Kreu Analizë E Djathta e Bashkueme Shkodrane -D.B.SH ( PLL+PBK) dhe fitorja e Bashkisë...

E Djathta e Bashkueme Shkodrane -D.B.SH ( PLL+PBK) dhe fitorja e Bashkisë Shkodër

0
1

Shkruan Av. Ilir Kuka

E Djathta e Bashkueme Shkodrane -D.B.SH ( PLL+PBK) dhe fitorja e kandidatit për kryetar të Bashkisë Shkodër Z Bahri Boriçi (20-27 tetor 1996) E vetmja provë e aleancës së suksesshme të dy forcave historike dhe antikomuniste: Partisë “Lëvizja e Legalitetit” dhe Partisë “Balli kombëtar”
– Në zgjedhjet parlamentare të 26 majit 1996 Partia.”Lëvizja e Legalitetit” (PLL) dhe Partia “Balli Kombëtar” (PBK) – degët Shkodër konkuruan si subjekte më vehte në këto zgjedhjet. Megjithëse pati përpjekje për të arritur një mënyrë bashkëpunimi në këto zgjedhje kjo nuk u arrit. Madje kandidati për deputet i PLL Shkodër z Ahmet Hoti (i cili me pas do të luante një rol mjaft thelbësor për DBSH në zgjedhjet lokale të 20 dhe 27 tetorit 1996 dhe një kohësisht do të propozohej edhe si kandidaturë për postin e nënkryetarit të Bashkisë Shkodër ) shprehu gatishmërinë që të tërhiqej nga kandidimi duke i lënë të lirë zonën e tij elektorale kandidatit të P.Balli Kombëtar Shkoder dhe në këtë mënyrë të mund të realizohej një bashkëpunim në të gjitha zonat elektorale, por një gjë e tillë nuk u realizua.
– Në zgjedhjet për pushtetin lokal tetor 1996 presioni i anëtarëve të PLL dhe PBK Shkodër dhe elektoratit Shkodran ishte edhe më i madh ndaj dy forcave politike PLL dhe PBK dega Shkodër. Me insistimin e një grupi të rinjsh nga të dy forcat politike u realizua takimi ndërmjet drejtuesve dhe përfaqësuesve të dy forcave politike P.”Lëvizja e Legalitetit” dhe P.”Balli Kombëtar” Shkodër.
– Drejtuesit lokalë të P.”Balli Kombëtar” dhe P.”Lëvizja e Legalitetit” z Mentor Quku dhe z Nikolin Destanisha jo vetëm që shprehen dakordësinë e plotë për krijimin e aleancës E Djathta e Bashkueme Shkodrane – DBSH (PLL+PBK) por do të punonin fuqimisht për të arritur fitoren në zgjedhjet lokale, madje duke përballuar nje presion të jashtëzakonshëm jo vetëm të dy forcave kryesore politike PS dhe PD por edhe ish drejtuesve qëndrorë të PBK dhe PLL Tiranë të cilët jo vetëm nuk e dëshiruan këtë aleancë lokale por me deklarimet e tyre publike në disa raste tregonin përpjekjet e tyre për të sabotuar fitoren e kandidatit të DBShkodrane z Bahri Boriçi.
– Mbështetja qe ju dha DBSH nga shoqata e ish të përndjekurve politikë Shkodër, shoqatës së ish pronarëve Shkodër dhe në vecanti Z Nikolin Pavaci do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme, dhe z M.Quku, z N. Destanishta dhe z N. Pavaci do të ishin përfaqësuesit politikë publikë të DBShkodrane.
Kandidatura e Z Bahri Boriçi si kandidat për kryetar i Bashkisë Shkodër i DBSH, si përfaqësues i një prej familjeve më të njohura qytetarë Shkodrane dhe shtresës së ish të përndjekurve politikë por edhe si pike lidhje ndërmjet PLL dhe PBK ne Shkodër do të përbënte një moment mjaft përcaktues për fitoren e DBSH në zgjedhjet lokale në Shkodër. Me datë 20 tetor 1996 do të zhvillohej raundi i parë i zgjedhjeve lokale ku si konkurentë për raundin e dytë të zgjedhjeve (balotazh) dt 27 tetor 1996 do të dilnin dy kandidatura: Z Bahri Boriçi D.B.Shkodrane dhe z Artur Luka PD Shkodër. Fitorja e kandidatit të DBShkodrane z Bahri Boriçi do të ishte rezultat i një mbështetje të jashtëzakonshme të elektoratit Shkodran.
– Qëndrimi i drejtuesit lokal dhe qëndror të PD ishte mjaft armiqësor ndaj DBShkodrane duke filluar nga fushata linçuse, shpifëse dhe përpjekjet për manipulimin e votave të kandidatit të DBShkodrane ku tregues ishte edhe prezenca e shpeshtë e Tritan Shehut dhe A Hajdari në Shkodër dhe deri tek dhuna fizike e ushtruar nga perfaqësues të PD Shkodër kundër Z Nikë Pavaci
– D.B.Shkodrane do të përbënte një moment kthese në jetën politike të PLL dhe PBK dhe njëkohësisht fitorja e Z Bahri Boriçi si kryetar i Bashkisë Shkodër në raundin e dytë në zgjedhjet lokale të vitit 1996 është fitorja e pare e këtyre të forcave politike ne nivel kombëtar .
DBSH do të zgjidhte në Këshillin e Bashkisë Shkodër 4 këshilltarë: M Quku, N Destanisha, E Dizdari, A Haxhi; ndërsa në Këshillin e Rrethit 3 këshilltarë S Spahia, I Kuka, S Omari.
– D.B.Shkodrane do të botonte dhe një gazeta lokale “ DBSH” në 6 numra ku financimi i kë saj gazete u bë mundur nëpërmjet donacioneve të mjaft qytetarë Shkodranë dukë përmendur këtu në veçanti kontributin në nxirrjen e kësaj gazete ( realizimi i anës teknike dhe artikuj,…) N Spahia G Berati, N Spahia, N Mlika, I Kuka, M Kopliku,….etj
– D.B.Shkodrane (PLL+PBK) si dhe mbeshtetja e fuqishme nga ana e shoqatës së ish të përndjekurve politikë dhe shoqatës së ish- pronarëve Shkodër do të provonte se vetëm një aleancë e Partisë “Lëvizja e Legalitetit” dhe Partisë “Ballit Kombëtar” pavarësisht dallimeve programore, ishte e vetmja formulë e suksesit të këtyre dy forcave historike dhe antikomuniste në Shqipëri.
– D.B.Shkodrane nga shumë persona, sidomos nga drejtues qëndrore të P.Lëvizje e Legalitetit dhe P.B Kombëtar për të justifikuar nënshtrimin e tyre politik ndaj partive të mëdha, shpesh është konsideruar si një aleancë e parakohëshme . Dhe pikërisht janë këto qëndrime nënshtrimi dhe varësie politike të ndjekura nga drejtuesit e këtyre dy forcave politike P. “Lëvizje e Legalitetit” dhe P. “Balli Kombëtar” të cilat kanë çuar jo vetëm në defaktorizimin e këtyre dy forcave në skenën politike Shqiptare por edhe deri në humbjen e identitetit të tyre
– Në vitin 2023 në zgjedhjet për qeverisjen vendore mgjithë se u bë një përpjekje nga disa anëtarë dhe ish drejtues të P.”Lëvizja e Legalitetit” Shkodër për të rikthyer një bashkëpunim të tillë por në një formë tjetër, fatkeqësisht kjo përpjekje u sabotua në mënyrë më të turpshme nga drejtuesi aktual i P”Lëvizja e Legalitetit” z. Shpëtim Axhami.
– Edhe mbas 30 vitesh nga fitorja e DBShkodrane asnjë nga drejtuesit qëndror i këtyre forcave politike nuk arriti suksesin që arritën dy drejtuesit lokalë të PBK dhe PLL z M. Quku dhe N. Destanisha. Madje duhet theksuar se ligji elektoral do te ndryshohej duke mos lejuar aleancat e degeve lokale te forcave politike
– Ndër të gjithë shkrimet, analizat politike që do të bëheshin për DBSH, vetëm Z Abdi Baleta do të bënte një analizë të saktë dhe realiste të suksesit të D.B.Shkodrane duke evidentuar se kush ishin sabotuesit e të Djathtës në Shqipëri jo vetëm deri në vitin 1996 edhe në vazhdimësi.
Kjo analizë e z Abdi Baleta e cila është aktuale edhe sot mbas rreth 36 viteve pluralizëm tregon se kush janë sabotuesit dhe pengmarrësit e të Djathtës në politikën Shqiptare.
– – – – – – – – – – – – – – – – – – – –
Gazeta D.B.SH botoi në numrin e saj të parë Deklarata e parë të bërë nga DBShkodrane me rastin e krijimit dhe prezantimit të kësaj aleance lokale përpara mediave
DEKLARATË
– Ne përfaqësuesit e Partisë “Lëvizja e Legalitetit” dhe të Partisë “Balli kombëtar”, degët e Shkodrës, duke u mbështetur në dëshirën e popullit të Shkodrës, e shprehur para dhe gjatë zgjedhjeve të 26 majit, në gjendjen e tij aktuale dhe në ligjin për zgjedhjet për pushtetin lokal vendosën:
1. Krijimin e grupimit partiak elektoral për rrethin e Shkodrës, “E Djathta e Bashkueme Shkodrane”, e cila do të ketë siglën e vet (PLL+PBK) me vulat përkatëse.
2. Të paraqiten me kandidatë të përbashkët dhe në listat proporcionale të çdo niveli në rreth, nën emrin e subjektit të mësipërm.
3. Për të marrë vendime, për të drejtuar dhe për të organizuar fushatën elektorale në vend, dhe të krijohet një komision Ad Hok, i përbërë nga 12 veta (6 nga seicila parti). Ky komision do të zgjedhë kryetarin, n/kryetarin, sekretarin dhe arkëtarin e tij. Të dy partitë do ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre elektorale në rreth së bashku.
4. Shpresojmë, tashmë, se populli i Shkodrës, do të gjejë në këtë bashkëpunim vetveten, aspiratat e tij, larg të djeshmes komuniste dhe të sotmes neokomuniste.
Ne i premtojmë të gjithë elektoratit që do të na mbështesë:
• Nxjerrjen nga braktisja e plotë politike, ekonomike dhe kulturore që ende edhe sot vazhdon të zbatohet.
• Nxjerrjen nga korrupsioni me përmasa totale, gati-gati të pakthyeshme.
• Nxjerrjen përfundimtare nga metodat komuniste të drejtimit që manifestohen me diletantizëm.
5. Do të luftojmë për një shkallë shumë të lartë decentralizimi të pushtetit lokal nga ai qendror, varësi e cila e ka injoruar atë.
6. Do të punojmë së bashku për realizimin e referendumit popullor për formën e qeverisjes.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu