Ambasadori i ri amerikan do jetë dhjetë herë më i ashpër se Yuri Kim me Sali Berishën

0

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV u shpreh se qëndrimi dhe pozicioni i ambasadorit amerikan që do të vijë në Shqipëri David Kostelancik do të jetë dhjetë herë më i avancuar se Yuri Kim në raport me establishmentin e vjetër politik në Shqipëri.

“Ditën që Kostelancik do të jetë në Tiranë pas një muaji demokratët e Rithemelimit do të kenë një shprehje: Yuri Kim ishte lule, kot u ankuam.

Qëndrimi dhe pozicioni i ambasadorit të ri amerikan do të jetë dhjetë herë më i avancuar në raport me establishmentin e vjetër politik në Shqipëri dhe në raport me Reformën në Drejtësi dhe ndëshkimet.”, tha Spahiu

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu