Kreu Kulturë Faji dhe gabimi

Faji dhe gabimi

0
6

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj

Faji dhe gabimi

Kur gabimi, është njerëzor
Dhe nuk është, djallëzor,
Më mirë, t’a kërkosh faljen
Se sa me jetu përmes fajesh.

Ai nafak keq, po qe i gatuar
Jo nuk mund quhet ma gabim,
Në vend të insanit, gabimisht
Vetvetja faj, atë ditë të ka lind.

Faji e gabimi, në një përdorim
Sikur vello të vjetruar përmbi,
E hedh trukut, bërë nga lloj lloj
Sa bukur di, si djalli me përzi.

Nuk janë miq, që bashk t’rrinë
Por njerëzia don, t’i përdorojnë,
Ata që, kur e vulosin vetë fajin
Në gabim-shkretin e tjetërsojnë

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu