Gjyqtari Ramiz Lala me eskortë në Veting, sekretarja e tij me çantë 5 mijë euro

0

Emisioni ‘STOP’ denoncoi disa ditë më parë një vendim absurd të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Gjirokastrës, i cili kishte gjobitur Bashkinë e Gjirokastrës me 560 milionë lekë, për shkak se një fëmijë ishte rrëzuar në lagje duke luajtur.

Vendimi më shumë se sa absurd është korruptiv. Gjyqtari Ramiz Lala, dikur roje në aeroport, dyshohet se ka arritur një pazar me familjarët e fëmijës për të zhvatur bashkinë, ku gjyqtari do të merrte rreth 500 milionë lekë, ndërsa 10 % familjarët.

Dhe ky vendim është vetëm një nga skandalet e gjyqtarit Lala, për kalimin e të cilit në Veting dyshohet se ka ndërhyrë një oligark.

Prakaskena mëson se oligarku ka blerë me para korrupsioni dhe trafiqesh segmente të drejtësisë, ku kalon gjyqtarët dhe prokurorët e tij  ushtarë në sistemin e drejtësisë.

Fillimisht, KPK konfirmoi Ramiz Lalën në detyrë me urdhër të oligarkut. Komisioneri Publik Florian Ballhysa i kërkoi Kolegjit të Apelimit rihetim për Ramiz Lalën për vendime abuzive dhe pasuri me burim të dyshimtë.

Në lojë hyri sërish oligarku. Kështu Komisioneri Publik Florian Ballhysa u tërhoq rrugës nga ankimimi dhe KPA më pas e konfirmoi në detyrë gjyqtarin e Gjirokastrës.

Ramiz Lala duhej shkarkuar që kur u paraqit në Komisionin e Vetingut.

Nëse gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë janë shfaqur me familjarët e tyre, Ramiz Lala u paraqitit i shoqëruar me ekortë në Veting, një rast ky i paprecedentë që nuk u konsiderua nga trupa gjykuese.

Pjesë e eskortës së gjyqtarit ishte edhe sekretarja e tij, Stela Ahmati. Kjo e fundit kishte shoqëruar gjyqtarin nga Gjirokastra në Tiranë, ndërsa u shfaq edhe në Komisionin e Vetingut, duke shprehur emocione të forta për fatin e shefit të saj.

Sekretaret e gjyqtarëve janë pjesë e administratës së gjykatës dhe nuk mund të përdoren si eskortë shqoqëruese nga gjyqtarët për proceset e tyre, jashtë funksionit dhe punës së sekretareve.

Megjithatë, gjatë shfaqjes së papërshtatshme të sekretares Stela Ahmati në mjediset e Vetingut, ra në sy edhe luksi i saj.

Ahmati mbante bixhu dhe një çantë të markës ‘Louis Vuitton’, e cila kushton rreth 5 mijë USD.  Sekretarja ekspozon edhe makina të shtrenjta dhe pushime luksoze.

Paga e sekretares është modeste, ndërsa bashkëshorti i saj shet sallam. Pra, të ardhurat e tyre vështirë të mbulojnë koston e jetesês.

Pyetja që shtrohet është:

Cili është burimi i parave të sekretares së Ramiz Lalës, gjyqtarit të akuzuar për mungesë arsimimi, klientelizëm dhe vendime skandaloze në favor të mafies së ndërtimit?

A mos vallë sekretarja Stela Ahmati është seksere e gjyqtarit Ramiz Lala dhe pastron një pjesë të parave të tij?!

Mos vallë gjyqtari i mbulon luksin sekretares së tij me paratë e vendimeve korruptive, siç është edhe vendimi për të gjobitur Bashkinë e Gjirokastrës me 560 milionë lekë? 

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu