Dokumenti / Bledi Gonxhe mori 150 milionë lekë nga inceneratorët. Për 140 milionë Bllako shkoi në burg

0

Drejtori më i akuzuar për korrupsion, klientelizëm dhe pazare në Shqipëri, Blendi Gonxhe, rezulton i përfshirë edhe në aferën 430 milionë euro të inceneratorëve.

Në fakt e çuditshme do të ishte nëse Gonxhe nuk do të ishtë përfshirë në këtë aferë.

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja ka marrë rreth 150 milionë lekë nga kompania koncensionare e inceneratorëve, pas të cilës qëndrojnë treshja në kërkim Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Gonxhja i ka përfituar paratë përmes kompanisë së tij, Albarent, e cila jep mak8na me qera. Nuk dihet se çfarë shërbimi ka ofruar Gonxhja për të justifikuar paratë.

Ish deputeti Alqi Bllako shkoi në burg vetëm se përfitoi 140 milionë lekë, ndërsa Blendi Gonxhja vijon pazarer në DPSHTR, drejtori të cilën e ka kthyer në biznes familjar.

Në konflikt të hapur interesi, Gonxhja ka marrë edhe në institucione publike para me kompaninë e tij që jep makina me qera dhe që si administratore ka vendosur gruan e tij Elda Gonxhja.

Blendi Gonxhja përdor si biznes familjar edhe Retro Albania, një projekt për restaurimin e makinave të hershme, financiar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Në këtë projekt dyshohet se është implikuar i biri, Dante Gonxhja, i cili ka gjithashtu një kompani makinash.

Blendi Gonxhja është koka e korrupsionit me patentat dhe aferave të autoshkollave.

Patentat janë vetëm një linjë korrupsioni në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Linjat e tjera të korrupsionin konsistojnë në aferat e frikshme me tenderat e paracaktuara, në dhënien me koncesion të disa shërbimeve që mund të ofroheshin nga DPSHTR, në pazaret me licencat për operatorët e transportit të udhëtarëve, regjistrimi i makinave me targa angleze, falsifikimi i fuqisë motorike të mjeteve për të shmangur taksën e luksit etj.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu