Denoncimi i Plug: “5 B” e Ballukut përfituesit e lejeve e kontratave të sektorit të energjisë

0

Emisioni Plug në Syri TV ka zbuluar një tjetër skemë favorizimi në sektorin e energjisë. Këtë herë, vëmendja është përqendruar tek ndërtimi i parqeve fotovoltaike, një fushë ku qeveria e Edi Ramës dhe ministrja Belinda Balluku kanë vendosur prioritetin e tyre kryesor. Të dhënat e siguruara nga ky investigim tregojnë se edhe në këtë sektor, përfituesit kryesorë të kontratave dhe lejeve mbeten drejtorët e besuar të Belinda Ballukut.

‘5 B’ e Parqeve fotovoltaike, si drejtori i Ballukut u bë biznesmen i paneleve diellore

Mimëbrëma! Do të ndalemi sërish tek aferat që i kemi pagëzuar me emrin “5B-të” e Belinda Ballukut. Në emisionet e shkuara, ju kemi treguar se si miliona euro të investuara në infrastrukturë, energjetike, e kudo kanë patur një destinacion, xhepat e drejtorëve të Belinda Ballukut. Sot do t’ju tregojmë për një tjetër linjë abuzimi të ‘Drejtorëve të Belës’. Këtë herë oreksi është shtrirë në ndërtimin e Parqeve Fotovoltaike një prej sektorëve, ku qeveria e Edi Ramës dhe vetë Belinda Balluku i kanë dhënë fokusin kryesor. Por të dhënat e përftuara nga investigimi ynë, na fakton që edhe në këtë sektor përfituesit kontratave dhe lejeve, janë sërish “5 B”, drejtorët e Belinda Ballukut.

Si investimin më të suksesshëm por edhe më të kushtueshmin qeveria e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut si ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, mbeten ‘Tigrat’, të cilat siç ju faktuam në emisionet e shkuara janë fund e krye, një aferë e pastër me miliona euro. Duket se ‘Tigrat’, nuk janë e vetmja aferë në sektorin energjetikë, pasi ato që kryeministri Edi Rama përpiqet t’i shesë si sukses, Parqet Fotovoltaike, janë një nga sektorët e reja, hambar milionash për drejtorët e Belinda Ballukut. Fal bashkëpunimit të fortë me Ballukun, zemërgjerësisë së institucioneve të drejtuara nga rilindja dhe me firmë të Edi Ramës, këta drejtorë janë sot pronarët ‘defakto’ të këtij sektori energjetik.

Maksim Et’hemaj, një personazh jo shumë i njohur për publikun, por një nga personazhet kyç të Belinda Ballukut, sa i përketë mbarimit të punëve, kryesisht në fushën e Aviacionit Civil, ku edhe vetë Balluku gëzon një eksperiencë të gjatë. Maksim Et’hemaj aktualisht është Drejtor Ekzekutiv i Autoritetin e Aviacionit Civil Shqiptar, dhe me një përvojë 22 vjeçare në menaxhimin e trafikut ajror. Por përvoja e Et’hemajt, fal lidhjeve të forta me Belinda Ballukun, apo familjarëve të tij, është po ashtu e suksesshme edhe në kontrata me qeverinë. Sipas standartit rilindas, bashkëpunëtorët e afërt të ‘Shefe Belës’ shpërblehen me licensa po me firmë të saj.

Në tetor të vitit 2020 themelohet kompania GREEN PLUS ENERGY me aksionere shtetasen Eva Kjaer dhe administrator shtetasin Gjergj Pano. Objekt i aktivitetit: Implementimi dhe menaxhimi i projekteve gjeneruese te energjise – elektrike, fotovoltaike, dhe gjithe llojeve të tjera të prodhimit të energjisë dhe veprave ndihmese në gjithë territorin e Shqipërisë.

Pra aktiviteti që ka zgjedhur zonja që jeton jashtë Shqipërie e me profesion shef kuzhinë është prodhimi i energjisë nëpërmjet impianteve fotovoltaike. Eva Kjaer, kuzhinierja, me ambicie për investime në energjetikë, rezulton të jetë motra e Drejtorit të Aviacionit Civil Maksim Et’hemaj, kurse shtetasi Gjergj Pano është vëllai i gruas së Maksim Et’hemaj. Të dhëna të mjaftueshme këto, që në datë 28 prill të vitit 2023, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë t’i hapë rrugë firmosjes së kontratës “Për ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet prodhues 2 MW, dhe veprave ndihmëse, në Njësinë Administrative Topojë, Bashkia Fier, Qarku Fier”, ku aktualisht Belinda Balluku drejton Fushatën Elektorale.

Në një kohë rekord, vetëm një muaj më pas, leja e firmosur nga Balluku, merr edhe vulën e KKT, që i miraton lejen zhvillimore. Pra gjithë kjo urgjencë për të miratuar këtë kontratë të majmë për motrën e Drejtorit Et’hemaj, për një kompani që nuk ka asnjë të ardhur dhe 0 m2 tokë në pronësi.

Dy muaj pasi është miratuar leja zhvillimore nga KKT në korrik të vitit 2023, Eva Kjaer vendos të shes 40% të aksioneve kompanisë 4 A-M në vlerën 40.000 lekë. Deri këtu kushdo do të mendojë që është një marrëdhënie normale biznesi por bilancet e kompanisë flasin ndryshe. Në bilancin e vitit 2020 pasqyrohet se kompania ka në llogari vlerën 34.500.000 lekë e cila sipas sqarimeve pasqyrohet si garanci paraprake për kryerjen e punimeve. Kjo vlerë e konsiderueshme nuk është kontribut i ortakut të kompanisë dhe nuk identifikohet se kush i ka parapaguar. Për vitet 2021,2022 kjo vlerë qëndron në llogari bankare e pandryshuar. Në bilancet e vitit 2021 dhe 2022 pasqyrohet dhe një tjetër pagesë, ajo për Bashkisë Fier për marrjen me qëra të tokës. Specifikisht për vitin 2021 është paguar 221.000 lekë qera toke dhe në vitin 2022 është paguar 121.000 lekë. Një vlerë qesharake qeraje 120 euro në muaj për 30.000 m2 tokë sipas përcaktimeve në studimin e paraqitur pranë KKT. Në bilancin e vitit 2023 identifikohet më në fund se kush ishte bamirësi që i dha rreth 340.000 euro pa interes për 3 vite kompanisë së motrës së Drejtorit të Aviacionit Civil i cili më parë ka mbajtur dhe detyrën e rëndësishme në ANTA, atë të Drejtorit të Përgjithshëm Teknik. Sipas të dhënave rezulton se tashmë vlera 34.500.000 nuk paraqitet më si parapagim por si hua e dhënë nga ortaku 4 A-M shpk.

Pra, e thënë më thjeshtë, motrës së drejtorit i lind dëshira t’i futet biznesit energjitik në Shqipëri dhe pse dekada në emigracion dhe me profesion kuzhuniere. Për të realizuar këtë dëshirë sepse duhen disa para e garanci në ndihmë i vjen kompania bujare 4 A-M dhe Bashkia Fier. Njëra bamirëse me para dhe tjetra bamirëse me toka shtet.

Por a është kjo rastësi? Në kohën kur 4 A-M tregohej bamirëse me kompaninë e të motrës, ANTA i jep asaj 3 tendera në vlerën 500 mijë euro. Konkretisht në vitin 2018, mes ANTA-s dhe 4 A-M lidhet kontrata për “Blerje AC specifik sipas nevojave te Teknikes” me vlerë 2. 5 milionë lekë. Në prill të vitit 2019, në një tendera pa garë dhe flamur të kuq, 4 A-M merr 29. 3 milionë lekë për “Shpenzime mirëmbajtje dhe blerje pjesë ndërrimi e sistemeve të instaluara në Administratë”. Dhe në fund të vitit 2021 merr tenderin tjetër me vlerë 20.5 milionë lekë pa garë e me flamur të kuq. Të gjitha këto procedura të përfituara nga 4 A-M pranë ANTA (ALBCONTROLL) në vlerën 500.000 euro janë në periudhën kur Drejtori Drejtorisë Teknike është pikërisht vëllai I Eva Kjaer shtetasi Maksim Et’hemaj. Nuk duam të akuzojmë askënd por këto veprime ngrenë dyshime të arsyeshme që SPAK të hetojë.

Një tjetër problem i konstatuar në këtë projekt është kategoria e tokës, e cila nuk e lejon miratimin e ndërtimit të nje Impianti Fotovoltaik, pasi sipas projektit është thjesht “ranishte” por pa përcaktuar kategorinë. Ky fakt penal gjendet gjerësisht në kontratat e firmosura nga Balluku për Shqipërinë.

Spartak Kovaçi drejtor i ujësjellësit në Durrës, miliona euro tendera kompanisë së babait

Deri tani folëm për lidhjet, punësimet dhe bizneset familjare të kushërinjve Ceno Klosi dhe Spartak Kovaçi, dhe disa përfitime të dyshimta të familjarëve të Ceno Klosit, të cilat i takon SPAK të hetojë të gjithë paqartësitë, apo mënyrën se si nga hiçi u krijuan biznese me vlerë miliona euro. Por në vijim do të ndalemi te kompania Adriatik shpk, kompani e cila ka përfituar 32 milionë euro nga taksat e qytetarëve shqiptarë.

Kompania Adriatik SHPK u themelua në nëntor të vitit 1993 me ortakë themelues shtetasin Ardjan Mustafaraj. Në vitin 1998 Mustafaraj i dhuron 50% të aksioneve shtetasit Petrit Kovaçit. Në vitin 2007 shoqëria kryen një rritje kapitali në vlerën 79 milionë lekë si pasojë e fitimeve të realizuara që nga themelimi. Deri në vitin 2013, kjo kompani ka një aktivitet normal, por gjithçka ndryshon këtë vit, kohë kur Spartak Kovaçi emërohet Drejtor i UKD. Në dhjetor të vitit 2013 Ardjan Mustafaraj dhe Petrit Kovaçi vendosin për herë të parë që nga themelimi të shpërndajnë dividend në vlerën 290 milionë lekë. Nga ky divident Petrit Kovaçi vendos t’i dhurojë të birit Drejtor Ujësjellës Kanalizime Durrës në dhjetor të vitit 2014, 100 mijë euro të cilat ky i fundit i deklaron në ILDKPI.

Spartak Kovaçi menjëherë pas emërimit të tij kujdeset që të sistemojë në detyrën e Drejtorit të Trajtimit të Ujërave kunatin e ortakut të babait Olsi Graceni, dhe kjo duket se nuk ndodh aq rastësisht, por do e detajomë në vijim të investigimit tonë.

Në QKB nuk jepen të dhëna të plota për kompaninë Adriatik shpk por sipas të dhënave analitike të OPENDATA Albania kompania që nga themelimi ka patur një fitim 10-20-40 milion lekë në vit. Por viti 2013 do të sillte një fitim marramëndës për këtë kompani në vlerën e 155 milion lekëve ose thënë më thjeshtë 4 herë më të lartë se vitet e tjera. Plug investigoi dhe më tej dhe gjeti dokumentacion që të ardhurat e kompanisë Adriatik për vitin 2013 të çojnë të një tjetër investim publik po në qytetin e Durrësit.

Ky investim është marrë në dorëzim nga UKD, ku Spartak Kovaçi është drejtor. Sipas këtij dokumenti Adriatik shpk ka qënë nënkontraktor dhe sidomos punonjësi tashmë drejtor Olsi Graceni ka kryer punime në këtë objekt.

Në vitin 2019 kompania Giovanni Putignano and Figli SRL, e regjistruar në QKB, firmos një tjetër kontratë për ndërtimin e Ujësjellës Kanalizme Lushnje dhe sipas të dhënave nënkontraktor kompaninë HIDRO MENTORI shpk.

Në bilancet e kompanisë Giovanni Putignano and Figli SRL të vitit 2020 rezulton se nënkontraktori kryesor për këtë investim është Adriatik shpk. Pra dhe në këtë rast fondet e dhëna për Ujësjellës Kanalizime Lushnje përfundojnë te familjarët e Ceno Klosit dhe Spartak Kovaçit. Sipas të dhënave në Opendata Albania rezulton se Adriatik sh.p.k ka fituar disa prodecura tenderuese, prej të cilave edhe në shkelje flagrante të ligjit, ku kompania e babait fiton tender drejtëpërsëdrejti nga institucioni i drejtuar nga i biri. Bëhet fjalë për tenderin e shtatorit të vitit 2022, ku autoritet kontraktues është Bashkia Durrës, por projekti është përgatitur nga UKD, për Sistemimin KUB në rrugën Taulantia. Vlera e projektit është mbi 40 milionë lekë të reja dhe sipas Open Data, nuk ka patur garë. Pra e thënë më qartë Spartak Kovaçi përgatit specifikimet dhe kushtet e tenderit, dhe kriteret për tu shpallur fitues i plotëson vetëm kompania e babait.

Ndërsa lidhjet dhe marrëdhëniet mes drejtorëve të rilindjes faktohen të forta, të tilla janë edhe pazaret mes tyre, e këtu na del në skenë dhe lidhjet edhe me ‘5D’ e Erion Veliajt, ku dy skemat korruptive, gërshetohen mes tyre. Ndërsa ‘5D’ e drejtorëve të Erion Veliajt fitonin tendera nga OSHEE në Durrës, po në të njëjtën periudhë drejtorët e Belinda Ballukut fitonin tendera në Tiranë, pikërisht nga institucionet e drejtuara nga 5D, madje në një prej rasteve si koperim mes dy kompanive Adriatik shpk dhe 5D. Nga verifikimet rezultoi, se Adriatik SHPK në bashkëpunim me 5D, në dhjetor të vitit 2020 kanë fituar nga Ujësjellës Kanalizimet Tiranë tenderin për ‘Ndërtim tubacioni transmetimi, depo Daias’. Vlera e projektit ishte 771 milionë lekë, apo 7. 7 milionë euro. Një tjetër tender i fituar nga Adriatik shpk tek UKT është edhe ai për “Ndërtim linje transmetimi nga puseta Yzberisht deri në Depo Kombinat”, vlera e të cilit është 760 mijë euro. Në korrik të 2016, Adriatik shpk fitoi edhe tenderin “furnizimi me ujë në rrugën ”Thoma Koxhaj”” me vlerë 400 mijë euro. Të gjithë tenderat e fituar nga Adriatik shpk në UKT janë me flamur të kuq, çka nënkupton shkelje dhe pa garë. Por jo vetëm kaq, tendera të tjerë të fituar nga Adriatik shpk janë edhe “Mirëmbajtja e objekteve ndërtimore në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë” nga Operatori i Blerjeve të përqëndruara me vlerë 4. 4 milionë lekë.

Ky tender është fituar në bashkëpunim me kompaninë ERIL B&B e cila është pjesë e këtij investigimi. Ndërsa i biri drejtonte Ujësjellës Kanalizimet në Durrës, kompania e babait rezultonte e suksesshme në të gjitha Drejtoritë e Ujësjellsave të vendit, që gjithashtu janë në varësi të Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit. Në vitin 2021, Adriatik shpk ka fituar një tender të majmë nga Bashkia Pogradec. Projekti me vlerë 264 milionë lekë, apo 2. 6 milionë euro parashikonte ndërtimin e Ujësjellësit të Mokrës, Faza 2. Edhe ky tender është me flamur të kuq e pa garë.

Një nga tenderat më flagrantë që ka përfituar kompania Adriatik shpk, është ai i për sistemimin e rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit, faza e parë, projekt i financuar nga Programi i rindërtimit. Vlera e këtij tenderi të fituar në tetor të vitit 2021, është 19 milionë euro. Për të kuptuar më qartë qytetarët e Durrësit, abuzimi me këtë tender është pikërisht arsyeja, se pse sa herë bie shi, rrugët e Durrësit përmbyten.

Ky projekt parashikonte edhe ndërtimin e një hidrovori të ri shumë larg atij të vjetrit, çka duket se e ka bërë atë jo funksional dhe ende vijojnë testimet me të në kurriz të qytetarëve, që përmbyten çdo dimër, apo periudhë me rreshje. E ndodhur përballë akuzave të mediave, kryebashkiakja e Durrësi Emirjona Sako është përpjekur ta jutifikojë dështimin e projektit 19 milionë euro me problemet e shpronësimeve, por kjo nuk ka penguar lëvrimin e milionave për kompaninë e Petrit kovaçit, që gjatë periudhës 2022-2023 ka marrë 3. 3 milionë euro.

Shkurtimisht, që prej emërimit të Spartak Kovaçit si drejtor të Ujësjellës Kanalizimeve në Durrës, kompania e babait të tij ka njohur një rritje të menjëhershme me një xhiro prej 32 milionë euro, të përfituara drejtëpërdrejtë apo si nënkontraktor, para të cilat do duhet të hetohen nga SPAK. Ndërkohë që faturimi i kësaj kompanie për periudhën kohore 2014-2023 është mbi 37 milion euro.

‘ERIL B&B’, kompania e ‘fshehtë’ e Kovaçit, qindra mijëra euro tendera nga Bashkia e Durrësit

32 milionë euro nga vetëm një kompani. Duket se shifra mbi 30 milionë euro është standard i çdo skeme korruptive të drejtorëve të Belinda Ballukut, që sot janë edhe krahu i saj i djahthë në zgjedhje. Por nga analizimi i të dhënave për secilën kompani, krijohet një zinxhir kompanishë, që gjithashti rezultojnë përfituese, apo janë përdorur për të qarkulluar mes tyre milionat e tenderave. Në vijim do të ndalemi edhe tek disa kompani që gjithashtu rezultojnë të themeluara nga të afërm e të punsuar të Kovaçit e Klosit.

Gjatë investigimit të PLUG në një nga tenderat e shpallur fitues kompania ADRIATIK ka bashkëpunuar me kompaninë ERIL B&B. Kjo kompani u themelua në vitin 2018 me aksioner shtetasit Ilir Shabani dhe Ergert Deliallisi. Në gusht të vitit 2018 administrator i kësaj kompanie emërohet Tedi Spahi. Në vitin 2021 dhe pse nje kompani e cila fiton tendera publik dhe fitimprurëse, ortaku Ilir Shabani shet aksionet në vlerën 500 euro ortakut tjetër Erger Deliallisi… Këto ishin disa indicie për të cilat PLUG investigoi dhe më tej…

Rezulton se kompania Eril B&B është themeluar nga dy punonjës të kompanisë ADRIATIK shpk. Madje siç në çdo skemë korruptive në të shkuarën, edhe në këtë rast, të dyja kompanitë kanë të njëjtit punonjës, çka nënkupton edhe fiktivitetin e tyre, e të krijuara enkas për fshehje gjurmësh apo kryerje transaksionesh për efekte justifikuese të projekteve. Nëse do të analizojmë listën e të punësuarve për vitin 2021 për të dyja kompanitë rezulton se:

Ergert Deliallisi punonjës i Adriatik është bashkpronar i ERIL B&B

Ilir Shabani punonjës i Adriatik dhe bashkpronar ERIL B&B

Hazret Mulgeci punonjës i Adriatik njëkohësisht është edhe punonjës ERIL B&B

Elona Dollaku punjës finance i Adriatik gjithashtu mban financat e ERIL B&B

Enli Kaculi punonjës i Adriatik dhe punonjës ERIL B&B

Ruzhdi Shahini punonjës i Adriatik dhe punonjës ERIL B&B

Ilir Merja punonjës i Adriatik dhe punonjës ERIL B&B

Këta janë vetëm disa nga punonjësit pasi lista është dhe pak më e gjatë, por që faktohet qartë se kjo është një kompani e krijuar nga ADRIATIK shpk. Ky nuk është rasti i parë që kemi bërë publik që kompanitë e familjarëve të pushtetarëve që jo vetëm që fitonin tendera drejtëpërdrejtë por krijonin dhe kompani të tjera për të fshehur gjurmët. ERIL B&B e cila sot ka ndryshuar emër në ERIL CO ka përfituar pagesa na thesari për vitet 2019-2024 në vlerën 820.000 euro. Të gjitha janë pagesa të degës së thesarit Durrës pra janë institucione të qytetit bregdetar si Bashkia Durrës, Hekurudha Durrës, Ndërmarrja Komunale Durrës, Spitali Psiqiatrik Vlorë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave etj.

TENDERAT QE KA FITUAR ERIL B&B

BASHKIA DURRES

Blerje Materiale Ndertimi per Sektorin Funeral 4,592,500.00

Rikonstruksion rruga Shekspiri 2,441,900.00

Blerje Materiale Ndertimi 3,279,100.00

Blerje Materiale Ndertimi 2,480,500.00

Rikonstruksion i Rrugës Integrimi 5,859,200.00

Rikonstruksion rruga Papa Klementi II 10,495,350.00

Mirembajtje e banesave sociale 1,755,840.00

Rikonstruksion rruga Kastrioti 8,945,733.00

Rikonstruksion rruga Syri i detit 4,466,180.00

Blerje Materiale Ndertimi 3,279,100

TENDERA NGA ENTITETE TE TJERA

Mirembajtja e objekteve ne Spitalin “Ali Mihali” Vlore 4,380,000.00

Blerje traversa Druri 30,038,112

Rikonstruksion i Linjes Milot-Lezhe 7,398,713.00

Blerje materiale ndihmese per sektorin e varrezave 551,090

Më sipër ju shpjeguam se si Olsi Graceni, kunati i ortakut të babait, ishte emërimi i parë i Spartak Kovaçit në Drejtorinë e ujësjellësit. Edhe për Gracenin, skema e përdorur me çdo familjar të kovaçit e Klosit do të rezultonte e suksesshme. Veç punës si drejtues i UKD, Graceni njëkohësisht rezulton edhe biznesmen i suksesshëm. Në maj të vitit 2021 themelohet kompania OLPUMPS ose thënë shqip POMPAT E OLSIT. Ortakë themelues Plarent Gjinari dhe Olsi Graceni. Objekti I aktivitetit ishte Instalime dhe mirëmbajtje të impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura dhe të pijshëm. Asistencë dhe konsulencë teknike. Pra Olsi e kishte detyrë funksionale këtë për qytetarët e Durrësit, por e ushtronte edhe privatisht. Në qershor të vitit 2022 largohet nga kompania ortaku Gjinari dhe tashmë OLPUMPS zotërohet 100% nga OLSI GRACENI. Në korrik të vitit 2022 adresa zyrtare e kompanisë bëhet DURRES; Lagjja 14, rruga Bajram Tusha, e cila është e njëhjtë me adresën e kompanisë ADRIATIK. Në shtator të vitit 2022 kompania pezullon aktivitetin, dhe në nëntor 2022 e aktivizon sërisht për ta pezulluar në shkur të vitit 2023. Pas largimit nga UKD, Graceni tashmë i dedikohet me kohë të plotë kompanisë së tij, duke e riaktivizuat. Me gjithë pezullimet dhe riaktivizimet e vazhdueshme, Olsi Graceni rezulton një magjistar biznesi. Për 10 muaj punë në vitin 2022 ai ka një xhiro 129.000 euro. Por magjia e vërtetë ndodh në vitin 2023 ku kjo kompani sipas të dhënave të QKB ka punuar vetëm 2 muaj dhe ka faturuar rreth 140.000 euro me një fitim neto 120.000 euro. Shifra këto të pajutfikueshme me asnjë llojë metode financiare, por për SPAK janë gjurmë të mjaftueshme për të hetuar transaksionet fiktive me qëllim justifikimin e milionave në kurrit të qytetarëve durrsakë dhe jo vetëm.

Ajo që është emërtuar si 5B, duket se mund te jëtë 10 apo 15B. Pas çdo drejtori të Belinda Ballukut del edhe një skemë korruptive. Ndërsa SPAK ka kohë të mendohet për këtë faturë të përllogaritur në 40 milionë euro, vetëm në emisionin e sotëm, ne do të ndahemi këtu. Por nuk mbaron me kaq, pasi Spartak Kovaçi nuk është drejtori i vetëm që i jep tendera vetes apo familjarëve, të mërkurrën e ardhshme një tjetër drejtor i UKD do të jetë nën fokusin e investigimeve tona. Deri atëherë, le të shpresojmë që këto miliona të mos jenë injektuar për blerjen e votave. NATËN E MIRË. Emisioni Plug në Syri TV

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu