A ishte babai i gazetar Bushatit si Ilir Meta, apo spiun i deklaruar?! Ja çfarë thotë Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë

0

Ish Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” Mehdi Bushatin, me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për kontributin dhe personalitetin e tij të gjithanshëm në sport dhe në jetë.”

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë duke i kujtuar Presidentit se kemi të bëjmë me njërin prej xhelatëve më famëkeq të Sigurimit të Shtetit.

“Me indinjatë të thellë morëm vesh dekorimin nga Ju me titullin e lartë “Kalorës i Flamurit “të një prej xhelatëve më famëkeq të Sigurimit të Shtetit, Mehdi Bushati.

Personi që ju keni dekoruar është autor i shumë krimeve të komunizmit, arrestimeve, torturimeve e dënimeve të shumta politike gjatë diktaturës komuniste, dhe një nga drejtuesit e lartë të organizatës kriminale e terroriste, Sigurimi i Shtetit,” thuhet në protestën e Shoqatës Antikomuniste të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë firmosur nga Kryetari Nebil Çika.

Ndërsa i kujtojnë Presidentit të Republikës i cili në vijimësi abuzon me Kushtetutën dhe proklamohet si gardian i saj se krimet e Mehdi Bushatit në ligjin shqiptar dhe atë ndërkombëtar klasifikohen si “krime kundër njerëzimit dhe gjenocid“ dhe nuk parashkruhen.

Në letrën e protestës drejtuar Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë deklaron se ka qindra prova, dokumente zyrtare e dëshmi publike të viktimave që provojnë autorësinë e krimeve të Mehdi Bushatit.

 

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu