Celibashi: PD pa komisionerë në 442 QV, ja si do zëvendësohen

0

Vetëm 5 ditë para datës së zgjedhjeve, Partia Demokratike ka mungesa të komisionerëve të saj në 442 qendra votimi. Komisioneri Celibashi tregoi problematikat e kësaj partie me plotësimin e saj të vendeve në Komisionet e Qendrave të Votimit dhe zgjidhjen që ka në plan KQZ për të plotësuar vakancat.

“Janë 5,212 qendra votimi në të gjithë vendin. Në fakt duhet të jenë 5,213 pasi dje kemi marrë vendim për të shtuar dhe një qendër tjetër të posacme votimi në institucionin e vuajtjes së dënimit penal në Tepelenë. Me përjashtim të 61 qendrave të votimit, të cilat janë me 6 anëtarë, 57 qendra votimi që janë me 5 anëtarë, 79 qendra votimi që janë me 4 anëtarë dhe 17 qendra votimi të cilat janë me 3 anëtarë, në Dropull, të gjitha qendrat e tjera të votimit janë të përbëra prej 7 anëtarësh. PSD nuk ka sjellë akoma propozime për 450 qendra të votimit, PD për 422 qendra votimi dhe PL për 75 qendra votimi. Këto janë të dhëna të ditës së sotme. Sot janë të evidentuara këto mangësi për qendrat e votimit”, tha Celibashi.

Komisioneri Celibashi kishte edhe një paralajmërim për ditën e votimit, duke theksuar se nuk do të lejohet asnjë person tjetër veç atyre që janë të autorizuar apo ata që votojnë në ambientet e brendshme të qendrave të votimit.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu