Gëzimi i një arritjeje të vonuar!

0
Shkruan Zef Ndreka
U hodh hapi i parë, hapi i duhur edhe pse i vonuar në çeljen e negociatave me BE-në.
Ishte kurorëzimi i përpjekjeve të partive politike dhe qeverive të vëndit, për gjatë proçeseve demokratike të Shqipërisë të cilat rezultuan për ne dhe për Europën plot me ndryshime, me arritje e plot zhgënjime.
Proçeset demokratizuese tonat , kanë rezultuar plot me përpjekje e bllokime, me paragjykime e mallkime.
Për Shqipërinë , nga sot, do të mbetën vetëm kujtime kokëfortësitë e liderëve të partive që e kanë parë hyrjen në BE vetëm si kapital politik përsonal , apo paragjykimet e europianëve për motive nacionaliste.
Më në fund u çelin negociatat. U zhbllokua pengu , pengu i vet shqiptarëve,
pengu i zgjatjes dhe stërzgjatjeve, pengu i sherrëve tona politike, pengu i krizave tona .
Por, edhe pengu i krizave Europiane, pengu i proçeseve të zgjerimit, i politikave nacionaliste të Greqinë, Hollandës , Francës , Bullgarisë!
Fati ynë e deshi, që për arësye gjeopolitike të Europës, nuk mund të përballojë një luftë tjetër si ajo e Ukrainës në një tjetër rajon si Ballkani.
Nuk është e lehtë tani për ne.
Kapituj e shumtë të negocimit janë tepër të gjatë.
Plotësimi i tyre do të jetë garancia së Shqipëria do bëhet Europiane.
Për këto Europa do të vëndose monoklin.
Lupa zmadhuese europiane do na bëjë mirë, sepse do të mund të shohë qartësisht zbatimin e ligjeve.
Do të mund të shikoje funksionimin e drejtësisë, sistemin gjyqësor, luftën kundër krimit e korrupsionit.
Europa do të shohë konkretisht si punon administrata publike, si bëhet kontrolli financiar, si funksionon tregu.
Gjithashtu, do të shohë më mirë marrëdheniet me fqinjët dhe më tej.
Qeverisë, si në çdo rast, i bie barra më e madhe përsipër, ashtu siç duhet t’a marrë barrën e vet edhe opozita.
Shqipëria ishte dhe është europiane!
Interesi i saj kombëtar, mbijetesa dhe siguria si komb, imponon t’a duam si veten edhe Europën.
Tani negociatat na presin të zbatojmë me sukses reformat evropianizuese të Shqipërisë!
Gëzuar vëndi ynë, gëzuar gjithë shqiptarët!
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu