Herakli dhe Dumani

0
Shkruan Leke Imeraj
Në Greqinë e lashtë, diku në një vend të quajturArgolis, jetonte një popull i varfër. As nuk mbrohej as nuk sulmonte dot. Për t’u mbrojtur nga armiqtë e jashtëm, gjetën një kuçedër. Dhe e fjeten mendjen. Kuçedra i mbronte ata nga armiqtë dhe ata e ushqenin atë, Në fillim kuçedra ishte me një kokë. Nga që populli e ushqente mirë, ajo rritej gjithnjë e më shumë. Një kokë nuk i mjaftonte më, për të ushqyer trupin e saj gjigand. Një ditë, banorët, e panë kuçedrën me pesë kokë. Nga uria, ajo dilte rrugëve të qytetit dhe përlante gjithçka që i dilte përpara. Një ditë u mblodhën të gjithë banorët dhe menduan ta vrisnin kuçedrën. Disa nuk donin. “Si guxoni ju të mendoni të vrisni kuçedrën? Kush do na mbrojë nga armiqtë?”, bërtisnin ata me të madhe, duke u dridhur nga frika. Por shumica e banorëve ishin të vendosur të ndaheshin me kuçedrën. Dhe kështu u vendos.
Ist möglicherweise eine Abbildung
Për të vrar kuçedrën, duhej Herakli, dragoi që i vriste kuçedrat. Ditët kalonin por, Herakli nuk dukej. Kuçedra bënte gjithnjë e më shumë kërdinë në qytet. Një ditë, kuçedra i gëlltiti një burri tre djemtë e vet. Burri, zhveshi shpatën dhe iu turr kuçedrës. Luftimi ishte i ashpër. Kur burrat e panë se trimi i tyre nuk do të arrinte kurrë ta vriste kuçedrën, zhveshën shpatat dhe u sulën mbi kuçedrën.
“Le të bashkohemi dhe të luftojmë të gjithë kundër kuçedrës, sa të vijë Herakli”, bërtitën ata dhe ashtu bënë. Të gjithë bashkë, e mundën kuçedrën, e çliruan qytetin nga përbindshi.
Nga gëzimi i fitores, të gjithë filluan të bërtasin: Herakli, jemi ne!
Tani, tek Dumani:
Me dt. 16.12.22, SPAK, bëri rrethrrotullimin e kryetarit. Arben Kraja u largua dhe, në vend të tij u zgjodh Altin Dumani. Arben Kraja për tre vite në krye të SPAK, ndoqi principin: “Nëse banon në shtëpinë e qelqtë, mos gjuaj me gur”. U tregua i arsyeshëm, “nuk gjuajti me gur”. Megjithatë, politikanët e të gjitha ngjyrave, janë të kënaqur me mosgjuajtjet e tij.
Politikanët, për zgjedhjen e Dumanit, si zakonisht, reaguan në mënyra të ndryshme. Ca e uruan, ca e mallkuan.
Flitet se, Dumani, nuk banon në shtëpinë e qelqtë. Nëse don, ai mund të “gjuaj” me gur. Do të guxojë ai të “gjuaj” me gur “Pallatin” e krimit të organizuar dhe korrupsionit!?
A mund të mendohet Dumani, “Herakli” i kombi tonë? A do të mund t’a vrasë ai “kuçedrën” politike që ka pushtuar kombin tonë në këto tri dekada!? Vështirë të thuhet.
Ka shumë nga ata që e duan “kuçedrën” politike tek ne. “Kuçedra” është me shumë koka por, me një trup. Dumanit do t’i duhet të luftojë me “kuçedrën” (politike), si Herakli. I uroj suksese!
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu