Shkruan Naim Flamuri
Edi Rama s’del ma si kryeministër, por si roje nate te morgu politik, tue ruajt trupat e premtimeve t’vdekuna. Korrupsioni fle n’banak si kufomë e ftohtë, e ai vetë i ban sehir tue e fajësu t’pamenin, gazetarët qi guxojnë me ndezë dritën. Në vend me çelë dritaret e qeverisë për me dalë era e mykut, ai i mbyll perde si nji shpellar që ruan thesarin e pleshtave. “700 tenxheret e çorbës mediatike”, thotë. Po çfarë çorbe? Kjo s’asht çorbë, asht hirra e zvjerdhun i mafies së tenderave, i përzi me lotë taksapaguesish e shkumu i fjalëve boshe qi qelben ma fort se mortaja. Gazetarët s’janë kuzhinierë, janë qyqet qi rrin mbi çatitë e pushtetit, tue i përgjuar lodhtë metobolin se mos dikush e gropos të vërtetën ma thellë. Në kafe, nën tym cigaresh, populli flet pak, por e din t’vërtetën si mollën e kalbun që e hedh kush sheh nga mbrapa banakut: korrupsioni nuk vdes, vetëm zbukurohet me fondacion makeup, e pastaj shitet si nusja e demokracisë. E Rama ankohet për tenxhere, kur muret e qeverisë fishkëllejnë si kazan bakri ku vlojnë mëkatet e vjetra.
Dhe kapaku nuk mbahet ma, rrjedh llum e shkumë e zezakët e aferave dalin si fantazma që kërkojnë llogari. Ai thotë: “Mediat duan shkatërrim.”
Po kush po e ndien aromën e djegies? Gazetarët fryjnë hinin, por kush e ndezi zjermin? Në fund, mbetet veç nji heshtje e rëndë: Rama mendon se po lufton kazanët e mediave, por e vetmja tenxhere që gumëzhin n’natë asht ajo e qeverisë, e nën të, flakët i përdorin premtimet e vdekuna për dru. Në kafe pranë sheshit, ku tymi i cigares qëndron si mjegull e amël e krimeve publike, nji burrë me kapele më tha nën zâ: “SPAK-un vet e votoj, biron kombëtare vet e shtyni, e tash po ban sikur s’po kupton kush ia troket te dera. Po shih habin: kush ngriti muret e drejtësisë, tash po qan se muret po ia kthejnë jehonën.”E unë shënova në bllok: “Drejtësia nuk t’ka borxh lot, veç dosje.”
Qeveria thotë se loja vazhdon. Por qyteti e din, loja ka mbaru, veç lojtarët s’po lëshojnë tavolinën. Fishkëllimat e natës t’rrijnë si kunjat n’vesh, e era e korrupsionit nuk del me parfum protokolli. Edi Rama sulmon gazetarët, por SPAK-u nuk e ndjek aromën e fjalëve, ndjek gjurmët e letrave. E kush mendon se asht veç çorbë mediatike, s’ka pa kazanin mrena: aty vlojnë dosje, emna, e heshtje qi t’ngrin gjakun ma fort se shiu i dhjetorit. Disa ende mendojnë se asht lojë. Por kur kambanat bien për qeveri, loja ka mbaru, veç lojtarët nuk po e pranojnë. Ç’farë mjegulle e trashë mendjemadhnie, si mjegulla qi mbulon piramidat e vjetra kur dielli s’do me dalë? Aroganca ngrihet si obelisk faraoni, e e vërteta rri e varrosun poshtë, tue kërkue dritë, por s’e len kush me marrë frymë. Asht si ato kohët e lashta kur sundtari nuk pranonte asnji gabim, deri kur Nilit ju thafta uji e populli mbeti me duert n’krye. Kështu po e sheh populli edhe sot: nji njeri në maje të fronit, i rrethuem me shkallë mermere e xhama t’errët, qi mohimin e vërtetës e ka ba kunorë. Fjalët i lëshon si urdhna hyjnish, por zullumi i veprave i mbetët si hijë pas shpine, e hija nuk zhduket me fjalë, por me dritë. Historia ka msue nji gjâ të sigurt: kush ngre monumente për me mshehë gabimet, n’fund ka me i pa monumentet me ra mbi vedi. E nëse dikush akoma mendon se loja vazhdon, populli i thotë troç: “Jo, loja ka mbaru, tash vjen llogaria. Pushteti tanë vjen si nji bulldog i urritun, qi s’ngopet me mish t’rritunash, por shtrin dhambët deri te fëmijët, jo me i hangër trupnisht, por me iu marrë t’ardhmen një mi herë ma keq.








