Ilir Beqaj, një ndër hajdutët më të mëdhenj të taksave të shqiptarëve, ish-ministri i Shëndetësisë përgjegjës i disa koncesioneve korruptive ka përfunduar në SPAK. Ai tashmë është gati për t’u arrestuar.
Burime tonat mësojnë se Beqaj nuk mund të lëvizë jashtë vendit dhe është nën vëzhgim që të mos mund të arratiset.
Ai është përgjegjës për koncesionin e Check-Up 130 MLN € dhënë 3P life Logistics së oligarkes së shëndetësisë Vilma Nushit dhe atë të Sterilizimit dhënë kompanisë Sani Service 100 MLN € mikut të tij Ilir Rrapaj.
Hetimi është regjistruar prej muajsh ndërsa këto Ilir Beqaj është marrë në pyetje për shpërdorim detyre. Të dy koncesionarët janë paguar nga Buxheti i Shtetit për punë të pakryera e po ashtu edhe gjatë pandemisë.
Burime të besueshme, thonë se do kërcasin prangat ku shumë hajdutë do shkojnë përpara drejtësisë, mes tyre edhe ish ministri socialist.