Albin Kurti dhe ministrat dorëzojnë dorëheqjet individuale tek sekretariati

0

Sot është tentimi i tretë radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Dy seancat e kaluara në thelb dështuan për shkak se partitë PDK, LDK dhe AAK kërkuan që dorëheqja Albin Kurtit nga kryeministri dhe dorëheqjet e ministrave të bëheshin siç e parasheh ligji.

Kurse sot 120 deputetë kanë votuar për komisionin e mëhershëm të mandatit dhe kuorumeve e më pas pritet të vazhdohet me procedurat e tjera.

E tashmë është konfirmuar se Kurti dhe ministrat e tij kanë dhënë dorëheqje individuale, siç edhe ishte kërkuar.

Raportohet se dorëheqjet e kabinetit qeveritar , të cilat ishin bërë shkak i mosvotimit të raportit për mandatin e deputetëve të martën – tashmë janë deponuar në sekretariatin e Kuvendit të Kosovës.

Në lidhje me këtë zhvillim kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se gjatë takimit të Komisionit të përkohshëm është pranuar kërkesa e partisë së tij që anëtarët e Qeverisë, të zgjedhur deputetë, të dorëzojnë dorëheqje individuale.

Ai tha se kjo kërkesë është evidentuar në procesverbalin e takimit të Komisionit “që të gjithë ministrat dhe kryeministri që kanë dhënë dorëheqje individualisht”.

“Kërkesa dhe rekomandimi i PDK-së është pranuar. Të gjithë ministrat dhe Kurti kanë dhënë dorëheqje individualisht. Ka një ndryshim të gjendjes, dhe na krijohet mundësia të votohet raporti për mandate”, tha Krasniqi.

Anëtarët e Qeverisë, që janë zgjedhur deputetë, kanë deklaruar më herët se dorëheqjet e tyre ia kanë dorëzuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Ndërkaq, Kurti ka thënë se ekzekutivi i tij është në dorëheqje që nga 23 marsi, kur ka përfunduar mandati i plotë katërvjeça. l.n.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu