Kreu Aktualitet Fitore Pacolli ua ndërpret kontratat 20 zyrtarëve serbë që nuk paraqiteshin në...

Fitore Pacolli ua ndërpret kontratat 20 zyrtarëve serbë që nuk paraqiteshin në punë

0
19

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se u janë shkëputur kontratat e punës 20 zyrtarëve serbë, të cilët mungonin vazhdimisht në vendin e punës.
Sipas Pacollit, këta zyrtarë ishin punësuar në ministri më 5 janar 2016 dhe njiheshin si pjesëtarë të ish-organizatës “Mbrojtja Civile”.
Ajo ka bërë të ditur se vendimi është marrë në përputhje me rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, pasi nga evidencat zyrtare kishte rezultuar se punonjësit nuk i kishin përmbushur detyrimet e tyre të punës.
“Askush nuk mund ta mbajë statusin e të punësuarit pa i përmbushur detyrimet që i takojnë. Do të jemi të pakompromis në zbatimin e ligjit, pa dallim përkatësie apo pozite”, ka deklaruar Pacolli.
Sipas raportit të auditimit, vetëm për punonjësit serbë të Ministrisë së Mjedisit, nga viti 2020 deri më 2025, janë shpenzuar rreth 2.1 milionë euro.
“Mbrojtja Civile” ishte paraparë të shpërbëhej në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit, ndërsa në vitin 2023 ishte shpallur organizatë terroriste nga Qeveria e Kosovë

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu