Beleri në qeli, si do veprohet me mandatin e kryebashkiakut? Karamuço sqaron procedurën

0

GJKKO caktoi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Fredi Belerin, i cili në 14 maj, me një diferencë të vogël votash, fitoi Bashkinë e Himarës, përballë Jorgo Goros, kandidatit të Partisë Socialiste.

E ndërsa avokatët e Belerit kanë deklaruar se do të apelojnë vendimin e shkallës së parë të GJKKO, ka pasur reagime të forta nga Athina zyrtare, e cila e konsideron zgjatjen e paraburgimit ndaj kryebashkiakut të Himarës, si një vendim që s’ka lidhje me shtetin e së drejtës.

Por çfarë do të ndodhë dhe a mund ta ushtrojë funksionin si Kryebashkiak, Fredi Beleri?

Ervin Karamuço, ekspert i kriminalistikës, në Top Talk, u shpreh se Beleri mund të shkarkohet nga detyra me Vendim të Këshillit të Ministrave, nëse ai për 3 muaj nuk paraqitet në detyrë.

“Nëse ai nuk betohet për të marrë mandatin nuk është më kryetar bashkie, nëse nuk paraqitet tre muaj në detyrë menjëherë shkarkohet.

Ne kemi një jurisprudencë të kryetarit të bashkisë Dibër, Shukriut në të cilën Gjykata Kushtetuese ka vendosur që edhe pse personi nuk është dënuar ende me vendim gjyqësor të formës së prerë, vendimi konkurron, sepse i lihet kompetencë me kushtetutë qeverisë, që për çdo çështje që ata gjykojnë se është shkelje flagrante e kushtetutës, mund ta shkarkojë.

Lihet në fuqi edhe kjo pjesë. Shkarkimi e ka në dorë Këshilli i Ministrave jo në mënyrë të drejtpërdrejtë kryeministri.”- tha Karamuço

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu