Kreu Politikë Asambleja e PS-së/ Veliaj kërkoi mocion mosbesimi ndaj Ramës, socialistët i përgjigjen...

Asambleja e PS-së/ Veliaj kërkoi mocion mosbesimi ndaj Ramës, socialistët i përgjigjen me duartrokitje të gjata për kryeministrin

0
25

Hyrja e Edi Ramës në sallën ku po zhvillohet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste është pritur me duartrokitje të gjata nga të pranishmit. Kryetarë bashkish, deputetë, ministra, drejtorë dhe përfaqësues të tjerë të PS-së janë ngritur në këmbë për të përshëndetur kryeministrin, duke i rezervuar një pritje që tërhoqi vëmendjen.

Në këmbë janë ngritur edhe ministrat e kabinetit qeveritar, të cilët ndodheshin të ulur në rreshtin e parë të sallës.

Pritja për Ramën vjen në një moment të tensionuar politik brenda Partisë Socialiste, pasi Erion Veliaj u ka kërkuar anëtarëve të Asamblesë Kombëtare aktivizimin e mocionit të mosbesimit ndaj kryetarit të PS-së, duke vënë në diskutim drejtimin e tij në krye të partisë.

 

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu