Gjiknuri u flak si Ahmetaj me këshillën që të arratiset

0

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka komentuar zhvillimet në asamblenë e Partisë Socialiste pasditën e sotme që sollën ndryshime në strukturën e kësaj partie. Sipas Sali Berishës, Gjiknuri u flak sot si Ahmetaj me këshillat që të arratiset. Berisha tha se dosja e inecenratorëve po shpërbën këtë kupolë mafiozë e se Rama është i gatshme që t’i shesë këdo.

‘Asambleja e mafies shtetërore më të rrezikshme në Europë u mbyll siç filloi në flakët e djegëseve. Ajo çka mund të thhem e siguri nga ky zhvillim 50 minutësh është se djegëset po përzhitin, por përcëllojnë me flakët e tyre mazhorancën mafioze të Edi Ramës. Mafia shtetërore më e rrezikshme në Europë u mblodh me dyer të mbyllura pasi vendi është në flakë. U mblodh me dyer të mbyllura pasi SPAK në një dosje 310 faqe ka tronditur si një tërmet 8 ballësh, mafien më të rrezikshme të Europës. Ka tronditur sepse ka sjellë në skenë për publikun shqiptar dhe ndërkombëtar vjedhjen e shekullit dhe të gjithë organigramës e piramidës së shekullit.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu