nje dite me vone i eshte bere ceremonia ne Vatikan. Pervec reputacionit te tij, si nje teolog i jashtezakonshem dhe mbrojtes pa frike i katolicizmit, ai eshte zgjedhur Pape me 16 tetor te vitit 1978. Ky ka qene Papa i pare sllav dhe i pari, qe nuk ishte italian mbas 455 vitesh, qe kuptohet se shkaktoi teper surprize ne Vatikan. Keshtu- ai solli shume energji dhe vendosmeri gjate mandatit te tij-duke u munduar t’i shmange gjithmone problemet gjate udhetimeve te tij. Ai nuk u terhoq edhe pas nje atentati, qe i eshte bere me 1981, kur nje turk me emrin Mehmet Ali Agca, e ka qelluar ate dy here. Papa eshte sheruar dhe me pas e ka takuar Agca ne burg dhe personalisht e ka falur. Ai ka rivendosur marredheniet Diplomatike me Britanine e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara si edhe me Izraelin dhe Organizaten per Clirimin e Palestines. Ai ka pasur nje leterkembim shume te pasur, ku rrjeshtohen rreth 2000 letra publike dhe nje numer i madh i enciklikave dhe letrave apostolike, duke e bere ate nje nga njerezit, qe ka qene me i okupuari ne kete post. Ai ka kanonizuar 482 shenjte, me teper se kushdo tjeter dhe ka krijuar plot 232 kardinale.

 

Papati i tij ndahet ne dy periudha.

“Ne 10 vitet e para ai u mor shume me komunizmin”, ka thene komentatori i njohur katolik nga Varshava Jonathon Luxmore. “Qe nga atehere, fokusi i tij, ka qene me shume i perqendruar ne Shoqerine Perendimore”. Roli i Gjon Palit te II ne renien e komunizmit ka qene shume determinant. Vizita e tij ne Poloni me 1979 dhe mbeshtetja e tij per Levizjen Solidarnost ishte hallka e ngjarjeve qe ka derguar ne shkaterrimin e rregjimit te Gjeneralit Wojciech Jaruzelski, 10 vjet me vone.

Kurse qendrimi i tij, per sa i perket , moralit ne renie te Kapitalizmit Perendimor, duhet thene se ishte me pak i suksesshem. Megjithate, pikepamjet e tij ne te Drejtat e Njeriut i kane dhene shume admirues, duhet thene se kur ka folur per ceshtjet seksuale, shkencen dhe rolin e gruas ne kishe ka larguar shume katolike liberale.

“Ai ishte nje nga ata qe ju mund ta quani konservator revolucionar”, ka thene Giovanni Ferro, redaktor i revistes katolike Jezus. Kush do te jete pasardhesi, kjo do te vendoset nga Kolegji i Kardinaleve, qe do te takohen ne Vatikan ne ditet e ardhshme, kur do te zgjidhet dhe papa i ri. Kushdo qe do e ndjeke, duhet te kete parasysh se po zevendeson nje njeri qe ka jetuar gjate dhe nje nga figurat me te njohura te historise se Papatit.

“Ai do te jete nje shembull i veshtire per tu ndjekur”, ka thene Luxmore.

 

Shqiperia e ka vajtuar Papen

Evenimenti me i madh per shqiptaret ka qene ardhja e Pontifit vete me 25 Prill te vitit 1993-, kur Papa Gjon Pali ka meshuar per shqiptaret. Dje, vone besimtaret katolike te Tiranes ndoqen ne mbremje, meshen e mbajtur ne Katedralen e Shen Palit, ku u luten per shpirtin e Papa Gjon Palit II-te. Po ashtu, pergjate te gjithe dites, katoliket e Shqiperise, u luten per te ne kishat e vendit. Keto procesione i drejtoi Imzot Rrok Mirdita, qe dje ka thene se “Papa Gjon Pali II-te ka lene gjurme jo vetem ne Kishen katolike. Ai ka qene pishtar ne te gjitha ngjarjet qe kane ndodhur, duke u ndodhur gjithmone prane nesh”. Duhet thene se Ati i Shenjte, Papa Gjon Pali II-te, e ngriti kete vit Arqipeshkvine e Durresit dhe Tiranes ne hierarkine me te larte, duke i dhene titullin “Arqipeshkvia metropolitane Tirane-Durres”. Po ashtu edhe kreu i shtetit shqiptar, Moisiu, ka marre pjese ne keto lutje, ndersa llogaritet qe kreret me te larte shqiptare do te jene ne funeralin e pontifit.

Lamtumire Papa Vojtila!

 

Trashëgimia e Papa Gjon Palit II

Trashëgimia e Papës i kalon caqet e kishës katolike. Ati i Shenjtë  ishte një njeri, i cili me shpresën dhe besimin e tij ndihmoi në trasformimin e botës.

Papa Gjon Pali i Dytë ishte papa i parë jo-italian në më shumë se 450 vjet. Ai u zgjodh Papë në një moment ndryshimesh të mëdha në botë. Ai e luftoi totalitarizmin me mirësi dhe njerëzi dhe me thirrjen e tij drejtuar atyre që donin liri, duke thënë “Mos kini frikë.”

Zbignjev Bërzhinski, gjithashtu me prejardhje nga Polonia, e njihte mirë Papën. Zoti Bërzhinski, ish këshilltar i sigurimit kombëtar gjatë administratës së presidentit Jimmy Carter, tha për një rrjet televiziv amerikan, se kur Papa e kapërceu Perden e Hekurt, me vizitën që bëri në vendlindjen e tij Poloni në vitin 1979, kjo vizitë pati një ndikim shumë të madh politik.

“Ky Papë, në një mënyrë shumë të drejtëpërdrejtë e shumë të thjeshtë, sepse ai nuk ishte një njeri me pretendime, transmetoi një bindje shumë të madhe, kaq shumë besim, kaq shumë shpresë sa që ishte dashamirëse. Dhe pikërisht kjo i dha atij pushtet në çështjet politike, pa u futur drejtëpërdrejtë në politikë.”

Ish presidenti sovjetik, Mihail Gorbaçov, tha se mbrojtja nga ana e Papës e të drejtave të njeriut ndihmoi Evropën Lindore që të dilte nga sundimi komunist. Zoti Gorbaçov e cilësoi Papën si udhëheqësin më human në botë.

“Varfëria, luftimi i varfërisë, thirrjet për të ndihmuar të varfërit, për të arsimuar fëmijët dhe për të ruajtur kulturën e tyre; mendoj se humanizmi i tij i madh u pa qartë nëpërmjet këtyre thirrjeve.”

Senatorja Hillary Clinton, e cila u takua me Papën kur ishte Zonja e Parë e Amerikës, tha se aftësia e tij për të falur dhe për t’u lutur për personin që u përpoq ta vriste atë më 1981 tregoi humanizmin e jashtëzakonshëm të Papës.

“Fuqia e tij në përpjekjet për t’u bërë thirrje njerzve që të kërkojnë zgjidhje dhe ripajtim në mënyrë paqësore, ashtu siç veproi ai vetë, do të jetë një prej aspekteve më të palëkundura të trashëgimisë së tij. Shpreson që kjo të jetë një sfidë jo vetëm për ne që jemi në shërbim të publikut, por për të gjithë njerzit në jetën e tyre.”

Papa Gjon Pali i Dytë vizitoi më shumë se 100 vende të botës dhe ishte Papa i parë që hynte në një sinagoge dhe në një xhami. Ai predikoi një mesazh shpirtëror të tolerancës dhe paqes si dhe foli kundër anti-semitizmit dhe racizmit. Presidenti Bush tha dje se Papa ishte një njeri i Zotit, i cili i tregoi botës se një njeri mund të sjellë ndryshime në jetën e shumë njerzve.

“Një prej trashëgimive të tij më të mëdha do të jetë ndikimi që ai pati tek të rinjtë. Ai foli në emër të të varfërve, rreth vlerave morale. Natyrisht që ai ishte njeri i paqe, ishte kundër luftës dhe unë e kuptoja plotësisht qëndrimin e tij.”

Kardinali Theodore McCarrick, arkipeshkvi i dioqesë së Washingtonit, e takoi Papën për herë të parë në vitin 1976.

“Mendoj se dy mësimet e tij më të mëdha janë respekti për jetën dhe respekti për dinjitetin njerzor. Në të gjitha shkrimet e tij, në të gjitha bisedat e tij ai shprehej se jeta është e rëndësishme, jeta dhe dinjiteti njerzor duhen respektuar.”

Papa Gjon Pali i Dytë e bëri papatin më popullor. Dhe tani njerzit mbajnë radhën për t’i bërë nderimet e fundit njeriut që ishte kryetari i 246 i Kishës Katolike. Trupit të tij do t’i bëhen nderime në katedralen e Shën Pjetrit deri në varrimin e tij të premten më 8 prill.

 

MEDIA

60 kamera për të ndjekur direkt funeralin

ROME – Televizioni publik italian RAI, në bashkëpunim me televizionin e Vatikanit (CTV), përdori dje 60 kamera për t’u dhënë mundësi telespektatoreve të ndiqnin funeralin e Gjon Palit II në Vatikan. Nga keto 60 kamera, 22 ishin vendosur vetëm në sheshin Shën Pjetër, saktësoi RAI. Televizioni publik italian theksoi se ka përdorur edhe një helikopter për pamjet ajrore derisa qielli mbi kryeqytet u bë zonë e ndaluar për shkaqe sigurie. Pamjet e RAI- CTV janë përdorur nga dhjetera televizione në të gjithë botën, ndër të cilët CNN, Sky News, BBC World, Abu Dhabi TV, Al- Jaseera dhe Al- Arabiya.

 

KOMENTET

“Mrekullia e fundit e Karol-it”

Nga pikëpamja laike, 5 mbretër, 6 mbretëresha dhe të paktën 70 presidentë dhe kryeministra ishin pjesëmarrës. Myslimanët shquheshin veçanërisht, përfshirë mbretin e Jordanisë Abdullah, presidentin iranian, Mohammad Khatami dhe atë afgan, Hamid Karzai. Delegacioni i SHBA përfshinte presidentin Bush dhe paraardhësit e tij, Klinton dhe Bush (i vjetri). Britania dërgoi princin Çarls dhe kryeministrin, Toni Bler. “Nga Bush deri te Khatami- mrekullia e fundit e Karol-it”, shkruante e përditshmja italiane “La Stampa” duke përdorur emrin e parë të Papës.

 

ALARMI

Gjatë funeralit ulet një avion i dyshimtë

ROME – Dy avionë gjuajtës F- 16 të forcave ajrore italiane kanë kapur dje një avion të dyshimtë dhe e kanë detyruar të ndërrojë drejtim për t’u kontrolluar më pas në aeroportin ushtarak të Pratica di Mare, jashtë Romës, njoftoi dje ANSA. Sipas informacioneve të sherbimeve sekrete në bordin e avionit kishte një bombë, deklaroi gjenerali Tricarico, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave ajrore. Avionit, që duhej të ndalonte në aeroportin e Ciampinos, i’u ndërrua drejtimi për në Pratica di Mare dhe u detyrua të ulet në aeroportin ushtarak. Por, më pas duket se alarmi ka rezultuar i rremë. Në hapësirën ajrore mbi Romë u ndalua trafiku ajror ndërsa aeroporti i Ciampinos u mbyll për fluturimet civile dhe ai i Fiumincinos uli në 30% numrin e fluturimeve të parashikuara.

 

Shtypi rus nënvizon rolin e rëndësishëm të papës në rënien e komunizmit

MOSKE – Shtypi rus vuri në dukje sot “rolin tepër të rëndësishëm që luajti Papa Gjon Pali II në rënien e sistemit komunist duke e ngritur atë në rangun e fituesve “simbolikë” të peradorisë sovjetike përkrah presidentit të fundit të BRSS-së, Mihail Gorbaçov. Gazeta “Izvestia” i bën homazhe një “njeriu që ka luajtur një rol të rëndësishëm për të çliruar Europën nga komunizmi”.

“Gjon Pali II hyri në histori si kundërshtari i të gjitha regjimeve totalitare. Ai luajti një rol të rëndësishëm në shëmbjen e sistemit socialist”, bën të ditur “Gazeta”. “Me emrin e Gjon Palit II është lidhur një epokë e tërë, ajo e shëmbjes së komunizmit në Europë”, shkruan në një editorial në faqe të parë gazeta “Vedomosti”. “Për shumë njerëz në të gjithë botën ai është bërë simboli i rënies së komunizmit përkrah Mihail Gorbaçovit, babai i Perestrojkës”, nënvizon gazeta.

E përditshmja popullore “Moskovski Komsomolets” vë në dukje takimin, në vitin 1989, në Vatikan midis Gjon Palit II dhe Mihail Gorbaçovit, në atë kohë president i BRSS. “Takimi ishte tepër i rëndësishëm pasi sot shumë vetë mendojnë se ishte ky papë polak në Vatikan, katalizatori i rënies së regjimit komunist në Poloni dhe më pas, shpërbërjes së BRSS- së”, nënvizon gazeta më e lexuar në Rusi.

 

Miniutë pas minute me vizitën e Papa Gjon Pali II në Shqipëri

TIRANE – Vizita e Papa Gjon Palit II-të në Shqipëri më 25 Prill 1993, menjëherë pas daljes së vendit prej izolimit të gjatë nën sistemin komunist, u vlerësua si një moment historik. Më poshtë renditen momente nga takimet në Tiranë dhe mesha që Ati i Shenjtë mbajti në Shkodër:

 

25 PRILL 1993

– Ora 08: 00 – Papa Gjon Pali II-të mbërrin në Aeoroportin e Rinasit, ku u prit nga autoritetet zyrtare. Pasi përshëndeti të pranishmit me dorë, Ati i Shenjtë u ul dhe puthi tokën shqiptare.

– Shenjtëria e Tij, Papa Gjon Pali II-të, iu drejtua popullit shqiptar me fjalët: “I dimë të gjitha ngjarjet e trishtueshme që të është dashur të përballosh veçanërisht në 25 vjetët e fundit, vite të një mundimi të vërtetë, pasojat e të cilit koha me vështirësi do të arrijë t’i fshijë”.

– Disa minuta më vonë, Ati i Shenjtë u nis drejt qytetit të Shkodrës.

– Ora 10: 45 – Papa hyri në rrethin e Shkodrës, ku u prit përzemërsisht nga banorë të Komunës së Bushatit e të zonave përreth.

– Ora 11: 25- Papa Gjon Pali II-të mbërrin në Katedralen e Shkodrës, i pritur nga mijëra besimtarë katolikë e të besimeve të tjera fetare.

– Ora 11: 40- kori i këngëtarëve nga Tirana, Durrësi dhe Kosova, nis këngën e hyrjes, një rit për pritjen e Papës në Katedrale.

– Ora 11: 45- Papa Gjon Pali II-të hyn në Katedrale dhe shkon para Altarit për fillimin e meshës.

– Ora 12:00. Pas përshëndetjes së Nuncit Apostolik, Ivan Dias, nis mesha në Katedralen e Shkodrës. Në vazhdim pas ceremonisë së Alelujës, Nunci apostolik i paraqiti Papës, emrat e kandidatëve për Ipeshkëv. Ati i Shenjtë i bekon ata në emër të Zotit si udhëheqës të Kishës Katolike Shqiptare.

Ati i Shenjtë në mesazhin e Tij vuri në dukje përvojën tronditëse të kishës, në vitet e regjimit komunist në Shqipëri.

Më pas shuguroi katër ipeshkvët e rinj, Monsinjor Frano Ilia, Monsinjor Zef Simoni, Monsinjor Rrok Mirdita dhe Monsinjor Robert Ashta.

Nën tingujt e muzikës kishtare filloi kungimi. E para që u kungua nga Papa Gjon Pali II-të ishte Nënë Tereza.

Ati i Shenjtë u dhuroi besimtarëve të Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë, figurën e Zonjës së Këshillit të Mirë dhe bekoi gurin e themelit të këtij kulti, që do të rindërtohej për të tretën herë në Kalanë e Rozafatit në Shkodër.

Prej këtej Papa shkoi në Arkipeshkopatë, përballë Katedrales dhe nga dritarja e saj përshëndeti gjithë besimtarët që kishin mbushur rrugët dhe sheshet e Shkodres.

Papa Gjon Pali II- të prezantoi drejtuesin e ri të Arkidioqezës së Shkodrës, monsinjor Frano Ilia dhe ndihmësin e tij, Monsinjor Zef Simoni.

Ati i Shenjtë kaloi një drekë së bashku me peshkopët dhe anëtarët e shpurës papale.

 

25 PRILL NE MBREMJE – Papa Gjon Pali II-të kthehet në Tiranë. Fillimisht shkon ne Pallatin e Brigidave, ku u prit nga Presidenti i Republikës dhe personalitetet më të larta të shtetit dhe komuniteteve fetare në Shqipëri.

Në vazhdim Shenjtëria e Tij, shkoi në Nunciaturën Apostolike dhe prej këndej u nis me makinën e Tij, për një shëtitje nëpër Tiranë, ndërkohë që në sheshin “Skënderbej” ishin mbledhur mijëra vetë nga e gjithë Shqipëria për të pritur Atin e Shenjtë.

Shenjtëria e Tij, Papa Gjon Pali i Dyte, zuri vend në podiumin e vendosuar para Muzeut Historik Kombëtar. Në mitingun madhështor të organizuar me këtë rast Ati i Shenjtë mbajti fjalimin e lamtumirës duke i’u drejtuar gjithë popullit shqiptar me fjalët: “VELLEZER DHE MOTRA SHQIPTARE DHE FORT TE DASHUR! ZOTI E RUAJTE ATDHEUN TUAJ. ZOTI E MBROJTTE POPULLIN SHQIPTAR NE MBARE BOTEN. NE EMER TE ZOTIT JU PERQAFOJ DHE JU BEKOJ TE GJITHEVE!”

 

25 PRILL – Në mbrëmje, Ati i Shenjtë niset për në Romë.

 

26 PRILL – Ati i Shenjtë u dërgon autoriteteve shqiptare një mesazh ku thuhej se, “në përfundim të vizitës në Shqipëri dhe tek komuniteti katolik që munda të takoj, sot ndihej detyrën për t’u falenderuar për mikpritjen dhe i lutem Zotit të plotfuqishëm t’i japë popullit tuaj një jetë më të mirë dhe t’i kthehet paqja dhe zhvillimi social sipas traditave njerëzore e fetare të kësaj toke”.

 

Kalvari i tij tokësor

Maj 1981 – Papa u qëllua në stomak dhe në dorë gjatë një atentati në Sheshin e Shën Pjetrit.

Korrik 1992 – Papa i nënshtrohet një operacioni për heqjen e një tumori intestinal.

1992 – Shfaqen simptomat e sëmundjes së Parkinsonit.

Nëntor 1993 – Nxjerr shpatullën pasi rrëzohet nga shkallët.

Prill 1994 – Papa pëson një thyerje në këmbën e djathtë.

Dhjetor 1995 – Papa nuk merr herë për herë të parë në meshën e Krishtlindjeve për shkak të gripit.

Mars e Gusht 1996 – Papa anullon aktivitetet publike për shkak të etheve.

Tetor 1996 – Papa i nështrohet një operacioni për të hequr apandisitin.

Qershor 1999 – Papa anullon një meshë të hapur në Poloni pasi rrëzohet.

Mars 2002 – Papa anullon aktivitetet publike për shkak të keqësimit të artritit në gjurin e djathtë.

Shtator 2003 – Papa anullon të gjitha angazhimet për shkak të problemeve intestinale.

Shkurt 2005 – kalon një javë në spital pasi preket nga gripi, dërgohet sërish në spital dy javë më vonë ku i bëhet një trakeotomi për ta ndihmuar me frymëmarrjen.

Mars 2005 – Papës i vendoset një tub në hundë për ta ndihmuar me të ushqyerin.

Mars 2005 – Papa preket nga një infeksion urinar që i shkakton temperaturë si dhe një atak në zemër.

 

Gjon Pali II – i pari papë sllav në histori

I pari papë sllav në histori, Gjon Pali II, 84 vjeç që sot është në gjëndje tepër kritike, u zgjodh më 16 tetor 1978 duke pasuar Gjon Palin I që e mbajti postin vetëm për një muaj. Pasardhësi i 263-të i Shën Pjetrit, Karol Vojtila lindi më 18 maj 1920 në Vadovic pranë Krakovit (Poloni) në një familje modeste. I riu Karol pati fatkeqësinë të humbiste të ëmën kur ishte nëntë vjeç dhe tre vjet më vonë vëllain e madh, mjek në një spital, nga një epidemi skarlatine në vitin 1932.

Fillimisht ai punoi në një minierë duke vazhduar ndërkohë shkollën e mesme dhe studimet universitare. Më pas, gjatë Luftës së Dytë Botërore ai ngriti një grup teatri klandestin dhe përfundoi studimet si seminarist. Ai u bë prift në vitin 1946. Pasi punoi si profesor teologjie, ai u bë peshkop në Krakov në vitin 1964 dhe merr pjesë në Kuvendin e Vatikanit II (1962-1965) dhe në vitin 1967 u emërua kardinal. Si papë, Gjon Pali II ia kushtoi papatin e tij udhëtimeve apostolike në të gjithë botën duke bërë rreth 100 vizita jashtë vendit. Veprimtaria e tij në Poloni dhe zelli i tij luajtën një rol të rëndësishëm në shëmbjen e regjimeve komuniste në Europën Lindore në fund të viteve ’80.

Ai punoi për riorganizimin e Kishës Katolike pas krizës së shkaktuar nga reformat ambicioze të nisura gjatë Kuvendit të Vatikanit II dhe shkruajti 14 enciklika, tre nga të cilët janë për çështje social-ekonomike.

Paqja dhe mirëkuptimi ndërkombëtar, sidomos në kohën e krizave të shumta dhe të konflikteve në Lindjen e Mesme dhe në Gjirin Persik, mbrojtja e të drejtave të njeriut, pajtimi midis rajoneve dhe solidariteti midis Veriut dhe Jugut kanë qënë në qëndër të veprimtarisë të tij dhe të mesazhit të tij apostolik. Ai është shfaqur gjithashtu tepër i prerë në ripohimin e parimeve tradicionale të Kishës katolike në fushën e moralit seksual, luftën kundër abortit dhe refuzimit të kontraceptivëve. Më 13 maj 1981, në sheshin e Shën Pjetrit në Romë, ai u plagos rëndë me tre plumba nga turku Mehmet Ali Agca. Ai e mori veten, por pas viteve ’90 ai u përball me probleme të shumta shëndetësore si sëmundja e Parkinsonit.

 

Ndërron jetë Papa Gjon Pali II

Papa Gjon Pali i II ka vdekur më orën 21.37 (Ora lokale) të ditës së djeshme. E gjithë Bota katolike, por edhe ajo e besimeve të tjera ka nderuar njeriun, që kontribuoi direkt për Paqen në Botë dhe për shëmbjen e Komunizmit. Krahas shumë të tjerëve, një nderim i veçantë, atij i është atribuar nga Shqipëria e vogël, “për të cilën-sipas Imzot Rrok Mirditës-ai ka kontribuar direkt me besimin e tij ”

“Ati ynë i Shenjtë Gjon Pali II u kthye në shtëpinë e Atit”, ka lajmëruar zyrtarisht vdekjen e Papës-kryepeshkopi Leonardo Sandri.

Papa Gjon Pali II, i cili mbretëroi për 26 vjet në Selinë e Shenjtë dhe që u respektua sa ishte gjallë, si një lider karizmatik i Botës katolike ka ndërrruar jetë dje në moshën 84 vjeçare. Ai arriti që të vizitonte gjatë jetës së tij, plot 129 vende, ku dha mesazhin e tij të paqes dhe të jetës. Ndërmjet shumë vendeve, më 25 Prill të vitit 1993, ai zgjodhi dhe Shqipërinë, një vend ““për të cilën-sipas Imzot Rrok Mirditës-ai ka kontribuar me besimin e tij direkt”.

Papa, i njohur për energjinë, intelektualizmin dhe aktivizmin e tij në momentin e fundit ka dhënë shpirt në apartamentin e tij në Vatikan. Shëndeti i tij është përkeqësuar gradualisht dhe ai ka luftuar me sëmundjen e Parkinsonit dhe artritin, sëmundje që i ishin agravuar shumë në vitet e fundit.

Në fakt, Vatikani, ka lajmëruar herët dje se Gjon Pali i II-të ishte futur në gjëndje kome, ndërsa zemra dhe organet e tjera i kishin filluar t’i dobësoheshin pas infeksionit urinar.

Zëdhënësi i Vatikanit Joaquin Navarro-Valls ka thënë se megjithë shkaqet e sëmundjeve të tij, Papa kishte vendosur që të qëndronte në residencën e tij në Vatikan, sesa të kthehej në Spitalin Gemelli në Romë, ku ai është shtruar dy herë gjatë muajit shkurt. Atij i është dhënë sakramentin e dorëzimit, që njihet edhe si riti i fundit apo veprim i fundit, që natën e të enjtes.

Ndërkohë, që pelegrinë, turistë dhe shumë italianë kanë mbushur Sheshin e Shën Pjetrit, Kardinali Sandri ka dhënë lajmin e dhimbshëm për grigjën katolike, që ka mbushur sipërfaqen e madhe të Sheshit.

Po ashtu, që natën e të premtes, mijëra njerëz janë mbledhur në Krakov të Polonisë, ku Gjon Pali i II ka shërbyer si Peshkop përpara se të bëhej papë. Ata erdhën në residencën e peshkopit të qytetit, duke ndezur qirinj dhe duke qarë. Njerëzit në turmë janë lutur për të dhe kanë kënduar për bashkëatdhetarin e tyre polak.

“Për popullin polak, ai ishte një ikonë”, kanë thënë polakët. Ndërkohë, kjo situatë ka qenë në të gjithë Botën. Shqipëria e ka vajtuar gjithashtu Papën, që vizitoi vendin pak vite më parë, por që edhe ka ndjekur me kujdes problemet shqiptare. Kurse në Shën Pjetër, tenori shqiptar Gëzim Xhaxhaj, ka interpretuar “Ave Marinë” e Bahut, pak orë para vdekjes së tij. “Ai ka bërë shumë për përmbysjen e komunizmit dhe për vendin tim”, ka thënë ai paskëtaj.

 

Si u bë Papë

I ngritur nga një i panjohur në Poloninë e kohës së Luftës së Dytë Botërore, ai është një nga njerëzit që ka udhëtuar më shumë në histori dhe ka qenë i pari që ka vizituar Shtëpinë e Bardhë, një sinagogë dhe Kubën Komuniste, por edhe Shqipërinë e vogël ballkanike. Vetëm dy nga 263 paraardhësit e tij, kanë shërbyer pak më shumë se ai-Shën Pjetri, papa i parë dhe Piu i IX në Shekullin e XIX.

Mbështetësit dhe kritikët janë dakord në një pikë me njëri-tjetrin për të, që papati i tij ka lënë shumë gjurmë. Ai ka luajtur një rol të madh në përmbysjen e komunizmit dhe ka dërguar mesazhin katolik tek një numër imadh njerëzish. E tillë ishte dhe vizita e tij në Shqipëri, më 25 prill të vitit 1993- kur ai ka tërhequr një numër të madh jo vetëm besimtarësh, por edhe njerëzish të besimeve të tjera. Por, ai tërhiqte turma të mëdha njerëzish në daljet e tij publike kudo që shkonte dhe është i njohur për kurajon dhe integritetin e tij. Një lider konservativ i vendosur, ai ka riafirmuar shumë nga hapat e kishës në çështje të tilla të rëndësishme si aborti, homoseksualizmi dhe roli i grave në kishë. Megjithë kritikat, ai mbeti i palëkundur në qëndrimet e tij për problemet kryesore, ku përfshihej preferenca për autoritetin qëndror brënda kishës, në të cilën shumë kanë parë dhe fshehjen e lëvizjes së tij drejt një kishe më demokratike.

 

Sëmundjet e tij

Papa ka vuajtur nga disa probleme të kockave të gjurit dhe legenit si edhe sëmundja e Parkinsonit, që i kanë sjellë çregullime neurologjike progresive dhe që e kanë bërë të marrë frymë dhe të përtypet me vështirësi, kohët e fundit. Më 24 shkurt, doktorët i kanë kryer një trakeotomi për të ndihmuar atë të marrë frymë, ndërsa ka luftuar gjatë edhe nga një gripi rëndë, që e kishte goditur. Të mërkurën e kësaj jave, i është vendosur një tub ushqimi në hundë për t’i siguruar procesin e ushqimit. Tubi i ushqimit i është vendosur, pasi ka bërë audiencën e rregullt të javës, ku ai edhe ka dalë në dritaren e studios së tij për katër minuta. Pamundur të flasë, ai ka përdorur gjeste me duar për të bekuar mijëra njerëz, që ishin mbledhur për ta parë. Gjatë Pashkëve, Papa është munduar t’u fliste turmave, por nuk ka mundur me fjalë. Sëmundja e ka detyruar atë që të humbiste disa nga evenimentet e zakonshme të Javës së Shenjtë të Pashkëve.

 

Mandati i Papës

Gjon Pali ishte lindur me emrin Karol Jozef Wojtyla në 18 Maj të vitit 1920 në  Wadowice të Polonisë. Pasi është dorëzuar prift në nëntor të vitit 1946, ai filloi pak nga pak të ngjitej në hierarkinë e kishës, duke arritur që të jetë peshkop i Krakovit më 1964. Ai është zgjedhur kardinal fshehtas në Koncistor -këshillin e kardinalëve më 1968, ndërsa një ditë më vonë i është bërë ceremonia në Vatikan. Përveç reputacionit të tij, si një teolog i jashtëzakonshëm dhe mbrojtës pa frikë i katolicizmit, ai është zgjedhur Papë më 16 tetor të vitit 1978. Ky ka qenë Papa i parë sllav dhe i pari, që nuk ishte italian mbas 455 vitesh, që kuptohet se shkaktoi tepër surprizë në Vatikan. Kështu- ai solli shumë energji dhe vendosmëri gjatë mandatit të tij-duke u munduar t’i shmangë gjithmonë problemet gjatë udhëtimeve të tij. Ai nuk u tërhoq edhe pas një atentati, që i është bërë më 1981, kur një turk me emrin Mehmet Ali Agca, e ka qëlluar atë dy herë. Papa është shëruar dhe më pas e ka takuar Agca në burg dhe personalisht e ka falur. Ai ka rivendosur marrëdhëniet Diplomatike me Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara si edhe me Izraelin dhe Organizatën për Çlirimin e Palestinës. Ai ka pasur një letërkëmbim shumë të pasur, ku rrjeshtohen rreth 2000 letra publike dhe një numër i madh i enciklikave dhe letrave apostolike, duke e bërë atë një nga njerëzit, që ka qenë më i okupuari në këtë post. Ai ka kanonizuar 482 shenjtë, më tepër se kushdo tjetër dhe ka krijuar plot 232 kardinalë.

Papati i tij ndahet në dy periudha.

“Në 10 vitet e para ai u mor shumë me komunizmin”, ka thënë komentatori i njohur katolik  nga Varshava Jonathon Luxmore. “Që nga atëhere, fokusi i tij, ka qenë më shumë i përqëndruar në Shoqërinë Perëndimore”. Roli i Gjon Palit të II në rënien e komunizmit ka qenë shumë determinant. Vizita e tij në Poloni më 1979 dhe mbështetja e tij për Lëvizjen Solidarnost ishte hallka e ngjarjeve që ka dërguar në shkatërrimin e rregjimit të Gjeneralit Wojciech Jaruzelski, 10 vjet më vonë.

Kurse qëndrimi i tij, për sa i përket , moralit në rënie të Kapitalizmit Perëndimor, duhet thënë se ishte më pak i suksesshëm. Megjithatë, pikëpamjet e tij në të Drejtat e Njeriut i kanë dhënë shumë admirues, duhet thënë se kur ka folur për çështjet seksuale, shkencën dhe rolin e gruas në kishë ka larguar shumë katolikë liberalë.

“Ai ishte një nga ata që ju mund ta quani konservator revolucionar”, ka thënë Giovanni Ferro, redaktor i revistës katolike Jezus. Kush do të jetë pasardhësi, kjo do të vendoset nga Kolegji i Kardinalëve, që do të takohen në Vatikan në ditët e ardhshme, kur do të zgjidhet dhe papa i ri. Kushdo që do e ndjekë, duhet të ketë parasysh se po zëvendëson një njeri që ka jetuar gjatë dhe një nga figurat më të njohura të historisë së Papatit.

“Ai do të jetë një shëmbull i vështirë për tu ndjekur”, ka thënë Luxmore.

 

Shqipëria e ka vajtuar Papën

Evenimenti më i madh për shqiptarët ka qenë ardhja e Pontifit vetë më 25 Prill të vitit 1993-, kur Papa Gjon Pali ka meshuar për shqiptarët. Dje, vonë besimtarët katolikë të Tiranës ndoqën në mbrëmje, meshën e mbajtur në Katedralen e Shën Palit, ku u lutën për shpirtin e Papa Gjon Palit II-të. Po ashtu, përgjatë të gjithë ditës, katolikët e Shqipërisë, u lutën për të në kishat e vendit. Këto procesione i drejtoi Imzot Rrok Mirdita, që dje ka thënë se “Papa Gjon Pali II-të ka lënë gjurmë jo vetëm në Kishën katolike. Ai ka qenë pishtar në të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur, duke u ndodhur gjithmonë pranë nesh”. Duhet thënë se Ati i Shenjtë, Papa Gjon Pali II-të, e ngriti këtë vit Arqipeshkvinë e Durrësit dhe Tiranës në hierarkinë më të lartë, duke i dhënë titullin “Arqipeshkvia metropolitane Tiranë-Durrës”. Po ashtu edhe kreu i shtetit shqiptar, Moisiu, ka marrë pjesë në këto lutje, ndërsa llogaritet që krerët më të lartë shqiptare do të jenë në funeralin e pontifit.

 

Portret

Gjon Pali II, i pari papë sllav në histori

Eshtë një njeri që ka bërë histori në postin e kreut të Vatikanit. Gjatë kohës së drejtimit të tij, Bota u ridimensionua ndërsa falë tij-Bota mundi që të dëgjojë më shumë zërin e arsyes dhe të ndërgjegjes

I pari papë sllav në histori, Gjon Pali II, 84 vjeç -u zgjodh më 16 tetor 1978 duke pasuar Gjon Palin I që e mbajti postin vetëm për një muaj. Pasardhësi i 263-të i Shën Pjetrit, Karol Vojtila lindi më 18 maj 1920 në Vadovic pranë Krakovit (Poloni) në një familje modeste. I riu Karol pati fatkeqësinë të humbiste të ëmën kur ishte nëntë vjeç dhe tre vjet më vonë vëllain e madh, mjek në një spital, nga një epidemi skarlatine në vitin 1932.

Fillimisht ai punoi në një minierë duke vazhduar ndërkohë shkollën e mesme dhe studimet universitare. Më pas, gjatë Luftës së Dytë Botërore ai ngriti një grup teatri klandestin dhe përfundoi studimet si seminarist. Ai u bë prift në vitin 1946. Pasi punoi si profesor teologjie, ai u bë peshkop në Krakov në vitin 1964 dhe merr pjesë në Kuvendin e Vatikanit II (1962-1965) dhe në vitin 1967 u emërua kardinal. Si papë, Gjon Pali II ia kushtoi papatin e tij udhëtimeve apostolike në të gjithë botën duke bërë rreth 100 vizita jashtë vendit. Veprimtaria e tij në Poloni dhe zelli i tij luajtën një rol të rëndësishëm në shëmbjen e regjimeve komuniste në Europën Lindore në fund të viteve ’80.

Ai punoi për riorganizimin e Kishës Katolike pas krizës së shkaktuar nga reformat ambicioze të nisura gjatë Kuvendit të Vatikanit II dhe shkruajti 14 enciklika, tre nga të cilët janë për çështje social-ekonomike.

Paqja dhe mirëkuptimi ndërkombëtar, sidomos në kohën e krizave të shumta dhe të konflikteve në Lindjen e Mesme dhe në Gjirin Persik, mbrojtja e të drejtave të njeriut, pajtimi midis rajoneve dhe solidariteti midis Veriut dhe Jugut kanë qënë në qëndër të veprimtarisë të tij dhe të mesazhit të tij apostolik. Ai është shfaqur gjithashtu tepër i prerë në ripohimin e parimeve tradicionale të Kishës katolike në fushën e moralit seksual, luftën kundër abortit dhe refuzimit të kontraceptivëve. Më 13 maj 1981, në sheshin e Shën Pjetrit në Romë, ai u plagos rëndë me tre plumba nga turku Mehmet Ali Agca. Ai e mori veten, por pas viteve ’90 ai u përball me probleme të shumta shëndetësore si sëmundja e Parkinsonit.

 

Problemet shëndetësore të Papës

Maj 1981 – Papa u qëllua në stomak dhe në dorë gjatë një atentati në Sheshin e Shën Pjetrit.

Korrik 1992 – Papa i nënshtrohet një operacioni për heqjen e një tumori intestinal.

1992 – Shfaqen simptomat e sëmundjes së Parkinsonit.

Nëntor 1993 – Nxjerr shpatullën pasi rrëzohet nga shkallët.

Prill 1994 – Papa pëson një thyerje në këmbën e djathtë.

Dhjetor 1995 – Papa nuk merr herë për herë të parë në meshën e Krishtlindjeve për shkak të gripit.

Mars e Gusht 1996 – Papa anullon aktivitetet publike për shkak të etheve.

Tetor 1996 – Papa i nështrohet një operacioni për të hequr apandisitin.

Qershor 1999 – Papa anullon një meshë të hapur në Poloni pasi rrëzohet.

Mars 2002 – Papa anullon aktivitetet publike për shkak të keqësimit të artritit në gjurin e djathtë.

Shtator 2003 – Papa anullon të gjitha angazhimet për shkak të problemeve intestinale.

Shkurt 2005 – kalon një javë në spital pasi preket nga gripi, dërgohet sërish në spital dy javë më vonë ku i bëhet një trakeotomi për ta ndihmuar me frymëmarrjen.

Mars 2005 – Papës i vendoset një tub në hundë për ta ndihmuar me të ushqyerin.

Mars 2005 – Papa preket nga një infeksion urinar që i shkakton temperaturë si dhe një atak në zemër.

 

Papa prehet në banesën e fundit

VATIKAN – Trupi i Papa Gjon Palit II prehet tani në banesën e fundit në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan pas një ceremonie varimi ku morën mijëra pelegrinë dhe udhëheqës botërorë. Pas një shërbese që zgjati rreth 3 orë jashtë Bazilikës së Shën Pjetrit, arkivoli i thjeshtë me trupin e Papës u dërgua brenda Bazilikës ku u zhvillua ceremonia private e varrimit.

Përpara se të futeshin brenda në Bazilikë, mbajtësit e arkivolit u ndalën përpara dyerve të mëdha, nën tingujt e këmbanës masive të Shën Pjetrit dhe duartrokitjes së turmave.

Qindra mijë njerëz kishin mbushur Sheshin e Shën Pjetrit për meshën katolike. Dhjetra mijë të tjerë ishin grumbulluar në rrugët përreth, ndërsa miliona të tjerë ndoqën shërbesën nëpërmjet ekraneve të mëdha të vendosura në Romë, në një total të përgjithshëm prej 4 milionë njerëzish.

Ceremonia e varrimit e Papës ka bashkuar në një vend një numër të jashtëzakonshëm udhëheqësish botërorë: mbretër, princër, presidentë, kryeministra, dhe krerë të organizatave ndërkombëtare. Rituali katolik- me lutje në shumë gjuhë- u ndoq nga përfaqësues të nëndarjeve të fesë së krishtere dhe të feve të tjera kryesore të botës. Lista e të ftuarve përshtatej me këtë Papë që zgjati dorën e miqësisë drejt feve të tjera gjatë sundimit të tij në Selinë e Shenjtë.

Nëse ndikimi i Papa Gjon Palit II ishte i jashtëzakonshëm gjatë jetës së tij, vdekja e tij shërbeu për të sjellë bashkë në një vend një gamë të gjerë udhëheqësish politikë dhe fetarë të botës- që u bashkuan, pavarësisht besimeve të tyre, për t’i bërë homazh një personi që pa u lodhur kërkoi afrim me fetë e tjera. Prania e presidentit iranian Mohammad Khatami- në të njëjtin vend me homologun e tij amerikan Xhorxh Bush- sugjeron diçka lidhur me mënyrën se si vlerësohet puna e këtij Pape në botë. Kjo ishte një ditë për përshpirtje dhe reflektim, por politika nuk mund të jetë asnjëherë shumë larg. Qeveria kineze nuk pranoi të dërgonte përfaqësues, e indinjuar nga vendimi i paprecedent i Presidentit Tajvanez Chen Shuey Bien për të marrë pjesë.

Presidenti Robert Mugabe i Zimbabves shkaktoi gjithashtu një të papritur, ai në fakt po shkelte kufizimet për të udhëtuar vendosur ndaj tij nga vendet e Bashkimit Europian.

Kisha Katolike mbetet një prej organizmave më të jashtëzakonshëm ndërkombëtarë dhe Papa vetë kishte pikëpamje të qarta lidhur me një numër të madh çështjesh politike, që shkonin nga kundërshtimi për luftën në Irak tek kritika e tij ndaj kufizimeve të modelit liberal ekonomik. Kjo pjesëmarrje e jashtëzakonshme në Romë ishte një homazh për një person, por në një farë mënyrë kjo nënvizon edhe rëndësinë në rritje të fesë në debatin e sotëm ndërkombëtar. Ndërsa disa kanë folur për një përplasje kulturash midis Islamit dhe Perëndimit, kjo ishte një ditë kur betejat politike dhe ideologjike u eklipsuan. Ishte një moment për të cilin padyshim që edhe Papa Gjon Pali II do të kishte qenë krenar.

 

VENDLINDJA

Polonia respekton Papa Gjon Palin e Dytë

Mijëra polakë janë mbledhur në parkun e qytetit të Krakovit për të parë dje funeralin e Papës në ekrane gjigande. Autoritete polake thonë se rreth 800 mijë vetë morën pjesë në një meshë me qirinj në mbrëmjen e të enjtes dhe qindra mijëra të tjerë u kthyen për të ndjekur funeralin. Shërbesa fetare për Papën janë mbajtur edhe në Brazil. Në Nju- Jork, dritat e ndërtesës së njohur, Empire State janë fikur në shenjë respekti për Papa Gjon Palin e Dytë.

MESHA

Thirrjet në Shën Pjetër: Papa Shenjt

Dekani i Kolegjit të Kardinalëve të Kishës Katolike, Joseph Ratzinger, kryesoi meshën e funeralit. Prelati, zakonisht mjaft autoritar në tonin e tij, nuk i përmbajti emocionet kur kujtoi daljen e Papës në dritaren e apartamentit të tij vetëm 12 ditë më parë, të dielën e Pashkëve, kur bekoi besimtarët në sheshin përballë. “Ne mund të jemi të sigurtë se Papa ynë i dashur ndodhet tani në dritaren e shtëpisë së atit të tij, nga ku na shikon dhe na bekon.” Predikimi i kardinalit Ratzinger u ndërpre disa herë nga duartrokitjet e besimtarëve, shenjë kjo respekti në Itali. Por nga fundi i meshës, një thirrje e madhe doli nga turma prej rreth 300 mijë njerzish të mbledhur në shesh dhe në bulevardin e gjerë që të çon atje, duke kërkuar që Papa Gjon Pali i Dytë të kanonizohet pa vonesë si Shenjt. Spontaniteti i grumbullit të njerëzve ishte në kontrast me ritualin e funeralit, megjithatë çdo njeri u bashkua me vargun e lutjeve, në të cilat kisha u bën thirrje shenjtorëve të shumtë që të luten për shpirtin e të vdekurit.

 

Disa nga shakatë e Papa Gjon Pali II

Shprehja e tij, “Nëse gaboj, më korrigjoni”, ka bërë tashmë xhiron e botës. Karol Wojtyla, në më shumë se një rast ka treguar sensin e tij të humorit, të manifestuara shumë herë. Për shembull, ndërkohë që ishte shtruar në Polinikën “Gemelli”, pas operacionit, një Monsinjor që kujdesej për të i tha: “Shënjtëri, A jeni më mirë tani seç ishit më parë”. Papa iu përgjigj: “Më fal, por atëherë përse nuk operoheni jo?”.

 

***

Gjatë një ndër udhëtimeve të tij të shpeshta në Afrikë, i prezantojnë një sovran, i cili shoqërohej nga një zonjë. “Shenjwtëri, kjo është Nëna Mbretëreshë”, i thanë Papës tek i prezantonin gruan. Por, duke parë se gruaja ishte paksa e re në moshë, Gjon Pali II pyeti i habitur: “Mos është e ëma e sovranit?” “Jo Shënjtëri, është nëna e fëmijëve të sovranit, një nga tetë gratë e Mbretit”. “Ah e kuptova – buzëqeshi Papa, shoh që këtu jemi ende në Dhjatën e Vjetër”.

 

***

Në Introd, një fshat i vogël në veri të Italisë, ku shpesh ai kalonte pushimet e verës, një ditë, një grup personash që bënte çmos për t’u dukur- u bllokuan nga truprojat. Papa kureshtar për aq shumë zhurmë, pyeti se cilët ishin. “Shenjtëri, janë ekstrakomunitarë”. “Atëherë ç’presim të shkojmë tek ata, sepse edhe unë jamë një ekstrakomunitar”.

 

***

Në Manila, gjatë Takimit Botëror me të rinjtë, Karol Wojtyla, që në atë kohë përdorte shkopin pasi kishte kryer një operacion, e përdori atw sikur të ishte një baketw për të dirigjuar një orkestër. Më pas, iu drejtua bashkëpunëtorëve të tij duke shtuar: “Ja, ky mund të më shërbejë edhe për ndonjë gazetar”.

 

Një jetë, një epokë

Në historinë e tij, në rrugën e tij drejt zhvillimit, njerëzimi ka vendosur në piedestalin e historisë shumë personalitete, nga më të ndryshmet, që në periudha të veçanta kanë qenë promotorë të progresit. Pa dyshim gjithësekush ka rolin e vet, kontributin e tij të madh duke u bërë shpesh herë, simbole të dhjetë vjeçarëve të tërë. Padyshim një nga më të mëdhenjtë midis tyre, simbol i epokës moderne që po jetojmë, do të mbetet gjithmonë edhe Papa Gjon Pali i Dytë.

Eshtë pikërisht kjo epokë, një nga periudhat ndoshta më të spikatura të njerëzimit. Eshtë periudha e hapjes së madhe në rradhë të parë ndaj vetë- vetes, periudha e kapërcimit të mureve të mëdhenj qofshin këto brenda njeriut, qofshin brenda komuniteteve apo vendeve, qofshn edhe në një plan global. Padyshim jo gjithçka është përfunduar, në fakt ka akoma shumë për të realizuar e ndryshuar në këtë botë, duke filluar që nga qelizat e saj. Por tashmë mekanizmi është vënë në lëvizje, levizja ka filluar me ritme jo të vogla dhe ajo që është me rëndësishme, është  pakthyeshmëria tashmë në drejtimin e saj. Dhe kjo në radhë të parë se njerezit në përgjithësi po e kuptojnë dhe pranojnë esencën e zhvillimit, forcën e të nesërmes, të një jete në paqe, harmoni, demokraci, gjithmonë e me më shumë vlera. Ky është themeli i garancisë për të ardhmen, ky është tashmë dhe leitmotivi i epokës sonë, që si çdo epokë ka simbolet e saj, ndër të cilët më i fuqishëm midis tyre është tashmë, pa asnjë dyshim, Papa Vojtila.

Ky gjigand i historisë erdhi në tribunën e saj me ide, bindje e qëllime të qarta, të cilat i gjejmë të shprehura me forcë nga ai që në fillim të viteve 60-të, qoftë në Krakovin e tij në Poloni, qoftë në Selinë e Shenjë, gjatë proceseve reformuese të saj. Kjo lidhet me të kaluarën e tij, me dhuntitë e mëdha, që ai kishte brenda vetes, me misionin e madh, që kishte marrë mbi shpatulla. Papa Vojtila përjetoi tmerret e nazizmit, jetoi në miqësi me bashkatdhetarët e tij, katolikë apo hebrenj, ndjeu krimet e asaj periudhe mbi ta, u përball me komunizmin, u përtërit nga shembja e Murit të Berlinit dhe nga lindja e një shprese për një botë të re, larg ideologjizmave absurde, dhunës, mureve dhe telave me gjëmba. Ai ishte protagonist i këtyre ndryshimeve. Ai e aspiroi këtë botë të re, u bë një nga ideatorët e mëdhenj të saj, e predikoi kudo atë, luftoi për ta shndërruar atë në realitet, duke u bërë kështu padyshim, simboli më i madh i saj.

Para disa ditësh Gorbaçovi thoshte: “Pa Papa Vojtilën, komunizmi nuk do të kishte rënë”. Dhe kjo është një e vërtetë e madhe. Por jo vetem kaq. Papa Vojtila nuk luftoi vetëm komunizmin, nuk ishte thjesht një antikomunist, ai ishte një progresist i madh, një humanist i madh, një iluminist i madh. Ai luftoi të këqijat në tërësi të kësaj bote, për të triumfuar e mira në terësi. Ai luftoi diktaturat e çdo lloji, ai i kërkoi njerëzve të thjeshtë edhe të Siçilisë, të mos i nënshtrohen mafias, ai i kërkoi Kinës të respektojë të drejtat e njeriut, ai kundërshtoi kapitalizmin e egër, luftoi me varfërinë, injorancën dhe diskriminimin. Ai kërkoi të mbrojë vlerat, duke filluar që nga ato brenda familjes. Ai i dha një dimension të ri katolicizmit dhe Vatikanit, nuk qëndroi brenda mureve të tij, kërkoi ta kthejë atë në funksion të të gjithë njerëzimit duke afruar njerëzimin te Vatikani dhe Vatikanin tek njerëzit.

Për këto arësye, në tëresi ai nuk i përket një fushe të veçante, kontributi i tij është pluridimensional ashtu si edhe jeta e tij u bë simbol i epokës së re, në të cilën ka hyrë tashmë shoqëria njerëzore. Dhe kjo ndihej dje kur Papa Vojtila ishte gjallë, ndjehet më shume sot pas vdekjes së tij, dhe do të kuptohet e perceptohet akoma më qartë në kohët që do të vijnë, në ecjen e përbashkët në rrugët tashme të projektuara drejt shoqërisë së vlerave.

 

Jozef Ratzinger, me emrin

Benedikti i XVI, është Papa i ri

Ashtu si parashikohej, pasuesi i Gjon Palit II, do të jetë Kardinali 78 vjeçar  gjerman Ratzinger. Ai do të drejtojë tashmë katolikët e të gjithë rruzullit. Ratzinger do të mbajë emrin, Papa Benedikt XVI. Deri më tani, ai ishte kryepeshkop i Mynihut dhe një nga anëtarët më të lartë të Kolegjit të Kardinalëve

Një papë i ri është zgjedhur për të drejtuar 1 miliardë katolikët e botës dhe që do të zëvendësojë Papën Gjon Pali i Dytë. Kardinali Jozef Ratzinger është Papa i 265-të. Ai do të njihet si Benedikti XVI. Në fjalën e tij në dritaren e Shën Pjetrit, menjëherë pas zgjedhjes, Papa i ri e përshkroi veten si një punëtor të thjeshtë të Zotit.

Ai tha se ishte zgjedhur të pasonte Papën Gjon Pali II dhe se ia besonte veten lutjeve të besimtarëve katolike. Papa Benedikt XVI, 78 vjeçar, ishte kryepeshkop i Mynihut dhe një nga anëtarët më të lartë të Kolegjit të Kardinalëve.

Udhëheqja e kishës, Konklava e Kardinalëve, e zgjodhi Papën e ri në ditën e dytë të mbledhjes së tyre në Kapelën Sistine në Vatikan dhe pas katër raundesh votimi.

Në Sheshin e Shën Pjetrit mijëra vetë u mblodhën ndërsa tymi i bardhë nga oxhaku i Kapelës Sistine sinjalizoi zgjedhjen e Papës i shoqëruar nga rënia e kambanave të bazilikës së Shën Pjetrit.  I sapozgjedhuri Papa Benedikti XVI do të mbajë Meshën e tij zyrtare të përurimit të dielën në 24 prill, në orën 10:00, deklaroi dje zëdhënësi i Vatikanit.  Zëdhënësi Joaquin Navarro-Valls, deklaroi se Papa, ish-kardinali i Gjermanisë, Joseph Ratzinger, zhvilloi dje një darkë me kardinalët katolikë romanë dhe do të kremtojë  sot një meshë me klerikët e lartë në Kishën Sistine në orën 09:00. Mesha e përurimit të dielën do të mbahet në Sheshin Shën Pjetër.

 

Kush është Benedikti i XVI

Joseph Ratzinger – “Gardiani” i palëkundur i dogmës

Kardinali gjerman, Joseph Ratzinger, 78 vjeç, i zgjedhur Papa i 265-të i Kishës Katolike dhe ipeshkëv i Romës, është “gardiani” i palëkundur i dogmës kundër rreziqeve të një Kishe, që sipas tij, është shndërruar në një “barkë që fut ujë”.

Ndërsa konsiderohej si kandidati favorit, ai u zgjodh në raundin e katërt të votimit nga 115 kardinalët zgjedhës nën moshën 80-vjeç, të cilët hynë në konklavë dje pasdite.

Ai vendosi të mbajë emrin e Benediktit XVI dhe shfaqja e tij u përshëndet me entuziazëm.I prekur, ai e quajti veten si “një punëtor të thjeshtë dhe të përulur në vreshtat e Zotit” në shfaqjen e tij të parë para se të jepte bekimin “Urbi e Orbi”.

Teolog i hollë dhe brilant, ai drejtonte para vdekjes së Gjon Palit II kongregacionin e fuqishëm për doktrinën e besimit, trashëgimtare e inkuizicionit të shenjtë, që për fat të keq kujtohet për turrat e druve dhe ekzekutimet në fund të periudhës së Mesjetës.

Përkrahësit e tij, me krenari, e kanë quajtur “inkuizitori i madh” dhe përshëndesin veprimin e tij për t’i bërë të heshtin teologët disidentë dhe për të shtypur herezitë.

Dekan i kolegjit të kardinalëve, ai kritikoi dje ashpër “diktaturën e relativizmit”, në një lloj procesi ndaj atyre që brenda Kishës, janë joshur nga “rrymat në modë” dhe mbrojti dogmën, edhe pse “të kesh një besim të qartë shpeshherë etiketohet si fondametalizëm” në predikimin e tij gjatë meshës së mbajtur para hyrjes në konklavë.

I ngarkuar këtë vit nga Gjon Pali II për të përpiluar tekstet e meditimit të rrugës së kryqit për javën e shenjtë, ai hartoi një përmbledhje të vërtetë akuzash, ku kritikonte  ashpër “njollosjen”, “mendjemadhësinë” dhe autosufiçencën” në gjirin e Kishës.

“Shpeshherë, Zot, Kisha jote na duket si një barkë gati për t’u mbytur, një barkë që fut ujë nga të gjitha anët”, u shpreh ai.

Askush nuk u befasua nga toni i këtij princi të patundur të Kishës edhe pse shëndetlig. Ai ka kaluar një hemorragji cerebrale dhe është rrëzuar një herë në vitet ’80- gjatë një vizite në Pordenone, në veri të Italisë.

I lindur më 16 prill 1927 në Marktl-am-Inn, në dioqezën e Passaut,  në Bavari, Joseph Ratzinger u bë prift më 29 qershor 1951, arkipeshkëv i Mynihut në mars 1977 dhe kardinal katër muaj më vonë, më 27 qershor 1977, nga Papa Pali VI. Ai ka qënë një prej tre kardinalëve zgjedhës, që nuk i detyrohej Gjon Palit II për këtë titull.

Kardinalin Ratzinger nuk e duan shumë katolikë progresistë. Nga 1981 deri më sot, nuk numërohen më “jo”të e tij: Jo! Shugurimit të grave. Jo! Martesës së priftërinjve. Jo! Homoseksualitetit. Jo! Komunizmit. Jo! Turqisë në Evropë.

Qëndrimet e tij  janë të prera, si shikimi i tij blu metalik dhe buzëqeshja e tij ngrirë. Shpeshherë ato kanë kërcënuar të shkaktonin kriza politike. Në 2004, ai u shpreh kundër anëtarësimit të Turqisë myslimane në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar si një “gabim shumë të madh” dhe si “vendim kundër historisë”.

Përballë një Kishe në krizë, ai shprehet për një tërheqje dhe për afrimin me lëvizjet më radikale katolike, ose “fondamentaliste”.

“Lëvizjet e reja të krishtera, si evangjelistët, karizmatikët  apo kishat e lira në Gjermani janë në zhvillim të plotë pasi ato mbrojnë me thonj e me dhembë vlerat e mëdha morale kundër evolucionit të mentaliteteve”, theksoi ai në 2004 për revistët italiane “Panorama”.

“Këto grupe konsideroheshin para pak kohësh nga Kisha si fondamentalistë dhe ishin kundërshtarë të ashpër të Kishës Katolike, por ata filluan të afrohen, pasi kuptuan se vetëm Kisha mbron vlerat morale dhe ne e pranojmë me gëzim këtë afrim”, përfundoi ai.

 

Pas zgjedhjes

Në shumë vende të Evropës bien këmbanat

për të përshëndetur zgjedhjen e Papës së ri

Mbasdite, dje, në vende të ndryshme të Europës filluan të bien këmbanat në kishat kryesore menjëherë pas shpalljes së njoftimit për zgjedhjen e Papës së ri në Vatikan.

Këmbanat filluan të binin dhe në Mynih, jug të Gjermanisë dhe një meshë është zhvilluar dje në mbrëmje në kishën e Mynihut për Papën e ri Benedikt  XVI, kardinalin gjerman Joseph Ratzinger me origjinë nga rajoni i Bavarisë , njofton peshkopata e kryeqendrës bavareze. Në Paris këmbanat e Notre Dame filluan të binin pak pas orës 16:00 GMT. Menjëherë pas njoftimit për zgjedhjen e Papës së ri filluan të binin  këmbanat edhe në Versajë, në disa qytete të Spanjës, Madrid, Toledo, Santander, Kompostella,  si dhe në Zagreb të Kroacisë.

 

Çlirohen besimtarët

Dhjetëra mijëra besimtarë të gëzuar brohorosnin dhe duartrokisnin Kardinalin Joseph Ratzinger kur u shfaq dje në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit nën mantelin e papës së ri Benedikti XVI.”Papa! Papa! Papa!”, thërriste në kor turma e ekzaltuar ndersa prifti gjerman 78-vjecar, i cili zevendesoi Papa Gjon Palin II, buzeqeshte dhe ngrinte duart per te pershendetur turmen. Njerëzit tundnin çadrat, flamurët dhe posterat për të përshëndetur papën e ri. Disa u ngjitën në shtyllat e ndriçimit dhe shatërvanet në sheshin e kalldrëmtë për të patur një pamje më të mirë. Kardinalët qëndronin përbri papës së ri kur ai u shfaq në ballkon duke mbajtur duart lart.

Reagime

Kofi Anan përshëndet menjëherë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, përshëndeti dje kardinalin gjerman, Joseph Rtazinger për zgjedhjen e tij Pape dhe për emrin e tij si Benedikti XVI.

“Sekretari i përgjithshëm përshendet Shënjtërinë e tij , Papa Benedikt XVI për zgjedhjen e tij në krye të Papatit. Shënjtëria e tij  i sjell një përvojë të madhe këtij funksioni”, deklaroi zëdhënësi i tij në një komunikatë. “Ai i uron Papa Benediktit XVI forcë dhe kurajo në momentin e marrjes së përgjegjësive të tij”, përfundon komunikata.

 

Valesa:Zgjedhja, alternativa e duhur, por…

Zgjedhja e kardinalit gjerman, Joseph Ratzinger, në krye të Kishës katolike është “alternativa e duhur”, theksoi dje shefi historik i sindikatës polake “Solidarnost”, Les Valesa, një i afërt i Papa Gjon Pali II. “Kjo është një zgjedhje e mirë. Papa i ri do të vazhdojë misionin e Papës sonë të shënjtë, Pali II”, i deklaroi Valesa- AFP-së.

“Ai është mjaft i moshuar dhe nuk e di se si do t’i bëjë ballë detyrës”, shtoi Valesa.

 

Çiampi:Moment i madh gëzimi nga italianët

“Ky është një moment i një gëzimi të madh për të gjithë italianët”, theksoi gjithashtu nga ana e tij presidenti i Republikës së Italisë, Carlo Azeglio Ciampi.

 

Silvio Berluskoni përshëndet me entuziasëm

Shefi i qeverisë italiane, Silvio Berlusconi përshëndeti dje “me devocion” Papën e ri Benedikt XVI dhe i përcolli urimet e tij për një pontifikat “pjellor” në shërbim të të gjithë njerëzimit.  “Papa i shenjtë, dëshiroj t’ju përcjell urimet më të nxehta të qeverisë italiane dhe të miat personalisht. Në këtë moment kaq të rëndësishëm për kristianizmin dhe për të gjithë botën mbarë, unë i shpreh shenjtërisë suaj dëshirën për një apostolat pjellor dhe të mençur për të mirën e të gjithë njerëzimit”, shkruante Berlusoni në mesazhin dërguar sovranitetit të ri papnor.

 

Presidenti francez:I uroj përshëndetjet më të ngrohta

Presidenti francez, Jacques Chirac i drejtoi dje “përgëzimet më të ngrohta” papës së ri Benedikti XVI, kardinalit gjerman Joseph Ratzinger, dhe e siguron që Franca do të vazhdojë të punojë me Vatikanin për paqen dhe drejtësinë.”I dërgoj papa Benediktit XVI përgëzimet më të ngrohta dhe urimet e mia shumë të sinqerta për misionin e lartë që iu besua në krye të Kishës katolike”, shkruan Jacques Chirac në një mesazh të bërë publik nga shërbimet e shtypit të presidencës franceze.  “Franca, besnike e historisë së saj dhe parimeve që drejtojnë veprimin e saj, do të vazhdojë dialogun që ka pasur me Selinë e Shenjtë, veçanërisht në luftërat e përbashkëta në shërbim të paqes, drejtësisë, solidaritetit dhe dinjitetit të njeriut”, shtoi kryetari i shtetit.

 

Pranvera e mbrame politike

Bashkë me lulëzimin e qershive dhe pjeshkëve, me bulimin e pemëve, me krizantemat që kanë thyer akullin e këtij dimri të gjatë, politika e sapozgjuar nga letargjia është dyndur në kacafytjen elektorale të fundmen e shanseve të këtij populli çudibërës. Ngado ndjehet atmosfera e një vërshimi të furishëm të limfës dhe babëzisë elektorale. Në tryezat e hijerëndëve të ekraneve dhe bujës mediatike tashmë janë hedhur kartat e emrave, atyre që do të përfaqësojnë politikën në këtë zgrip të agut të një vendi apokaliptik. Deri këtu gjithçka duket se rrjedh natyrshëm, pa ndonjë shamatim apo zullum.

Ajo që përcjell fillin e kësaj pranvere që duket se është me mëdyshje të vijë në realitetin gri të shqipfolësve është ajo se çfarë kjo stinë lulesh dhe riciklimi të jetës do t’I ofrojë verës politike. Njerzia po përpushet gjithandej. Qeveria nga ana e saj po mpreh gërshërët e përurimeve dhe po njom vulat e vendimeve lilipudë. Partitë, ato të mëdhatë, të vocklat e furgonpartitë kanë hedhur grepat për të peshkuar elektoratin. Të parët që pritet të bien në rrjetat e hedhura janë parelinjtë, pjesa më e madhe e të cilëve po studiojnë atmosferën, po përpiqen të bëjnë hesapet paraprake të këtyre zgjedhjeve, për të shprehur më pas gadishmërinë e tyre ekonomike.

Edhe mileti nuk duket se është krejt jashtë vemendjes. Pelivanët elektoral kanë hapur kartat dhe po përcaktojnë krehbishtjen elektorale. Pas dy mandateve qeverisese Partia Socialiste ka kurajon dhe moralin politik t’u drejtohet shqiptarëve për një rimandatim të ri në emër të një shteti të të gjithëve. Se sa dhe se si bënë qeverisjen karafilët e kuq, këtë e di I verbëri dhe shurdhi, militanti dhe indiferenti, dreqi e I biri. E megjithatë asnjë brejtje në ndërgjegje si prish rehatinë barkalecave e qafëderrave të qeverisjes, për më pak të jenë të stepur në përballjen me atë elektorat, me të cilin luajtën në mënyrën më mizore. Edhe demokratët, këta humbës të mëdhenj nuk para kanë diçka për t’I shtuar fushatave dhe programeve pararendëse elektorale. Ajo që kanë ndryshuar është vetëm në planin taktik. Por s’do të ishte keq t’I jepnim edhe një tjetër shans për të nusëruar. Nuk do të ishte dhe aq keq, apo jo. E kua ka më keq se ka sa e kanë pllakosur këtë kothele Shqipëri socialistët. Për sa I përket metistëve, këta janë më pehlivanët e këtij pragu pranvere. Se kush u ka fryer në vesh atyre se të penduarit, të lënduarit, të zhgënjyerit, të dëbuarit, indiferentët do të jenë armata e tyre elektorale e këtyre zgjedhjeve. Thua se këto ustallarë nuk e njohin këtë biçim millet, I cili ndërron dy here mendje nga shtëpia deri në qendrën e votimit. Për sa I përket të tjerëve, as më shumë e as më pak ata janë vetëm një mori elektorale, një problem, një zgjatim në çarçafin e fletë-votimit. Kurrgja tjetër sma ha mendje se ofrojnë. E kanë sosur kjo dynja. Zi e më zi ka, në pranverat e kaluara edhe në këtë pranverë.

Albert Vataj, Sokol Pepushaj

Realiteti gri i qytetit tim

Makina lë pas atë zhurmën e zakonshme nëpër autostradë ashtu siç lë në mendjen time gjithçka që syri im e prek lehtësisht. Tek hedh vështrimin andej-këndej në sfond dalloj një ngjyrë. Të jetë vërtet një ngjyrë kjo që si një perde e hollë bie mbi gjithçka?! Ndoshta…

E, me atë vëzhgim të turbullt zhytem thellë në brendësinë e qytetit. Në fakt këmbët e mia nuk munden të përshkojnë përnjëherësh të gjitha vendet, por mendja ime fluturon edhe nëpër skajet më të ngushta, edhe nëpër rrugicat e pashkelura nga vetë shekujt, e le pastaj këmbë njeriu. E, ashtu kjo mendje si një fëmijë me një fantazi të çmendur kënaqet nga gjithçka që i zë syri. E, në fakt unë nuk e di a po kënaqem apo… Tek ec nëpër rrugët e Shkodrës që nuk janë aspak komode, në sy të bien apartamente të lartë por edhe të vjetër dhe aty-këtu, pse jo edhe ndonjë treg në gjendje të mjerueshme. Ec sërish si për të dashur të largohem nga ky ambjent që të zë frymën, por sërish gjendem e rrethuar nga apartamente që pësojnë ndryshim total nga njëri-tjetri, përpara dyqaneve dhe vitrinave moderne, por ja që pak më tej të buzëqeshin, si për ironi, edhe kolibet e vogla vend e pa vend, apo edhe nga ata që shesin në tokë. Por fundi i fundit edhe ato “dyqane” janë. Edhe ato janë pjesë e realitetit të Shkodrës. Ah, sigurisht nuk mungojnë dhe disa shtëpi karakteristike shkodrane, që në fakt sot duhet të ishin si monumente të kulturës shumëshekullore të qytetit, duhet të ishin mbartëse krenare lavdërimesh, duhet të ruheshin si relike. E në fakt… Ndoshta edhe pse me një gjuhë të hidhur është mirë të themi të vërtetën se sot këto shtëpi për ditët e sotme nuk mbartin asnjëlloj vlere edhe pse e vërteta bie plotësisht në kundërshtim me realitetin e sotëm.

Shkollat e qytetit tim janë gjithandej, duke filluar nga ato të ciklit të ulët, të mesëm dhe të lartë. Dhe këto shkolla gumëzhijnë nga nxënësit që në një të nesërme të afërt presin të kenë një të ardhme në qytetin e tyre. Por a pritet një e ardhme e mirë nga një vend që nuk mund të dihet se çfarë të ardhmeje do të ketë?!

Sërish bredh nëpër rrugët e Shkodrës dhe shoh bustin e Isa Boletinit dhe pak më tej përmendoren e pesë heronjve të Shkodrës. Të heshtur rrinë heronjtë tanë, të menduar si asnjëherë, me një heshtje që flet vetë por që fatkeqësisht askush s’e kupton. Diçka duan të thonë… Edhe ata sikur nuk e pranojnë sot Shkodrën, nuk e pranojnë këtë realitet…

Ja edhe Kinema “Millenium” që është rindërtuar dhe modernizuar, ku sigurisht kjo ndërtesë jep hijeshinë e saj në ambjentin përreth.

Ja, pas tij dhe Teatri “Migjeni” që fatmirësisht sot është rikonstruktuar dhe ka marrë një pamje tjetër, tani kohët e fundit. Por që nga larg ndjehet një heshtje e plotë. Tashmë janë zhdukur duartrokitjet, buzëqeshjet e spektatorëve që ishin çmimi më i mirë për artistët.

Pse vallë edhe Migjeni po hesht?! Edhe ai nuk po i këndon më këtij realiteti?! Po ku vallë humbi Shkodra e kulturës, e artit, e humorit?! Ku është qyteti ku gjithçka që ka të bëjë me artin, ai vetë, ishte djepi që i përkundte dhe i rriste?! Teatri hesht, e bashkë me të edhe aktorët, shkrimtarët dhe talentet e reja. Bashkë me të heshtin edhe pena artistësh e shkrimtarësh, që duan të thonë diçka, që kanë nevojë që publiku i mrekullueshëm shkodran të vlerësojë punën e tyre. Ku janë artistët që dikur ushqeheshin me duartrokitje, e ndërsa sot?!… Megjithatë teatri vazhdon të heshtë. Për faj të kujt? Për fajin tim, ndoshta edhe për fajin tënd, për fajin e të gjithëve ne. A mos vallë nuk jemi ne ata që e duam artin nga njëra anë dhe nga ana tjetër e mohojmë?!

Sa shumë pyetje që sot ia shtrova vetes, por pa ditur dot t’u ktheja përgjigje tek endesha sa andej-këndej nëpër qytet. Tek të gjitha këto pyetje dallova atë ngjyrën, zbulova një realitet dhe e pranova atë…

Ja pra sipas një kronologjie e përshkrova ndoshta pak nga realiteti i sotëm shkodran, por e sigurtë se këtë realitet e ndjen edhe ti, edhe pse të vret.

Sërish jam nëpër rrugët e qytetit. Jam sërish midis këtij realiteti që jetoj çdo ditë. Qyteti merr gjallërinë e zakonshme monotone tipike shkodrane. Ecje njerëzish, thjeshtë sa hapësira e hapit. Në fakt desha t’ju pyes për këtë realitet, por edhe ju si unë heshtni.

Megjithatë, ky mbetet realiteti që e pranova unë, e pranove ti, e pranuam të gjithë ne, madje në njëfarë mënyre e pranoi vetë Shkodra. Është ky realiteti ngjyrë gri i qytetit tim. Megjithatë Shkodra mbetet e pamposhtur, pse jo, me një nostalgji të viteve të mëparshme në të gjitha këndvështrimet dhe duke jetuar ajrin monoton dhe rutinën e përditshme të jetës në Shkodër. Gjithsesi të shpresojmë sot, që nesër të kemi një Shkodër më të mirë!

Emiranda Lukaj

 

“Dashuri” mes votuesve çorapegrisur dhe Nexhmije Hoxhës së Shkodrës, Jozefina Topalli

Meqë askërkund nuk rezulton të kenë faj popujt, kur drejtuesit e tyre spekullojnë me besimin, as shqiptarët s’kanë faj. Meqë gjithkund popujt janë përgjegjës për ndërhyrjet apo mosndërhyrjet kur shoqërisë i zihet fryma pikërisht nga ata që i japin deri ngjyra ironike sovranit, shqiptarët s’kanë se ku ta kërkojnë fajin përveçse tek vetja, nëse kësaj here votojnë syqorrazi për ata që nuk kanë bërë asgjë deri tashti, veç deklarimeve të tipit “Do fitojmë 9-0” të Jozefina Topallit.

Koha shqiptarëve nuk u ofroi as edhe njëherë pamje të plotë personaliteti, lirie, demokracie. Dikur Nexhmije Hoxha nuk e kishte për turp të deklaronte se Enverit ia kishin qepur çorapet me pe. As shqiptarët nuk e kanë për turp të thonë se u grisën çorapet. Nuk besojmë të ketë njeri në botë, madje as Papa Gjon Pali II, as Nënë Tereza e Lumnueme të mos u jenë grisur çorapet. E gjithsesi Jozefina Topalli, ajo që me çdo çmim don të rizgjidhet deputete e ka për turp një gjë të tillë. Por nuk e ka për turp të kërkojë vota. Nuk e ka aspak për turp të valëvitë jorgane partiake për të mashtruar. Ka paradokse në këtë linjë. Po të jetë puna për “jorgane” demokracie, kush më i persekutuar politikisht është më shumë se kandidati socialist për deputet Tomë Doshi, apo Paulin Sterkaj, pa përmendur mandelën shqiptar Pjetër Arbnorin që normalisht edhe socialistët nuk bëjnë asnjë rezistencë ndaj tij se është njeri i ëmbël, i drejtë, i pastër, i papërlyer në afera korruptive apo prapaskena të pista politike.

Qëllimi ynë është që ty votues të të avisim një zgjidhje më të drejtë se deri sot bëre vetë, pasi nuk është normale që deputetët të sillen keq me ty, si deri tashti.

Çmimi i lirisë së jetës në këtë tokë vërtet kërkon sakrifica, kontroll më së pari mbi ata që ti zgjedh, por nuk është ndonjë sakrificë e madhe të paktën të mos gënjehesh si krapi në kollomoq të qelbur. Kjo sepse një kulturë e caktuar, një parim i caktuar, një metodë pune e caktuar, normalisht do rishfaqet jo vetëm në një kohë të veçantë, por edhe të caktuar. Dhe deputeti vjen e bëhet i mirë vetëm për fushata, duke thën si dikur Nexhmije Hoxha: “Anëtarët e frontit demokratik do votojnë kaq me 0”. Po kundër kujt atëherë e kundër kujt sot? Shqiptarët janë të tërë shqiptarë dhe kombet që nuk mund të ndryshojnë parimet komuniste në interes të interesit, dorëzohen shpejt në duar të mafias, të mashtrimit, të atyre që jo vetëm i varfërojnë, por edhe i fyejnë.

Kësaj here kaq. Sapo të dalin gjithë emrat s’do të kemi frikë të flasim edhe për të tjerë që kanë shpërdoruar besimin e elektoratit, pasi është mirë t’i avisim vetes një fillim të mirë.

Sokol Pepushaj

Dhjetë vjet veprimtari e frytshme e OXFAM-it në Qarkun e Shkodrës

Shkodra me vulën e natyrës

– Intervistë me Zonjën Terezina Hila, koordinatore e organizatës humanitare Oxfam, në Qarkun e Shkodrës

 

    Veçoheni nga simotrat, si njëra nga OJF-të më të suksesshme në Qarkun e Shkodrës. A mund ta zbërtheni në detaje këtë fakt për Ju të gëzueshëm?

Kam qenë gjithnjë e rezervuar të shprehem për arritjet edhe pse të mira të OJF-së që kam nderin të menaxhoj. Mirëpo, meqenëse u bënë dhjetë vjet veprimtari të frytshme, mendoj se kam për të thënë diçka.

E nisëm punën nga hiçi. Vetëm apsionin e patëm pa kamatë. Veç pasionit, patëm një staf të kualifikuar dhe me ambicje. Mund të përmend Tofik Fugarinin, Margarita Çunin, Dritan Krujën e ndonjë tjetër. Logjistikën e nevojshme e patëm supliment.

Më së pari piketuam partnerët. Përzgjedhja kishte parakusht shkallën e besueshmërisë, “graden” e intuitës dhe nivelin e mbartjes së shqetësimeve të komunitetit. Broz Lorja në Ganjollë e Zef Pashuku në Hajmel, janë përfaqësues tipikë të ndihmës që ka ofruar Oxfam-i në mjedise ku ka pak resurse për një jetë normale.

Një tjetër hap i matur ka qenë hartimi i shumë mini-projekteve ku në “shënjestër” vihet një përvojë e lënë pas dore, një mundësi për punësim apo gjetja e një tregu impulsiv që thith e të jep hakun.

Këto e të tjera impulse janë emëruesi i përbashkët që e udhëheqin përditshmërinë tonë, e me sa duket këto janë tiparet që na dallojnë nga simotrat e shumta në numër, si kudo gjetkë, edhe në Qarkun e Shkodrës, si një rajon problematik për sa i takon resurseve për një jetesë më të mirë.

 

    Objektivat e Oxfam-it janë disa. Do të më pëlqente ta njihnit lexuesin e “Bujqësia Shqiptare” me to. Në fillim iu lutem cilat ishin objektivat prioritare të OJF-së që ju menaxhoni?

Janë të shumta e të larmishme. Kanë një synim të vetëm: Shkodra të kushtëzohet nga produkte që mbajnë “vulën” e natyrës. Duam të mos mbetemi në analet e hershme, ku qyteti shquhet për krijimtari elitare e shpirt bujar. Metropoli i Veriut është edhe e tjerrësit dhe artit të artizanatit, e mundit të fermerëve të hapësirës rurale dhe e durimit të mbledhësit të bimëve medicinale, e traditës mijëvjeçare të prodhimit të verërave kardinale dhe pasionit të mahnitshëm për bletarinë.

Në së është vendi i mjaftueshëm me revistën tuaj, revistë e cila qëndron në skrivaninë time si një mikeshë e vërtetë e këshilluese e urtë, më jepni mundësinë të sajoj një vistër me arritjet e Oxfam-it, tashmë dhjetë vjeç në Qarkun e Shkodrës.

 

    Le ta nisim me bletarinë e mjaltin…

Duam të rritim bletë e t’i japim tregut mjaltën specifike të Shkodrës që çmohet në Perëndim. Bleta është e do të mbetet mikesha shekullore e shkodranit. Në ritualet e hershme, prania e malit në tryezë është mbarësi. Shija e mjaltit që prodhohet në Qarkun e Shkodrës ka një shije të pakrahasueshme me të njëjtin produkt të prodhuar në çdo rajon tjetër të vendit tonë. Të dhënat për treg janë komode. Kjo e testuar me parametrat ndërkombëtare të këtij produkti.

Veç shijes së hollë, aromë pikante ka mjalti shumëlulesh dhe veti kuruese ka ai i shqopës, akacies e sherbelës. Kooperativa e Urës së Shtrenjtë është organizata që e menaxhon këtë produkt.

Nuk është mjalti i vetmi produkt i kërkuar nga tregu, që mbështetet nga Oxfam-i.

 

    Besoj se keni ndërmend të flisni për pataten e Pultit dhe qepën e Drishtit: është radha juaj:

Po dua të flas pak për këto dy prodhime cilësore e të pëlqyera nga konsumatorët, le t’i referohemi një metafore, për atë pjesë të klientelës “buzëhollë”.

Patatja e Pultit, Vermoshit e Shllakut, ka tul të bardhë e rezistencë natyrore përkundër sëmundjeve e dëmtuesve. Vlerat ushqimore të bimës në fjalë janë të njohura. Punohet me përkushtim me kultivarin “Bardha e Vendit”, objekt studimi edhe i Qendrës së Permakulturës që vepron në veri të vendit.

Qepa e Drishtit cilësohet e “ëmbël” në raport me simotrat e saj. Duke qenë pak djegëse, kërkohet në tregun elitar. Është kjo arsyeja që na nxit ta stimulojmë prodhimin e qepës në këtë rajon ku tradita e përkushtimi janë të pranishëm.

 

    Dhe tani është radha e kujt?

E bimëve medicinale. Për këtë kategori bimësh, natyra është treguar bujare tek ne. Flora e këtij rajoni matet me dinjitet me perlat e kontinentit të vjetër. Tetë muaj është periudha e vegjetacionit, e kodrina të panumërta janë të veshura me këtë bimësi, duke filluar nga brigjet e Liqenit të Shkodrës, e duke e ndaluar turrin në alpet e Bjeshkëve të Namuna.

Kullotat për bletët në këtë hapësirë rurale janë mikpritëse. Bari i veshit, bari i bletës, milca, babaniku, kina e fyshës, mëllaga, salepi, rrënjët e sanezit, xhirokulli e plot të tjera, janë lëndë e parë në “industrinë” e mjekësisë popullore. Esencat që nxirren prej tyre përdoren me sukses për kurimin e sëmundjeve të veshkave, aparatit të frymëmarrjes e kurimin e plagëve. Por, edhe për qetësimin e trupit të njeriut për pasojë e temperaturave të padurueshme.

Numri i banorëve që aktivizohen në këtë front pune është 20 mijë.

Veç bimëve që përmendëm për efekte kurative, mbledhësit e bimëve medicinale kujdesen edhe për sherbelën, lisnen, boronicën, dëllinjën, lulen e blirit dhe mollën e egër.

 

    Besoj të jetë në axhendën e punës suaj përkujdesi për frutat e pyllit e ato të kultivuara me merak nga pemërritësit shkodranë.

Frutat e pyllit janë ndërkohë objekt i përkujdesit të Oxfam-it. Një shportë me fruta të këtij lloji, u jep jetë netëve të gjata të dimrit. Gështenja e ëmbël e Shllakut, boronica e arra e Pultit por edhe lajthia, thana, shega e egër, molla e egër, mjedra, manat e tokës e manaferrat, janë pjesë integrale e kësaj flore të mahnitshme.

Prodhimet e fushës si fiqtë e Krebajt, grosha e Shalës, ullinjtë e Spatharit, specat e bamja e Oblikës, domatet e trangujt e ultësirës bregdetare të Velipojës, Anës së Malit, Dheut të Lehtë, Naraçit e Gurit të Zi, të freskëta apo të konservuara, janë garnitura ideale e pjatave klasike e mondane që i serviren klientelës së përzgjedhur në lokalet e klasit të epërm.

Ndërsa fushave me gjokset plot me shtuf ndeshesh me traditën e kultivimi9t e përpunimit të drithërave edhe për trajtim më shkencor të gjësë së gjallë. Këtë traditë e ushqejnë sot bujqit e Bushatit e të Barbullushit, Mjedës e Shelqetit, Stajkës e Kosmaçit, Ashtës e Trushit, Berdicës së Madhe e Dajçit të Bregut të Bunës.

 

    Kultivimi i vreshtarisë dhe prodhimi i verërave cilësore mbete ende njëri nga prioritetet e punës suaj. Pak fjalë ju lutem për ta ilustruar këtë fushë veprimi.

Rrushi i freskët dhe vera cilësore e kanë “selinë” e vet në Zadrimë. Tradita është gati 3000 vjeçare. Kancelaritë më pompoze të Perëndimit kanë porositur bute me verë në këtë lagunë ku klima dhe toka skelektike favorizojnë kultivimin e hardhisë. Sortet tradicionale janë “Kallmeti”, “Merloti” dhe “Sheshi i Zi”.

Oxfam-i mbështet Shoqatën e Vreshtarëve dhe verëtarëve “Zadrima Malore”, ku aktualisht janë anëtarësuar 30 fermerë që posedojnë një sipërfaqe prej 20 hektarësh me vreshta. Shoqata ka kantinën e verës me kapacitet prodhues prej 2000 hektolitrash verë në vit. Në hapësirën kohore të 12 muajve të fundit, në këtë kantinë u prodhuan 300 hektolitrash verë të cilën e “përpiu” tregu me një frymë.

Vera e Zadrimës veçohet për ngjyrimin e ëmbël rozë, shijen karakteristike, aciditetin e imët por pikant, për hijeshinë e tryezave që buron nga përsosmëria e marketingut. Të shprehesh se një shishe verë Zadrime të tundon, ke vënë pikën mbi “i” si i thonë asaj maksimës që përdorim në retorikën e përditshme. Dua të përshëndes zotin Zef Pashuku, këtë tip impulsiv që është kryetar i Shoqatës dhe pronar i kantinës së verës, në adresë të së cilës përcollëm pak fjalë.

 

    Ju stimuloni dhe prodhimet e produktet e “virgjëra” të viseve alpine. Ndofta paraqet interes për lexuesin një koment sado i shkurtër.

Kullotat e pasura alpine dhe rezervatet natyrore, e shënjojnë Qarkun e Shkodrës, ndër më produktivët në rajonin e ballkanit perëndimor, për mishin e dhisë së egër e të butë, për mishin e kaprollit e të mishit të egër, të lepurit e të gjelit të egër, të thëllëzës e të kunadhes. Djathi i dhisë, i fortë e gati krejt i payndyrshëm, por edhe mishi i thatë e i kripur për shtatë palë qejfe, janë stoli e tryezave të pelegrinëve që mësyjnë peisazhet mahnitëse të trevave ku ajri është i shëndetshëm deri në kurimin e disa sëmundjeve dhe oshilimit të emocioneve njerëzore.

 

    Janë organizuar në qytetin e Shkodrës panaire ku edhe punimet e dorës kanë rënë në sy të vizitorëve. Mos është jashtë vëmendjes suaj kjo veprimtari?

Përplasja e ngjyrës së kuqe mbi atë të bardhë dhe eleganca e pëlhurës ku skicohen vizatime në trajtën e labirinthit, e kur mbi këtë të fundit shtrihen pejëzat me ngjyrat e ylberit, krijohet imazh magjepsës për vizitorin. Dhurimi i një punimi të tillë përbën një kujtim të çmuar të traditës e kulturës shqiptare.

Gra malësore e zadrimore, por edhe ato që banojnë në zonat informale të rrethinave të qytetit verior, e “shtrydhin” fantazinë krijuese e shndërrohen në përcjellëse aktive të traditës më të mirë. Shtrojet e tryezave, çorapet prej leshi por me ornamente, qilimat e mrekullueshëm me motive orienti të grave të Zogajve, puna e drurit në zbukurimin e tavanëve dhe korniza me dizenjo të shkëlqyera, përbëjnë gamën e prodhimeve të vegjës të grave artizane e burrave drugdhendës.

 

    Në mbyllje, iu lutem, një bilanc:

Mbështesim me projekte 36 grupe banorësh në zonat rurale të Qarkut të Shkodrës. Rretherrotull grupeve janë pjesëmarrës 460 familje fermerësh privatë. Mendoj se është një numër që mund të merret në konsideratë si tregues i veprimtarisë së frytshme të Oxfam-it, në këtë përvjetor të dhjetë të tij në Qarkun e Shkodrës.

 

    Zonja Hila, iu faleminderit për intervistën.

 

Intervistoi: Dashamir Cacaj

në Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë

dhe Ushqimit në Qarkun e Shkodrës.

 

Haberet e akshamit në gazetën “Shqipëria Etnike”

Partia Socialiste me kandidatë të djathtë, Partia Demokratike me kandidatë të majtë

Po t’u hedhësh një sy emrave të fiksuar apo përfolur si kandidatë për deputetë në këto zgjedhje parlamentare, të dy krahëve të politikës shqiptare, konstaton çudira të denja vetëm për librin Gines. Partia Socialiste ka mjaft emra kandidatësh që deri sot janë njohur si mbështetës pa rezerva të Partisë Demokratike, madje një pjesë edhe si “ekstremistë”. Ndërsa Partia Demokratike i përgjigjet jo pak PS me emra kandidatësh që deri sot hanin në çanakun rozë, dhe mbështetnin politikën socialiste, duke u njohur si majtistë të thekur. Qytetarët të çuditur për këto veprime të liderëve Nano dhe Berisha, iu drejtuan redaksisë sonë për t’u dhënë ndonjë haber, përse ndodh kështu. Ne, pas shumë hetimesh arritëm të “kapim” disa habere, që më të besueshmet po i publikojmë: Socialistët thuhet se morën hua kandidatë të djathtë, pasi e mendojnë veten të humbur, e si të tillë gjatë kësaj fushate nuk kanë pse të harxhojnë paratë e tyre kot bosët e majtë. Ndërsa të djathtët edhe nëse fitojnë për të majtën do të fiken aq shumë sa do të bëhen fukarenj të majtë, që PS-ja i ka për zemër…

Përkundër kësaj, Partia Demokratike ka afruar kandidatë me bindje të majta të cilët janë prishur (në pazare) me PS, dhe si të tillë i japin PD-së garancinë e fitores me eksperiencën e tyre të Dushkut 2001… E pas këtyre habereve na mbetet të urojmë votuesit e majtë në humbjen e tyre me kandidatë të djathtë, ndërsa të djathtët t’i urojmë në fitoren e tyre të “djathtë” me kandidatë të majtë… Nëse kjo ndokujt i duket disi e pakuptueshme sot, do ta marrë vesh kur të qajë mot.

Ligji për konfliktin e interesave ndan politikanët nga gratë

Një ligj interesant që kaloi në parlament gjatë këtyre ditëve të vitit në vazhdim ishte dhe ligji për konfliktin e interesave të politikanëve që duan të bëhen që nga deputetë deri qeveritar i lartë i këtij shteti. Nëse ligji do të bëhej ashtu siç e kërkonte opozita thuhej se ligji do të ishte aq modern sa do t’ua kalonte edhe vendeve me demokraci të kulluar perëndimore, ku asnjë nga qeveritarët, shtetarët apo deputetët e sotëm nuk mund t’na qeverisë ne shqiptarëve, e për rrjedhojë fati nuk do t’na buzëqeshte si këto vite të socializmit të dytë. Mirëpo socialistët e kuptuan “hilen” e demokratëve dhe jo vetëm modifikuan ligjin, por urdhëruan që të gjitha bizneset e qeveritarëve të kalojnë në emër të grave të tyre, e nëse gratë përfitojnë nga postet zyrtare të burrave, menjëherë qeveritarët tanë do të ndajnë gratë e tyre “hileqare” së bashku me biznesin. Pas kësaj disa socialistë të thjeshtë filluan të qahen e ankohen se qeveritarët do të mbesin vejanë, çfarë do t’u sillte telashe të pafundme. Ne si gazetë për t’u ardhur në ndihmë të dëshpëruarve socialistë të bazës na u desh të kërkojmë ngado një haber të mirë, të cilin e mësuam nga zyra e zotit Nano, ku na u tha se të gjithë qeveritarët socialistë vërtet mund të ndahen nga gratë dhe bizneset e tyre, por ama nën shembullin e kryetarit do të rimartohen me gra biznesmene, si e nderuara Xhoana Nano, e cila ka filluar që tani regjistrimin e tyre në shtetin helen, ku ajo gjendej para se të vinte në gji të Fatosit tonë…

Frrok Çupi, ekspozitë fotografike me pulat e Haxhi Lleshit

Drejtori i Agjensisë Telegrafike të shtetit socialist, Frrok Çupi, për t’u dukur sa më kristiano-perëndimor vendosi të hapë një ekspozitë fotografike nga vizita e Papa Gjon Palit II në Shqipëri më 25 prill të vitit 1993. Këtë ekspozitë mendon t’ia kushtojë ceremonisë mortore të këtij Pape të madh që bëri mjaft edhe për Shqipërinë. Kur shoku Frrok kërkoi fotografitë e arkivuara vërejti se të gjitha ishin fotografi të Papës me ish-Presidentin e asaj kohe, Sali Berisha. Ekspozimi i fotografive me Berishën ishte me rrezik të madh për karrierën e zotit Çupi, i cili për t’i bërë qejfin shefit Nano vendosi t’i pastrojë nga ish-Presidenti. Fotografitë i dërgoi për rregullim në një studio në Tiranë, ku dikur bënte fotografitë për gazetën RD. Madje në këtë studio Çupi kishte bërë fotografitë e pulave të Haxhi Lleshit, që për këto në atë kohë kishte shkruar edhe një artikull në gazetën e PD-së. Pasi bënë pazarin me drejtor Frrokun e lanë që fotografitë t’i vendosë në ekspozitë vetë studioja dhe t’i zbulojë atë ditë që do të mblidheshin të njoftuarit për të parë ekspozitën fotografike. Kështu u tha dhe u la, mirëpo punonjësit e studios kishin pas qenë njerëz të Berishës dhe jo vetëm nuk kishin pastruar apo prishur fotografitë, por në vend të tyre ata kishin vendosur fotografi me pulat e Haxhi Lleshit me të cilat kishte marrë famë Frrok Çupi. Kur erdhi koha të hapet ekspozita fotografike, ç’të shihnin, një dyzinë me pula dhe në mes të tyre Frrok Çupi, ndërsa mbrapa paraqitej Haxhi Lleshi me një shkop që u grahte edhe pulave edhe Frrokut… që siç u tha nga të pranishmit, Frroku ishte nisur për në Europën e P…S…

Partia Socialiste organizon konventën e grave për punë burrash

Më 10 prill gratë socialiste ishin mbledhur në një konventë siç e quajtën ato, ku përpara zgjedhjeve të reja parlamentare kërkonin më shumë të drejta e më shumë pushtet nga Partia Socialiste. Për t’ua garantuar këto të “drejta” në konventë merrte pjesë kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i PS, Fatos Nano, i cili u tha grave socialiste të flisnin sa të donin e çfarë të donin, por si “bosht” të fjalës së tyre gratë duhet të kishin fjalët e gruas prej Berati, e cila nuk donte asgjë veçse të shihte partinë të bashkuar si dikur rreth Enverit dje e Fatosit sot. Deri këtu gratë ishin disi të kënaqura sepse ishin zgjedhur me kujdes nga Partia Socialiste në bazë e në qendër, por kur e mori fjalën Fatos Nano në vend që të fliste për gratë socialiste, foli për shumë burra, madje demokratë. Disa nga gratë socialiste që ishin vejushka apo të divorcuara nuk arritën të kuptojnë këtë fjalim të shefit, dhe mezi pritën ta mbarojë. Menjëherë një nga këto gra u çua në këmbë dhe tha me të madhe se unë nuk e pranoj të martohem me asnjë nga ata burrat që përmende ti shef këtu, pasi janë demokratë që unë i urrej e nga urrejtja bëhem impotente, gjë e cila do të na turpërojë të tërave si socialiste, kur kemi një jetë të tërë që nuk jemi koritur edhe kur kemi “shërbyer” tek pleqtë komunistë apo më të rinjtë socialistë… Në mes këtyre debateve një grua e moshuar disi por e mbajtur tha me të madhe se kësaj i thonë konventa e grave për punë apo vegla të burrave…

Xhoana Nano padit të shoqin se nuk ishte Khatami i Algjerisë

Kryeministri socialist i Shqipërisë pasi kishte mbërritur qejfprishur në ceremoninë mortore të Papa Gjon Palit II në Vatikan, kishte vendosur të sfidonte vetë Vatikanin, që nuk e kishte lejuar të paraqitej me dy delegacione, ku pas kësaj i pari kishte mbërritur Presidenti Moisiu, e jo Nano. Për këtë zoti Fatos kishte shkuar më herët dhe zënë vend në radhë të parë ku do të uleshin presidentët. Në vendin që ishte ulur Kryeministri ynë, i takonte Presidentit të Algjerisë Khatamit. Kontrollorët e sigurisë në Vatikan që kishin në monitore fotografitë e presidentëve po shikonin me habi se ai burri që ishte ulur në vendin e Khatamit nuk i ngjante fort Presidentit të Algjerisë, pasi burri kishte mjekër më të shkurtër e moderne, gjithashtu nuk kishte gjyslyqe në sy. Por në çehre nuk ndryshonte shumë, pasi ngjante me një arab të vërtetë. Në këto momente që kontrollorët filluan të lëvizin, Nano i kërkon Xhoanës të largohet se ftesa këtu ishte pa grua, madje presidenti që i kishte zënë vendin vërtet kishte 6 gra, por ato i mbante gjithmonë të mbyllura, e kështu tha Nano do të më kuptojnë më lehtë. Por Xhoana me ton të prerë i tha se ti ose duhet të çohesh ose do të më bësh vend edhe mua këtu se jam zonjë e parë unë. Nano në këtë debat e sipër zihet ngushtë nga kontrollorët të cilët i bëjnë shenjë të lirojë vendin. Atëherë Nano i dëshpëruar i drejtohet bashkëshortes (Xhoanës) se ti ma bëre këtë reng që me sa duket je e futur prej Berishës, si këta të Vatikanit që nuk më pranuan dy delegacione, ku në njërin isha unë i parë. Të nesërmen gazeta “Sedai Milet”, shqip “Zëri i Popullit”, me germa të mëdha njoftonte se klanet e Berishës në Vatikan i krijuan incidentin Fatos Nanos… Mirëpo kur Nano u tregoi gazetarëve se nuk i kishte faj Berisha, por Xhoana, ata të mjerë me lotë në sy i kërkuan falje shefit… që si gjithnjë i fali, siç thonë dreqit…

I mblodhi këto habere me ndihmën e biznesmenëve të “djathtë” që duan të bëhen deputetë të majtë – Ndue Baca

 

Koalicionet PS+LZHK dhe PD+LSI

Loja politike ne keto zgjedhje, duket se eshte bazuar ne bindjen e “Partise se Abstenuesve te Shqiperise” per te marre pjese ne votimet e veres. Nese pjesmarresit ne keto votime do te jene ne nivelin e zgjedhjeve vendore 2003, rezultati eshte thuajse i paracaktuar.

Edhe kete here, flitet shume dhe shpesh per koalicione parazgjedhore ne mes te majteve ne llojin e tyre dhe te djathteve, serish brenda llojit. Deri ne keto momente, rreth dy forcave kryesore PD dhe PS, nuk eshte formuar asnje koalicion. Sipas gjasave, edhe ne zgjedhje, te gjithe do te jene kunder te gjitheve, te pakten ne proporcional. Ndoshta per here te pare gjate ketyre viteve te demokracise shqiptare, do te konfigurohet realisht nje parlament qe i pergjigjet deri diku vullnetit te zgjedhesve. Perjashtim bejne partite e medha, te cilat do te kerkojne me cdo kusht te marrin sa me shume zona ne mazhoritar, duke mos i kushtuar shume rendesi 40 vendeve qe rregullojne proporcionalisht influencat politike te partive ne elektorat. Ne kete kuader, mbase ne Kuvendin e ardhshem, fale « zonave te lira » qe dy te medhenjte mund tu lene aleateve, ne mazhoritar mund te kete edhe ndonje perfaqesues te te vegjelve ne politike.

E vetmja gje e sigurte ne keto zgjedhje, eshte se pervec PD dhe PS, pragun elektoral do ta kaloje edhe PBDNJ-a. Madje, qe para ketyre zgjedhjeve, eshte e qarte se pavaresisht nese do te fitoje e « djathta » (e majta) apo « e majta » (e djathta), partia qe merr persiper te perfaqesoje jo vetem politikisht minoritetet, do te jete ne qeverisje te vendit. Keto jane ekzigjenca, fatkeqesisht, te percaktuara nga jashte Shqiperise nga forca qe mund te konsiderohen madhore.

Edhe nese nuk do te kete koalicione apo aleanca parazgjedhore, te pakten jo zyrtarisht ato do te funksionojne. Per cudi, aleancat do te jene ne mes kraheve te ndryshem te politikes me synimin e vetem, per te thithur elektoratin e dy partive te medha, PD dhe PS.

Aleanca PS+LZHK

Edhe pse nuk ka shume qe ka lindur, Levizja per Zhvillim Kombetar (LZHK) drejtuar nga Leka Zogu, pretendent i Fronit te Shqiptareve, nuk e konsideron veten parti te vogel. Hap pas hapi, pretendimet e saj publike jane deri edhe ne marrjen e mazhorances qeverisese te Shqiperise. Mbase mund te duket utopi, por ne asnje moment, haptas Partia Socialiste, nuk e ka « ngucur » apo sulmuar LZHK-ne. Sigurisht, PS-ja nuk uron ne asnje moment fitore te LZHK-se, por realisht shpreson ne nje fitore te saj brenda spektrit te djathte te politikes. Eshte e qarte se LZHK-ja, ne masen me te madhe, mund te thithe vota djathtas, qe do te thote automatikisht dobesim i PD-se, forces me te madhe te opozites,  e cila e konsideron veten te djathte qe nga lindja e saj e deri me sot. Ne ato zona qe mund te konsiderohen bastione te PD-se dhe ku PS-ja e ka te qarte se nuk mund te fitoje (rasti i Shkodres, i Kavajes etj), komisioneret socialiste do te mundohen te cojne sa me shume « uje » ne drejtim te LZHK-se. Me forcimin (me karar) te LZHK-se, synohet qe te shfryhet PD-ja, duke rrezikuar me pak fitoren e PS-se, rrjedhimisht edhe penguar ardhjen e demokrateve ne pushtet pas 8 viteve opozite.

Aleanca PD+LSI

Ilir Meta dhe partia e tij, Levizja Socialiste per Integrim (LSI) deklarojne hapur se do te jene mazhorance qeverisese e vendit. Kjo mjafton per te treguar se LSI nuk e rreshton veten me partite te ashtequajtura te vogla te Shqiperise. Fakti eshte i pamundur, por edhe pse kemi te bejme me nje force te majte, edhe pse eksponente te LSI-se nuk i kane kursyer shigjetat ndaj PD-se dhe Berishes, keta te fundit duket se kane vendosur nje armepushim te njeanshem. LSI-ja, e deklaruar qe ne lindje force e majte, ka tendence te marre vota kryesisht tek elektorati i majte. Kjo shtrese e popullsise, politikisht terhiqet nga magneti PS dhe PD-se nuk i vjen aspak keq nese LSI merr nje cope nga torta e pushtetit elektoral te majte.

Epilog ose “loja e shtrigave”

Edhe ne politike, cdo levizje behet ne emer te nje morali. Ne kete zallamahi paraelektorale, moral, ne kuptimin tradicional qe shqiptaret I japin ketij termi, nuk ka. Shprehja “Per inat te vjehrres, shkoj dhe flej me mullixhine” eshte mjaft e pershatshme. PS-se apo PD-se, nuk I intereson shume qe te marrin 50%+1 te votave qe mund ti japin te drejten te qeverisin Shqiperine per 4 vite. E rendesishme eshte qe te pengojne reciprokisht njera- tjetren ne kete drejtim. E ketu vlen me shume se askund shprehja “qellimi justifikon mjetin”.

Keto zgjedhje, per here te pare ndoshta sjellin nje risi ne jeten politike shqiptare. Te pakten dy forcat e medha politike, nuk merakosen shume per fitoren e tyre. Puna e tyre eshte te pengojne reciprokisht njera- tjetren ne fitore, duke perdorur dy Levizje, te cilat asnjehere nuk pranojne apo nuk deshirojne te klasifikohen si parti te vogla.

Blerti DELIJA

 

Ish-të persekutuarve politikë sot u rrezikohet jeta

Veriu i Shqipërisë dhe në veçanti Shkodra, ka qenë dhe fatkeqësisht vazhdon të mbetet nga zonat më të persekutuara dhe të nëpërkëmbura. Pas një persekucioni 1945-1990, erdhi një periudhë më e mirë, ku u mor frymë lirisht. Megjithatë, tashmë prej rreth 8 vitesh, persekucioni është rikthyer. E, për ironi të fatit të hidhur, persekucioni vazhdon të godasë ato familje që e mbajtën mbi supe për rreth 45 vjet atë gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës.

Një nga pinjollët e këtyre familjeve është Edvin Lin Dema, i datëlindjes 30 shtator 1976, lindur në qytetin heroik të Shkodrës dhe në lagjen “3 Heronj”, bastion tradicional i antikomunizmit shqiptar.

Historia fillon që larg dhe gjithçka është e dokumentuar me hollësi. Sipas një dëshmie të Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë, Prefektura Shkodër, me numër protokolli 82 datë 8 prill 2005, mësojmë se gjyshi i Edvinit, Ded Coku, babai i nënës, Kristinës, u pushkatua nga regjimi komunist më datën 22 gusht 1945, sipas një vendimi të Gjykatës së Lartë Ushtarake. Ky fakt vërtetohet edhe nga vendimi nr.15, datë 9 shtator 1994, i komisionit trepalësh, ku i jepet e drejta e ish- të përndjekurit politik, pika A, numri rendor 402.

Nëna e Edvinit, Kristina Dema, u internua në vitin 1947 deri në vitin 1968. Sipas të njëjtit dokument të cituar më lart, Kristina Dema, me vendim nr.18, datë 1 qershor 1995, nga komisioni trepalësh iu dha e drejta e statusit të ish- të përndjekurit politik, bazuar në nenin 3 të ligjit 7748, datë 29 korrik 1993, pika C, numër rendor 114. Ky fakt vërtetohet edhe nga “Vërtetimi për dhënie statusi” lëshuar më 20 korrik 1995 nga Komiteti i ish- të Përndjekurve Politikë, Drejtoria e Ligjeve dhe e Statusit.

Edhe babai i Edvinit, Lin Dema provoi me supet e tij një persekucion ekzemplar nga regjimi komunist, por disi më i kamufluar. Gjithë jetën e tij e kaloi duke punuar në fermë, ndërsa persekucioni për bindjet e tij politike, por mbi të gjitha edhe për lidhjet e shumta të gjakut me hierarkë të Kishës Katolike në Shqipëri, nuk iu ndanë. Siç mësojmë nga një deklaratë që Ipeshkëvi Ndihmës Imzot Zef Simoni ka lëshuar më 22 shtator 2001, mësojmë se Lin Loro Dema ka patur xhaxha Imzot Pjetër Dema, Arqipeshkëv i Durrës-Tiranë. Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot Frano Illia, ka qenë djali i hallës së Linit, ndërsa dom Injac Dema ishte djali i xhaxhait të tij. Njëkohësisht mësojmë se Lini ka punuar në Arqipeshkëvinë Shkodër gjatë periudhës 1993-2000, duke shfaqur përkushtim dhe duke mbajtur qëndrim korrekt e dinjitoz. Nëna e Edvinit, Kristina Ded Dema ka patur fatin të takohet edhe me Nënë Terezën dhe Papa Gjon Palin II.

Në një taban të tillë, i mëkuar me një dashuri për fe e atdhe, por edhe me një urrejtje ndaj komunizmit, u rrit Edvin Dema. Me nënën e tij, Kristinën, ai merr pjesë në demonstratën e 2 prillit 1991. Kristina rrihet me shkopinj gome dhe për hakmarrje i marrin djalin Edvinin dhe e godasin në trup e në kokë. Kjo vërtetohet nga një dëshmi e lëshuar nga Shoqata Politike Antikomuniste “13 Dhjetori 1990”, që daton Gusht 1999.

Me ardhjen e demokracisë, familja Dema u dallua si familje që u vu në mbrojtje të demokracisë dhe kontributi i kësaj familjeje ka qenë shumë i madh, citojmë nga dëshmia e Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë, Prefektura Shkodër. Edvini dallohet në të gjithë qytetin e Shkodrës si një aktivist i zjarrtë demokrat, i cili u bë një figurë shumë e shquar në organizimin e mitingjeve nga forcat e djathta. Edvini u dallua në mbrojtjen e votës së lirë në të gjitha zgjedhjet që u zhvilluan në Shqipëri. Të njëjtat fakte vërtetohen edhe në dëshminë e Shoqatës “13 Dhjetori 1990”.

Rikthimi i komunistëve në pushtet, të cilët ushtruan dhe vazhdojnë të ushtrojnë një terror të vërtetë mbi kundërshtarët politikë, jeta e Edvinit dhe familjes së tij u bë shumë e rrezikuar në Shqipëri. Edhe e shoqja e Edvinit, Dolores Valentin Leshnjani (Dema), provoi mbi trupin e saj keqtrajtimet e policisë aktuale politike. Jeta po bëhej përherë e më e vështirë për Edvinin dhe familjen e tij. Pasiguria për jetën u bë një problem shumë i madh, veçanërisht pas survejimeve të vazhdueshme nga sigurimi i shtetit. Sipas dëshmive të lëshuara nga Instituti i Integrimit të të Përndjekurve Politikë, Prefektura Shkodër, por edhe nga Shoqata “13 Dhjetori”, ky djalosh ka qenë shumë më afër vdekjes, se sa jetës. Edvini bashkë me gruan u detyruan të largohen nga Shqipëria, pasi jeta e tyre ishte e pasigurtë brenda kufijve të shtetit amë.

Janë këto, fakte të gjalla që ngarkojnë me përgjegjësi politikën aktuale shqiptare, e cila duke i krijuar terren anarkisë, dhunon haptas liritë e të drejtat themelore të njeriut, veçmas të besimtarëve dhe demokratëve që aspirojnë për një shtet ligjor.

Edlira Kuka

 

Viktimë e krimit të organizuar me sfond terrorist

Të gjithë jemi dëshmitarë të zbulimit dhe të kapjes së grupit kontrabandist të lëndëve eksplozive. Një rol shumë të rëndësishëm ka patur në këtë aksion spektakolar, i cili parandaloi një seri aktesh të mundshme terroriste në Shqipëri, siç ishte ai i biznesmenit Vajdin Lame, edhe një efektiv i Policisë së Rendit në Shkodër. Punonjësi i policisë quhet Eduard Rrusti, i cili zbuloi grupin serbo-shqiptar që kontrabandonte lëndë eksplozive C4. Siç dihet, në këtë aksion pati një rol vendimtar edhe vetë zbulimi inteligjent amerikan, CIA.

Ndërsa nuk ka thuajse asnjë informacion për punonjësin e policisë, pasojat po i vuan vëllai i tij, Lin Bardh Rrusti, bashkëshortja Mimoza Rrusti dhe tre fëmijët, përkatësisht 23 vjeç, 20 vjeç dhe vajza 12 vjeçe. Që nga momenti i zbulimit të grupit kontrabandist të lëndëve eksplozive C4, e gjithë kjo familje kërcënohet seriozisht për eliminim fizik. Segmente të grupit serbo-malazez akoma të pakapur kanë vënë në shënjestrën e hakmarrjes këtë familje. Mesazhi që duan të përcjellin është i qartë: Lëndët eksplozive përdoren edhe për të eliminuar të afërmit e atyre që zbuluan rrjetin serbo-shqiptar. Në këto kushte, e gjithë kjo familje është e detyruar të jetojë në ilegalitet të plotë. Kërcënimi fizik për jetën e tyre është i provuar dhe përherë i pranishëm.

Vasel Gilaj

 

Bracat me thundër po pushtojnë parlamentin

Zakonisht, kur i bëjmë koment atyre gjërave si i mendojmë apo arsyetojmë, si për mirë apo për keq, ndonjëherë edhe duke i vënë epitete të ndryshme, besa edhe duke shpërthyer ndonjëherë duke mos u menduar fort gjatë për dëmin që mund t’i ndodhë kundërshtarit që ke, vjen vetëm për faktin se këta soj tipash pushtetarë, si në pushtet qendror e lokal, me ndonjë përjashtim të vogël (sa për tharm kosi) janë turrur si lukuni ujqish për t’na qitë faret nga ky vend. Për të na detyruar të ikim jashtë duke lënë Shqipërinë në duart e gangsterëve, terroristëve, kriminelëve politikë e ordinerë e fenomeneve të tjera perverse që s’po i rreshtojmë se dihen nga të gjithë si brenda vendit po ashtu edhe nga organizmat ndërkombëtare, që pa dijeninë e tyre po i vijnë në ndihmë këtyre gangsterëve, kur e mira do ishte që të vepronin urgjent e në mënyrë të rrufeshme për ta shpëtuar këtë komb të mrekullueshëm Europian e të pafajshëm nga këta lloj pushtetarësh e biznesmenësh mafiozë, të ndihmuar nga qarqe antishqiptare jashtë atdheut apo edhe nga organizata mafioze kriminale pa përjashtuar asnjëherë ato terroriste. Kjo thirrje i bëhet me lutje organizmave e shteteve perëndimore që ta shpëtojnë këtë vend e popull nga këta monstra që siç e thashë më lart kërkojnë ta qesin faret çdo gjë që është perëndimore, njerëzore, qytetare, civilizuese e kombëtare. Kur me të drejtë amerikanët po mendojnë të ndërhyjnë për të shpëtuar OKB-në nga aferat e pista, imagjinoni se çka bëhet në vendin tonë, ku as edhe një institucion nuk është i besueshëm, s’po themi bashkëpunëtor në krim por edhe po ta thonim atë, aspak nuk do të gabonim, se faktet flasin vetë e janë kokëfortë.

Të gjithë jemi dëshmitarë këtë kohë zgjedhjesh në vendin tonë si të angazhuar direkt e të paangazhuar në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, nga partitë tona të nderuara, që nga mënyra se si po veprojnë, e me kë po bashkëpunojnë, po fantazojnë, premtojnë, mashtrojnë, kërcënojnë duke imituar pikë për pikë modelin libanez. Se përse e bëjnë këtë, hajde gjeje, kur dihet që shqiptarët i përkasin kontinentit europian, e për atje aspirojnë të shkojnë, se po të pyesësh edhe më fanatikun e t’i thuash që: a do Europën apo Libanin?; do të thoshte Europën, e për këtë fakt është kërkesa e vazhdueshme e me ngulm për t’u bërë anëtare e BE-së Turqia, kjo tregon shumë. Këto ditë Ambasada Amerikane lajmëroi me të drejtë qytetarët e vet që të ruhen, gjithashtu deklarata e z.Saltzman ku bën me dije se krimi ka okupuar po të thuash të gjitha instancat e po tenton të okupojë edhe Parlamentin, është sinjali më i qartë për shqiptarët se bota perëndimore kësaj radhe s’ka ndërmend të tolerojë krimin, të jetë zot i këtij vendi. Prandaj i bën me dije që të organizohen e të rrijnë gati, që mbas zgjedhjeve të dalin e të kërkojnë shtetin e së drejtës, por me një ndryshim të madh e të domosdoshëm, këto tubime të jenë pronë e qytetarëve, e lëvizjeve qytetare, duke qëndruar sa më larg partive politike, që janë përgjegjëset kryesore për gjendjen që ndodhet sot vendi ynë. Bota e njeh më mirë se ne thënien: Streha më e mirë për kriminelin e terroristin është politika. Mbasi ia kanë arritur me sukses të fshihen pas biznesit, politikës, e kjo haptas po ndodh në vendin tonë në këto zgjedhje, ku pa dorashka krimi po kandidon për t’u pajisur me mandatin e të paprekshmit, atë politik, se mandatet e tjera i kanë përvetësuar të gjitha pa përjashtim. Prandaj me të drejtë kërkojnë mandatin e deputetit, e qeveritarit, ndoshta edhe të presidentit në të ardhmen e afërt.

Alvaro Drini – Itali

 

Përse e braktisi Shqipërinë demokrati Vladimir Gjinaj

Është disi e pabesueshme për botën vërtet demokratike se si në një vend në zemër të Europës, siç është Shqipëria të dhunohen e nëpërkëmben të drejtat e liritë e individit. Në një shtet të lirë e demokratik të drejtat e liritë e individit janë gjërat më të shtrenjta, që ruhen e respektohen si sytë e ballit, madje këto mbrohen me ligje dhe me ndërgjegje nga e gjithë shoqëria, pa marrë parasysh pozitën shoqërore, pasurore, fetare apo bindjet partiake. Mjerisht në Shqipërinë tonë pas vitit 1997 nuk po ndodh kështu…

Për të vërtetuar këtë mjafton të kalosh nga zyrat e Partisë Demokratike kudo në rrethe, dhe lista e anëtarëve të tyre të dhunuar, kërcënuar, keqtrajtuar, vrarë e shpronësuar nuk ka fund. I vetmi faj i këtyre demokratëve është se janë antikomunistë e antisocialistë, dhe duan një shtet e qeveri demokratike që t’i afrojë drejt Europës perëndimore e jo t’i largojë, siç po bëjnë pushtetmbajtësit socialistë. Ne si gazetë kësaj radhe menduam të marrim rastin e të riut Vladimir Rrok Gjinaj, i cili tashmë mungon në gjirin e demokratëve që po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të këtij viti. Në një bisedë me drejtuesit e Degës së PD-së Malësi e Madhe, ne mësojmë gjithë kalvarin e persekutimit të djeshëm e të sotëm të familjes Gjinaj nga pushteti komunist apo siç vetëquhet sot socialist. Nga viti 1947 deri në vitin 1970 Rrok Gjinaj kishte qenë në një izolim e persekutim politik si familje kundër komunizmit. Në vitin 1980 në vazhdën e persekutimit komunist, Rrok Gjinaj burgoset, dhe qëndron si i burgosur politik deri në vitin 1991, kur lind pluralizmi. Është interesant se në vitin 1989 (15 gusht) djali i Rrokut, Vladimiri që ishte vetëm 14 vjeç, tenton të largohet nga Shqipëria për në Europë, pasi atdheu i tij ishte bërë një ferr i vërtetë për familjen Gjinaj. Mjerisht këtë fëmijë të rritur para kohe forcat e kufirit e kapin dhe pasi e mbajnë e torturojnë për rreth një muaj në burg e lëshojnë si të mitur. Ardhjen e pluralizmit dhe themelimin e Partisë Demokratike familja Gjinaj e priti me gëzim dhe menjëherë u afruan pranë saj. Vlen të theksohet se Vladimir Gjinaj ishte pjesëmarrës në të gjitha demonstratat paqësore kundër komunizmit, ku data 2 prill 1991 ishte një ditë e shënuar sepse ky i ri pa me sytë e tij tërbimin e komunistëve që po humbnin pushteti, ku vranë 4 dëshmorë të demokracisë në Shkodër dhe plagosën dhjetra të tjerë. Pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike në vitin 1992, kjo familje filloi të rilindte. Që nga 2 janari i vitit 1994, Vladimiri bëhet anëtar i Partisë Demokratike, ku pranohet në grupseksionin e Komunës së tij Gruemirë. Tashmë ky i ri demokrat ishte bërë me krahë dhe sa nuk fluturonte në hapësirat dhe ëndrrat e demokracisë e lirisë për të cilat ishin sakrifikuar gjatë. Por nuk ishte e thënë të zgjaste. Më 26 maj 1996, Vladimir Gjinaj kishte qenë në ballë të propagandës dhe mbrojtjes së votave të kandidatit demokrat, nga njësitet guerrile socialiste, të cilat këtë ia mbajtën shënim, dhe u “hakmorën” mbas ardhjes në pushtet në vitin 1997. Gjithsesi, Vladimiri edhe pas kësaj dhune e tmerri socialist qëndroi i palëkundur në bindjet e tij demokratike e antikomuniste, duke qenë pjesëmarrës dhe aktiv në tërë veprimtarinë qëndrestare të demokratëve malësorë e më gjerë. “Festimi” i 13-vjetorit të krijimit të degës së Partisë Demokratike Malësi e Madhe duket se kishte qenë dita fatale e të riut demokrat Vladimir Gjinaj. Më 15 shkurt 2004, kur Vladimiri po priste makinë për t’u kthyer në shtëpi nga festimi në Koplik, i afrohet një furgon i bardhë me xhama të errët dhe katër burra me maska e fusin me zor brenda furgonit, ku menjëherë filluan ta rrahin e fyejnë. Vladimirit i kishin kujtuar tërë aktivitetin e tij antisocialist, por edhe aktivitetin antikomunist të familjes Gjinaj, dhe për këtë i kishin thënë se do të hakmerreshin rëndë, siç ishin hakmarrë me Arben Brocin, Bujar Bishanakun, Nazmi Kryeziun e deri tek Azem Hajdari e të tjerë, por për ty, i kishin thënë, nuk kemi zgjedhur plumbin, por diçka tjetër… Pas 40 minutave udhëtim, Vladimirin e kishin çuar në një ndërtesë (e SHIK-ut të PS) në Shkodër ku i kishin treguar se ishin policë të shtetit të Partisë Socialiste, dhe pasi e kishin torturuar kishin arritur t’i kujtojnë se ti Vladimir je edhe besimtar katolik dhe ke kontribuar për ndërtimin e kishës në Boriç, por ne jemi ateistë dhe besojmë vetëm në të pavdekshmin Enver Hoxha… Diku rreth mesnatës e kishin rihipur në furgon dhe tek Ura e Bunës e kishin hedhur në rrjedhën e lumit duke menduar vdekjen e pashmangshme. Por me sa duket vetë Zoti kishte bërë emër ta shpëtojë nga këta kriminelë. Pasi arrin të largohet natën nga vendi, vjen në shtëpinë e tij dhe rrëfen gjithçka i kishte ndodhur, ku dega e PD-së, Malësi e Madhe ndjen keqardhje, por nuk mund ta ndihmojë… Tashmë e vetmja rrugë shpëtimi për këtë demokrat ishte largimi me çdo çmim nga Shqipëria që e deshi aq shumë, gjë që e realizon me shpirt të thyer e ëndrra demokratike të mbetura përgjysëm… Pas kësaj që mësuam nga dega e PD-së dhe familjarët e Vladimirit, ne si gazetë siguruam edhe një kopje të fotografisë që po e botojmë (së bashku me shkrimin), që PD-ja e Malësisë së Madhe kishte në dokumentat e anëtarësisë së saj… Deri kur kështu???

N. Bacaj

 

Per ke duhet (do te) votojne shqiptaret ?

Kjo pyetje na shoqeron qe pas zgjedhjeve te 22 marsit 1992. Deri atehere, te gjithe shqiptaret votonin masivisht per PPSH-ne, Frontin Demokratik, Lidhjen e Gruas, Organizaten e Rinise etj. Sigurisht, te gjitha leva te partise ne edukimin komunist te masave. Ne fund te fundit, edhe alternativat politike ishin te pakta, me sakte vetem nje, ndertimi me cdo kusht i socializmit.

Tashme qe prej 13 vitesh, dilema mbetet e njejta : Te votojme roze (PS) apo blu (PD) ? Edhe ne keto zgjedhje, zgjedhja e votuesve eshte thuajse ne te njejten linje. Perjashto dy Levizjen e reja, LZHK dhe LSI, te gjitha partite e tjera vijojne te quhen dhe te konsiderohen te vogla. Qe te gjitha synojne te fitojne vende ne parlament vetem permes proporcionalit, i cili duhet te ndaje 40 vende. Pa dashur te futem ne analiza te hollesishme, pazi zgjedhjet jane ne prag dhe do te tregojne gjithcka, edhe LZHK dhe LSI se bashku, nuk do te mund te thithin me shume se 10-15% te elektoratit (realisht, shpresoj te jem i gabuar !).

« Pjesa e luanit » te pakten 65-70% do te jete serish e binomit tradicional PS+PD. E ne keto kushte, rol te jashtazakonshem do te kene abstenuesit, te cilet te pakten sipas shifrave te zgjedhjeve lokale te 2003, jane afersisht 50% e popullsise. Pjesa tjeter e popullsise, e cila eshte e lidhur ekonomikisht, politikisht, ideologjikisht apo klanisht me interesa partiake apo individuale, e ka zgjedhur ke do te votoje, por pa ditur qarte se perse do te votoje ate alternative.

Per ke duhet te votojne shqiptaret ? Pyetje e lehte, normale por me nje pergjigje shume te veshtire. Behet fjale gjithmone per pjesen e shqiptareve te cilet jane « miqesuar » shume me abstenimin apo indiferentizmin. Politika jo vetem nuk i ka « joshur » ne keto vite, por madje i ka  « merzitur » me ecejake pa fund. Asnje drite shprese nuk shihet ne fund te tunelit te tranzicionit shqiptar te ketyre viteve per kete pjese te Shqiperise. Te pakten emrat aktuale te lidereve historike Nano dhe Berisha, nuk ngjallin karizmen e para disa viteve. Edhe emrat e rinj, te pakten dy prej tyre Zogu dhe Meta, nuk arrijne te jene bindes. Kjo edhe per faktin e mentalitetit qe zoteron ne elektoratin shqiptar. Djathtas « nje vote per te djathten, jashte PD-se e dobeson ate, duke mos sjelle perfitim as per subjektin qe i hidhet vota ». Majtas « nje vote per te majten, jashte PS-se, e tkurr ate, duke mos sjelle perfitim as per partite e tjera te majta ». Nuk eshte e qarte se sa do te ndikoje ky mentalitet  tek abstenuesit por duhet pranuar se ai eshte mjaft i ngulitur.

Per ke do te votojne shqiptaret ? E veshtire qe te mendohet ndonje surprize ne keto zgjedhje. Dy forcat politike kryesore, PD dhe PS do te jene me te votuarat.Analiza eshte e thjeshte duke u nisur nga ajo qe kemi perjetuar keto 13 vite. E vecanta e ketyre zgjedhjeve, ose me sakte ajo qe pritet prej tyre, eshte qe te votohet fillimisht per individin dhe me pas per logon e partise. Nje gje eshte e sigurte, thuajse te gjitha forcat politike, ne perzgjedhjen e kandidateve, nuk jane ndalur shume ne background-in politik te kandidateve per deputet. Ato jane nisur te “kaparojne” me se shumti individe te fuqishem politikisht, por edhe profesioniste te spikatur ne fusha te ndryshme. Njekohesisht, ne keto zgjedhje ka pak rendesi perkatesia politike e para disa viteve, me shkurt « tifozlleku » qe ata kane bere per logo te ndryshme ne te shkuaren. Kjo shpjegon edhe kandidimin e ish- te djathteve nga te majtet e sotem, por edhe anasjelltas. Me shume se mbrojtja e logos partiake, tashme ka vlere numri i karrikeve qe do te zere ne Kuvendin e ardhshem nje force politike. Ne keto kushte, sic edhe po degjojme, po krijohen aleanca te cuditeshme ne mes individeve dhe pjeseve te vecanta te subjekteve politikisht te kunderta, apo edhe te disa carjeve ne keto formacione.

Ne fund te fundit, edhe ne vendin me te perparuar te botes, demokracia personifikon numra. Ai qe ka 50% te vendeve ne Kuvend, ka te drejte te qeverise. Ne funksion te kesaj po zhvillohet edhe fushata e pashpallur eketorale. Nese do te kete nje rritje te pjesmarrjes se votime, mund edhe te kete surpriza ne kendveshtrimin e asaj qe thame me lart. Ne rast te kundert, do te fitojne ata qe kane fituar gjithmone, por do te humbin shqiptaret, antare te cdo partie qofshin.

Blerti DELIJA

 

Kemi nevojë për opinionistë e jo opinione që të çatrafilojnë

Hidhi një sy shtypit qendror e shikoni kot për habi, e bindeni se stërvitja mbaroi. Atëherë, o burra para e në lojë. Loja filloi pak si shpejt e si i thonë “moti i mirë shihet në nadje”. Sipas këndvështrimit tim, në mos gabofsha, më duket pak si shpejt, për të vetmen arsye se këtu çdo gjë sfumohet shpejt, vetëm për faktin se aq shumë gjëra thuhen e ndodhin. Zor se i mbet gjë në tru qytetarit e jo më atyre që nuk kanë tru, ku çdo gjë t’i thuash, ai kallp se kallp mbetet. Strapacohesh kot t’i mbushësh mendjen atij që vepron me epsh e jo me logjikë. Siç duket loja luhet për të tjerët, ato që quhen indiferentë ose si i thonë i pamvarur, kur në realitet indiferenti njihet kurse i pamvaruri zor se është i besueshëm. Historia ka treguar se gjithsesi njeriu si qenie e gjallë, me dikë është ose ose anon, thjesht ai për diçka lufton, sado i vogël qoftë ai parim, diku ai i ka varur shpresat. Ky lloj tipi gjithsesi meriton vëmendje e deri diku respekt, faza-faza rreshtohet asnjëanës e është ndihmë ndaj të shtypurve, prandaj për këto të fundit ky lloj tipi ka fituar titullin “i pamvarur”. Siç mund të kuptohet nga kjo hyrje pak si e gjatë, desha të dal tek këto të fundit, që falë kredisë që kanë në mediat qendrore, s’e kanë aspak të vështirë të japin opinione nga më të ndryshmet, kryesisht ato politike. Këta zotërinj të nderuar e me mend por edhe të aftë nga goja, gjithashtu me shumë fat, që media është e hapur për ta e vetëm për ta, kanë rastin të shprehin lirshëm opinionet e tyre ashtu siç e shohin ata apo siç ua pret mendja, nganjëherë si ua do qejfi ose interesi, se kot nuk thuhet “ç’po na shet mend ky”. Shumica e tyre paguhen për opinionet e tyre, shkurt i shesin mendtë, zanat hesapi, sidomos tani prag fushatash e kur leku është pa kriter e jepet pa dhimbje. Gjithashtu ngaqë janë inteligjentë e dinë se sa peshon fjala e tyre, pozicionohen aty-këtu me mendimin real, por brenda këtij mendimi sulmojnë më të dobëtin në një mënyrë tepër të egër, siç po ndodh me lëvizjet e së djathtës, duke paragjykuar çdo lëvizje të saj deri në atë pikë sa që e djathta siç shihet s’ka për ta pasur të lehtë, sepse i takon të luftojë në disa fronte e jo në njërin siç është lukunia socialiste e artileria e rëndë e saj e armatosur deri në dhëmbë me armët më të reja e të vjetra siç janë: krimi, paraja e pistë, mafia kombëtare e ajo rajonale, e mbështetur në kësi rastesh fuqimisht nga armiqtë tanë të përhershëm, që kanë pasur, kanë e kanë për të pasur qëllim që ky vend të mos bëjë hajër asnjëherë. Prandaj të dashur opinionistë, Shqipëria ka shumë nevojë për fjalën tuaj, mundësisht edhe për pjesëmarrjen tuaj direkte.

Me çka thashë më sipër, me të drejtë do të thotë ndonjëri: mirë po si e ke hallin ti? A kërkon të na imponohesh apo të heshtim? Fundi i fundit ne kemi mendimin tonë, e pak na intereson se çfarë thonë të tjerët. E tek këta të tjerë rreshtohem edhe unë. Në fakt kështu nganjëherë rrehem edhe unë, por ç’është e vërteta ai që merr guximin të japë një opinion për çështje kardinale, e sidomos në kohë zgjedhjesh diçka duhet të ketë parasysh, a ia vlen, apo s’ia vlen të paktën të mundohemi të mos bëjmë dëm. Se, siç thashë, në kohë zgjedhjesh sidomos në vendin tonë peshon fort mendimi i atyre opinionistëve, që media ua ka hapur dyert vetëm atyre, duke iu imponuar shqiptarëve, që këta e vetëm këta janë të pamvarurit e si thonë ata binduni, e veproni siç thonë ata, e kjo skenë besoj se nuk i nderon. Kurrsesi këtë arsyetim, njerëzit me peshë nuk e duan, për të vetmen arsye që koha ndoshta rezervon të kundërtën e asaj çka ata shprehin. Ka një mendim ndoshta të gabuar ku thuhet se shumica për brenda kanë një shpirt sallak. Se të djathtën e kanë shumë të vështirë ta përkrahin, se e shohin me syrin e majtë, kur në realitet e mira është të shohësh me të dy sytë, kur je në rregull nga pamja se për ata të sëmurë nga sytë ka justifikim plotësisht. Por gjithsesi unë them që këta tipa janë të vlefshëm, e një garanci shumë e fortë ndaj asaj që duan shqiptarët, një qeveri e drejtë e efikase, e aftë për të zgjidhur problemet e shumta që ka trashëguar ky 60-vjeçar, pra zëri i tyre është garanci për shumicën vetëm në qoftë se në pushtet vjen e djathta në moment do i shohim se këta opinionistë do e lënë mënjanë poteren e sotme e do jenë të kthjellët. Gjithashtu jam i bindur se do jenë opozita reale dhe e logjikshme, dhe e pakompromis ndaj qeverisjes së keqe. Vetëm për këtë fakt kam pak shpresë, se e nesërmja s’do jetë si sot, se po vazhdoi përsëri i njëjti pushtet, e njëjta maxhorancë, kam frikë se nuk do ndihen fort e nuk do jenë aq luftarakë sa shiten. Dhe këtë nuk ia dëshiroj e s’ia uroj, e shqiptarët kanë shumë nevojë sot për njerëz që janë me të vërtetë asnjëanës, por aleatë me të mirën e armik ndaj që keqes, e denoncues ndaj sistemeve kriminale e të korruptuara gjithashtu atyre antikombëtare.

Nikolin Pemaj

 

Letër në redaksi

Që të mos bëhem kontradiktor me një shkrim që i kisha dorëzuar Sokolit një muaj më parë për përshtypjet e mia ndaj disa opinionistëve që çdo ditë dalin në të gjitha mediat më me peshë në tregun shqiptar, por edhe duke qëndruar me këmbë në tokë, duke mos i bërë vetes me sy, thashë që përgjigjen po ia jap vetes shpejt e shpejt. E më del te arsyetimi më i thjeshtë, që atë çka kam shkruar t’i shtohet në fund vetëm dy rreshta, që kjo i përket deri diku edhe atyre që shohin vetëm me një sy, atë të djathtin. Pra duke mos përjashtuar në radhë të parë veten, veç me një ndryshim të madh, që unë shkruaj në një gazetë, e asgjë më shumë se kaq, thjesht shkruaj për qejf, duke mos marrë asnjë kacidhe (para), por edhe më kryesorja për mua është që shkrimet apo opinionin e kam shprehur pa lejen e askujt, i pa influencuar nga shërbimi partiak (klan), por thjesht sipas mentalitetit tim, bile kam frikë se pikërisht për këtë punë ikam bërë dëm një mikut tim politikan, njeri shumë i nderuar, gjë e rrallë shumë kjo në realitetin tonë politik. Për ta lënë me kaq, do i lutesha që të prononcohej qartë, pse po sulmohet kaq barbarisht e poshtërsisht nga partia e vet, që me ngulm e sulm tipik oriental kërkon t’i imponohet nëpërmjet kriminelëve e shtypit, që ai të largohet nga politika. Pra të heshtë, kur në të njëjtën kohë ai e të tjerë si ai, sot e vetëm sot, duhet ta tregojnë veten.

Kush ka për ta lexuar këtë shkrim, në sekondë ai që më njeh nga afër do të thotë që edhe ky ndërroi mendim. Por e vërteta është ashtu siç është, pavarësisht se më duhet të shprehem në një moment tepër deçiziv, pra i kemi hyrë në hise fushatës për pushtetin qendror, ku të jemi të sinqertë, të gjithë jemi në lojë e të pozicionuar dikush më shumë, e dikush më pak. Me vetëdije apo rastësisht, se nga mënyra se si po luhet po përfshihen të gjithë, dashtë e pa dashtë ky është realiteti.

Kurse sa për mendimin tim personal të shprehur me kohë që e djathta duhet të vijë në pushtet, nuk i heq asnjë presje, për vetë faktin e stërditur që maxhoranca e majtë e meriton plotësisht të bie në opozitë për katër vitet e ardhshme, e po nuk ndodhi kjo, më keq për ta se do i duhet të paguajë edhe haraçin e të tjerëve.

Por ama e djathta e liderët e saj nuk duhet t’i rrejë mendja se janë të dërguarit e Zotit për të marrë pushtetin, kur në të vërtetë ato duhet të jenë të deleguarit e njerëzve e interesave të tyre. Kjo është demokracia, e kjo duhet të jetë e për këtë duhet të punohet, gjë që s’ka ndodhur deri tani, prandaj jemi në këtë gjendje kaosi total e të pashpresë, ku çdo gjë njerëzore e fisnike po përdhunohet nga kulshedrat pushtetarë, që s’po ka “zog nane” që i ndal, e me veprimet e lëvizjet e fundit politike, po i shkojnë deri në fund maskarallëkut të tyre, duke eliminuar edhe ato pak njerëz të painkriminuar e zotëri të djathtë në shpirt, e të përndjekur politik e ekonomik nga komunizmi terrorist shqiptar, që sot hedh valle gjithë ditën e ditës në politikën kombëtare duke uzurpuar çdo gjë në jetën shqiptare, duke u bërë pengesa kryesore për zhvillimin e këtij vendi të pafat me emrin Shqipëri.

Nikolin Pemaj

Viktime e terrorit te kuq vetem pse kontribuoi per demokracine e vertete

Me ardhjen ne pushtet ne vitin 1997 te komunisteve ne Shqiperi permes revolucionit te pergjakshem, jane te shumte demokratet qe jane goditur, madje ne gjerat me te shtrenja te tyre.

Shembulli me i spikatur eshte ai i demokratit te flakte Kujtim Rahova, i lindur ne Shkoder me 20 gusht 1969. Gjithe jeten e tij, Kujtimi ka patur profesionin e bukur te ndertuesit. Per kete qellim, ai mori edhe diplomen e shkolles 2- vjecare te ndertimit ne Shkoder. Me deshiren e mire per te ndertuar edhe demokracine e vertete, hyn ne rradhet e partise se pare opozitare ne Shqiperi. Ishte viti 1993, tregon vete Kujtimi, kur u rreshtova ne rradhet e Partise Demokratike. Ai ishte truproje dhe shofer i kryetarit te PD-se Shkoder Ormir Rusi dhe deri ne vitin 1997 ka qene i punesuar ne Partine Demokratike me rroge te plote.

Pas revolucionit famekeq komunist te armatosur te vitit 1997, edhe Kujtimi do te vihej ne shenjestren e hakmarrjes, madje duke e goditur ne piken me te dobet te tij, femijet.

Tetori i vitit 2003, ka mbetur i ngulitur ne mendjen e Kujtimit. Me date 21 tetor 2003, ndodhi vrasja e djalit tim Fatmir Rahova, lindur me 13 shtator 1996 ne Shkoder, rrefen me dhimbje Kujtimi. Rreth ores 16 te kesaj date, Kujtimi del bashke me te birin per te bere pazarin. Teksa pao ktheheshin ne shtepi, nje veture tip benz me 4 persona brenda, i bllokon rrugen. Nga makina, persona me automatike ne duar qellojne drejt makines ne te cilen udhetonte Kujtimi dhe i biri i tij vetem 7 vjecar. Kujtimi ben te ike me shpejtesi, por nderkohe Fatmiri i vogel mbeti i vrare. Pas kesaj ngjarjeje, komshinjte e Kujtimit treguan se kishin pare vrasesit duke “bredhur” ne lagje por edhe ne afersi te shtepise se Kujtimit.

Kjo vrasje erdhi si pasoje e angazhimeve te te atit, Kujtimit ne favor te demokracise se vertete. Kujtimi ka patur shume konflikte nga viti 1997- 2003 me partine ne pushtet, komunistet e PS-se. Segmente te caktuara gjate kesaj periudhe kane ndermarre akte te shumta kriminale ndaj njerezve te Partise Demokratike.

Eshte kjo ngjarja e dhimbshme qe ka lene gjurme ne jeten e Kujtim Rahoves, i cili tashme pervec dhimbjes per vrasjen e te birit, Fatmirit, ne moshe fare te mitur, ka edhe dhimbjen per humbjen e lirise dhe demokracise se vertete qe nga viti 1997 kur ne pushtet erdhen komunistet e Partise Socialiste, gjuha e vetme e te cileve eshte hakmarrja ndaj demokrateve te vertete.

 

Shenim I redaksise

Pse ka frike Berisha nga bisnesmenet e “persekutuar”?

Tashme sulmet e lidershipit te Partise Demokratike ne kete pragfushate zgjedhore, jane drejtuar jo me ndaj drejtuesve te mazhorances aktuale socialiste, por ndaj bisnemeneve qe duan te konkurojne per deputet nen siglen PS. Sulmet tradicionale te liderit Sali Berisha, jane minimizuar edhe ndaj vete Fatos Nanos apo edhe “kleptokrateve” te tjere, sic I quan doktori. Ne qender te vemendjes jane bisnesmenet, vecanarisht ata qe kandidojne ne Shkoder dhe pikerisht Tom Doshi dhe Paulin Sterkaj. Sigurisht, nuk jane permendur emra konkrete, por nentekstet jo vetem te Berishes, Mustafarajt, Topallit, Memise por edhe te tjereve, nuk lene shteg per shume dyshime.

E cuditeshme eshte frika e PD-se, ndersa deri me sot e kane quajtur Shkodren “bastion” te tyre, nderkohe vete demokratet shkodrane shprehen me mburrje “se nen siglen e PD-se ne rajonin e Shkodres mund te fitoje edhe nje budalla”.

Sulmet qe drejtohen ndaj zoterinjeve si Doshi apo Sterkaj, tregojne friken qe ndjehet per humbjen e “bastionit” pas 15 viteve.

Kush jane bisnemenet Doshi apo Sterkaj?

Duhet pranuar se demokracia, si shumicen e shqiptareve, nuk I gjeti pasanike, si shume te tjere qe preferuan qe ne ’90 “stanin” democrat te Berishes. Me pune, me sakrifica por edhe duke rrezikuar shumecka, ata arriten qe sot te jene bisnesmene te fuqishem, te respektuar, por mbi te gjitha njerez bujare me zemer te madhe. Monopoli “I persekutimit” nga komunizmi, nuk mund dhe nuk duhet te jete vetem I atyre qe historikisht kane konkuruar nen siglen e PD-se. Dritero Agolli, shkrimtar I madh I pranuar nga te djathte e te majte, ka lene shprehjen legjendare “PD dhe PS jane pjelle e mitres se pergjakur te PPSH-se”. Ndersa sot, pas 15 viteve demokraci, eshte krejt normale qe edhe ish- te persekutuar, te pranojne kandidimin me siglen e PS-se, e cila perhere e me shume, jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Internacionalen Socialiste, po gjen mbeshtetje pikerisht per kete fakt.

Sa jane ish- te persekutuar Doshi dhe Sterkaj?

Do te mjaftonin thjeshte mbiemrat e mesiperm per te ngjallur kujtime te hidhura nga koha e diktatures per keto familje. Nga familja e ngushte e Tom Doshit, jane 4 te pushkatuar nga diktatura, ndersa ne farefisin e tij jane thuajse 15 te tille. Sterkajt e Shkrelit te Malesise se Madhe, jane nje legjende e qendreses ndaj rregjimit Hoxhist. Jane me qindra te burgosurit, persekutuarit, por edhe dhjetra te vraret e ketij fisi apo te vdekurit ne burgjet e diktatures. Nga keto familje, nuk jane te pakte ata qe edhe sot e kesaj dite kandidojne apo zgjidhen ne apo nga rradhet e PD-se. Mos valle eshte mekat qe dege te te njejtit fis, te kandidojne edhe per parti te tjera, qofshin ato edhe si PS-ja ? Nje mentalitet i tille, do na kthente ne kohen e diktatures, per te cilen Berisha, Nano por edhe ne te gjithe, jemi te lumtur qe e lame pas.

Ngjall cudi, por edhe reaksion, fakti qe nje parti « e djathte » si PD-ja, nismetare e ekonomise se lire te tregut, sulmon bisnemenet, aq me shume ata qe vijne nga klasa te persekutuara, qe ne menyre te natyrshme duhet te gjenin vetveten ne rradhet demokrate. Eshte momenti i duhur kur Berisha, Topalli, Memia por edhe vete PD-ja te pyesnin veten se pse nje shtrese e tille i eshte larguar dhe nuk e gjen veten ne « stanin » demokrat te ketyre 15 viteve.

 

Patrizia, italianja që do të mbahet mend gjatë…

Kur erdhi në Shqipëri, Patrizia Gherardi ishte prilli i vitit 1999. Po kush e mendonte vajzën italiane me një zemër të madhe tek themeloi “Casa-familie” fillimisht në Krajën e më pas në Nenshatë. Kjo u bë e mundur me ndihmën e komunitetit “Papa Giovanni 23°”, aq të njohur për bamirësitë e veta brenda dhe jashtë Italisë.

Për Shqipërinë më parë i kishte folur Don Antonio Sharra, kur ky i fundit e kishte “zbuluar” atë që në vitin 1991.

Kur Patrizia mendonte të hapte “shtëpinë e familjes” u përball me emergjencën kosovare, duke kontribuar pa lodhje për t’u ardhur në ndihmë të dëbuarve nga lufta. Njerëzit që punonin së bashku me të shikonin njeriun që çfarë i përkiste asaj ishte e të gjithëve. Në familjet e varfëra e kishte për krenari kur ulej këmbëkryq, përpiqej të kuptonte hallet e tyre dhe mënyrën se si mund të ndihmoheshin.

Ajo që e prekte më shumë ishte gjendja e handikapatëve, kësaj shtrese që ishin thuajse të harruara si nga shteti ashtu edhe nga shoqëria. Shpesh herë atyre, për shkak të varfërisë dhe mentalitetit të gabuar u mungonte dhe përkujdesi familjar.

Shpirt i Patrizias tronditej edhe më thellë kur takonte “vajzat e rrugës”; fati i tyre i zi. Përpjekjet e saj për t’i integruar sërish në jetën normale ua kalonte edhe prindërve të tyre. Për hir të së vërtetës dhe për hir të psikologjisë sonë, këto viktima së pari braktiseshin nga prindërit që u kishin dhuruar jetën, e më pas tërë opinioni. Tashmë Patrizia, me një pasion të jashtëzakonshëm vihej në rolin e prindit të vërtetë. Në shtëpi krijonte ambjentin familjar për të lehtësuar sadopak hallin e këtyre njerëzve. Kështu, në duart e saj pothuajse mësoi të ecë Shkëlqimja, një fëmijë i lindur dhe e braktisur nga e ëma. Më pas u martua me Simonin, një vullnetar italian prej të cilës lindi dy vajza, Alicen dhe Andrean. Kur qanin fëmijët e shtëpisë, thotë një bashkëpunëtor i veti, më parë merrte në krahë fëmijët e tjerë se sa vajzat e saj. Gjovalin, thoshte, vajzat e mia e kanë nënën, ndërsa këta kanë veç Zotin. Vështrimi i tyre sa më vret aq edhe më detyron që t’u ndihem vërtetë si nëna e tyre.

Dalëngadalë, me ndihmën e bamirësve italianë, Patrizia ndërtoi në Nënshat, duke e rikonstruktuar një shtëpi të re “më dinjitoze”, siç thoshte vetë ajo. Tashmë shtëpia e përfunduar në mes të një lagjeje është streha e këtyre shtresave njerëzore për të cilat kujdesi ndaj tyre është më i nevojshëm.

Veç kësaj, ajo që e nxiste pasionin e Patrizias për të shërbyer me devocion shtresave në nevojë ishte edhe ngrohtësia e komunitetit përreth. Të gjithë familjarët që rrethojnë “Casa-familje” shkonin shpesh, pinin kafe, bisedonin me të njëjtin ton si në shtëpitë e tyre. Madje kur e përuroi shtëpinë në gusht të 2004, Patrizia, me zemërgjerësinë e saj ftoi tërë fshatin. Këto ftesa i bënte edhe në raste festash. Nga ana tjetër edhe fshatarët e bënin një gjë të tillë me miken e tyre të dashur, Patrizia Gherardi.

Tashmë Patrizia ishte transformuar në një “shqiptare” që veç gjuha e dallonte, fliste me zor shqipen.

Në tërë këtë hapësirë, fati nuk qe në anën e zonjës së mirë Patrizia. Pikërisht më 13 janar 2005, natyralisht gjeti vdekjen, duke pikëlluar vajzat e saj si dhe gjithë banorët e shtëpisë së saj, bashkëshortin Simonin që për shkaqe shëndetësore nuk iu ndodh pranë në çastet e fundit.

Mirënjohjen për Patrizian e shfaqën të parët fshatarët e Nënshatit. Ato poqën kafet e hidhërimit, pritën dhe përcollën mysafirë, të gjithë ata që e kishin njohur pak ose që kishin çmuar veprën e saj. Ceremonia mortore thuajse u zhvillua këtu në Shqipëri dhe më pas vazhdoi në Itali tek prindërit e saj.

Duke iu drejtuar bashkëkombasve italianë për ndihmë, ajo ka shkruar: “Tani ju përshëndes e ju falënderoj për gjithçka që arrini të bëni për ne.

Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, që të mëson me kenë i thjeshtë, për të kenë bujar e mikpritës edhe në varfëri, kur shkon të takosh dikë, nuk del kurrë nga shtëpia pa një dhuratë.

Edhe unë kam dashur t’ju jap një copë të vogël, të vogël të jetës sonë në mes të ktyre vëllezërve, që kanë nevojë edhe për ndihmën tuaj.”

Në korridoret e shtëpisë, Shkëlqimja, tashmë nxënëse e fillores në Troshan, thërret herë pas here emrin e Patrizias, nënës së saj të pazëvendësueshme. Me siguri zërin e saj e ndien shpirt i Patrizias në parajsë. Edhe prej andej dërgon mesazhe dashurie për atë dhe të gjithë ata që e njohën ose dëgjuan për njeriun e mirë, italianen Patrizia Gherardi…

Gjovalin Kukaj

Mark Preçi

 

Njeriu është një kafshë që mendon, poeti një kafshë e rrallë që mendon e këndon

Mendime rreth vëllimit poetik “Mos më lexoni” të poetit Lazër Kodra

Për një krijues, botimi i këtij libri është i vështirë dhe i gëzueshëm sa një lindje. Libri “Mos më lexoni” i autorit Lazër Kodra është një lindje e vështirë, por shumë e shëndetshme, është një prurje e freskët, origjinale, e pjekur dhe aromatike si vetë buka e magjeve të malësisë e gatuar në vatrat e kullave krenare të Dukagjinit. Lazër Kodra nuk vjen si mysafir i vonuar që e ka zënë nata jashtë dhe troket pa pritur në stanin bujar të poezisë. Unë, si mik dhe koleg i autorit shumicën dërrmuese të poezive të këtij vëllimi dhe të disa vëllimeve të tjera që akoma i ka në dorëshkrim, i kam lexuar këtu e 17-18 vjet më parë, atëherë kur autori sapo kishte mbaruar shkollën e mesme, atëherë kur frymëzimi djaloshar e shpuri në ahishten e poezisë, në pyllin e ëndrrave rinore, atje ku edhe u përplas buzë më buzë me flladin poetik duke u dsahuruar me të si i marrë, dhe kjo dashuri platonike do të bëhe një motiv më shumë i jetës së autorit, i cili me vëllimin poetik “Mos më lexoni” paraqitet me autoritet, i pjekur e pse jo edhe befasues. Lazër Kodra nuk shkruan për të shkruar, por me sinqeritet tjerr, end, qendis e gdhend me penën e vet duke na dhuruar një mozaik poetik mjaft të larmishëm, duke zhbiriluar me zhdërvjelltësi del nga kornizat statike të metrikës poetike dhe piloton me guxim në horst-grabenet e vargut të thyer, duke i dhënë atij harmoni, dinamizëm, duke na servirur njëherësh edhe qetësinë ledhatuese, edhe tallazet shpërthyese, edhe baticën e zbaticën e jetës. Poezia e Lazër Kodrës është e purpurt, e dashur si vera e pushuar, e larmishme në motive, e thellë në përmbajtjen filozofike dhe mesazhet që përcjell.

Libri poetik “Mos më lexoni” është ngjizja më e mirë e talentit dhe e pjekurisë artistike me artin emocional të jetës njerëzore, duke përfituar nga shkollat dhe përvoja bashkëkohore të poezisë me qenien e vet individuale dhe optikën e unit poetik. Ky libër, për mendimin tim përfaqëson pa dilema realizimin në një rrafsh të gjerë dimensional të mendimit përmes mjeshtrisë së komunikimit të kuptueshëm artistik. E veçanta e autorit Kodra është se në stilin e tij poetik, gjuha nuk mbart prirje për të stigmatizuar (stile) shprehje që i përkasin poezisë dhe për të përjashtuar segmente gjuhësore apo shprehje që i përkasin prozës. Lënda gjuhësore e autorit është e tingullt, ritmike, e valëzuar, e vendosur në funksion të efektit letrar. Poezia e Lazër Kodrës është një qasje e tradicionales me muzën ekstravagante bashkëkohore poetike. Metodologjia e autorit është muzika, instrumenti i të cilit është tingulli, fjala e rrethuar mbi ritme kuptimore që ndërton spirale poetike figurash të botës së pasur alpine. Ky libër besoj se do të mbetet dhe do të mbijetojë në fondin e vyer të poezisë sonë të re. Brenda gjithnajës së mendimit të tij, L.Kodra ndërton varg pas vargu një basoreliev të ri ku në sfondin e të cilit nuk mungojnë fluturimet erotike pasionante si vetë stina e ekuinokseve dashurore, ku nuk mungon thumbimi dhe ironia ndaj njeriut të shkretë që gjithsesi mbetet rob i bio-historisë së tij gjenetike.

Dhëndrri i thotë nuses

nuses me sy të zes

gjyshja është e smurë

të shkojmë se po vdes

 

Por çifti vazhdon puthjen

e botën e ndajnë në mes

poshtë heshtjes së puthjes

gjyshja e mjerë vdes.

Meditimi kryesor i autorit në këtë libër është mëvetësia e qenies, optika vetjake që pranon pamjen ndryshe. Emocioni i këtij vëllimi qëndron tek fuqia e gjetjes së vetes në një botë iluzive ku perceptimi empirik i sendeve të së përditshmes kushtëzon përthithjen ndjesore volitive të së përgjithshmes. Vizioni poetik i Lazër Kodrës shfaqet spontanisht, befasisht, duke pulsuar ndjeshmëri të hollë e elegante, poeti i këndon mallit të fëmijërisë, madhështirë epike të maleve, dashurisë përvëluese që përfundon me një puthje, poeti i këndon xhelozisë e dhimbjes, virtytit dhe vesit, i qaset të mirës e të bukurës, i vërsulet me grushta të ligës, të keqes e të shëmtuarës, shkallmon me çekan vargonjtë e opinionit që na mbajnë të lidhur si skllevër të nënshtruar, i këndon ndjenjës por edhe instinktit. Gjuha e poezisë së Kodrës nuk vuan nga imitimi, është e pastër dhe e çliruar nga çdo lloj teprimi, ai na shfaqet herë naiv, herë fëminor, herë mistik e intrigues, herë me një dërrasë mangut, e herë me disa tepër. Autori shfaqet i pjekur, i kthjellët akull me qëllimin për të vrapuar e shkelur në vise të panjohura të lëvrimit poetik. Autori është po aq i ngrohtë dhe i ëmbël në qenien e vet ndjesore, sa i prekshëm, rrebel dhe i lafitur duke realizuar pikërisht atë kuptim cilësor, atë fluturim të guximshëm për poetin e dehur e të dashuruar pas kësaj magjie afshndjellëse sa të lashtë, po aq edhe moderne që thirret ndrysh poezi e krijuar nga njerëzit më të krisur në llojin e krijuesve. Poeti vëzhgon, percepton, abstragon dhe së fundi këndon duke na dhënë reflektimin e vet filozofik për jetën, botën dhe ligjësitë e saj.

Kjo është Bota

imagjinaria

fantazma

hamendja

magjia

 

Ja, kjo është Bota

kushtetuta me paterica

ligji, shkopi i gomës

polici

 

Ja, kjo është bota

me ne

pa ne

e vjetër

e re.

Lazër Kodra nuk vuan të gjejë mjetet shprehëse të mendimit të vet, mendim i cili shpesh herë është i huaj dhe i parakohshëm në këtë botë të mbarsur me arkaizma ekzotikë, e modernizma të shpërfytyruar jo-butaforik, ku hipokrizia, arroganca, servilizmi dhe skllavëria ndaj parasë nuk njohin kufinj, prandaj poeti ndihet i përbuzur, i përçmuar në një shoqëri materialiste ku idealizmi është shtrirë në reanimacion, ku shumë më tepër çmohet kurvëria pas së cilës të gjithë rendin si të çmendur, se poezia, tingulli ledhatues i çdo ndjenje. Duke notuar në këto ujëra të turbullta, në drejtim të kundërt të rrjedhës, Lazër Kodra na shfaqet me profil të formuar poeti duke na provokuar me ironi, “Mos më lexoni”, por ja ku ja, ulur këmbëkryq në sofrën e poezisë. Nuk më pëlqen të jem poet, por ja ku jam, thotë autori me nëntekst, nuk më pëlqen të pi, por dehem, nuk më pëlqen të vajtoj, por qaj, nuk më pëlqen të shkruaj, por këndoj, nuk më pëlqen të urrej, por dashuroj. Besomëni, o njerëz, na përgjërohet poeti, edhe unë jam njeri si ju dhe njeriu s’është gjë tjetër veçse një kafshë që mendon, ndërsa poeti është një kafshë e rrallë që mendon e këndon. Ky libër pa dyshim është dashuria më e qartë e autorit Lazër Kodra për letërsinë që ai bën, të cilën e përkund me ndrojtje e kujdes, por i sigurtë në një djep të shestuar mirë, ku spikat pa dyshim gjallesa e tij poetike me një gen të veçantë e origjinal, duke mos bërë asnjë mrekulli, por duke shkruar emrin e vet në këtë gjini.

Prelë Milani

 

Tre defektet e radios tonë Maria

Për besimtarët katolikë shqiptarë e pse jo edhe për besimtarët e feve të tjera, lajmi i hapjes së Radio Marisë në Shkodër, ka qenë pothuaj aq i gëzueshëm sa lajmi i rihapjes së tempujve fetarë, duke menduar se kjo radio do të luejë të njëjtin rol me atë të motrave të saj të shpërndame në të gjith planetin… Për sa i përket propagandimit të vlerave fetare, veprimtaria e saj asht mjaft e lëvdueshme. Ky vërtet duhet të jetë synimi kryesor i nji institucioni të tillë, por jo i vetmi dhe ka shumë randsi mënyra e përhapjes së këtyne vlerave, prandej i duhet zgjedh rruga ma e drejtë e qëllimit. Nji ndër difektet asht shtremnimi i kuptimit të uratve e sidomos të asaj ma kryesore të katoliçizmit që asht “Ati ynë”, për këtë shtremnim të papranueshëm, unë në emën të shumë dëgjuesave jam ankue edhe në nji numër tjetër të kësaj gazete me shpresën se drejtuesat e Radio Marisë do të na përgjigjeshin, por me sa duket heshtja do të vazhdojë, siç ndodh zakonisht kur s’mund t’ia çajsh rrethimin së vërtetës. Si justifikim për këtë ndryshim drejtuesat e radios tonë Maria kanë formulue këtë: “Uratët janë ndryshue me vendim të Konferencës Ipeshkvnore”. Lind pyetja: Cili individ, apo qoftë edhe kolegjum i përbamë nga hierarkia ma e naltë ka të drejtë me vu dorë në uratë? Le të shohim ç’ndryshim thelbësor ka pësue kuptimi i dy vargjeve të Atynës. Në të gjitha gjuhët e botës thuhet: Ati ynë që je në qiell, Shejtnue qoftë emni yt. Ky varg përfshin të trija kohët e foljes me shejtnue, të shkueme, të tashmen e të ardhmen. Pra qoftë si ka qenë, si asht e si do të jetë. Ndërsa Radio Maria në mënyrë krejt të habitshme thotë: U shejtnoftë emri yt. Siç shihet vetëm në kohën e ardhme. Nji tjetër shtremnim po kaq të papranueshëm gjejmë në vargun e fundit të kësaj urate. Në kundërshtim me tekstin e origjinalit të respektum përpikmënisht në të gjitha gjuhët e botës, në vend të thuhet: Na liro nga të gjitha të këqijat; Radio Maria thotë: Na liro nga i keqi”. Në tekstin origjinal, siç na orienton edhe vargu i parafundit: Mos më len me ra në tundim. Na liro nga të gjitha të këqijat ka kuptimin na liro nga të këqijat e brendisë tonë e jo nga i keqi jashta nesh. Këto shtremnime kanë dy të këqija. E para se keqinterpretohet teksti i origjinalit i uratës së Krishtit, siç e ka thanë vetë Nanë Tereza në gjuhën shqipe dhe se me këtë shtremnim u bihet ndesh si klerikëve paraardhës ashtu edhe atyne që nuk i kanë pranue këto shtremnime. Nga ana tjetër, megjithëse Zoti e Hyu janë fjalë sinonime, për popullin fjala Zot përdoret ma gjansisht, prandej në uratën “Të falem Mari”, në të gjitha gjuhët e botës thuhet: Nana e Zotit; ndaj klerikët paraardhës e kanë thanë Nana e tonë Zot. A mos vallë ata kanë qenë gabim?! E në mos paçin qenë gabim si mund të korrigjohet korretesa me gabim?! A e bajnë këtë klerikët e vendeve tjera ndaj paraardhësve të tyne? Nji tjetër difekt i Radio Marisë në Shkodër asht sa i dukshëm aq i papranueshëm, prej drejtuesave të saj. Këta drejtuesa si fillim të komunikimit me dëgjuesat kanë vendosë moton: Qoftë lavdruar Jezu Krishti. Kjo moto nuk përdoret në asnjë Radio Mari tjetër të botës, përveç rasteve kur dëgjuesi asht klerik katolik. E pra kur nuk përdoret në Radio Maritë e vendeve me popullsi krejt katolike, siç asht bie fjala Italia, ku asht edhe radio qendrore e Marisë, përse të përdoret në Shqipni?! Kësaj a nuk i thonë: Me u ba ma i kshtenë se papa?! Përgjigjja e pyetjes pse nuk e përdorin këtë moto edhe radio Maritë e tjera asht se emni i Krishtit nuk duhet përmendë tash e parë qoftë edhe nga mosha që nuk ia din kuptimin kësaj moto. Po qe se nji përmendje kaq e shpeshtë do të ishte me vend, do të ishte normë për të gjitha radio Maritë e botës. Nga ana tjetër, tek ne ku bashkëjetojnë armonishëm tre besimet kryesore fetare, kjo moto i ka heqë të drejtën e komunikimit me Radio Marinë çdo jokatolikut. Drejtuesat e Radio Marisë justifikohen duke thanë: Asht në dëshirën e dëgjuesit citimi i kësaj moto. Por përderisa drejtuesi i emisionit e fillon komunikimin me dëgjuesin me fjalët: Qoftë lavdruar Jezu Krishti; si mund të qëndrojë dëgjuesi pa iu përgjigj: Gjithmonë e jetës?! Mosthanja e kësaj fjalie do ta vente në pozitë të vështirë. Asht pra vështirsia e kësaj pozite që ia pengon komunikimin me Radio Marinë e ky nuk asht vetëm mendimi im, por edhe i shumë miqve të të njohunve të mi të besimeve tjera. Vërtet besimtarit jokatolik nuk i kushton kurrgja me thanë këtë moto si Radio Maria, por përse të respektojë nji normë të njianëshme që e ka vetëm kjo radio. Jo rrallëherë në Radio Marinë italiane në orën e emisionit “Pomerixho insieme”, besimtarë jokatolikë urojnë e përshëndesin nga se nuk u asht vu si pengesë motoja e radios katolike e Shqipnisë në qytetin tonë. Difekti tjetër që drejtuesat e kësaj radioje i rreshton në armatë të varrmihsave të gegnishtes asht përdorimi i së ashtuquejtunës “gjuha standarde”. Radio Maria do të duhej të bante çka i thotë e drejta e jo çka i servir padrejtsia. E kush nuk e din se gjuha shqipe e ashtuquejtun “standarde” asht nji pjesë e zgjedhës së diktaturës të cilën po vazhdojmë ta mbajmë gjithnji si të ishte dhuratë e kandshme për zverkun. Të gjithë e dimë se për hir të tosknishtes së standardizueme, janë shkelë me të dyja kambët të gjitha argumentet gjuhsore e se në këtë shkelje bajnë pjesë edhe drejtuesat e Radio Marisë. Aq i shklasin kto argumente sa duke e njohun mirë peshën e kësaj shkelje, nuk pranojnë as me diskutue këtë çështje nësa pranonin medjet e shkrueme dhe elektronike të kohës së Enver Hoxhës e ato të filizve të komunizmit. Drejtuesat e Radio Marisë thonë se kjo radio nuk asht radio debatesh, ndërsa në nji vend të rendit demokratik, nuk ekzistojnë radio kundra debateve. E si shembull mund të marrim Radio Marinë në Itali, ku diskutohen pa kurrfarë çensure të gjitha problemet e jetës, biles drejtuesi kryesor i emisioneve ma të randsishme të kësaj radio, Padre Livio, debaton edhe me ateista, e me shumë dëshirë sepse ai ka në dorë ngadhnjimin e së drejtës. Feja nuk i trembet së vërtetës sepse asht vetë e vërteta. Nuk ka si t’i trembet e drejta së padrejtës, refuzimi i diskutimit të nji çështje, tregon ma së miri drejtësinë e refuzuesit. Askund nuk asht aq i vlefshëm debati sa në vendet e fillimit të vendosjes së demokracisë, sepse mungesa e debatit shkakton mungesën e shëndetit të demokracisë foshnje, e asgja në këtë botë nuk ka ma nevojë për shëndet të mirë sa demokracia foshnje nga se po të rritet e pashndetshme ia merr shpirtin diktatura. Këtë e deklaroi edhe vetë Papa Gjon Pali i dytë me këto fjalë: Nji demokraci e brishtë shndërrohet shumë lehtë në diktaturë. Ky citat duhet me qenë frymëzuesi i të gjitha programeve të Radio Marisë në Shkodër. Radio Maria duhet me respektue emërtimin e saj mbasi Shën Maria asht përkrah të drejtëve pamvarësisht nga numri i tyne. Dihet se numri i mbrojtsave të së drejtës asht fare i vogël në krahasim me numrin e të padrejtve, por ky numër i vogël asht numri i ndërgjegjeve të mëdhaja. Prandej drejtuesat e Radio Marisë në fjalë nuk do të duhej në asnji mënyrë me e miratue vendimin gjuhësor të kongresit famëkeq të 1972 për gjuhën shqipe. Ai kongres shkeli njenen nga të drejtat ma themelore të nji populli duke i privue zyrtarisht tri të katërtave të shqiptarëve të drejtën me folë e me shkrue gjuhën ma të përparueme të vendit. E për me tregue se sa e përparueme asht gegnishtja dëshmon mospranimi i kundërshtarëve të saj me hy në debat gjuhësor, por ashtu si nëpër heshtje e nëpër terr me mujtë e me sanksionue edhe me ligje ligjsimin e varrimit të gegnishtes, e këtë me e ba mundësisht me nji parlament me shumicë të pandërgjegjshme e megjithkëtë me të drejtë vote rrënuese të vlerave të nji thesarit të jashtzakonshëm. Asht krejt e vërtetë se ne flasim për këtë çështje si nga burgu i padrejtsisë izoluese, por për fatin e mirë të së drejtës ka edhe si Migjen Kelmendin që japin kushtrimin me letër të hapun drejtue Parlamentit Shqiptar për mosligjërimin e së pa ligjrueshmes. Ndër të tjera ai ven theksin në nji fakt të vajtueshëm që do të duhej të ishte edhe për të padrejtin gegë shumë domethanës: “Gegnishten komunistat e kanë vu vetëm në gojën e personazheve negativ të filmave, të dramave e të shkrimeve të realizmit socialist”; e drejtuesat e Radio Marisë në Shkodër duhet ta dinë se e shumta e këtyne personazheve kanë qenë klerik katolikë. Ky fakt i dhimbshëm nuk ndikon në standardizimin e nji gjuhe, por kur argumentat faktojnë gegnishten si gjuhën ma thelbësore keqsjellja e komunistave ndaj veriorëve e forcon shkakun e mosramjes mohit asaj gjuhe që nuk e meriton këtë dënim komunist. Ligji për përdorimin e gjuhës do të ishte sa unikal aq edhe qesharak sepse do të ishte nji nga ligjet ma diktatoriale, por për fat të keq ligjin e përdorimit të gjuhës po ia bajmë ne vetes tonë duke u përpjekë të flasim e të shkruejmë tosknishten e standardizueme shumë ma me zell se vetë jugorët. Shembullin ma të freskët na e sjellin drejtuesat e Radio Marisë në Shkodër, që të dhanun pas këtij zelli pa mujtë me e zotnue as tosknishten, tash e parë bajnë gafa gjuhësore. Kështu, drejtuesat e Radio Marisë në Shkodër shklasin mundin e veprat që klerikët e idealeve ma të nalta për fe e Atdhe krijuen në letërsi e gjuhësinë shqiptare. Mikrofoni i kësaj radio nuk njeh asnji varg të mrekullive poetike të poetve veriorë që drejtuesat e Radio Marisë me sa duket i quejnë fajtorë se kanë shkrue gegnisht, e çka asht ma e keqja këto vargje edhe po t’ua japin drejtuesave të emisioneve të ndryshme në Radion tonë Maria, ato do t’i tosknizonin ngaqë tashma aq janë mësue me tosknishten e standardizueme, sa do ta lexonin gegnishten shum ma me vështirsi se nji fillestar i mësimit të gegnishtes, e këtë sukses e arriti Radioja jonë Maria me kërkesat e saj ndaj toskënishtes standarde, po aq të rrebta si të ishte nji institucion shtetnor i para viteve 1990. Ithtarët e kongresit të 1972 e marrin si shembull Radio Marinë në Shkodër për me ilustrue vlerat e kongresit gjuhësor të shqipes në 1972, e krenohen që arritën me i ba pasardhësat me u ba sfidë paraardhsave. Me sfidue të drejtën me padrejtësi. Drejtuesat e kësaj Radio Mari ndikue suksesshëm me e ba tosknishten standarde edhe gjuhën e predikimit në shumë prej kishave tona. Biles edhe në kishën fole të autorve ma të mëdhej të letërsisë shqipe, si Fishta, Prendushi, Harapi, Palaj e shumë të tjerë pasardhësat e të cilëve po u mësojnë brezit të sotëm si mund të harrohet shpejt e ma shpejt gjuha në të cilën u shkruen kryeveprat e letërsisë shqipe. Deri fëmijëve të shkollave e të kopshteve të drejtueme prej klerikëve e klerikeve uratët u mësohen sipas dëshirës së drejtuesave të Radio Marisë në Shkodër, ose në ish-kryeqendrën e kulturës shqiptare, por që ideatori  i rrënimit të vlerave të gegnishtes u përpoq ta degradojë deri aq sa nji pjesë e degraduesve të jenë vetë gegët duke qenë të bindun se nji qëllim i keq arrihet shumë ma lehtë me ndihmen e atij që të ndihmon me rrënue veten. Ky fakt i dhimbshëm për vargun e gjatë të veprave të mëdha të letërsisë shqipe e nxiti nji mik timin të më thotë: Ti po e kërkon në lumë, atë që lumi e ka çue në detë. Unë ia ktheva: Mue e disave si mue na asht ba e drejta ritëm zemre ndaj ekzistenca e zemrave tona mvaret në këtë ritëm. Nuk duem të na konsiderojë gjyqi i së ardhmes kundërshtarë të së drejtës, mohuesa të së vërtetës, sepse nuk ka akuzë ma të randë se akuzën e së ardhmes. E di se ka mbrojtsa të pavetdijshëm e të vetdijshëm të gabimeve të gabuesave por qëndrimin e tyne nuk mund ta lamë me u ba paraliza jonë. E vërteta e fton gjithmonë intelektualin të punojë për të e ai nëse don të respektojë parimin kryesor njerëzor duhet patjetër t’i përgjigjet ftesës së s’vërtetës. Së drejtës i kemi borxh punën e jetën. Këtë mësim na japin Zoti e feja. Presioni ia del në krye vetëm me ata që lodhen në rrugën e qëllimit, rruga drejt cakut të së drejtës asht hapë e sakrificë, por vlerën e emnit njeri e përcakton ngulmimi kah e drejta. Asht proverbiale thania: E drejta asht e Zotit; prandej sa ma të mira t’i kesh marrëdhaniet me të drejtën, aq ma të mira i ke marrëdhaniet me Zotin. Pa pikë dyshimi e ardhmja do të thotë: Lahuta e Malësisë do të jetë jetëgjatë sa malet e skenave të saja në malet e malësorëve që e frymëzuen, e sa lavdia e herojve të saj; Anzat e Parnasit do të vazhdojnë me thimcue, deri sa të ekzistojë Parnasi; Mrizi i Zanave do ta ketë shkëlqimin deri sa të fliten fjalët mriz e zanë; Gjurmët e Stinve do të jetojnë sa vetë stinët. E po sa stinët, sa jeta e sa vetë koha do të shkëlqejnë të gjitha veprat letrare të atyne që formojnë Korabin e letërsisë shqiptare. Si Martin Camaj, Arshi Pip e të tjerë. Treshja shkodrane Mons. Zef Simoni, Ledja Dushi e Meritan Spahija do të ndikojnë me krijimtarinë e tyne në rritjen e vazhdueshme të këtij numri krijuesash të talentuem. Demokracia nuk ka çensurë e nuk ka faj për autoçensurë. Presionin e fanatikve e shkrinë rezistenca e të vendosunve në krahun e së drejtës. E drejta do ta dënojë padrejtësinë P.S. Jo çensurë, por nëse don replikë që asht e demokracisë. Heshtja asht pranim i së vërtetës. Moskërkesa e ndjesës zmadhim i fajit.

Gjok Vata

 

Uk Avdija u dënua 25 vjet për një varkë druri

Rrethi i Tropojës kufizohet me disa rrethe të tjera. Më afër është Rrethi i Pukës të cilin vetëm liqeni i Fierzës e ndan nga Rrethi Pukë dhe Kukës. Po të udhëtosh drejt hidrocentralit Fierzë, do të kalosh edhe fshatin Dardh. Ky fshat është buzë liqenit të Fierzës, por përtej liqenit është një fushë e bukur plot hijeshi natyrore e rrethuar me pyje të bukura. Poshtë saj është liqeni i bukur, kjo fushë e vogël dhe plot hijeshi, këta pak shtëpi që kanë jetuar në këtë vend të vogël, por me bukuri aq të rrallë gjelbërimi. Para se të vinte e të përmbyste më shumë se gjysmën e kësaj fushe plot gjelbërim, shtëpi dykatëshe, pra fshati me emrin Fusha e Shëngjergjit, kishte bukurinë e tij si rrallë fshatrat e tjerë të kësaj treve. Këtu kishte një vend kalimi me një varkë të vogël, por e sigurtë mbi lumin Dri. Ishte me teleferik dhe këtë e përdorte për të kaluar për të gjitha këto fshatra deri në Tropojë e drejt Kosovës. Kjo ishte një lidhje mbes hsumë fshatrave dhe rretheve. Me këtë varkë punonte një burrë i shkurtër me trup por me zemër prej guri. Ishte notari i famshëm, besniku Uk Daut Avdija. Eh. Kush nuk e njeh këtë burrë. Populli e donte, e respektonte, sepse ishte i punës dhe i besës. Punonte ditën dhe natën për t’i shërbyer popullit të kësaj treve. Shtëpia e tij ishte afër lumit Drin po edhe varka e tij që ai punonte me të. Shtëpia e tij ishte e hapur ditën dhe natën për njerëzit kalimtarë. Ai ishte njeri i veçantë, zemërbardhë, bujar e trim.

Uk Daut Avdisë, në vitin 1951 i bie në derë një grup nacionalistësh një natë të errët pa hënë dhe duke rënë shi. Ishte pranverë kur këta burra i kërcasin në derë besnikut të kësaj treve, duke iu lutur të kalonte në varkë këta nacionalistë që ishin drejtuar drejt Jugosllavisë, meqenëse ishin vrarë e sakatuar nga Sigurimi shqiptar shumë shokë të tyre, dhe ata që kishin shpëtuar, meqë Jugosllavia hapi një dritë të zbehtë jeshile për ta. Siç thamë më sipër, u vranë nga Sigurimi shqiptar Ndoc Kol Biba, në afërsi të fshatit Iballë, ashtu Pëllumb Isufi me vëllanë nga fshati Bugjon i Pukës, Prek Keçani nga fshati Kokdodë e shumë e shumë të tjerë. Pra, ata u nisën drejt Jugosllavisë dhe menjëherë Uk Dauti mori varkën dhe kaloi në lumin Dri këta nacionalistë dhe duke e përsëritur shpesh herë këtë kalim ata gjetën një bazë të fortë te ky njeri i hekurt nga besa. Sigurimi i Shtetit vuri forcat e veta në dispozicion dhe duke u bashkuar me nacionalistët gjeti formën me anën e një spiuni dhe fotografoi varkën plot me njerëz të cilët ishin nisur drejt Jugosllavisë dhe me anën e Uk Dautit po kalonin Drinin. Vera e vitit 1953, kur papritur një skuadër policësh me kryetarin e Degës së Brendshme të Tropojës, në orën 1 të natës rrethojnë shtëpinë e Uk Daut Avdisë. Fshati u çua në alarm, krisën dhe disa pushkë për të trembur fshatin dhe kështu u arrestua njeriu zemërgjerë, besnik por fatkeq, dhe u dërgua në Degën e Punëve të Brendshme në Kukës. Uk Dauti vuajti për një vit e gjysëm në hetuesi dhe asnjëherë nuk pranoi për akuzat që Sigurimi i bënte për kalimin e nacionalistëve me varkën e tij, por pas gjithë këtyre torturave që ai njeri i hekurt nuk hapi gojën e tij, Dega e Brendshme dhe hetuesia, duke parë se ai po vdiste në prangat e torturat që po i bëhen i tregoi fotografinë që ishte duke kaluar me varkë njerëzit që Sigurimi po i ndiqte. Ai tha, po, kjo është varka ime dhe unë. Atëherë gjyqi e dënoi 25 vjet burg ku ai bëri 20 vjet dhe u lirua, por kur erdhi në shtëpi, gjithçka kishte ndryshuar. Uka ishte plak, ishte bërë skelet, shtëpia e tij ishte përmbytur nga liqeni, ishin mbytur arat, livadhet, bashkë me ta ishte mbytur dhe varka e vogël prej druri ku kishte shpëtuar shumë njerëz nga vdekja. Djemtë dhe nipat e mbesat ishin rritur, gjithçka për Ukën kishte natyrë tjetër, gruaja i kishte vdekur, ai vetë kishte vuajtur, ishte plakur, por zemra e tij dhe burrëria ishin të paplakur, të forta si në rini.

Në Fushën e Shëngjergjit të përmbytur nga uji, ai gjeti një shtëpi prej druri, të vogël, ku ai për disa vjet jetoi bashkë me djalin e tij. Njerëzit e donin, e respektonin, por Uka rrinte në shtëpi dhe askund nuk shkonte. Uk Dauti jetoi me ankthin e frikës së luftës së klasave e cila e ndiqte mbrapa, por ai nuk kishte hyrje as dalje me asnjeri. Jetonte me djalin, Musanë, i cili e donte dhe e respektonte aq shumë sa Ukës nuk i mungonte asgjë vetëm pleqëria e vuajtjet që kishte kaluar në rini, ata ia brengosnin zemrën e mirë që pati për njerëzit që i shpëtoi nga tmerri dhe vdekja. Uk Daut Avdija vdiq pas disa vjetësh që u lirua nga burgu, por para se të vinte demokracia. Ceremonia e varrimit u bë e vogël, mbasi lufta e klasave e kishte shpallur armik, por populli e respektoi duke iu dhimbsur dhe me respekt të madh e kujtojnë këtë burrë tropojan. Në vitin 1992, kur filluan të vinin emigrantët nga Amerika, ishte ditë vere, dielli përvëlonte tokën e nxehtë nga vapa, dy burra nga New Yorku i Amerikës dhe pasi u ulën nga avioni në Rinas, u përshëndetën me të afërmit e tyre ku ishin 40 vjet pa u takuar. Bashkë u nisën drejt veriut, tri makina i shoqëronin duke ecur në drejtim të Pukës dhe më tej ata pyesnin njëri-tjetrin me sy të përlotur për vuajtjet e tyre, për njerëzit që nuk rronin më e shumë e shumë halle familjare. Porsa arritën në qytetin e Lezhës ata u ndalën dhe hynë në një klub dhe dikush bëri porosinë për kafe dhe duke biseduar dhe duke u çmallur gjatë këtyre fjalëve që shkëmbenin me njëri-tjetrin, njëri nga burrat e ardhur nga Amerika pyeti për Uk Dautin, po përgjigjja ishte se ai ka vdekur. Burrit kokëthinjur i shpëtuan lotët dhe këta sollën sytë ng ai dhe po shikonin me habi. Këtu ra heshtje varri. Ata shikonin njëri-tjetrin. Atëherë burri u çua në këmbë dhe nuk piu kafe dhe makinat u nisën drejt Pukës. Ai u tregoi se kush ishte Uka dhe çfarë kishte bërë për ta. Pra, ai ishte Uk burri, pra ishte besnik dhe trim. Emri i tij nuk harrohet në trevën e Veriut. I shkruajmë këta rreshta në gazetën “Shqipëria Etnike” për të kujtuar burrin besnik të Tropojës. Emri dhe vepra e tij mbeten të paharruara.

Shan Sokoli

 

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu