Edi Rama lëshon për në burg Arben Ahmetajn: Ata që këpusin mollë dhe dardha pas shpinës sime, punën e kanë…

0

Kryeministri Edi Rama përsëriti sërish “refrenin” e tij për rastin e udhëtimeve të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt. Në një prononcim për mediat pas takimit me drejtuesit e qarqeve, Rama tha se nuk ka besim tek asgjë e publikuar nga media.

Në fjalën e tij, Rama tha se të gjithë që “këpusin mollë dhe dardha” pas shpinës së tij duhet të dalin dhe të përballen me drejtësinë. Ndërsa theksoi se për çështjet në hetim nuk bën asnjë koment, ashtu si pretendon se nuk ka bërë asnjëherë.

Në media janë publikuar të dhënat për udhëtime të Arben Ahmetajt, a keni një koment që ish numri 2 ka përfituar favore nga një person i akuzuar për inceneratorët?

Rama: Në media janë publikuare edhe të tjera gjëra, edhe për politikanë që iu i keni pranë dhe nuk më rezulton të më keni pyetur ndonjëherë mua. Nuk bëjmë komente. Nuk bëjmë komente të tjera.

Ju e dënoni që një ministër t’i paguajnë faturat e hotelit?

Rama: Po se ky është zakoni që i duhet ngritur zërin. Në media dalin shumë gjëra, respektimi im për media është i mirënjohur. Është i dyndur për njerëz që janë gati për gjithçka. Ne as për njerëz që janë në PS që janë kundër, nuk e kemi zakon të prononcohemi. Unë të gjitha çfarë thuhen i marr me shumë rezervë.

Keni folur me zotin Ahmetaj për të ditur të vërtetën e tij?

Rama: Janë të vërteta individuale, janë tre vepra në Fier, Elbasan dhe Tiranë për të cilat 100 herë do thosha se duhen bërë. Janë në shërbim të komuniteteve. Janë pronë. Ajo e Fierit është e destinuar që të jenë pronë e komunitetit. Nëse ne nisemi për një betejë dhe kemi qëllim të caktuar dhe rrugës dikush ose disa këpusin dhe dardha e mollë për t’u futur në shportë pas shpinës timë punën nuk e kanë me mua por me drejtësinë. Nuk bëj komente mbi copa të dhënat që janë për t’u hetuar dhe për t’u gjykuar. Kur të hetohen dhe gjykohen, do flas përsëri, nuk dal dot se ka një muhabet.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu