Gazetari britanik: Shqiptarët përdorin gratë shtatzëna për leje qëndrimi në Angli

0

Gazetari i “Daily Express” në Britani, Zak Garner Purkis, është shprehur se emigrantët që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar janë njerëz të dëshpëruar që përpiqen me çdo kusht për të hyrë në ishull.

Komentet Purkis i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se shqiptarët përdorin mënyra nga më të ndryshmet për të hyrë në Britani.

Ai tha se kohët e fundit shqiptarët po përdorin edhe fëmijët e të tjerëve, pra krijojnë kontakte me gra shtatzëna, në mënyrë që të regjistrohen si baballarët e fëmijëve të ardhshëm, në mënyrë që të marrin leje qëndrimi nga shteti britanik.

“Emigrantët që vijnë në Britani janë njerëz të dëshpëruar dhe janë duke u përpjekur në të gjitha mënyrat që të hyjnë në shtetin britanik.

Emigrantët shqiptarë kanë përdorur edhe metoda të tjera më përpara, por kësaj here janë duke futur në mes edhe fëmijët, pra marrëdhëniet e tyre me fëmijët e të tjerëve.

Ky është një rast ekstrem, pavarësisht se në Britani ne jemi përpjekur për të kuptuar shkaqet e emigracionit”, tha Purkis.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu