Biden po përgatit paketën e ndihmës ushtarake prej 725 milionë dollarësh për Ukrainën

0

Administrata e presidentit të SHBA-së, Joe Biden po përgatit një paketë armësh prej 725 milionë dollarësh për Ukrainën, kanë njoftuar dy zyrtarë amerikanë.

Sipas një zyrtari të njohur me planin, administrata Biden planifikon të sigurojë një sërë armësh antitank nga rezervat amerikane për të mposhtur trupat ruse në avancim, duke përfshirë mina tokësore, dronët, raketa Stinger dhe municione për sistemet raketore HIMARS.

Paketa pritet të përfshijë gjithashtu municione thërrmuese, të cilat zakonisht gjenden në raketat e lëshuara nga HIMARS, shkruan Reuters.

Përmbajtja dhe madhësia e paketës mund të ndryshojë në ditët në vijim përpara nënshkrimit të pritshëm të Biden.

Paketa shënon një rritje të madhe në përmasa nga përdorimi i kohëve të fundit nga Biden i të ashtuquajturit Autoriteti i tërheqjes presidenciale (PDA), i cili i lejon SHBA-së të marrë nga rezervat aktuale të armëve për të ndihmuar aleatët në rast emergjence.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu