Afera e inceneratorëve dhe Sterilizimit, ish-prokurori Beci: Fakti penal ti atribuohet personave të duhur, të saktësohet kush është në shkelje

0

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci, ka komentuar arrestimet e kryera gjatë këtij sezoni nga ana e SPAK, duke u ndalur te koncesioni i Sterilizimit.
Përmes një interviste në emisionin “Open” në News 24, Beci sqaroi se nuk duhet të shkelen procedurat ligjore, pasi sipas tij dëmtohet i gjithë procesi.
Ai tha gjithashtu se fakti penal duhet t’i atribuohet personave të duhur dhe shtoi se duhet të saktësohet se kush është në shkelje.
“Sterilizimi vërtetë do të duhet, por nëse Ndjekja e parave do të kuptonte të gjitha shkeljet ligjore që janë bërë që në momentin e krijimit të koncensioneve. Por Prokuroria nëpërmjet mënyrës së si e kryen hetimin ka nxjerrë parregullsi. Nuk ka rëndësi a do jenë në burg personat apo jo. Me rëndësi është që fakti penal ti atribuohet personave të duhur dhe të saktësohet se kush është në shkelje”, tha ai.
Nga ana e tij gazetari Mentor Kikia i ndalur tek afera e inceneratorëve u shpreh se lidhur me këtë çështje mungon thelbi që sipas tij ka të bëjë me shpërdorimin e parave.
“Problemi është sepse disa njerëz kanë shkuar në burg, nuk dihet nëse do të dënohen apo jo, por mungon thelbi mungon akuza. Ndërsa kompani vazhdon të funksionojë. Paratë që janë shpërdoruar në këtë proces nuk po ndiqen për t’u sekuestruar . Dhe procesi vazhdon, ndërsa disa njerëz u futën në burg vetëm për t’i dhënë përgjigje disa gojëve që lehin; përse nuk po arrestohen”, tha ndër të tjera Kikia.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu