Shkruan Sokol Pepushaj
-Iku Lali Eri, FBI i vrau Harabelin e Ajolës, Edi Rama nuk ka hallin e tij por të vëlla Olsit, -më shkruan një lexues i rregullt që betohet se është “agjent” i FBI-së së fshatit tonë.
Një tjetër anonim, pasi në rrjetet sociale edhe patronazhistët e Bablokut nëpër Ambasada kanë emra falso, meshkujt prezantohen si femras e femrat si meshkuj, më bën be në allah, se edhe Nesti Angoni, denoncuesi i Lali Erit, është agjent i FBI-së së Belinda Ballukut, por i infiltruar nga Noc Rroku amerikan në hetimin e Peshqve të mëdhenj.
Këtu nis dyshimi, pasi askush ende nuk e beson se harabeli është peshk e nuk është zog dhe se Noc Rroku është pranë Edi Ramës dhe jo në shërbim të ambasadës amerikane.
Po pse ndodh që vetëm Edi Rama i ka këto informacione e këto suksese, pyet ti që nuk merr vesh shumë nga diplomacia, por njeh me emra e mbiemra gjithë hajdutët e politikës dhe pushtetit?
Edhe këta budallenjëtë miq të mirë, pasi më lexojnë, kërkojnë t’i lexoj edhe unë.
Jo rrallë, janë të mendimit se po, suksesi më i madh i drejtësisë shqiptare, është kapja e “Harabelit” të Ajola Xoxes edhe kjo arritje nuk është e Altin Dumanit, por e FBI-së fshatit tonë dhe asaj amerikane.
Nuk kanë faj as këta që ngulin këmbë se Harabeli nuk ka ngrënë 617 000 farë lule dielli sç lë të nënkuptohet kryeministri, por 617 000 euro, ndaj FBI e zuri në dëm dhe i preu krahët të mos fluturoi drej Amerikës së largët, as gjuetarët e SPAK-ut që nuk zënë asnjë peshk të madh me grepat e Aleksandër Sorosit.
Prej ditës kur Edi Rama zgjodhi grepat për mos kapur peshk të madh, pak kush e beson se FBI nuk është këtu vetëm të “vrasë” Harabelin e Ajolës, o të çmendurit e mi!
Ç’tju them më shumë për sot, pasi peshkatarët dhe peshqit janë miqësuar dhe FBI në gjithë historikun e lavdishëm, nuk ka zënë zogj, por kafshë grabitqare të rrezikshme për njeriun?!