Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga një konferencë për mediat nga Kryeministria se në ndodhur një rastësi me tërheqjen e kompanisë në fazën e fundit për ndërtimin e portit të Porto Romanos.
Rama u shpreh se nuk ka të dhëna që kompania është gjendur nën presion, por sipas tij procesi është zhvilluar nën presion.
Sipas tij nuk ka pasur ndonjë presion nga SHBA-të, ndërsa pretendoi se së bashku me BE-në nuk kanë shprehur shqetësime.
“Sa i përket projektit të Porto Romanos, ka ndodhur një koincidencë e pashmangshme që në momentin e fundit kompania që ka kaluar gjithë fazat dhe duhet të bënte ofertën e fundit është tërhequr duke iu referuar situatës së krizës dhe duke qenë se oferta financiare do të ishte e lidhur me tavanin që ka vendosur studimi i bërë nga kompania më e madhe e botës për ndërtimet e porteve, aeroporteve, etj dhe me tavanin e vendosur nga kërkesa e qeverisë shqiptare nuk kemi arsye që të shikojmë mbrapa ndonjë gjë tjetër vetë ne, Nuk kemi të dhëna që kompania është ndodhur në ndonjë presion por procesi është zhvilluar nën presion, jo të SHBA-ve siç thuhet pa argument, sepse nuk ka pasur jo presion, por asnjë shqetësim të shprehur as nga SHBA, as nga BE, as nga askush. Por ka pasur presion nga faktorë të tjerë, natyrisht të painteresuar që ai port të jetë një histori suksesi. Kini parasysh që që nga A-ja thonin çfarë duhet një port i ri se ne kemi portin tonë, atë kënetën në zemër të Durrësit, dhe e lidhnin idenë e portit të ri me shitjen e atdheut në duart e arabëve, në fakt e vërteta është se përtej injorancës që është gjithmonë faktor si trajtohen çështjet këtu, ka pasur forca të interesuara që të mos ecte përpara projekti i portit të ri. Pse , për një arsye që cilido që do ta kuptojë e kupton pa ndonjë mendim të madh. Porti ekzistues nuk ka asnjë kapacitet për të qenë nyja strategjike.








