A do e arrestojë SPAK?! Taulant Balla i përfshirë në vrasjen e avokatit Ravik Gurra

0

Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të dëshmisë që ka dhënë në gjykatë Ardjan Çapja, i cili është vënë nën akuzën e vrasjes së dyfishtë në kuadër të grupit kriminal. Në deklaratën që ai ka bërë, ka përmendur emrin e një politikani që thotë se është i përfshirë në vrasjen e avokatit Ravik Gurra.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së Floriana Garo u shpreh se Gurra u vra pasi kishte në duar përgjime që vërtetonin implikimin e Taulant Ballës në grupet kriminale.

Me ironi Garo shprehet se “Taulanti nuk kërkon një motër”, por sipas saj është kthyer nga një politikan i korruptuar në një politikan që porosit vrasje.

Deklaratë e PD:

Në Parlamentin shqiptar, një deputet i Rilindjes, emrin nuk e ndërron kurrë si disa kolegë të tij, por mbiemra ka disa.

Ndryshe nga personazhi i filmit artistik shqiptar “Taulanti kërkon një motër”, Taulanti-deputet kërkon një mbiemër.

Herë na shfaqet si Balla, herë Bego, herë si Gurra, e herë tjetër si Xibraka.

Emri i tij, pa mbiemër, u shfaq para dy ditësh edhe në dëshminë e biznesmenit elbasanas, i akuzuar nga drejtësia për disa vepra penale, Ardian Çapja.

Si politikan, por edhe me një spaletë të re: si vrasës.

Çapja dëshmoi se avokati i tij Ravik Gurra është vrarë para tre vitesh për arsye se zotëronte përgjime të cilat implikonin një politikan të lartë. Emri i të cilit është Taulant.

Partia Demokratike dhe kryetari i saj e kanë denoncuar pafund implikimin e Taulant Ballës në aferat dhe aktivitetet e bandave të Elbasanit, konkretisht me Gentian Sharrën, me të cilin ekzistojnë qindra biseda telefonike.

Emri i tij është shfaqur edhe në dëshmitë e të penduarve të drejtësisë. Nuredin Dumani e ka përmendur emrin e tij, si funksionar i lartë i Partisë Socialiste në dëshminë e tij për prokurorët. Por nga Dumani deri te Çapja, Taulant Balla ka shkuar nga politikan i korruptuar në politikan qe porosit vrasje.

Partia Demokratike i kërkon SPAK të hapë dhe të hetojë dosjen e avokatit Ravik Gurra. Nëse organet e drejtësisë nuk ndajnë politikanët nga kriminelët dhe politikanët kriminelë nga politika, ata bëhen përgjegjës të drejtpërdrejtë për humnerën dhe rrezikun që i kanoset Shqipërisë.

Implikimi i politikanëve të lartë të qeverisë me malavitën vjen tashmë nga disa burime. Denoncimi i vazhdueshëm i bandave dhe lidhjeve të tyre politike ka qenë një moto e kësaj foltoreje.

Ja pse protestohet ndër të tjera më 6 dhjetor. Për t’i thënë Europës dhe përfaqësuesve të saj se diçka nuk shkon në Shqipëri. Politika dhe krimin janë bërë një.

Ata që e duan atdheun do ta kuptojnë. Ata që e kanë shitur dhe futur në llogari offshore do të bërtasin. Taulantit që kërkon mbiemër do t’i duhet së shpejti të kërkojë edhe avokat për secilin llagap.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu